• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Disa përdorues të Hotmailit mbesin pa e-mail

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Shërbimi gjigant MSN i kompanisë Microsoft është përballë me një varg ankesash të përdoruesve të tij të cilët thonë se u janë fshirë llogaritë e tyre të e-mailave në Hotmail, shkruan gazeta britanike Daily Mail.
Një numër i madh i përdoruesve në forume kanë vendosur të zbrazin frustrimet e tyre për shkak të inboxit të zbrazët, e tani për tani nuk dihet nëse kjo është punë e Microsoftit, i cili e ka MSN-in nën pronësi, apo bëhet fjalë për një vepër të hakerëve.

“Ju lutem të më ndihmoni t’i kthejë. Të gjitha informatat mbi fëmijët e mi dhe fotografitë janë aty”, ka shkruar të shtunën një përdorues me emrin Zacgore.



Tjerët ankohen se shumica e e-mailave nga inboxet e tyre janë dërguar në dosjen për porosi të shlyera. Ende nuk dihet se sa ky problem është i shpërndarë, e vlen të theksohet se e-mailin e Hotmail e shfrytëzojnë rreth 360 milionë njerëz. Teknikët përgjegjës për mbështetje në këtë shërbim theksojnë se janë të vetëdijshëm për problemin dhe se janë duke punuar në rregullimin e tij.

Nga Microsoft theksojnë se me gjasë bëhet fjalë për një prishje të kufizuar, dhe u kanë kërkuar falje përdoruesve të këtij shërbimi. Në forumin e tyre ankesat janë shkruar 476 faqe ankesa në lidhje me këtë problem, e ato datojnë qysh nga fillimi i nëntorit të vitit të kaluar.
 
Top