• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Diskutim i lire mes Myslimanit dhe Kristianit

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Kjo teme eshte hapur vetem per te pasur diskutim rreth besimit ne Zot mes Myslimaneve dhe Kristianeve.
 

haxhiu

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 20, 2011
Postime
19
Pikët
0
Përgjigje e: Diskutim i lire mes Myslimanit dhe Kristianit

Besimi ne Allahun xh.sh.
Prej besimit ne Allahun xh.sh. eshte: te besuarit se Ai eshte Zoti i vertete i merituar per adhurim e jo te tjere pos Tij. Ngase Ai eshte Krijuesi i njerezve, Ai i cili ua sjell te mirat, i cili kujdeset per furnizimin e tyre, i Dituri me te fshehtat e tyre si dhe te dukshme (haptat), i Gjthefuqishmi per shperblimin e respektueseve prej tyre si dhe per ndeshkimin e kundershtareve prej tyre. Kushtuqe per kete adhurim Allahu xh.sh. krijoi njerezit dhe xhinet dhe i urdheroi ata per kete. Sic ka thene Allahu xh.sh.: “Une nuk i krijova xhinet dhe njerezit per tjeter pos qe te me adhurojne. Une nuk kerkoj prej tyre ndonje furnizim e as deshiroj te me ushqejne ata. All-llahu eshte furnizues i madh, Ai fuqiforti.” (Edh-dharijat 56,58).

Gjithashtu Allahu xh.sh. thote: “U ju njerez, adhuronie Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve ashtu qe te jeni te devotshem (te shpetuar). Ai, i cili per ju beri token shtrat, (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju leshoi shi me te cilin ju siguroi lloje te frutave si ushqim per ju, pra mos i pershkruani All-llahut shoke, duke qene se ju e dini (qe Ai nuk ka shoke).” (El-Bekare 21-22).

Allahu ka derguar Pejgamber si dhe ka zbritur librat per sqarimin e kesaj te vertete dhe thirrjen ne te, si dhe per terheqjen e verejtjes nga ajo qe e kundershton Ate, sic ka thene Allahu xh.sh.: “Ne derguam ne cdo popull te derguar qe t’u thone: “Adhuroni vetem All-llahun, e largonu djave (adhurimit te tyre)!” Por, pati nga ata qe All-llahu e udhezoi dhe pati nga ata qe isshte i gjykuar me humbje, pra udhetoni neper bote dhe shihni se si ishte fundi i genjeshtareve?” (En-nahl 36). “Ne nuk derguam asnje te derguar para teje e te mos i kemi shpallur atij se: nuk ka zot tjeter pervec Meje, pra me adhuroni!” (El- Enbija 25).

“Elif, Lame, Ra, (ky eshte) Liber, ajetet e te cilit jane radhitur (ne menyre te persosur, njekohesisht) edhe shkoqitur nga i Dijshmi i te gjitha ceshtjeve ne hollesi. Qe te mos adhuroni tjeter pervec All-llahut. Une jam (derguar) nga Ai qortues e pergezues per ju”. (Hude 1-2).


E verteta e ketij adhurimi (ibadeti) eshte vecimi i Allahut me te gjitha cka roberit e adhurojne Ate, si: dua (lutje), frike, shprese, namaz, agjerim, sakrifice, zotim si dhe lloje tjera te adhurimint ne formen e perulesise ndaj Tij, deshires, frikerrespektit ne formen e plote te dashurise ndaj Tij si dhe neshtrimit para madherise se Tij.

Shumica e Kur’anit ka zbritur ne kete baze kryesore. Allahu xh.sh. thote: “Ne ta shpallem ty librin per hir te se vertetes, andaj ti adhuroje All-llahun duke qene i sinqerte ne adhurimin e Tij! Vini re! Adhurim i sinqerte eshte vetem ai per All-llahun! Ndersa ata qe ne vend te tij adhurojne miq te tjere (duke thene): Ne nuk i adhurojme ata per tjeter, vetem qe te na afrojne sa me afer All-llahut, s’ka dyshim se All-llahu do te gjykoje mes tyre per ate qe ata ishin ne kundershtim. E, eshte e vertete se All-llahu nuk udhezon ne rruge te drejte, ate qe eshte rrenes, jobesimtare.” (Ez-zumer 2-3).

Allahu xh.sh. thote: “Zoti juaj ka dhene urdher per te prere qe te mos adhuroni tjeter pos Tij” (El-Israe 23).

“Pra, adhuronie All-llahun me nje adhurim te sinqerte ndaj Tij, edhe pse jobesimtaret e urrejne ate (adhurimin).” (ElGafir 14).

Ndersa ne te dy Sahihet transmetohet nga Muadhi r.a. se Pejgamberi a.s. ak thene: “Haku i Allahut tek roberit eshte qe ata ta adhurojne Ate e te mos i pershkruajne Atij asjge”. Prej besimit ne Allahun gjithashtu: besimi ne te gjithat me te cilat Allahu i ka obliguar roberit e Tij, si dhe qe i ka ngarkuar me to prej shtyllave te Islamit te dukshme, e ato jane: Deshmia se nuk ka Zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhamedi eshte i Derguari i Tij, falja e namazit, dhenia e zekatit, agjerimi i Ramazanit, vizita e Qabes per ate qe ka mundesi udhetimin, si dhe obligime tjera me te cilat ka ardhur sheriati i paster. E me e madhja si dhe me e rendesishmja e kytyre shtyllave eshte: Deshmia se nuk ka Zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhamedi a.s. eshte i Derguari i Tij.


Pra deshmia se ska Zot tjeter pervec Allahut pason sinqeritetin e adhurimit vetem per Allahun Nje, si dhe mohimin e adhurimit nga te tjeret, e kjo eshte domethenia e fjales La ila il-lallah. Pra, kuptimi i saj eshte: Ska te adhuruar me te drejte pervec Allahut, ndersa cdo gje qe adhurohet pervec Allahut, qofte njeri, engjull, xhine apo dicka tjeter, te gjitha keto jane te adhuruar pa te drejte, kurse i adhuruar me te drejte eshte vetem Allahu nje, sic thote Allahu xh.sh. “kjo ngase Allahu eshte i Verteti, dhe ate qe e lusin pos Tij eshte e kote” (El-Haxh 62).


Me pare parapriu shpjegimi se Allahu ka krijuar njerezit dhe xhinet per kete baze themelore dhe i urdheroi per kete si dhe me te dergoi te Derguarit e Tij dhe zbriti librat e Tij. Prandaj mendo kete mire, si dhe planifiko shume, ne menyre qe te behet e qarte ty se cfare paditurie te madhe kane bere shumica e muslimaneve lidhur me kete baze themelore saqe i kane besur te tjeret se bashku me Allahun, si dhe kane shpenzuar hakun Tij per te tjeret. Allahu na ruajte.



Prej besimit ne Allahun xh.sh. eshte edhe: Besimi se Ai eshte Krijuesi i Botes, Planifikuesi i ceshtjeve te tyre, Sundimtari i tyre me dijen dhe fuqine e Tij sic deshiron Ai i Lartesuar qofte, dhe se Ai eshte Mbreti i kesaj bote dhe botes tjeter dhe Zot i te gjitha boterave, nuk ka krijues pos Tij e as Zot perveq Tij, dhe se Ai dergoi Pejgamberet dhe zbriti librat per permisimin e roberve dhe thirrjen e tyre ne ate te cilen eshte shpetimi i tyre dhe permisimi ne kete bote dhe boten tjeter. Dhe se Ai i Lartesuar qofte nuk ka ndonje shok ne krejte kete, sic thote i Lartesuari:”Allahu eshte Krijues i cdo sendi dhe Ai eshte Mbikeqyres ndaj cdo gjeje” (Ez-zumer 62).


Gjithashtu Allahu xh.sh. thote : “Vertet, Zoti juaj, All-llahu eshte Ai qe krijoi qiejt dhe token brenda gjashte ditesh, pastaj qendroi mbi Arshin, Ai e mbulon diten me nate, qe me te shpejte e kerkon ate (mbulimin e drites se dites), edhe dielli, edhe hena e edhe yjet i jane nenshtruar sundimit te Tij. Ja, vetem Atij itakon krijimi dhe sundimi. I madheruar eshte All-llahu, Zoti i boteve.” (El-A’raf 54).


Prej besimit ne Allahun gjithashtu: Besimi ne emrat e Tij te bukur dhe librin e Tij te qendrueshem nga i Derguari i Tij besnik pa kurrefare shtremberimi, ndryshimi, pershtatje. Perkundrazi duhet te mbesim sic ka ardhur pa pyetur “SI”, duke besuar ne cka aludon ne te prej kuptimeve te medha, te cilat jane pershkrimi i Allahut xh.sh.. Obligohet pershkrimi i Tij me to ne formen e cila pershtatet, duke mos pergjasurar krijsen e Tij ne ndonje prej cilesive te Tij, sic thote i Lartesuari: “Asnje send nuk eshte si Ai; Ai eshte Degjuesi Shikuesi” (Esh-shura 11).


Gjithashtu thote i Lartesuari: “Pra mos i pershkruani Allahut shembuj! Allahu i di te gjitha, e ju nuk dini” (En-nahl 74).


Ky pra eshte besmi i Ehli sunetit dhe xhematit i marrur prej shokeve te Pejgamberit a.s. dhe Tabiineve ne formen me te mire, eshte ai besim te cilin e ka bartur ne librin e tij Imam ebu Hasan Eshariu (Allahu e meshirofte) me titull : « El mekalat an as-habi el hadith ve ehlis-sunne », si dhe e kane bartur edhe te tjeret prej dijetareve dhe besimtareve.

Ka thene Evzaiu (Allahu e meshirofte): Eshte pyetur Zehriu dhe Makhuni per ajetet e cilesive te Allahut, e ata thane : Jane urdheruar me to sic kane ardhur.

Ka thene Velid bin Muslim (Allahu e meshirofte) : Eshte pyetur Malik Evzaiu, Lejth bin Sa’dan dhe Sufjan Eth-thevriu per lajmet te cilat kane ardhur per cilesite e Allahut, e ata qe te gjithe thane : Jane urdheruar me to sic kane ardhur pa pyetur « Si ? »

Ka thene Evzaiu (Allahu e meshirofte) : Kemi qene ne pasuesit e poerdornim duke thene : Vertete Allahu xh.sh. qendron mbi Arshin e Tij dhe besojme ne ate qe ka ardhur ne Sunet prej cilesive te Allahut.

Kur eshte pyetur Rebia bin ebi Abdurrahman Shejh Malik (Allahu e meshirofte) « Istivaja (qendrimi) eshte i ditur, pyetja « si ?» eshte e palogjikshme, prej Allahut eshte dergesa (Shpallja) kurse per te Derguerin e Tij eshte kuptimi i qarte, ndersa per ne eshte te besuarit ».

Ndersa kur eshte pyetur per kete imam Maliku (Allahu e meshirofte) ka thene : « Istivaja (qendrimi) eshte i ditur menyra eshte e paditur, besimi ne te eshte obligim (vaxhib) kurse pyetja per te eshte bidat (risi ne fe) »

Pastaj i tha pyetesit nuk po me dukesh pervec se nje njeri i keq! Dhe e urdheroi qe te dal jashte.

Ghithashtu ky kuptim transmetohet edhe nga nena e besimtareve Ummu Seleme r.a.

Ka thene Imam Ebu Abdurrahman Abdullah bin Mubarek (Allahu qofte i kenaqur me te) : « Zoti yne njihet me ate se eshte mbi qiejte e Tij dhe mbi Arshin e Tij, i Paster nga krijesat e Tij ».

Fjalet e imameve ne kete kaptine jane shume, prandaj nuk ka mundesi permendja e tyre ne kete teme, ndersa per ate qe deshiron me teper se kaq, le te kthehet ne ate qe kane shkruar dijetaret e Sunetit ne kete kapitull si psh : libri « Es-sunne »Abdullah bin Imam Ahmed, libri « Et-tevhid »e imam Muhamed bin huzejme, libri « Es-sunne » e Ebu Kasim El-lalikaj Et-taberi, libri « Es-sunne » E Ebu Bekr bin ebi Asim, si dhe pergjegjja e Shejhul Islam Iben Tejmijje, te shumte kane permendur ne te fjalet e tyre, argumentet e sheriatit, argumentet mendore sipas vertesisisese asaj qe kane thene Ehli Suneti, si dhe te kota, te cilat i kane thene kundershtare e tyre.



Keshtu letra e tij e dalluar…… si dhe ka sqaruar ne te besimin e Ehli Sunetit me argumentet e saja tekstuale dhe logjike, gjithashtu edhe kundershtaret ndaj kundershtareve me cka zbulohet e verteta ndersa e kota shpallet e pavlefshme, per te gjithe ata qe shiqojne ne kete prej dijetareve me qellim te mire si dhe me deshire per njohjen e se vertetes.

