• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Disa pyetje për menstruacionet

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113


Sa zgjasin menstruacionet normale?
Zakonisht ato zgjasin 4 – 6 ditë dhe humbja e gjakut është rreth 36 ml ( sa një filxhan kafeje). Humbjet normale të gjakut sillen rreth 10 dhe 200 ml.
Nëse gjakderdhja është gjithnjë e madhe, më së miri është të këshilloheni me gjinekologun, ngase mund të paraqitet ndonjë anemi. Për të penguar aneminë, me siguri mjeku do t’ju këshillojë të përdorni preparate hekuri dhe vitaminë B.
• A është i dëmshëm sporti në kohën e menstruacioneve?
Përkundrazi, është shumë i dobishëm. Aktiviteti fizik nxit krijimin e endorfinës, materie që e zvogëlon dhimbjen, e me këtë lirohen muskujt e barkut, shpinës, gjë që ato ditë janë të shtrënguara.
• Çfarë duhet ngrënë në kohën e menstruacioneve?
Me gjakderdhje, organizmi humb albuminat, lëngjet dhe hekurin, prandaj është me rëndësi të ushqyerit e mirë. Mirë është të hahet mish, vezë, prodhime qumështi, të hahet ushqim me albumine dhe të pihet shumë ujë. Janë të preferuara lëngjet e pemëve sidomos nga agrumet që përmbajnë vitaminë C e cila ndihmon organizmit në thithjen e hekurit nga ushqimi.
• A mund të përdor tamponë një vajzë vergjinë?
Po, ngase cipa e virgjërisë (himeni)nëpër të cilën rregullisht rrjedhin menstruacionet, është mjaft elastik dhe nuk e pengon vendosjen e tamponëve në vaginë.
• A mund të shkaktojnë dëme tamponët?
Nëse i përmbahet vajza rregullave dhe i ndërron, jo. Sipas disa studimeve në SHBA, tamponët janë të dobishme për shëndet si dhe për diskonim të mirë të femrës gjatë kohës së menstruacioneve.
• Kur është koha për pilula kontraceptive?
Kur vjen koha e marrëdhënieve të rregullta seksuale. Mund t’i përdorin edhe adoleshentet nëse kanë marrëdhënie të rregullta seksuale. Kjo nuk ka pasoja të dëmshme, madje edhe i mjekon “puçërzat”. Vetëm vajzat që vuajnë nga epilepsia, apo që kanë probleme me veshkë, mëlçi si dhe qarkullim të gjakut nuk guxojnë t’i përdorin këto preparate. Për të gjithë femrat vlen rregulli: së pari duhet bërë analizën e gjakut e pastaj vjen koha e këtyre preparateve.
 
Top