• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Diskutime dhe vlerësime mbi libra që keni lexuar

SnAke

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 9, 2009
Postime
87
Pikët
0
Libra te Rinj dhe Komente

"KOMEDIA HYJNORE, FERRI", nje kryeveper me vlera unikale artistike. Permes saj Dante Aligherit arriti te jape gjykimin per njerezit e kohes se shkuar dhe bashkekohesit dhe ta beje gjuhen e popullit te thjeshte italian nje gjuhe te madhe kulture. Vepra e Dantes edhe sot e kesaj dite demaskon dhunen, qe per fat te keq vazhdon te ushtrohet kunder pupujve dhe kunder individit. Nje veper intriguese, e paperseritshme ne llojin e saj. Eshte perkthyer nga Cezar Kurti, botuar nga Kurti. Kushton 500 leke.

"Djalosh me bukuri te rralle, ne Katanien fashiste dhe komformiste te viteve '30, Antonio Manjanoja gezon famen e mashkullit qe le nam me femrat, i deshperuar prej grave dhe i zilepsur prej burrave. Nje fatkeqesi fiziologjike rrenon reputacionin e tij". "ANTONIOJA I BUKUR" nga Vitaliano Brankati eshte nje liber i hidhur dhe sarkastik, komik e dramatik njeheresh. Ky roman mund te lexohet si alegori e mjerimit te te jetuarit ne nje shoqeri qe fsheh nen ankthin per seksin, nje boshllekk te tere. Eshte perkthyer nga Donika Omari, botuar nga E.GJ. Kushton 600 leke.

Autori Emile Durkheim ne permbledhjen "LEKSIONE SOCIOLOGJIKE" trajton disa prej temave me te rendesishme te mendimit te tij, sic jane rregullat e metodes sociologjike, problemi i sociologjise se familjes dhe besimit, solidariteti mekanik dhe ai organik i lidhur me solidaritetin social, integrimi i shoqerise dhe roli i njerezve te medhenj ne zhvillimin e saj. Shtysa kryesore e doktrines se tij eshte se studimi i shoqerise duhte te shmange zvogelimin. Eshte perkthyer nga Ilirjan Angoni, botuar nga Plejad. Kushton 600 leke.

Autori Xhelal Gjecovi risjell ne kujtese permes librit te tij "PUSHTIMI GJERMAN NE SHQIPERI", qe nga 8 shtatori 1943 deri me 29 nentor 1944. Ne kete botim autori analizon ne vija te pergjithshme, ne baze te dokumenteve, disa ngjarje te saj periudhe, te cilat ndodhmojne te kuptohet ne nje menyre me te plote, ceshtjet me te rendesishme politike te viteve te pushtimit nazist. Fakte dhe histori reale, qe e bejne akoma me te prekshem kete liber historik. Eshte botuar nga Akademia e Shkencave. Kushton 250 leke.

"HISTORIA E SYRIT" i shkrimtarit Georges Bataille, pershkruhet si nderkalimi i disa imazheve te pashqitshme te ardhura nga femijeria. Eshte e veshtire te rrefesh ketu terbimin seksual, qe shperthen duke nisur nga imazhe te tilla si urina, veza e syri, qe kristalizojne fantazma, jo per ti kthyer ato ne pikenisje te vepres, por per ti shnderruar ne subjekt te saj. Cdo skene e librit perben nje etape, megjithese secila permban tere "teprimin" e vet. Eshte perkthyer nga A. Cani dhe E. Tupja, botuar nga Zenit. Kushton 600 leke.
 
borana

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 9, 2009
Postime
79
Pikët
0
Vendndodhja
U.S.A
Re: Keshilloni libra qe ju kane mbetur ne mendje.....

Me ka mbetur ne mendje libri "Harku i triumfit " nga Erih Maria Reemark dhe libri " Trendafili ne gote" Dritero Agolli :)
 
Raul

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 12, 2009
Postime
94
Pikët
0
Vendndodhja
Breda - Netherlands
Titulli: Keshilloni libra qe ju kane mbetur ne mendje.....

Krim Dhe Ndeshkim (Dostoyevski)
Harku i triumfit (E.M.remark)
100 vjet vetmi (G.G.Marquez)
 
ariannn

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2009
Postime
35
Pikët
0
Titulli: Keshilloni libra qe ju kane mbetur ne mendje.....

"krim dhe ndeshkim" edhe mua,,,,,,,,,kam pare edhe filmin
 
GOC_LACJANE

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 29, 2009
Postime
15
Pikët
0
Vendndodhja
ATY KU DUA
Titulli: Keshilloni libra qe ju kane mbetur ne mendje.....