Çdonjeri i cili kundershton Ehli Sunetin ne ate qe kane besuar prej kapitullit te emrave te Allahut dhe cilesive te Tij ka per te rene patjeter ne kundershtim me argumentet tekstuale dhe cka se bashku me kontradikte te qarte ne te gjitha ato qka ia pohuan Allahut dhe ia mohuan.

Sa i perket Ehli sunetit dhe xhematit: ia deshmuan Allahut te Lartesuar ate qe Ai e deshmoi per veten ne librin e Tij apo ia deshmoi Pejgamberi i Tij Muhamedi a.s. ne sunetin e tij te vertete. Nje deshmi pa pergjasim si dhe c’mveshen Allahun xh.sh. nga pergjasimi me krijesat e Tij, larg nga ndryshimi. Keshtuqe shpetuan faqebardhe nga konradiktat dhe punuan me te gjitha argumentet, e ky eshte ligji i Allahut ne ata te cilet u kapen per te verteten me te cilen u derguan Pejgamberet e Tij, edhe mundin e tij ne kete, si dhe ndau qellimin e tij te vetem per hire te Allahut xh.sh. ne kerkimin e Tij qe t’a drejtoi ne te verteten dhe ta paraqes argumentin e Tij, sic thote Allahu xh.sh. « Perkundrazi, me te paverteten e godasin me te verteten dhe ajo (e verteta) triumfon mbi te ndersa ajo (genjeshtra) zhduket » (El-Enbija 18)


Gjithashtu Allahu xh.sh thote : « Dhe ata nuk te sjellin ndonje shembull ty, e qe mos ta tregojne te verteten, duke te afruar shpjegim te qarte re te plote » (El-Furkan 33)

Ndersa Hafidh iben Kethiri (Allahu e meshirofte) ka permendur ne fjalen e tij ne komentin e tij te njohur sa i perket fjales se Allahut : »Vertete, Zoti juaj, Allahu eshte Ai qe krijoi qiejt e token brenda gjashte ditesh, pastaj qendroi mbi arshin » (El-A’raf 54).

Ka thene imami i lartepermendur : « Njerezit ne kete kontekst kane perpjekje te shumta, nuk eshte vendi i parashtrimit te tyre, mirepo sa i perket ketij konteksti ne zgjedhim drejtimin (medh-hebin) e Selefu Salih : Malikut, Evzaiut, Thevriut, Lejth bin Sa’d, Shafiut, Ahmedit, Is-hak bin Rahevejhi si dhe te tjeret prej imameve te muslimaneve ne kohen e shkuar dhe te tashmen, e ky drejtim eshte pranimi i ketij ajeti sic ka ardhur pa kurrfare ndryshimi, pershtatje e as perfytyrimi, gjithashtu ky eshte drejtimi i qarte, i cili troket ne veshet e pergjasueseve.

Allahut nuk i gjason askush nga krijesat e Tij, asgje nuk eshte si Ai, Ai degjon dhe sheh, perkundrazi kjo ceshtje eshte sic thone dijetaret, prej tyre : Neim bin Ahmed El- Huzai Imam Buhariu : « Kush e pergjason Allahun me krijesat e Tij ka rene ne kufer (mosbesim), kush mohon nga ajo me cka Allahu e ka pershkruar veten e Tij gjithashtu ka bere kufer, e ne ate qe e pershkroi Allahu veten e Tij dhe i Derguari i Tij nuk ka ngjashmeri, ndersa kush ia deshmon Allahut ate me te cilen kane ardhru ajetet e qarta dhe lajmet e verteta ne formen, e cila i perket Lartmadherise se Allahut, si dhe i mohon prej Allahut te metat ai e ka zgjedhur rrugen e udhezimit ».
 

haxhiu

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 20, 2011
Postime
19
Pikët
0
Përgjigje e: Diskutim i lire mes Myslimanit dhe Kristianit

Jezusi (Isa a.s.) në mënyrë të qartë është përmendur në Kur’an në
gjashtëmbëdhjetë raste të ndryshme. Në një rast All-llahu i Gjithfuqishëm thotë në Suren El – Maide ajeti 110:

All-llahu (atë ditë) i thotë: "O Isa, bir i Merjemes, përkujtoi të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burrë), kur ta mësova ty librin e urtësinë Tevratin e Inxhilin, kur me lejen Time formove nga balta si formë shpeze e i fryve asaj dhe me urdhrin Tim u bë shpezë, kur e shërove të verbërin dhe të sëmurin nga sëmundja e lëkurës me dëshirën Time, kur me urdhrin Tim i nxore (të gjallë) të vdekurit, kur i zbrapa beni israilët prej teje (që deshën të të mbysin) atëherë kur erdhe me argumente, e disa prej tyre që nuk besuan thanë: "Kjo (mrekullia e Isait) nuk është tjetër vetëm se magji e qartë!" Kur’an (El-Maide: 110)

Në anën tjetër profeti Muhamed a.s. është përmendur në Kur’an në mënyrë të hollësishme katër herë përderisa Mejremja e virgjër (paqja qoftë mbi të) nëna e Jezusit (Isës a.s.) është përmendur tetë herë dhe mban një kaptinë të plotë me emrin e saj.

Në një rast tjetër All-llahu i Plotëfuqishëm në Suren Ali-Imran ajeti 45 thotë:

Përkujto kur engjëjt i thanë: "Oj Mejreme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit) emri i të cilit është Mesih, Isa, bir i merjemes, i famshëm në Dunja e Ahiret dhe nga të afërmit (e Zotit). Kur’an (Ali-Imran: 45)

Si familje në Kur’an janë përmendur tri here dhe janë privilegjuar duke patur komplet Suren (kapitull) të emëruar pas tyre (Ali-Imran). Gje e cila është e ngulitur në zemrat dhe mendjet e besimtarëve përgjithmonë.
 

Muslim brother

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 12, 2011
Postime
66
Pikët
0
Përgjigje e: Bibla

Bibla dhe Kur’ani ne aspektin

Shkencor dhe Moral




Është akuzuar shpesh Islami dhe Kur’ani se është një libër i cili është një gafë shkencore dhe kjo ndodh pikërisht nga kristianët të cilët refuzojnë ta pranojnë atë si libër të Zotit, edhe pse historia tregon mjaft mirë se Kur’ani dhe Shkenca kanë ecur paralelisht ose më mirë të themi se Kur’ani ka qenë gjithnjë një hap më para se Shkenca. Gjithsesi apologjetët kristianë pohojnë se Kur’ani ka gabime shkencore dhe se ato që ne i quajmë mrekulli kanë qenë të njohura për Muhamedin a.s. edhe pse këta harrojnë gjithnjë që Muhamedi a.s ka qenë një analfabet që nuk ka ditur as të lexoj dhe as të shkruaj, por metodat e tyre për të infiltruar pavërtetësi nuk ndodhen vetëm në librat e tyre pseudo të shenjtë por edhe në ato libra që quhen kritikë. Shumë apologjetë si Xhosh Mc Dauell e të tjerë pohojnë se Kur’ani na është shkruar thuajse një shekull pas vdekjes së Muhamedit dhe disa të tjerë pohojnë se Kur’ani është shkruar në kohën e tij por është rishkruar më pas nga Shokët e tij dhe dora e fundit që i është dhënë ka qenë nga Jusuf Haxhxhaxhi.
Ajo që na intereson tanimë është se Kur’ani I Madhërueshëm sipas tyre është anti shkencor sepse ka mjaft ajete që flasin kundër shkencës le ti shohim këto.
Syri menjëherë i drejtohet sures 18:86
“Derisa arriti vendperëndimin e diellit, e gjeti tek po perëndonte në një burim të turbullt dhe gjeti një popull atje. Ne i thamë: “O Dhulkarnejn! Ose dënoji ose tregohu i mirë ndaj tyre”
Përkthimi i Shakirit:
“Derisa arriti në vendin ku dielli perëndoi, e gjeti atë të fundosej në një det të zi dhe gjeti një popull pranë tij. Ne i thamë: “O Dhulkarnejn! Ose jepu dënim ose sillju dobi.”
Ne vëmë re se pika e përbashkët në përkthimet e këtij ajeti, është se Dhulkarnejni pa diellin tek po perëndonte në horizont që ngjante sikur po fundosej në një sasi të madhe uji (deti) që ka një pamje të turbullt.
Që ky ajet nuk u mor asnjëherë në kuptimin e tij të fjalëpërfjalshëm, nuk ishte aspak gjë e huaj për të kuptuarit e komentatorëve të hershëm.
Në komentin e famshëm të njohur si Al-Game’ Le Ahkam-el-Kuran, imam Kurtubiu (vdiq në 71 h. /1273 e.r.) shkruan në lidhje me këtë ajet:
“”Me të nuk nënkuptohet arritja e vendit ku dielli lind apo perëndon, apo që ai e arriti ta prekë atë si trup qiellor, sepse dielli udhëton nëpër qiell pa i prekur tokën dhe se ëshë aq i madh sa asnjë burim ujor tokësor nuk mund ta përfshijë. Por, me të nunkuptohet se ai arriti cakun e tokës së populluar në lindje dhe perëndim, kësisoji e gjeti atë- sipas të parit të tij- tek perëndonte në një burim me ujë të zi, ashtu siç na ndodh dhe neve kur e vështrojmë nga plani i një toke të rrafshet, ku të jepet përfytyrimi sikur dielli po fundos brenda asaj toke. Kjo është dhe arsyeja pse ai tha: “Deri kur arriti vendlindjen e diellit, e gjeti atë se po lind mbi një popull, që nuk i kemi dhënë ndonj mbulojë prej tij (diellit).” 18:90 Me këtë nuk nënkuptohet se ai (dielli) i prekte apo ngjitej pas tyre, por që ata janë të parët tek të cilët ai lind. Ndoshta ky burim është pjesë e detit dhe dielli perëndon pas, me ose në të, kështuqë propozimi zë vendin e një mbiemri dhe Zoti e di më së miri”
Imam Fahrudin Raziu shkroi në komentin e tij për të njëjtin ajet: “Kur Dhulkarnejni arriti pikën më të largët perëndimore dhe ku nuk kishte më tokë të populluar, pa sikur dielli po perëndonte në një ujë të zi, gjë që nuk ndodh në reailtet. E njëjta ndodh edhe kur detari sheh sikur dielli po perëndon në det, por në realitet ai perëndon mbrapa detit. (At-Tafsir-ul-Kabeer nga Er-Razi, vëll. 21, faq. 166)
Për të njëjtin ajet, shkroi dhe Imam ibn Kethiri në komentin e tij:
“Derisa arriti perëndimin e diellit” nënkupton se ai ndoqi një rrugë të caktuar derisa arriti tokën më të largët që mund të merrte nga perëndimi. Përsa i përket arritjes së perëndimit të diellit në qiell, ëshë diçka e pamundur. Lidhur me historitë dhe tregimet që kanë transmetuar njerëz të ndryshëm se ai udhëtoi nëpër tokë për një kohë derisa arriti diellin që po perëndon pas tij, janë të pavërteta, shumica e të cilave janë mite të Ithtarëve të Librit apo shpikje gënjeshtarësh. “Ai e gjeti atë të perëndojë në një burim me ujë të zi” nënkupton se ai pa diellin sipas shikimit të tij, të perëndojë në një oqean, gjë të cilën e sheh çdokush kur ulet në një breg deti, ku dielli ngjan sikur fundoset brenda tij. (Tefsiri i Kuranit Fisnik nga ibn Kethiri, vëll. 5, faq. 120)
Së fundmi duam të përforcojmë në këtë studim tonin fjalët e mësipërme se pjesa e ajetit të sipërpërmendur i përket vërtetë një natyre poetike dhe se Kurani asnjëherë nuk ka nënkuptuar me të ndonjë pohim ‘shkencor’, ku për këtë mjafton të shohim pamjen e një perëndimi diellor në horizont.

Pra është e qartë tashmë se ajeti që përmendëm më lart, konsiderohet “joshkencor” ashtu siç konsiderohen joshkencore fraza theksvënëse mjaft të përdorura si “Japonia, toka e lindjes së diellit”, apo “Sebah, toka poshtë erës”.
Pra, qëkëndejmi, kush është në të vertetë “intelektualisht i pandershëm dhe një çik i marrë”? Këshilla jonë drejtuar këtyre rishtarëve është që parase të provojnë të gjejnë “mospërputhje” në Kuran, të konsiderojnë mospërputhjen e mëposhtme të Biblës për të nxjerë në dritë se cili libër ka një cen madhor: “lepurin, sepse ripërtypet, por nuk është dythundrak; për ju është i papastër.” (Levitiku 11:6)
Të gjithë e dimë se lepuri (apo çdo gjë që i përket klasës së lepujve), nuk përtypet. A mund të bëhet fjalë këtu për ndonjë shprehje poetike të Biblës? Meqë ra fjala më poshtë do flasim më hapur për këto gabime shkencore biblike.
Po ashtu në suren 15:19 “E ne tokën e kemi shtruar dhe kemi bërë që në të të mbijnë bimë të caktaura të të gjitha llojeve” Kjo shprehje nuk shpreh rrumbullakësinë e tokës por ama shpreh mjaft qartë se si Zoti e shtoi tokën, me fjalën “Shtoj” duhet kuptuar jo ideja e shtresës si një tabaka(ideja që Toka ishte si një tabaka ishte e Papave dhe këshillit të Nikeas gjitashtu edhe e Agusitnit e baballarëve të kishës, që bazohej sipas tyre edhe në Bibël) por duhet kuptuar që ne e “shtruam” atë duke e detyruar të bindet dhe të urdhërohet nga ne,ose e shtruam me bimë dhe me male, pra ne e veshëm në një farë mënyre atë tokën. Pra nuk ka për qëllim të na tregojë formën e tokës por ka përqëllim të na tregoj se si toka u shtrua nga Zoti me këto mrekulli. Po e njëjta gjë vlen edhe për Suren 50;7
Po ashtu pohet se toka dhe qiejt janë të ndarë nga Zoti dhe se më parë kanë qenë të bashkuar kjo për kristianët nuk është e vërtetë, ndërkohë që shkenca ka treguar se universi ka qenë një i vetëm dhe më pas ka ndodhur një shpërthim që ëhtë ndarë dhe janë formuar yjet e planetet.
Në suren 23:14 shkruhet
“Më pas, atë pikë uji e bëmë gjak, e më pas atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë një krijesë tjetër(me shpirtë). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!”
Në këtë pjesë Allahu na jep në mënyrë të përkryer mjaft mrekulli, ne e dimë mjaft mirë se gjaku është i përbërë nga aminoacide nga oksigjeni që transportohet nga ai, ai përbëhet edhe nga yndyrnat dhe për më tepër përbëhet edhe nga një sasi uji, që është i domosdoshëm për trupin tonë, pra shikoni se si në Kur’anin e para 1450 vjetësh shfaqet mrekullia që në gjak ndodhet edhe uji, “atë pikë uji e bëmë gjak” jep idenë se gjaku përbehet nga uji, dhe se brënda gjakut ka sasi uji, por kjo do të thotë se uji krijoi në një farë mënyre gjakun, i cili u mvesh nga copa e mishit dhe kjo copë mishi mveshi eshtrat, e kështu me rradhë krijimi i Zotit merr formën e tij të përsosur. Pra këtu nuk kemi asgjë jashtë shkencore edhe fëmijët në barkun e nënës kanë qenë një pikë sperme e më pas u formua gjaku etj pra a mos ka diçka kundër shkencës? Unë nuk shoh ndonjë gjë.

Shpesh akuzohet se Surja 67:5 dhe 37:6-8 ka mjaft parregullsi pėrsa i pėrket se Kur’ani tregon se Djajt goditen nga yjet, unė nuk e di nėse shkenca ka arritur tė zbuloj ndonjė trup djalli, sikurse nuk jam i sigurtė se sa proshkencorė ju di juve shkenca qė me njė kryq largoni djallin nga shpirti i njerėzve. Kėto janė fshehtėsira tė cilat shkenca dhe optika njerėzore nuk i sheh dot, ato besohen.
Njė ndėr gjėrat e tjera qė kristianėt akuzojnė Mulsimanėt ėshtė edhe ēėshtja e trashėgimisė sė pasurisė tek gruaja, madje pjesa mė e madhe e tyre duke e keqinterpretuar, si gjithnjė fundja,nxjerrin konkluzione tė pakuptueshme.
Nė fenė islame nuk ka absolutisht asnjė ndryshim mes grave dhe burrave pėrsa i pėrket lidhjes sė tyre me Zotin, sepse tė dyja palėve u premtohet i njėjti shpėrblim pėr sjellje tė mirė dhe i njėjti dėnim pėr sjellje tė keqe. Nė Kuran thuhet:
Dhe tė drejtat e burrave ndaj grave janė njėsoj si tė grave ndaj burrave.
Kurani duke iu drejtuar besimtarėve, shpesh pėrdor shprehjen “burra dhe gra besimtare” pėr tė theksuar barazinė mes burrave dhe grave nė lidhje me meritat, virtytet, tė drejtat dhe detyrat pėrkatėse. Nė Kuran thuhet:
Nuk ka dyshim se pėr myslimanėt dhe myslimanet, besimtarėt e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, tė sinqertit e tė sinqertat, durimtarėt e durimtaret, tė pėrvuajturit e tė pėrvuajturat, sadakadhėnėsit e sadakadhėnėset, agjėruesit e agjėrueset, ruajtėsit e nderit e ruajtėset e nderit, shumė pėrmendėsit e Allahut e shumė pėrmendėset e Allahut, Allahu ka pėrgatitur falje (mėkatesh) dhe shpėrblim tė madh. (33:35)
Kurani thotė se gratė kanė shpirt nė tė njejtėn mėnyrė si burrat dhe do tė hyjnė nė parajsė nėse bėjnė vepra tė mira:
Hyni nė xhenet, ju dhe gratė tuaja tė gėzuar! (43:70). Kush bėn vepėr tė mirė, qoftė mashkull ose femėr, e duke qenė besimtar Ne do t’i japim atij njė jetė tė mirė (nė kėtė botė), e (nė botėn tjetėr) do t’u japim shpėrblimin mė tė mirė pėr veprat e tyre. (16:97)
Nė Islam gruaja ėshtė njė personalitet krejtėsisht i pavarur. Ajo mund tė bėjė kontrata ose tė lėrė trashėgimi nė emėr tė saj. Ajo ka tė drejtė tė trashėgojė nė pozicionin e saj si nėnė, grua, motėr dhe si bijė. Ajo ka liri tė plotė nė zgjedhjen e burrit tė saj. Shoqėria pagane e Arabisė paraislamike kishte njė paragjykim tė paarsyeshėm kundėr vajzave tė tyre tė vogla tė cilat i varrosnin tė gjalla. I dėrguari i Zotit, paqja qoftė me tė, e kundėrshtonte plotėsisht kėtė praktikė. Ai u tregoi atyre se mbrojtja e vajzave tė tyre do tė ishtė si mburojė pėr ta kundėr zjarrit tė xhenemit:
Tregohet nga gruaja e Profetit (a.s) Aishja se njė grua kishte hyrė nė shtėpinė e saj me dy vajzat e saj. Ajo i kishte kėrkuar lėmoshė, por Aishja nuk kishte gjetur gjė tjetėr perveē se njė hurme dhe ia kishte dhėnė. Gruaja e kishte ndarė atė mes dy vajzave dhe nuk kishte ngrėnė pėr vete. Pastaj ishte ngritur dhe ishte larguar. Kur Profeti (a.s.) erdhi nė shtėpi Aishja i tregoi ēfarė kishte ndodhur dhe ai i tha se kur kėsaj gruaje do t’i kėrkohet llogari ditėn e gjykimit pėr dy vajzat e saj, ato do tė jenė si mburojė pėr tė nga zjarri i xhenemit.
Pra veshtruam nė njė farė mėnyre se ēfarė ėshtė nė islam gruaja ēfarė vendi zė ajo dhe sa e rėndėsishme ėshtė ajo. Le tė shikojmė pak si i trajton Bibla dhe Kur’ani kėtė ēėshtje
Imazhi i Evės si tunduese nė Bibėl ka pėrfunduar me njė impakt tejet negativ pėr gruan nė tė gjithė traditėn judeo-krishtere. Tė gjitha gratė besohet se kanė trashėguar nga nėna e tyre, Eva biblike, tė dyja, fajėsinė dhe gėnjeshtrėn. Pėr pasojė, ato tė gjitha janė tė pabesueshme, moralisht tė ulėta dhe tė dobėta. Menstruacionet, barra dhe lindja konsiderohen si dėnimi i duhur pėr fajin e pėrjetshėm tė seksit tė mallkuar femėror. Me qėllim qė tė vlerėsojmė se sa negativ ka qenė pėrplasja e Evės biblike nė tė gjitha pasardhėset e saj femėrore na duhet tė shikojmė nė shkrimet e disa prej Hebrejve dhe tė Krishterėve tė rėndėsishėm tė tė gjithė kohėrave. Por Eva biblike ka luajtur njė rol mė tė madh nė Krishterim se sa nė Judaizėm. Mėkati i saj ka drejtuar tė gjithė besimin e krishterė sepse koncepti i krishterė pėr shkakun e misionit tė Jezu Krishtit nė Tokė trungėzohet te mosbindja e Evės ndaj Zotit. Ajo mėkatoi dhe pastaj e tėrhoqi Adamin ta ndiqte atė. Pėr pasojė, Zoti i pėrzuri qė tė dy ata nga Parajsa pėr nė Tokė, e cila u mallkua pėr shkakun e tyre. Ata ua trashėguan mėkatin e tyre, i cili nuk u fal nga ana e Zotit tė gjithė pasardhėsve tė tyre dhe pėr kėtė tė gjithė njerėzit lindin mėkatarė. Me qėllim qė tė pastrojė qeniet njerėzore nga “mėkati” i tyre origjinal, Zotit iu desh tė sakrifikonte nė kryq Jezusin qė konsiderohet tė jetė Biri i Zotit. Prandaj, Eva ėshtė pėrgjegjėse pėr mėkatin e saj, e burrit tė saj, mėkatin origjinal tė tė gjithė njerėzimit dhe vdekjen e Birit tė Zotit. Me fjalė tė tjera, njė grua duke vepruar vetė shkaktoi rėnien e njerėzisė (Rozmari R. Ruter, “Krishterimi” nė Arvind Sharma, Women in World Religions, Albany: State University of New York Press 1987, fq. 209). Ē’mund tė themi pėr bijat e saj? Ato janė mėkatare si ajo dhe duhen tė trajtohen si tė tilla. Ndiqeni tonin e ashpėr tė Shėn Palit nė Dhjatėn e Re:
“Nė kohėn e mėsimit gruaja le tė dėgjojė nė heshtje dhe me nėnshtrim tė plotė. Nuk lejoj qė gruaja tė mėsojė nė Kishė as tė sundojė burrin, por – tė rrijė nė qetėsi. Sepse i pari u krijua Adami, atėhere Eva. Dhe nuk qe gėnjyer Adami, por, gruaja e gėnjyer, e theu urdhrin”. (1 Timoti 2: 11-14)
Shėn Tertuliani ėshtė mė i ashpėr se sa Shėn Pali kur ai iu drejtohet “motrave tė tij shumė tė dashura” nė fe dhe thotė (pėr tė gjitha thėniet e shenjtorėve tė shquar shih Karen Armstrong, Gruaja sipas Ungjillit, Londėr, Elm Tree Books 1986, fq. 52-62. Shih gjithashtu Nensi Van Vuren, Shkatėrrimi i grave praktikuar nga Kisha, gjahtarė shtrigash dhe seksiste tė tjera; Filadelfia: Westminister Press, fq. 28-30):
“A e dini qė secila prej jush ėshtė njė Evė? Gjykimi i Zotit pėr kėtė gjininė tuaj vazhdon edhe nė kohėn e sotme: domosdoshmėrisht qė edhe faji gjithashtu. Ju jeni porta e Djallit: Ju jeni ēvulosėset e pemės sė ndaluar. Ju jeni dezertueset e para tė ligjit hyjnor. Ju jeni ato qė e bindėt atė, tė cilin djalli nuk ishte aq i zoti sa ta sulmonte. Ju e shkatėrruat kaq lehtė pamjen e Zotit, burrin. Pėr llogari tė dezertimit tuaj deri edhe Birit tė Zotit iu desh tė vdesė”.
Shėn Agustini ishte i sigurtė pėr trashėgiminė e paraardhėsve tė tij, ai i shkruante njė miku:
“Kush do tė ishte ndryshimi nė njė grua apo nė njė nėnė, ėshtė e njėjta Evė tunduese, sė cilės ne duhet t’i ruhemi nė ēdo grua... Unė nuk e di ēfarė e bėn gruan tė pėrdorshme nėse do tė pėrjashtonim funksionin e tė bėrit fėmijė”.
Shekuj mė vonė, Shėn Toma i Akuinit vazhdonte ta konsideronte gruan tė papėrkryer:
“Siē i takon natyrės individuale, gruaja ėshtė e papėrkryer dhe e keqnisur, pėr forcėn aktive tė mashkullit fara e tij pėrpiqet tė riprodhohet me njė kėnaqėsi; ndėrsa prodhimi i gruas vjen prej njė difekti tė forcės aktive apo tė njė pamundėsie materiali, apo qoftė edhe prej ndikimesh tė jashtme”.
Dhe nė fund, reformatori i mirėnjohur Martin Luter nuk shihte ndonjė pėrfitim nga gruaja por tė sjelli nė botė sa mė tepėr qė tė jetė e mundur fėmijė pa marrė parasysh asnjė efekt:
“Nėse ato lodhen apo edhe sikur tė vdesin kjo nuk ka rėndėsi. Lerini ato tė vdesin gjatė lindjes, pėr kėtė ato janė”.
Nėse ne do ta kthenim vėmendjen nė atė ēka Kurani pėr tė thėnė rreth gruas, ne shumė shpejt do tė konstatojmė se konceptimi islam pėr gruan ėshtė kryekėput i ndryshėm nga ai i judeo-krishterė. Le tė flasi vetė Kurani:
“Nuk ka dyshim se pėr muslimanėt e muslimanet, besimtarėt e besimtaret, adhuresit e adhurueset, tė sinqertit e tė sinqertat, durimtarėt e durimtaret, tė pėrvuajturit e tė pėrvuajturat, sadakadhėnėsit e sadakadhėnėset, agjėruesit e agjėrueset, ruajtėsit e nderit e ruajtėset e nderit, shumėpėrmendėsit e Allahut e shumėpėrmendėset e Allahut, Allahu ka pėrgatitur falje (mėkatesh) dhe shpėrblim tė madh”. (Ahzabė, 35)
“Besimtarėt dhe besimtaret janė tė dashur pėr njėri-tjetrin, urdhėrojnė pėr tė mirė, e ndalojnė nga e keqja, e falin namazin dhe japin zekatin, respektojnė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij. Tė tillėt do t’i mėshirojė Allahu. Allahu ėshtė ngadhnjyes, i urtė”. (Teube, 71)
“Zoti i tyre iu pėrgjegj lutjes sė tyre (e tha): Unė nuk ia humb mundin asnjėrit prej jush, mashkull qoftė apo femėr”. (Ali Imran, 195)
“Kush bėn ndonjė vepėr tė keqe, ndėshkohet vetėm pėr aq sa ėshtė ajo, e kush bėn ndonjė vepėr tė mirė, qoftė mashkull a femėr, por duke qenė besimtar, tė tillėt hyjnė nė xhennet dhe aty shpėrblehen pa masė”. (Gafir, 40)
“Kush bėn vepėr tė mirė, qoftė mashkull ose femėr, e duke qenė besimtar, Ne do t’i japim atij njė jetė tė mirė (nė kėtė botė), e (nė botėn tjetėr) do t’u japim shpėrblimin mė tė mirė pėr veprat e tyre”. (Nahl, 97)
Ndryshimi midis konceptimit biblik dhe kuranor pėr gruan nuk kufizohet vetėm me femrėn e sapolindur por shtyhet edhe mė tej se kaq. Le t’i krahasojmė qėndrimet e tyre kundrejt njė femre qė pėrpiqet tė mėsojė fenė e saj. Zemra e Judaizmit ėshtė Torahu, ligji. Sidoqoftė, sipas Talmudit “gratė janė tė ēliruara prej studimit tė Torahut”. Disa rabinė judenj tė patundur shpallin “Fjalėt e Torahut mė mirė tė shkatėrrohen nga zjarri se sa t’i jepen gruas”, dhe “Kush i mėson vajzės sė tij Torahun ėshtė sikur ai i ka mėsuar asaj gjėra tė neveritshme”. (Denisa L. Karmodi, Judaizmi” nė Arvind Sharma, vep. cit. fq. 197)
Qėndrimi i Shėn Palit nė Dhjatėn e Re nuk ėshtė mė i kthjellėt:
“Sikurse edhe nė tė gjitha kishat e shenjtėrve, gratė le tė heshtojnė nė Mbledhje: nuk ėshtė e lejueshme tė flasin; por, sikurse edhe Ligji thotė, le tė dėgjojnė. Po dėshiruan tė mėsojnė ndonjė send, le t’i pyesin burrat e vet nė shtėpi sepse nuk i ka hije gruas tė flasė nė Mbledhje”. (1 Korintianėve 14: 34-35)
Tashti pėr tė qenė tė ndershėm, ne duhet tė pyesim: a ėshtė pozicioni kuranor mė i ndryshėm? Njė histori e shkurtėr e rrėfyer nė Kuran na e pėrmbledh pozicionin e saj nė mėnyrė koncize. Haulah ishte njė grua muslimane, sė cilės i shoqi Ausi i shpalli kėtė qėndrim nė njė ēast zemėrimi: “Ti je pėr mua si shpina e nėnės sime”. Kjo pėr paganėt arabė ishte njė gjendje divorci, e cila e ēlironte burrin nga ēdo pėrgjegjėsi bashkėshortore por qė nuk e linte gruan tė lirė qė tė largohej prej shtėpisė sė burrit apo tė martohej me njė tjetėr burrė. Duke dėgjuar kėto fjalė prej burrit tė saj, Haulah ishte nė njė gjendje tė mjerueshme. Ajo shkoi drejt e te Profeti i Islamit t’ia parashtronte rastin e saj. Profeti ishte i mendimit qė duhet tė bėnte durim pėrderisa nuk dukej tė kishte rrugėdalje. Haulah vazhdonte tė debatonte me Profetin nė pėrpjekjen pėr tė shpėtuar martesėn e saj tė pezulluar. Shkurtimisht, ndėrhyn Kurani dhe kėrkesa e Haulas pranohet. Vendimi hyjnor e anulloi kėtė zakon tė padrejtė. Njė sure e tėrė (Sure 58) e Kuranit, titulli i sė cilės ėshtė Muxhadele ose pas kėtij incidenti u quajt “Gruaja qė debaton”:
“Vėrtet, Allahu dėgjoi fjalėt e asaj, e cila bisedoi me ty lidhur me burrin e vet qė u ankua tek Allahu; prandaj Allahu e dėgjon bisedėn tuaj, Allahu dėgjon ēdo bisedė dhe sheh ēdo punė”. (Muxhadele, 1)