Jetoj nen harresen tende -brunilda zllani dashur apo urrejtje prap e brunildes
 
Mikela

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 4, 2009
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
U.S.A
Titulli: Keshilloni libra qe ju kane mbetur ne mendje.....

borana mundohu ti nxjerresh nga mendja xhan e merr libra te tjera:)jokin hahaah mua me kujtohet nje libe titulli HENA DHE SPANJOLLI e kam lexuar kam cen ne kls te pare dhe ishte shume i bukur tregonte per nje goce qe ra ne dashuri me nje djale dhe tregonte gjithcka me ka pelqyer shume (e kam lexuar mbi 3 here) po autorin se mabj mend kurre se kam gjetur me ate liber deshiroja ta lexoja dhe nje here :(
 
Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Titulli: Keshilloni libra qe ju kane mbetur ne mendje.....

"An unforgetable walk" eshte nje liber i mrekullueshem i shkruar nga nicholas Sparks ..
Lexohet per vetem 30 minuta,personalisht me terhoqen ne kohe rekord menyra e rrjedhjes se ngjarjeve dhe episodeve. Ndonese eshte edhe film serish ne liber te fut nje emocion edhe ne nje vorbull ndjenjash te papershkrueshme ...
 
PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
667
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Keshilloni libra qe ju kane mbetur ne mendje.....

SENZA PERDERE TEMPO (pema chodron) .. la via del bodhisattva.
 
r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
646
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Re: Keshilloni libra qe ju kane mbetur ne mendje.....

shtepia e shpirtrave nga isabel aliende
novelat e stefan cvajg
boset e dollarit
brezi i humbur i erih maria remark
tregimet e gabriel garsia marquez si psh dashuri ne kohet e koleres
keshtu fliste zarathustra
etj etj
 
Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Titulli: Re: Keshilloni libra qe ju kane mbetur ne mendje.....

Dashuria ne koherat e koleres eshte vertet liber i bukur ndonese per tu treguar e sinqerte fillimi eshte paksa monoton ;)!
 
Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Titulli: Re: Keshilloni libra qe ju kane mbetur ne mendje.....

Me ka mbetur ne mendje libri "Harku i triumfit " nga Erih Maria Reemark dhe libri " Trendafili ne gote" Dritero Agolli :)
Trendafili ne gote eshte shume fantastik. Ne fakt mua ma kane sygjeruar edhe me ka pelqyer shume,e kam lexuar ne kohe rekord :)!!!
 
PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
667
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Keshilloni libra qe ju kane mbetur ne mendje.....

"Nostradamus"
NJe jet emocionante , vitet "500 te arta dhe te gjakshme,
nje burr qe pat nje drejtm dhe te frikshmen dhurat te parashikote
ate qe do te ndodhte neser.
 
mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,013
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Libri i fundit qe keni lexuar dhe mbresat qe ju ka lene

cili eshte libri qe keni lexuar kohet e fundit dhe cfare mbrese ju ka lene?..
une sapo mbarova se lexuari Alkimistin e Paulo Coelho, dhe si te gjithe librat e tij me pelqeu shume.. nese je pelqen ta merrni jeten me filozofi atehere eshte nje liber qe mund tju pelqeje :)
 
SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Libri i fundit qe keni lexuar dhe mbresat qe ju ka lene

"The Fall" Albert Camus! Si gjithmon do mbetet një gjeni, i lindur gabimisht në kohën e gabuar. I jep dritë gjithmon diçkaje që e nisë, si bie dhe ngrihesh, por kur lartësohesh dhe rrëzohesh, kjo duhet zbuluar... :)
 
mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,013
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Libri i fundit qe keni lexuar dhe mbresat qe ju ka lene

"The Fall" Albert Camus! Si gjithmon do mbetet një gjeni, i lindur gabimisht në kohën e gabuar. I jep dritë gjithmon diçkaje që e nisë, si bie dhe ngrihesh, por kur lartësohesh dhe rrëzohesh, kjo duhet zbuluar... :)
per cfare ben fjale libri?
 
SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Libri i fundit qe keni lexuar dhe mbresat qe ju ka lene

per cfare ben fjale libri?
Me pak fjalë, Clamence e ka konceptuar veten si jeton thjesht për hir të të tjerëve dhe për të "arritur më shumë se një njeri ambicioze dhe vulgar, në rritje për këtë takim virtyt të lartë ku është dhe shpërblimi i saj"... Ky përshkrim besoj se do të intrigoj, për të lexuar librin, sa i veçant është dhe çfarë kërkoj të thoj. Pale kur fletë për jetën në Paris, Amstërdam etj... :)
 
u pa puna, do e lexoj :)
 
mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,013
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Libri i fundit qe keni lexuar dhe mbresat qe ju ka lene

keto dite po lexoj '' le valchirie'' di Paulo Coelho..si te gjithe librat e tij dhe ky eshte nje liber shume i bukur., ja vlen te loxohet sidemos kur ke nevoje per qetesi shpirterore
 
Top