Një tjetër çështje në të cilën Kurani dhe Bibla nuk pajtohen është çështja e të dhënit dëshmi e gruas. Është e vërtetë që Kurani i ka mësuar besimtarët të bien në marrëveshje duke marrë dy dëshmitarë meshkuj ose një mashkull dhe dy femra (Bekare, 282). Sidoqoftë, është gjithashtu e vërtetë që Kurani në situata të tjera e pranon dëshminë e gruas si të barabartë me atë të një burri. Në fakt dëshmia e gruas madje mund të vleftësojë atë të burrit. Nëse një burrë e akuzon gruan e tij si të pamoralshme, atij i kërkohet nga Kurani të betohet solemnisht 5 herë si fakt i fajësisë së gruas. Nëse gruaja e tij e mohon dhe betohet ngjashëm 5 herë, ajo nuk konsiderohet fajtore dhe në secilin rast martesa zgjidhet (Nurë, 6-11). Ndërsa bibla thotë:
Nëse një burrë e akuzon gruan e tij për imoralitet, dëshmia e saj nuk do të merret parasysh fare, kjo sipas Biblës. Gruaja e akuzuar ka për t’u bërë subjekt i një gjyqi të rregullt. Në këtë gjyq, gruas i duhet të ballafaqohet me një ritual kompleks e poshtërues, i cili supozohet se provon fajësinë ose pafajësinë e saj (Numrat, 5: 11-31). Nëse ajo do të gjehet fajtore pas këtij gjyqi, ajo do të dënohet me vdekje. Nëse nuk do të gjehet fajtore, burri i saj do të jetë i pafajshëm për çdo keqbërje.
Përveç kësaj, nëse një burrë merr një grua për bashkëshorte dhe pastaj e akuzon atë që nuk ka qenë e virgjër, dëshmia e vetë asaj nuk llogaritet. Të afërmit e saj duhet të sjellin fakte për virgjërinë e saj përpara më të vjetërve të qytetit. Nëse të afërmit nuk munden që ta provojnë pafajësinë e vajzës së tyre, ajo do të qëllohet me gurë për vdekje te dera e babait të saj. Nëse të afërmit janë të aftë të provojnë pafajësinë e saj, bashkëshorti do të dënohet vetëm me 100 sikla argjendi dhe nuk mund ta divorcojë gruan e tij për aq sa do të jetojë:
“Kur ndokush martohet dhe bashkëjeton me gruan por pastaj e urren, i shpifet për punë të liga e ia merr nderin duke thënë: ‘Unë e mora këtë për grua por kur iu afrova nuk e gjeta të virgjër’, atëhere i ati dhe e ëma e vajzës le t’i marrin e le t’i çojnë me vete shenjat e virgjërisë së vajzës te pleqtë e qytetit, te dera. I ati le të thotë: ‘Këtij burri ia dhashë bijën time për grua. Ky, pasi e urren, ia qiti zërin e keq saqë thotë: ‘Nuk e gjeta vajzën tënde të virgjër’; e pra, ja shenjat e virgjërisë së vajzës sime’. Atëhere le ta shtrijnë petkun para pleqve të qytetit. Atëhere pleqtë e qytetit le ta marrin burrin e saj dhe le ta rrahin e për më tepër le ta dënojnë me njëqind sikla të argjendta, të cilat do t’ia japin babës së vajzës sepse u përhap një zë tejet i keq për një virgjëreshë të Izraelit dhe i duhet ta marrë për grua dhe nuk do të mund ta lëshojë për jetë. Por nëse është e vërtetë ç’thotë ai, nëse vajza vërtet nuk u gjet e virgjër, le ta qesin te dera e babës së saj dhe burrat e atij qyteti le ta vrasin me gurë dhe le të vdesë, sepse bëri poshtërsi në Izrael: fëlligështoi në shtëpinë e t’et. Kështu do ta çrrënjosësh të keqen prej mesit tënd” (Ligji i përtërirë, 22: 13-21).
Pasi vërejtëm pak a shumë se si trajtohet femra në Kur’an dhe në Bibël le të shikojmë pak të drejtën e pronës të gruas në bibël dhe në Kur’an.
Sureja En Nisa:11 për kristianët është një preçedencë për të treguar se sa i padrjetë është Kur’ani kundrejt femrës dhe grave në trashëgimi, duke qenë që më sipër treguam se si testamenti i Vjetër por edhe ai i Ri i cili na zëvëndësoka atë të Vjetërin na tregoi fare qartë pozicionin e gruas në një shoqëri me të vërtetë hyjnore, pamë se sa shumë ishte ndikuese dukuria e Evës në Bibël dhe në konceptin Kristian, po ashtu vërejtëm se si teologë dhe dijetrë të famshëm diskriminonin femrën duke e quajtur thjesht si një riprodhuese, duke mos drejtuar kundrejt saj asnjë fjalë dashuria dhe duke e quajtur dashurinë thjesht mashkullore. Kjo gjë vihet re mjaft tepër edhe në Kanunet që janë shkruar në kohë të vjetra në Shqipëri ku gruaja trajtohet me të vërtetë si një riprodhuese dhe se në ndryshim nga Bibla asaj i takon vetëm pak ose më mirë aspak. Pra koncepti biblik dhe i saktë i gruas sipas Biblës nuk është sikurse na paraqesin disa apologjetë që për efekt injorance të masës e gënjejnë atë duke treguar se ata janë më afër të realitietit se sa mulsimanët dhe Islami. Por le të kthehemi pak te Sureja En Nisa dhe pikërisht tek Ajeti 11
‘Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që e lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testamenti i tyre dhe pasi të lahet borxhi. Atyre (grave) ju takon një e katërta nga ajo që lini ju, nëse nuk keni fëmijë, por nëse keni fëmijë, atyre ju takon një e teta nga ajo që leni pas kryrjes së testamentit që keni përcaktuar ose borxhit. Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndonjë i largët (pse s’ka as prindër as fëmijë) po ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta, e në qoftëse se janë më shumë (se një vëlla ose se një motër) ata janë pjesmarrës të barabartë në të tretën (e tërë pasurisë), pas testamentit të porositur ose borxhit, e duke mos dëmtuar (trashëguesit). Ky përcaktim është porositur prej All-llahut. All-llahu është i gjithëdijshëm, jo i ngutshëm.” (Sure En Nisa’: 11)
Shikojmë që në fillim që Kur’ani e paraqet femrën si një trashëguese dhe si jnë person e cila ka të drejtë të ketë një pasuri madje edhe një biznes, gjë që nuk ndodh në Bibël. Gjithashtu ne mund të shikojmë majft mirë se si Kur’ani tregon se si shpërndahet pasuria për gruan që vdes, pra kjo do të hotë se gruaja është e pavarur në pasurinë e saj dhe nuk ka ndonjë varësi në pasurinë e saj prej burrit kjo gjë shikohet edhe në fjalët që thuhen ‘Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që e lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato’ pra kjo do të thotë se burri nuk është një zotërues i pasurisë së gruas së tij/ por pyetja shtrohet se përse gruas i takon më pak se sa burri dhe se pse ajo trashqëgon githnjë e më pak. Kjo ndodh për arsye sepse në Kur’anin famëlartë është e sqaruar se gruaja është nën mburojën e mashkullit përsai përket pasurisë dhe sigruimit të jetës, edhe nëse gruaja mund të ketë pasuronte më të mëdha prapë mashkulli është ai i cili duhet të kujdeset për gruan e tij, por jo vetëm për të por edhe për motrën e tij nëse mbetet pa baba, edhe për atë qëi takon të kujdeset prandaj edhe ndarja bëhet e tillë. Le të shikojmë se sipas Sheriatit, ligjit Islam:
a) për një femër të pamartuar, sigurimi i jetesës duhet të sigurohet nga babai i saj. Në mungesë të babait, meshkujt e afërm, duke përfshirë vëllezërit, gjyshin dhe xhajat, janë përgjegjës për furnizimin e mbajtjes së saj.
b) Furnizimi për mbajtjen e një gruaje të martuar është përgjegjësi e plotë vetëm e burrit të saj (sure Nisa’: 5), burrit i kërkohet të paguaj mehrin për gruan e tij sipas martesës (Nisa:4). Ky mehër zotërohet i gjithi nga vetë gruaja dhe burri nuk ka asnjë të drejtë t’ia marri atë, edhe nëse divorcohen (Nisa:20-21)
c) Gruaja nuk ka asnjë obligim financiar, çfarëdo që ajo fiton apo trashëgon është vetëm pasurinë e saj personale. Ajo është e lirë ta shpenzoje pasurinë e saj në mënyrën që ajo dëshiron dhe burri nuk ka të drejtë ti marri as edhe një qindarkë të vetme, vetëm nëse ajo e dëshiron këtë.
d) Sipas divorcit, burrit i kërkohet të paguaj për atë mut’ah-in (Sure Bekare: 241) dhe furnizim gjatë ‘iddah-it (Sure Talak: 6). Përgjegjësia e furnizimit të fëmijëve pas divorcit është mbi shpatullat e burrit (Sure Bekare : 233)
Duke shqyrtuar pikat e përmendura me sipër, çdokush mund ta shikojë se sa e rëndë është përgjegjësia financiare e përcaktuar ndaj burrit, në lidhje me mbajtjen apo furnizimin e gruas, ndërkohë që gruaja ka shumë pak apo për të mos thënë fare obligime financiare. Në qoftë se mohohet e drejta e gruas për të trashëguar, do të ishte padrejtësi ndaj saj, pasi ajo ka lidhje me të ndjerin. E drejta akoma i jepet grave, si mbrojtje për to, në rast të ndonjë grindjeje, e cila mund të rezultoj në pasiguri dhe shtypje ndaj vetë grave. Megjithatë, do të ishte e padrejtë ndaj burrit, i cili ka përgjegjësi më të madhe financiare se gruaja, nëse ndarja e pasurisë do të ndahej barazisht midis burrit dhe gruas. Kjo është urtësia që fshihet pas këtij urdhri, në të cilin shumë kritikë harrojnë ta marrin në konsideratë. Islami e konturon këtë çështje në mënyrën më perfekte, duke krijuar një balancë midis të drejtave të gëzuara nga burrat po ashtu edhe të drejtave të gëzuara nga gratë. Eshtë e qartë se askush si rrjedhim nuk ndihet më keq, si rezultat i këtij ligji.
Por le të shikojmë pak a shumë se si trajtohet gruaja në trashëgimi sipas biblës dhe sipas ligjeve fetare të Kristianëve.
Qëndrimin biblik e ka përshkruar në mënyrë të thukët Rabini Epshtajn: “Tradita e pathyeshme dhe e vazhdueshme qysh në ditët biblike nuk i jep të drejtën anëtarit femër të njerëzve të shtëpisë, gruas dhe vajzës, të trashëgojë çifligun e familjes. Në një skemë më primitive të zëvendësimit, anëtaret femra të familjes u konsideronin si pjesë e çifligut dhe si të zhveshura nga personaliteti ligjor i trashëgimisë si skllevërit. Ndërsa nga dekretet moisike vajzat pranoheshin të trashëgonin në rastin kur nuk mbetej asnjë subjekt mashkull, gruaja nuk njihej si trashëguese edhe në kushte të tilla” (Epshtajn, vep. cit. fq. 175).

Për shkak të faktit që Dhjata e Vjetër nuk ia njeh të drejtat e trashëgimisë atyre, vejushat janë ndërmjet pjesës më të prekshme të popullsisë hebraike. Meshkujt e afërt që trashëgojnë gjithçka nga çifligu i një gruaje që i ka vdekur burri, janë ata që kujdesen për vejushat nga ky çiflig. Sidoqoftë, vejushat nuk kanë asnjë mënyrë për ta siguruar furnizimin dhe jetonin nën mëshirën e të tjerëve. Prandaj vejushat ishin ndër klasat më të ulëta në Izraelin antik dhe vejanëria konsiderohej si simboli i një degradimi të madh (Isaia 54: 4). Por vështirësitë e një vejushe në traditën biblike zgjeroheshin deri përtej, në përjashtimin e saj nga prona e bashkëshortit të saj. Sipas Zanafillës 38, një vejushë pa fëmijë duhej të martohej me vëllain e burrit të saj, edhe nëse ai tashmë ishte i martuar, kështu që ai mund të prodhonte pasardhës për vëllain e tij të vdekur, duke siguruar kështu që emri i vëllait të tij nuk do të shuhej.
“Juda i tha Onanit: Merre gruan e vëllait tënd dhe bëje shoqë për t’i ngritur trashëgimtar vëllait tënd” (Zanafilla 38: 8).
Vejushes nuk i merret leje për këtë martesë. Vejusha trajtohet si pjesë e pronës së bashkëshortit të vdekur, funksioni kryesor i së cilës është të sigurojë vazhdimësinë e burrit të saj. Ky ligj biblik vazhdon të praktikohet edhe në Izraelin e sotëm (Hazëllton, vep. cit. fq. 45-46). Një vejushë pa fëmijë në Izrael i trashëgohet vëllait të burrit të saj. Në qoftë se vëllai është shumë i ri për t’u martuar, asaj i duhet të presi që ai të mbushi moshën. Po qe se vëllai i burrit të vdekur nuk pranon të martohet me atë, ajo lihet e lirë dhe atëhere mund të martohet me këdo nga burrat që e zgjedh ajo. Nuk është ndonjë fenomen i pazakontë në Izrael që vejushat bëhen subjekte kërcënimesh nga kunetërit me qëllim që të fitojnë lirinë e tyre.
Pra shikojmë pak a shumë mirë se çfarëtë drejtash kanë gratë në një shoqëri të vërtetë e përsëris të vërtetë kristiane e Biblike të drejtat për trashëgimi janë zero, madje gratë edhe trashëgohen jo vetëm nëpërmjet vëllait(ligj ky që zbatohej më kohën e injorancës paraislamike nga Kurejshit dhe arabët), por gruaja ose më mirë gratë trashëgohen edhe si pre lufte jo si robëresha por si gra të drejtëpërdrejta(2 Samueli 12/7-8).
Shihet qartë se çfarë diferencash kan midis Kur’anit dhe Biblës për sa I përket asaj që quhet gjini femërore dhe trashëgimisë së saj, por ajo që na vret më tepër është fakti se sa poshtërues është treguar Zoti nëpërmjet këtyre vargjeve. Na duket sikur Zoti është një personazh I cili pendohet për krijesën e tij, dhe për krijimin e tij ai duket sikur e zhduk femrën dhe dëshiron ta nënshtrojë atë nën tuteën patrarkale. Por a është vertetë Zoti I tillë? Natyrisht që jo ai I do krijesat e tij, ai është mëshirues dhe I drejtë kundret krijesave të tij. Po atëherë çka ndodhur? Përse Bibla na përshkruan një Zot të tillë? A është vërtetë Zoti shkruesi I atyre vargjeve që e kastigojnë një vejushë, një femër të kthehet në një kafshë riprodhuese e pa të drejta biblike? Nuk është shkrimi i vërtetë I Zotit.

Akuzohet gjitashtu se në bazë të asaj që Kur’ani jep dek se femra nuk mund të trashëgoj asgjë sepse gjithnjë shuma del mbi 100 %. Le ta shikojmë.
‘Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që e lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testamenti i tyre dhe pasi të lahet borxhi. Atyre (grave) ju takon një e katërta nga ajo që lini ju, nëse nuk keni fëmijë, por nëse keni fëmijë, atyre ju takon një e teta nga ajo që leni pas kryrjes së testamentit që keni përcaktuar ose borxhit. Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndonjë i largët (pse s’ka as prindër as fëmijë) po ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta, e në qoftëse se janë më shumë (se një vëlla ose se një motër) ata janë pjesmarrës të barabartë në të tretën (e tërë pasurisë), pas testamentit të porositur ose borxhit, e duke mos dëmtuar (trashëguesit). Ky përcaktim është porositur prej All-llahut. All-llahu është i gjithëdijshëm, jo i ngutshëm.” (Sure En Nisa’: 11)

Sipas Kur’anit femrës I takon një e katërta e asaj që lënë burrat e tyre nëse ata nuk kanë fëmijë, por ama nëse ata kanë fëmijë gruas I takon më pak pra një e teta, e kur flasë për fëmijë janë të dyja sekset. Nëse I vdekuri është pa fëmijë dhe pa grua dhe pa nënë e baba atëherë I takojnë vëllezërve e motrave janë gjashta e të tretës së tyre që marrin nga pasuira por nëse është një vëlla ose motër arta trashëgojnë gjysmën e asaj pra nuk ka asnjë rast për tu bërë konfuz. Po ashtu tek Sureja 4 :176 sqarohet se nëse një burrë vdes dhe nuk ka kurrgjë veç një motre atëherë ajo trashëgon vetëm gjysmën e pasurisë. Por nëse ndodh e kundërta pra vdes një vajzë që nuk ka asgjë veç një vëllai atëherë vëllai I saj trashëgon gjithë psurinë e saj. Por nëse janë dy motra që trashëgojnë pasurinë e vëllait të tyre që ska njeri veç tyre atëherë pasuria e vëllait të tyre atëherë atyre 2/3 e pasurisë pra nuk ka problem me shifrat.. por nëse një burrë vdes dhe ai nuk ka as edhe një fëmijë, grua dhe nëna me babin nuk janë atëherë vëllezërit dhe motrat e tij trashëgojnë pasurinë e tij në mënyrë të tillë qëmashkullit të ketë dyfish më tepër se sa femra. A ka keqkutpime këtu? Me sa duket jo aspak!

Siç ju premtuam në fillim do të fillojmë të analizojmë tashmë, sikurse bëmë për trashëgiminë dhe për gruan, se çfarë thotë apo shkruan Bibla në fakte shkencore.

Edhe pse pjesa më e madhe e studiuesve biblikë pohojhnë se Kur’ani është me të vërtetë një libër I çuditshëm që jo vetëm përmban urdhëresa, ligje, histori, tregime, profeci por përmban në mënyrë të përkryer edhe fakte shkencore që për kohëhn ishin mjaft të përpapruara. Por ka nga disa të tillë që nuk bien dakord me këto parime dhe mundoheh të justifikohen se Kur’ani nuk I ka të sakta parimet e tij për kohën ,hapsirën tokën etj. Me ato të shkencës, ndërkohë që pohojnë me gjithë forcën e tyre se këtop fakte që shkenca ka zbuluar kanë qenë në bibël përpara shumë kohësh, madje arrijnë deri atje sa të pohojnë se Kur’ani apo më mirë Muhamedi a.s sipas tyre ka vjedhur citate biblike për të treguar fakte shkencore gjë që është e pamundur se për këto gjëra nuk ka fakte aspak madje.
Gjithsesi ne do ti hedhim një sy të shpejtë Biblës dhe do të shikojm ose më mirë do të zbulojmë maft surpriza të këndshme për disa dhe të pakëndëshme për të tjerë secili është i lirë të zgjedhë në duhet të besojë në atë që lexohet apo të diskutojë me parime të kota.

Historia na mëson se si për një kohë të gjatë Europa që sot është tepër e civilizuar dhe që mbahet si djepi i shkencës moderne, ka qenë nën rendin okupues të mëndjes që quhet inkuizicion. Në atë kohë çfarë do lloj mendimi që binte me kundërshtim e përsëris në kundërshtim me ligjet fetare Biblike Kristiane quhej heretik dhe dënohej si I tillë nga një gjygj I famshëm që dënoi me mijëra shkencëtarë për arsyen e thjeshtë sepse deklaronin se toka është e rrumbullakët apo se sistemi ynë diellor është heliocentrik dhe jo siç deklaronte filozofia politeiste dhe pagane e Plotinit I cili u mbështet mjaft tepër nga Agustini në idenë se bota ishte në qëndër të sistemit tonë diellor, dhe këtë e vërtetonte me të vërtetë nga ana e vargjeve biblikë. Por le ti hedhim një sy të menjëhershëm se çfarë ka deklaruar kisha e Shenjtë Romane që deklaroi citimet dhe shkrimet e një prej fizikantëve, astronomëve dhe matematcienëve më të famshëm të botës Galieleo Galilei për sa I përket lëvizshmërisë së Tokës dhe palëvizshëmrisë së Diellit.

"Propozimi i parë se Dielli është qendra dhe se ai nuk rrotullohet rreth Tokës, është budallallëk absurd, i gabuar teologjikisht dhe heretik, për arsye se kontradikton shprehimisht Shkrimet e Shenjta...
Propozimi i dytë, se Toka nuk është qendra, por rrotullohet rreth Diellit, është absurd, i gabuar filozofikisht dhe së fundi, i parë nga një këndvështrim teologjik, ai kundërshton besimin e vërtetë." ( Chris Morgan and David Langford, Facts and Fallacies, A book of definitive mistakes and misguided predictions, Great Britain 1981, fq 21-22.)
Por natyrisht që çdo një njëri prej jush do të thotë se ata, priftërinjtë e kishin gabim sepse ishin injorantë…por nëse juve me vëmendje do të hapnit Biblën dhe do të shikonit aty këto verse Zanafillën 7:11; Eksodi 20:4; Filipjanëve 2:10 do të shikoni se bibla e paraqet universin të shtresëzuar në tre pjesë Qielli, Toka dhe humnera e nëndheshme e ujrave, sa e vërtetë është kjo shkecërisht? Po ashtu për universin thuhet se është një kupolë gjigande në formë sferike e në të cilën janë ngulur yje të cilat ndriçojnë mbi të dhe në të banojnë hëna dhe Dielli po ashtu aty mund të jetohet (Shih Zanafilla 1:14-17; 1:6-9; 7:11; 8:2; Jobi 37:18, Psalmi 148:4)
Shërben për të ndarë ujrat imagjinare mbi dhe poshtë saj. Zanafilla 1:6-9; 7:11; Psalmi 148:4. Gjithçka mbështetet mbi "kollona të vërteta" e madje mbi "baza" materiale. (shih Jobi 9:6; 38:4-6, Psalmi 75:4; 104:5. Isaia 51:13)
Të ashtuquajturrat "male të përjetshme", ose "themelet e qiejve" (2 Samueli 22:8), mbajnë kupën qiellore dhe pengojnë ujrat të dalin jashtë (Jobi 38:8-11)
Toka është një disk në formë pjate, i cili qëndron mbi ujra, e madje ka edhe "themele", (Shih Psalmin 24:2, 82:5; 136:6.) "skaje", "anë" dhe "kufij" (Shih Ligji i Përtërirë 28:49 Psalmi 22:27, 46:9; 74:20: Fjalët e urta 30:4, Isaia 11:12; 41:5,9 etj.etj.). të gjitah këto ndodhen pikërisht në të ashtuquajturën shkrim I shenjtë……por ka edhe më.
Bibla i konsideron Diellin, Hënën, dhe Yjet si ndriçues të njëjtë qiellor,dhe që nxjerrin të njëtën natyrë drite, ndërsa diferenca e vetme mes tyre është madhësia.
"Pastaj Perëndia tha: "Të ketë ndriçues në kupën qiellore për të ndarë ditën nga nata; dhe të shërbejnë si shenja, për të dalluar stinët, ditët dhe vitet; dhe të shërbejnë si ndriçues në kupën qiellore për të ndriçuar tokën". Dhe kështu u bë. Perëndia krijoi pastaj dy ndriçues të mëdhenj: ndriçuesin e madh për qeverisjen e ditës dhe ndriçuesin e vogël për qeverisjen e natës; ai krijoi gjithashtu yjet. Dhe Perëndia i vendosi në kupën qiellore për të ndriçuar tokën, për të qeverisur ditën dhe natën dhe për ta ndarë dritën nga errësira." Zanafilla 1:14-18.
Sot është vërtetuar se Hëna nuk është një trup i njëjtë qiellor me Diellin dhe yjet, dhe se vetë ajo nuk prodhon ndriçim, por reflekton atë të Diellit. (- shih Isaac Asimov, Exploring the Earth and Cosmos, New York 1982, fq.253)

Tregimi i Biblës mbi krijimin e botës bimore është krejtësisht i pabazë.
"Pastaj Perëndia tha: "Të mbijë toka gjelbërim, barërat të nxjerrin farë dhe druret frutorë të japin në tokë një frut që të përmbajë farën e tij, secili simbas llojit të tij". Dhe kështu u bë. Dhe toka prodhoi gjelbërim, barëra që e bënin farën simbas llojit të tyre dhe drurë që mbanin fruta me farën e tyre brenda, secili simbas llojit të vet."
Zanafilla 1:11-13.
Ajo çka është plotësisht e pabazë këtu është fakti se si mund të shfaqej një bimësi e organizuar në një shkallë të lartë që e kryente riprodhimin e vet nëpërmjet farërave përpara ekzistencës së Diellit, i cili në librin e Zanafillës shfaqet vetëm në ditën e katërt?!
Një verset nga libri i Numrave (13:23) i cili vë në vështirësi dhe siklet ato që mbrojnë akoma vërtetësinë absolute të Biblës, flet për një vile rrushi që ishte aq e rëndë sa që dy vetë "duhej ta mbanin me një shtagë". (1- Përkthimi i ECM-së 1993, fq.157.). pra treguar se pastaj kjo bibël shkencore flet për dragonj fluturues etj. Pra sa e vërtetë është diçka e tillë, sa të vërtetë mund ta bëjë unë këtë libër? Fjalët janë të tepërta secili të gjykojë vetë.

Një krahasim tjetër që përdoret shpesh tek kristianët midis Muhamedit a.s dhe Jezusit është dhe ai moral. Në të vërtetë është më mirë të themi se ky krahasim që ne do të bëjmë nuk do të jetë në bazë të asaj që në të vërtetë ka qenë Isa .as ne do të krahahsojmë Muhamedin a.s me Jezusin biblik, me Jezusin e pagabueshëm.
Së pari Muhamedi a.s akuzohet se ka qenë një njeri I cili ka përdorur mjaft mirë inteligjencën për tu martuar me Hatixhen(Radij Allahu Anhu) për të hyrë në shoqërinë Mekkase, kjo gjë bie menjëherë poshtë dhe tregon edhe një herë faktin se këta pseudo studiues nuk ia kanë idenë e historisë por thjesht janë kopjues të një pseudo ose ndonjë gënjeshtari, Muhamedi a.s ka qenë një prej familjes më të pasur së Mekkës, ai ishte I Biri I Abdullahut I cili ishte nipi I Ebu Talibit I cili ky I fundit ishte I vëllai I Ebu Lehebit që ishte xhaxhai I Profetit a,s dhe një ndër “ruajtësit” e Kabes. Dhe Muhamedi nuk kishte nevojë aspak që të martohej për tiu afruar Kabes, historia ose Sira siç ju dëshroni ta definoni tregon se Muhamedi ka qenë që në vogëli një person I cili kurrë nuk gënjente, kurrë nuk I është afruar idhujve dhe madje kurrë nuk ka adhuruar ndonjë idhull të Mekkës. Pra në këtë person nuk gjendet ndonjë njollë(ndryshe nga profetët e tuaj Biblikë që kryejnë Inçest, apo që tradhëtojnë Zotin etj.)ai është I pastër dhe në Kur’an shpesh pohoet “a nuk ua sollëm ne si argumetn të drejtin nga mesi I juaj?”. Natyrisht që akuzat e tyre vijnë duke u shtuar por jo në formën e Akuzave por në formën e fyerjes së profetit dhe të ulemasë mulsimane, këto pseudo kritikë dhe studiues tregojnë se Profeti a.s sipas disa shkrimeve që vetëm këta kanë arritur të lexojnë dhe askush tjetër paska tradhëtuar(fundja edhe Davidi tradhëtoi) paska lakmaur gruan e birit të adoptuar edhe Davidi e lakmoi gruan e një gjenerali, paska ëndëruar një parajsë plot me femra për të mos harrojmë se Solomoni e bëri këtë parajsë në tokë. Shikojmë pak se si janë paraqitur nga Bibla këta Profetë si njerëz vulgarë, si njerëz të cilët kryejnë marrëdhënie jashtëmartesore, kryejnë inçest prapë janë profet, pra kjo I jep të drejtën edhe pse nuk është kështu që edhe një pedofil apo një njeri I poshtër I cili kryen tradhëti të jetë një profet. Është pak si absurde, jo pak por është shumë e tillë. Në fakt Kur’ani nuk përmend asnjë nga këto fëlliqësira që bibla ua përshkruan me pa të drejtë profetëve të tyre, Kur’ani I paraqet ata si njerëz me të vërtetë të sinqertë të cilët janë të ruajtur nga Zoti e nuk mëkatojnë në asgjë.
Të shikojmë pak një krahasim tan për Jezusin, nga e ka preardhjen ai?

Një tjetër histori inçestore na paraqet Zanafilla 38:6-30, Tamara, e mbetur vejushë nga Eri dhe Onani, kryen mardhënie të jashtëligjshme me Judën, vjerrin e saj, dhe nga kjo lidhje ajo mbetet shtatzënë.
Asnjë fjalë kundër gjithë kësaj, e për më tepër asnjë ndëshkim ndaj tyre. Në të njëjtin kapitull mësojmë se Perëndia ndëshkoi me vdekje Erin dhe Onanin, të parin sepse ishte i keq në sytë e Perëndisë, dhe tjetrin sepse praktikonte atë çka quhet sot onanizëm, por Juda dhe Tamara jo vetëm që nuk ndëshkohen për mëkatin e tyre,( Kur Juda mori vesh se Tamara kish mbetur shtatzënë në mënyrë të jashtëligjshme, urdhëroi të digjej e gjallë, por kur ajo i bëri të qartë se babai i fëmijëve të saj ishte ai vetë, dënimi nuk u zbatua më, as për Tamarën e as për Judën.)
por prej dy fëmijëve ilegjitim të tyre, Faresit dhe Zares, e kishte prejardhjen vetë Jezusi!( Shih Mateu 1:3)

Çfarë duhet të nxjerrim nga këto tregime?
Sigurisht që këto nuk janë shembuj edukues, por shembuj të shëmtuar të një imoraliteti inçestor, të cilat përveç se duhet të mbahen rreptësisht larg syve të fëmijëve, janë krejtësisht të papranueshme për këdo që t'ia lexojë nënës, motrës apo bashkëshortes së tij.
Krahaso gjithashtu edhe hollësitë seksuale të dy motrave, Oholahut dhe Oholibahut, tek Ezekieli kap.23,( Jo pa qëllim këto tre pjesë janë lënë jashtë nga Anne de Vries në "Libër i madh me tregime për historinë e Biblës", Hollandë 1992.)të cilat do të bënin me turp cilindo pastor të moralshëm që do të ishte i detyruara për ndonjë arsye t'i lexonte në kishë. A mund ta quajmë Kishën të moralshme, po biblën? Gjykoni vetë vëllezër!

Më sipër shkraum majft qartë se bibla është një vend ku femra trajtohet si një kafshë riprodhuese. Është diçka mjaft e hidhur por është e vërtetë, majft e tillë.

1. Sundimi i burrit mbi gruan.
"Unë (Perëndia) do të shumëzoj në masë të madhe vuajtjet e tua dhe barrët e tua; me vuajtje do të lindësh fëmijë; dëshirat e tua do të drejtohen ndaj burrit tënd dhe ai do të sundojë mbi ty." (Zanafilla 3:17)

2. "Dekalogu (Eksodi 20:17) e vendos gruan mes pronave të burrit së bashku me shërbëtorët dhe shërbëtoret e tij, me kaun dhe gomarin e tij. Burri është quajtur ba'al ose pronar i gruas së tij, po ashtu siç është ba'al i një shtëpie apo lëmi, (Eksodi 21:3,22. 2 Samuelin 11:26.etj); e për rrejdhojë, një grua e martuar është "pronë" e ba'alit të saj (Zanafilla 20:3; Ligji i Përtërirë 22:22)" (Roland de Vaux, Ancient Izrael, its life and institution, U.S.A. edic. i pestë, fq.26.)

3. Babai ka të drejtë ta shesë bijën për skllave.
"Kur ndokush ta shesë vajzën e vet skllave, nuk do të lirohet sikurse është doke të lirohen skllevërit. Në qoftëse nuk i pëlqen atij që i qe dhënë, le t'ia lejojë të shpërblehet, por nuk do të ketë pushtet t'ia shesë njeriut prej popullit të huaj..."(Përkthimi i Simon Filipajt, Eksodi 21:7-8.)

4. Kundër dëshirës së tyre bijat mund të dhurohen si shpërblime për shërbime të ndryshme.
"Dhe Kalebi tha:" Atij që do të sulmojë Kirjath - Seferin dhe do ta shtjerë në dorë, unë do ti jap për grua vajzën time Aksah." (Jozeu 15:16-shih dhe Zanafillën 29:18-3O dhe 1 Samuelin 18:20-27)

5. Po kundër dëshirës së tyre, vajzat mund të rrëmbehen dhe të mbahen për gra.
"Shikoni dhe fshihuni në vreshtat, dhe rrini dhe shikoni; kur vajzat e Shilohut do të dalin për të hedhur valle në kor, ju do të dilni nga vreshtat, dhe secili do të rrëmbejë gruan e tij midis vajzave të Shilohut..."
"Bijtë e Benjaminit vepruan kështu: morën gra simbas numrit të tyre, midis valltareve: i rrëmbyen..." (Gjygjtarët 21:20-21 dhe 23)

6. Gruaja mund të quhet ndryshe edhe lopë.
"Dëgjoni këtë fjalë, lopë të Bashanit..." (Amosi 4:1)

7. Gratë duhet t'u nënshtrohen burrave.
"Ju gratë, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit, sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit. Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit kështu gratë duhet t'u nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë." (Efesianëve 5:22-24)

8. Gratë nuk duhet të flasin në kishë sepse kjo është e turpshme.
"Gratë tuaja të heshtin në kishë sepse nuk u lejohet të flasin, por duhet të nënshtrohen, sikurse thotë edhe ligji. Dhe në qoftëse duan të mësojnë ndonjë gjë, le të pyesin burrat e tyre në shtëpi." (1 Korintasve 14:34-35)

Neve muslimanët akuzohemi për Poligami ta shikojmë këtë çështje nga ana e Biblës
Dhjata e Vjetër dhe shkrimet rabinike shpesh dëshmojnë ligjësinë e poligamisë. Mbreti Solomon thuhet të ketë pasur 700 gra dhe 300 konkubina (1 Mbretërit 11: 3). Gjithashtu mbreti David thuhet të ketë pasur shumë gra dhe konkubina (2 Samuel 5: 13). Dhjata e Vjetër ka disa urdhëresa se si të shpërndahet prona e një burri ndërmjet djemve të tij prej grave të ndryshme (Ligji i Përtërirë 22: 7). Shtrëngesa e vetme në poligami është ndalesa në marrjen e motrës së gruas si grua rivale (Levitiku 18: 18). Talmudi këshillon për një maksimum prej 4 grash (Suidler, vep. cit. fq. 144-148). Judejtë evropianë vazhduan ta praktikojnë poligaminë deri në shekullin e 16-të. Judejtë lindorë e praktikonin rregullisht poligaminë deri sa ata mbrritën në Izrael ku u ndalua prej ligjit civil. Megjithatë, nën ligjet fetare, të cilat i zhvleftësojnë ligjet civile në të tilla raste, është e lejueshme (Hazëllton, vep. cit. fq. 44-45).

Çfarë thotë Dhjata e Re? Sipas At Eugjen Hillman në librin e tij kthjellues “Rishikimi i Poligamisë” thotë: “Askund në Dhjatën e Re nuk gjendet ndonjë urdhërim i qartë që martesa duhet të jetë monogamike ose ndonjë urdhëresë e qartë që ndalon poligaminë (Eugjen Hillman, “Rishikimi i Poligamisë” Martesat afrikane me shumë gra dhe Kisha e Krishterë, New York: Orbis Books 1975, fq. 140). Përveç kësaj Jezusi nuk ka folur kundër poligamisë, e megjithatë ajo është praktikuar nga judenjtë e shoqërisë së vet. At Hillmani nënvizon që kisha në Romë e ndaloi poligaminë me qëllim që të konformohet me kulturën greko-romake (e cila parashkruante vetëm një grua ligjore ndërsa toleronte konkubinazhin dhe prostitucionin). Ai citon Shën Agustinin: “Sot me të vërtetë në kohët tona dhe në mbajtjen e zakoneve romake, jo për shumë kohë do të na lejohet të marrim një grua tjetër (Eugjen Hillman, “Rishikimi i Poligamisë” Martesat afrikane me shumë gra dhe Kisha e Krishterë, New York: Orbis Books 1975, fq. 17). Kishat afrikane dhe afrikanët e krishterë shpesh na kujtojnë vëllezërit e tyre evropianë që ndalimi i Kishës të poligamisë është një traditë kulturore dhe jo një urdhëresë autentike e krishterë.
Kurani gjithashtu e lejon poligaminë por jo pa shtrëngesa:
“Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve, atëhere martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, tri e me katër. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëhere vetëm me një...”. (Nisa, 3)
Kurani, në të kundërt me Biblën, e kufizon në maksimum numrin e grave në katër nën kushtet strikte të trajtimit njësoj dhe të drejtë të grave. Nuk kuptohet mirë që Kurani është duke i nxitur besimtarët ta praktikojnë poligaminë apo poligamia konsiderohet si një ideal. Me fjalë të tjera, Kurani e ka “toleruar” apo “lejuar” poligaminë dhe jo më tepër por pse? Përse poligamia është e lejueshme? Përgjigjia është e thjeshtë: ndodhen vende dhe kohëra në të cilat ka arsye detyruese shoqërore dhe morale për poligaminë.
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Diskutim i lire mes Myslimanit dhe Kristianit

Jezusi (Isa a.s.) në mënyrë të qartë është përmendur në Kur’an në
gjashtëmbëdhjetë raste të ndryshme. Në një rast All-llahu i Gjithfuqishëm thotë në Suren El – Maide ajeti 110:

All-llahu (atë ditë) i thotë: "O Isa, bir i Merjemes, përkujtoi të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burrë), kur ta mësova ty librin e urtësinë Tevratin e Inxhilin, kur me lejen Time formove nga balta si formë shpeze e i fryve asaj dhe me urdhrin Tim u bë shpezë, kur e shërove të verbërin dhe të sëmurin nga sëmundja e lëkurës me dëshirën Time, kur me urdhrin Tim i nxore (të gjallë) të vdekurit, kur i zbrapa beni israilët prej teje (që deshën të të mbysin) atëherë kur erdhe me argumente, e disa prej tyre që nuk besuan thanë: "Kjo (mrekullia e Isait) nuk është tjetër vetëm se magji e qartë!" Kur’an (El-Maide: 110)

Në anën tjetër profeti Muhamed a.s. është përmendur në Kur’an në mënyrë të hollësishme katër herë përderisa Mejremja e virgjër (paqja qoftë mbi të) nëna e Jezusit (Isës a.s.) është përmendur tetë herë dhe mban një kaptinë të plotë me emrin e saj.

Në një rast tjetër All-llahu i Plotëfuqishëm në Suren Ali-Imran ajeti 45 thotë:

Përkujto kur engjëjt i thanë: "Oj Mejreme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit) emri i të cilit është Mesih, Isa, bir i merjemes, i famshëm në Dunja e Ahiret dhe nga të afërmit (e Zotit). Kur’an (Ali-Imran: 45)

Si familje në Kur’an janë përmendur tri here dhe janë privilegjuar duke patur komplet Suren (kapitull) të emëruar pas tyre (Ali-Imran). Gje e cila është e ngulitur në zemrat dhe mendjet e besimtarëve përgjithmonë.


A mund te me tregosh se ku i permend Kurani keta profete qe do te sjell me liste?

Isaia
Jeremia
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakhariaha
Malakia
 

haxhiu

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 20, 2011
Postime
19
Pikët
0
Përgjigje e: Diskutim i lire mes Myslimanit dhe Kristianit

por pos Isaut nuk jan kta te tjert pejgamber qe di qe jon te prmendur ne Kur'an
 

haxhiu

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 20, 2011
Postime
19
Pikët
0
Përgjigje e: Diskutim i lire mes Myslimanit dhe Kristianit

sepse nuk kan qen pejgamber
 

Iliriano

Krijesë ! …
Anëtar
Apr 3, 2011
Postime
135
Pikët
0
Përgjigje e: Diskutim i lire mes Myslimanit dhe Kristianit

A mund te me tregosh se ku i permend Kurani keta profete qe do te sjell me liste?

Isaia
Jeremia
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakhariaha
Malakia
Ezekieli = Dhul Kifl
Zakhariaha = Zeqeria/Zekeria

Keta dy jan te cituar ne Kuran. (ka edhe shume te tjer qe nuk jan ne listen tende)

Te tjeret duhet te jen njerez apostuj qe kan jetuar ne kohen e ndonjerit prej profeteve, por qe nuk ishin Lajmetar te mesazhit Hyjnor.
 

Mikela

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 4, 2009
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
U.S.A
Përgjigje e: Diskutim i lire mes Myslimanit dhe Kristianit

amam re njerz nje zot per te gjithe eshte per emdnimin tim ky,jam katolike edhe besoj te zoti skam asgje me myslymant as me ndonej fe tjeter jemi shqiptar kjo ka rendesi:) se kam lexuar as kuranin as biblen as skam mend ti lexoj festat i festoj normal po edhe kur jan festat e myslymanve kam qef ti festoj edhe po si festova ne familjen time e mabj ne shpirt psh ato ditet qe nuk hahet apo mbahne nata e mire i kam qef i mbaj edhe besoj ne zot edhe nuk bej dallime se pse ky kete fe e pse ai ate te gjith nesoj jemi:) mendimi im ky ,o edhe dicka cunat myslyman kan te drejte te martohen 7 here me kete nuk pajtohem :) te ishte ne per gocat kshu aman:)jokin!!!
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Diskutim i lire mes Myslimanit dhe Kristianit

Ezekieli = Dhul Kifl
Zakhariaha = Zeqeria/Zekeria

Keta dy jan te cituar ne Kuran. (ka edhe shume te tjer qe nuk jan ne listen tende)

Te tjeret duhet te jen njerez apostuj qe kan jetuar ne kohen e ndonjerit prej profeteve, por qe nuk ishin Lajmetar te mesazhit Hyjnor.
Ne rradhe te pare eshte shume domethenes fakti qe ne Kuran nuk permenden keta profete te listuar.Pervec isaise, Zakerise dhe Eziekelit.

Kjo me tregon mua se Kurani nuk eshte nje liber i plote ose eshte nje liber i cili eshte ndryshuar nga dora njerezore.

Nga ana tjeter eshte e cuditeshme se si Kurani permend Zakerine si profet dhe nuk permend hagain dhe Malakine te cilet kane jetuar ne te njejten kohe dhe te tre ishin miq dhe kane profetizuar si dhe kane shpallur fja;len e Zotit me gojen e etyre.

Gjhithashtu eshte e cuditeshme se si permendet Eziekeli dhe nuk permendet Jeremia dhe Danieli
Pasi edhe Jeremia permedn fakte qe jane permendur tek Isaia dhe Danieli madje ka qene duke lexuar librin e Jeremias.

Eshte interesante fakti qe Jezusi permend nga shkrimet e Malakias, Danielit, Jeremias, Zakerias, Oseas, Joeli, Jona, Mikea etj etj.
Madje Jezusi esht epermendur prej ketyre profeteve rreth 400 e deri me shume vjet me pare.

E si nuk qnekan Pejgamere keta profete te listuar kur edhe vete Jezusi i ka permendur?!

Kjo eshte nje pik e mire qe me tregon mua se Kurani eshte nje liber i shkrojtur nga dore njerezore dhe i pafrymezuar nga Zoti.
Po te ishte nga Zoti do te kishte permendur edhe keta profete.
 

alem_de

Super Anëtar
Anëtar
Apr 12, 2010
Postime
995
Pikët
38
Vendndodhja
Gjermani.
Përgjigje e: Diskutim i lire mes Myslimanit dhe Kristianit

Te dy besimet sjellin argumentat e veta.Vetem nje gje nuk e thone;Si mundet me jetu nje mysliman ne mes te krishtereve(si une) dhe anasjelltas,ne paqe.
 

Iliriano

Krijesë ! …
Anëtar
Apr 3, 2011
Postime
135
Pikët
0
Përgjigje e: Diskutim i lire mes Myslimanit dhe Kristianit

amam re njerz nje zot per te gjithe eshte per emdnimin tim ky,jam katolike edhe besoj te zoti skam asgje me myslymant as me ndonej fe tjeter jemi shqiptar kjo ka rendesi:) se kam lexuar as kuranin as biblen as skam mend ti lexoj festat i festoj normal po edhe kur jan festat e myslymanve kam qef ti festoj edhe po si festova ne familjen time e mabj ne shpirt psh ato ditet qe nuk hahet apo mbahne nata e mire i kam qef i mbaj edhe besoj ne zot edhe nuk bej dallime se pse ky kete fe e pse ai ate te gjith nesoj jemi:) mendimi im ky ,o edhe dicka cunat myslyman kan te drejte te martohen 7 here me kete nuk pajtohem :) te ishte ne per gocat kshu aman:)jokin!!!
Pershendetje Mikela,

Cunat musliman, nuk kan te drejt te martohen 7 here. Kan drejt ti marrin deri ne 4 gra, nese gruaja e par eshte dakord, tani nese te dyjat jan dakord, tani nese te trijat. Pra eshte shum e veshtir qe ti marresh 4 gra. Dhe nese i merr, Zoti e kercenon cilin do besimtar qe nese njeren prej 4-rave e sjell me shum, apo e shtyp ndokend duke i deshmuar dashuri me pak, ai do te kete probleme serioze ne boten tjeter.

Te gjithe jemi dakord tek besimi ne 1 Zot te vetem.
Sot ne Vatikan, u deshmua qe krishterizmi e "krijoi" nje "zot" te ri mbi superfaqen e tokes, Gjon Palin II.

Islami eshte ky : Nuk ka Zot tjeter pos Zotit qe eshte 1 dhe i pa-shoq.
 

Iliriano

Krijesë ! …
Anëtar
Apr 3, 2011
Postime
135
Pikët
0
Përgjigje e: Diskutim i lire mes Myslimanit dhe Kristianit

Ne rradhe te pare eshte shume domethenes fakti qe ne Kuran nuk permenden keta profete te listuar.Pervec isaise, Zakerise dhe Eziekelit.

Kjo me tregon mua se Kurani nuk eshte nje liber i plote ose eshte nje liber i cili eshte ndryshuar nga dora njerezore.

Nga ana tjeter eshte e cuditeshme se si Kurani permend Zakerine si profet dhe nuk permend hagain dhe Malakine te cilet kane jetuar ne te njejten kohe dhe te tre ishin miq dhe kane profetizuar si dhe kane shpallur fja;len e Zotit me gojen e etyre.

Gjhithashtu eshte e cuditeshme se si permendet Eziekeli dhe nuk permendet Jeremia dhe Danieli
Pasi edhe Jeremia permedn fakte qe jane permendur tek Isaia dhe Danieli madje ka qene duke lexuar librin e Jeremias.

Eshte interesante fakti qe Jezusi permend nga shkrimet e Malakias, Danielit, Jeremias, Zakerias, Oseas, Joeli, Jona, Mikea etj etj.
Madje Jezusi esht epermendur prej ketyre profeteve rreth 400 e deri me shume vjet me pare.

E si nuk qnekan Pejgamere keta profete te listuar kur edhe vete Jezusi i ka permendur?!

Kjo eshte nje pik e mire qe me tregon mua se Kurani eshte nje liber i shkrojtur nga dore njerezore dhe i pafrymezuar nga Zoti.
Po te ishte nga Zoti do te kishte permendur edhe keta profete.
E ca thot Zoti per profetet ne Kuran ?

Sikur ta dije, beso qe nuk do t'ishe ngutur kaq shpejt ne paragjykimin tend.

40:78 Edhe para teje (o Muhamed) Ne kemi nisur të dërguar, për disa prej të cilëve të kemi treguar ty e për disa të tjerë nuk të kemi treguar. Asnjë i dërguar nuk mund të sjellë ndonjë mrekulli, veçse me lejen e Allahut. Dhe kur të vijë urdhri i Allahut, do të gjykohet me drejtësi e atëherë, jobesimtarët kokëfortë do të shkatërrohen.​

Ka edhe Profet qe permenden ne Kur'an duke mos i cekur emrat e tyre si ne kete rast :

2:246 A nuk e ke dëgjuar ti (o Muhamed) se çfarë i tha paria e bijve të Izraelit, pas Musait, një profetitë tyre ? I tha: “Na dërgo një mbret, që të luftojmë në rrugën e Allahut!” - Profeti u tha: “Po sikur të mos luftoni kur të shpallet lufta?” Ata thanë: “E përse të mos luftojmë në rrugën e Allahut, ne që jemi dëbuar nga atdheu ynë dhe jemi ndarë nga fëmijët tanë?!” Mirëpo, kur u urdhëruan të luftojnë, ata nuk luftuan, me përjashtim të një pakice. Allahu i njeh mirë keqbërësit.​

Zoti ka derguar profet an e mban botes sic na tregon ne Kuranin famelart permes Profetit te tij te fundit a.s.

16:36 Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!” Disa prej tyre Allahu i shpuri në rrugë të drejtë e disa e merituan të mbeten në humbje. Andaj, udhëtoni nëpër botë të shihni se si ishte fundi i përgënjeshtruesve!​

Pra sic e sheh, Keta edhe kan mund te jen Profet nese kan profetizuar njeshmerin e Zotit dhe kunder idhujve. Por qe s'jan permendur ne Kuranin famelart. Sipas nje hadithi thuhet te ken qen 124 000 te derguar te Zotit. Dhe sipas nje tjetrit,.. vetem 315. Kurse ne Kur'an jan permendur vetem 25, dhe 4 te tjer si profet te mundshem. Por qe te gjithe kishin te njejtin mesazhe : Predikimin e 1 Zoti te vetem !
 

Iliriano

Krijesë ! …
Anëtar
Apr 3, 2011
Postime
135
Pikët
0
Përgjigje e: Diskutim i lire mes Myslimanit dhe Kristianit

Te dy besimet sjellin argumentat e veta.Vetem nje gje nuk e thone;Si mundet me jetu nje mysliman ne mes te krishtereve(si une) dhe anasjelltas,ne paqe.
Rrespekto ligjin e vendit ne te cilin jeto.
Nese ligji ne te cilin jeton, te obligon qe nderrosh din e iman, ateher imigro ne nje shtet tjeter ku lirin e besimit do ta kesh te siguruar.

Mendoj qe nuk jemi ne kete gjendje, dhe se besimin mund ta praktikosh ne te gjitha vendet e botes sot.
 

Mikela

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 4, 2009
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
U.S.A
Përgjigje e: Diskutim i lire mes Myslimanit dhe Kristianit

iliriano kshu e kisha degjuar lal se marrin deri ne 7 gra se si e beni e ca bohet sdi hic po beosj ne zot per mua si myslymant si te krishteret jan njerz edhe i respektoj ca lloj feje te kete ai njeri, nje zot esht eepr te gjithe
 

Iliriano

Krijesë ! …
Anëtar
Apr 3, 2011
Postime
135
Pikët
0
Përgjigje e: Diskutim i lire mes Myslimanit dhe Kristianit

iliriano kshu e kisha degjuar lal se marrin deri ne 7 gra se si e beni e ca bohet sdi hic po beosj ne zot per mua si myslymant si te krishteret jan njerz edhe i respektoj ca lloj feje te kete ai njeri, nje zot esht eepr te gjithe
Eshte ne traditen shqiptare te thuhet : Burri o per 7 gra :p
Respekt edhe per ju, se vetem mbi kete bazë ndertohen uret e miqësis :)
 

Iliriano

Krijesë ! …
Anëtar
Apr 3, 2011
Postime
135
Pikët
0
Përgjigje e: Diskutim i lire mes Myslimanit dhe Kristianit

Perfekte fare. Por ne France, disa muslimane te prapambetura dhe qe nuk arrijne te kuptojne dicka kaq te thjeshte sa kjo qe ke thene, jo vetem qe hane me te dy duart qyl nga Franca, por edhe duan te dhj**in po atje ku sapo kane ngrene. :)
Franca eshte ne kundershtim me veten, i thot vetit laike, por si respekton te drejtat e liris sic eshte praktikimi i besimit fetar.

Un sikur te isha nga ata qe kan grua me burka, do kisha migruar qysh moti nga franca.
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Diskutim i lire mes Myslimanit dhe Kristianit

Besimi fetar eshte personal. Praktikohet ne shpi, iliriano, ne shpi. Sikush per vete. Jo ne publik. Futu ne shpine tende, larg syve te mi kur jam ne rruge, dhe bej c'te duash ne shtepine tende!

As qe e ve ne dyshim ate qe ke thene, Iliriano. Sepse nuk je ne France nga ata qe e kane gruan te mbuluar dhe qe e hane buken qyl atje, prandaj flet keshtu. :)
Nuk eshte hera e pare qe ti shfaqesh fiks me ate lloj mendesie qe une ne menyre te heshtur kam parashikuar te kesh dhe fiks me ate lloj kundershtie mentale, si sapo-sapo ke treguar *perseri* ketu me lart nje karakteristike e verberise mentale dhe zerimit konjitiv e pasojave afatgjata te mendesise qe trumbeton; kaq brenda definicionit te Ambrose Bierce ne librin e tij "Fjalori Djallit" lidhur me shpjegimin e fjales besimtar:
Besimtar (emer, trajta e pashquar): Dikush qe beson se librat fetare jane libra te frymezuar nga Vullneti Hyjnor shume te pershtatshem per nevojat shpirterore te komshiut. Dikush qe i ndjek mesimet e profetit deri ne ate pike qe te mos jene inkonsistente me nje jete te mekatshme.
Je nje besimtar musliman per t'u vene ne manuale si ilustrim i cfare duhet te kuptojme me fjalen"fondamentalist". Ka dhe te tjere ketu ne forum, jane disa, qe e meritojne te njejtin vend nderi ne manual. Qe je besimtar model dhe shembullor, nese me kujtohet mire, e ke thene edhe ti vete, apo jo, Iliriano?
 

Iliriano

Krijesë ! …
Anëtar
Apr 3, 2011
Postime
135
Pikët
0
Përgjigje e: Diskutim i lire mes Myslimanit dhe Kristianit

Besimi fetar eshte personal. Praktikohet ne shpi, iliriano, ne shpi. Sikush per vete. Jo ne publik. Futu ne shpine tende, larg syve te mi kur jam ne rruge, dhe bej c'te duash ne shtepine tende!

As qe e ve ne dyshim ate qe ke thene, Iliriano. Sepse nuk je ne France nga ata qe e kane gruan te mbuluar dhe qe e hane buken qyl atje, prandaj flet keshtu. :)
Nuk eshte hera e pare qe ti shfaqesh fiks me ate lloj mendesie qe une ne menyre te heshtur kam parashikuar te kesh dhe fiks me ate lloj kundershtie mentale, si sapo-sapo ke treguar *perseri* ketu me lart nje karakteristike e verberise mentale dhe zerimit konjitiv e pasojave afatgjata te mendesise qe trumbeton; kaq brenda definicionit te Ambrose Bierce ne librin e tij "Fjalori Djallit" lidhur me shpjegimin e fjales besimtar:
Besimtar (emer, trajta e pashquar): Dikush qe beson se librat fetare jane libra te frymezuar nga Vullneti Hyjnor shume te pershtatshem per nevojat shpirterore te komshiut. Dikush qe i ndjek mesimet e profetit deri ne ate pike qe te mos jene inkonsistente me nje jete te mekatshme.
Je nje besimtar musliman per t'u vene ne manuale si ilustrim i cfare duhet te kuptojme me fjalen"fondamentalist". Ka dhe te tjere ketu ne forum, jane disa, qe e meritojne te njejtin vend nderi ne manual. Qe je besimtar model dhe shembullor, nese me kujtohet mire, e ke thene edhe ti vete, apo jo, Iliriano?
Mos thuaj gjera qe s'kam then, e as mos jep definimin e nje besimtari kur vet nuk je i tille. Un jetoj afer francës, dhe e thash me shume seriozitet qe ata qe kerkojn burken ne franc, duhet te kerkojn azil ne ndonje shtet qe e autorizon ate. Gruaja ime ska fare mbules, nuk i kam imponuar asgje, e as qe kam ndermend ta bej nje gje te tille. Nuk them qe eshte ne rregull, nuk them qe eshte modele e nje besimtare. Edhe un jam mekatar si çdo njeri ne kete dynja.

Un besoj qe egziston edhe burka mentale, dhe ti je nje i mbuluar qe sikur ta marresh guximin per ta zgjeruar horizontin e shiqimit, do te dalesh me nje kendveshtrim krejtesisht ndryshe.

Besimi praktikohet ne shtepi, por sa i perket sjelljeve morale te urdheruara nga Zoti dhe i derguari i Tij, ato duhet ven ne praktik edhe ne rruge. Dhe kjo eshte nje e drejt fundamentale qe edhe sikur franca ti nxjerrte 100 ligje, efekti i saj do te ishte zerro dhe pa kurrfar ndikimi ! Jan ca limite qe franca nuk guxon ti shkel, se do ta turperoje veten e saj.
 
Top