• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Disposita e birrës pa alkool, a është e lejuar apo jo?

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,090
Pikët
113
Nga Numan ibën Beshiri, radijallahu anhu, na përcillet të ketë thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, se ka thënë: “Hallalli është i qartë, gjithashtu edhe harami është i qartë, kurse mes tyre ka gjëra të dyshimta, të cilat shumë njerëz nuk i njohin. Prandaj ai që ruhet nga gjërat e dyshimta, ai e ka ruajtur fenë dhe nderin e tij, kurse ai që bie në gjëra të dyshimta me të vërtetë ai ka rënë në haram. (Kjo i ngjan) Si shembulli i bariut, i cili i ruan kafshët e tij rreth kufirit të tjetrit, të cilat ka shumë mundësi ta kalojnë atë kufi. Në të vërtetë çdo mbret i ka kufijtë e tij (që nuk dëshiron kush t’ia kalojë), kështu edhe Allahu i ka kufijtë e Tij, të cilët janë haramet (dhe nuk dëshiron të tejkalohen). Në trup është një copë mishi, e cila sikur të përmirësohet ajo, me të përmirësohet i tërë trupi, ndërsa po të prishet ajo bashkë me të prishet edhe trupi, e ajo është zemra”.

Ne emër te Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit
Për të gjithë ata që kanë zgjedhur përdorimin e birrës pa alkool ose birrën e pastër nga alkooli
Për te gjithë ata qe mendojnë se ajo është hallall (e lejuar) vetëm pse prodhohet ne Mbretërinë e Arabisë Saudite
Duke menduar se është hallall sepse është e lejuar nga disa prej dijetareve islam, për te gjithë ata qe e përdorni haptas ditën e natën...
Le te dëgjojmë fetuan e dijetarit Usamah Abd El-Kerim Er-Rifaiu (Allahu e ruajt) pasi që ka bërë studim rreth kësaj çështje së bashku me një grup mjekësh dhe laborantësh.
Birra pa alkool njihet me emra te ndryshëm si: Barbikana, Elmasa, Fejruz (emra të njohur në tokat arabe) e shumë emra tjerë. Shitet në dyqane, shkolla, universitete e në vend të tjera publike.

Fetwaja (Mendimi juridike islam rreth një çështje)
Është parashtruar shumë herë pyetja se: “A lejohet konsumimi i birrave pa alkool”?
Dijetari i mirënjohur nuk është nxituar në dhënien e përgjigjes (fetwas), derisa nuk e ka studiuar çështjen së bashku me një grup mjekësh mysliman duke i ikur dhënies së fetwave pa e ditur mirë çështjen, apo nga mos dija, apo nga të përgjigjurit për gjërat e fshehta.
Thotë ky dijetar: “E morëm shishen në të cilën shkruante “Birra pa alkool” dhe ua dhamë njërit nga laboratorët e Sirisë, që është mbikëqyrës për përmbajtjet e prodhimeve ushqimore dhe që është nën mbikëqyrjen e Ministrisë për ushqime. Pasi që e kanë bërë zbërthimin e kësaj materie që ishte në shishe, doli se në përmbajtjen e saj kishte 0.004% alkool, nga përbërësit kryesor të saj. Këtë e kemi vërtetuar edhe nga qendra për kërkime në këtë shtet e që edhe kjo e fundit e ka vërtetuar të njëjtën gjë.
Por, mundet dikush nga ju të thotë se çka do të thotë të ketë në përbërjen e saj 0.004% alkool? E kjo do të thotë se nëse ne i kemi 1000g nga kjo materie, 4g nga ajo do është alkool.
Vazhduam studimet pasi që njëri nga vëllezërit dyshonte në këtë studim duke thënë se edhe në uthull gjendet po e njëjta përqindje e alkoolit, e ndoshta edhe më shumë se kjo!
Dijetari vazhdon përgjigjen e tij duke thënë: “Kemi telefonuar Qendrës për Standardet dhe Specifikimet e ushqimit në Siri dhe i kemi pyetur rreth përqindjes së alkoolit që gjendet nëe uthull, e përgjigjja e tyre ishte: “Alkooli kur të kalon në gjendjen e uthullës e humb cilësinë e tij dhe kështu është i barabartë me zero”, kështu që dyshimi ishte i pa vend”.
Pas kësaj iu rikthyem sërish haditheve të Pejgamberit s.a.v.s për të parë nëse është e lejuar kur sasia e alkoolit është e vogël? Le të shohim bashkërisht:
Thotë Pejgamberi s.a.v.s në një hadith të vërtetë: “Nëse ju deh El-Ferek (enë të cilën e përdorte Pejgamberi a.s. për pastrim) mbushja e dorës prej tij është haram”, kjo ka ardhur si sqarim i hadithit tjetër të Pejgamberit s.a.v.s., ku thotë: “Nëse ju deh shumica, edhe pakica është e ndaluar”.
El-Ferek është e barabartë, sipas gjuhëtarëve, me tre “sa’a” që janë mjete matëse tek arabët, e që një “sa’a” është e barabartë përafërsisht me 3.1 litër, e kjo do të thotë se një “Ferek” është e barabartë me 9.3 litra.
Çka donë të thotë hadithi i Pejgamberit s.a.v.s. është se, kush konsumon sasi të pijeve sa një Ferek (9.3 litra) dhe dehet është e ndaluar nga kjo pije qoftë edhe mbushja e dorës.
Le të kthehemi te birra pa alkool. Nëse e mbushim këtë enë me birrë pa alkool dhe e llogarisim përqindjen e alkoolit që gjendet në te 0.004%, do të rezultojë se kemi përfituar në 9.3 litra 37 gram alkool te pastër. E këtu shtrohet pyetja se kjo sasi a është e mjaftuar për ta dehur njeriun apo jo?
Për këtë kemi pyetur specialistë të ndryshëm nga lëmia e mjekësisë e te cilët janë përgjigjur se mjekët islam në Francë e kane përcaktuar përqindjen e alkoolit në gjakun e njeriut 0.8% si të mjaftueshme për ta llogaritur një vozitës si të dehur dhe me këtë rast duhet gjobitur dhe marrë leja e vozitjes. Ndërsa në Amerikë kjo përqindje është vetëm 0.3% për një litër gjak.
Ne e zgjodhëm përqindjen më të lartë në mënyrë që t’ua lehtësojmë njerëzve (0.8% për një litër gjak). Por sa duhet konsumuar njeriu që të arrihet kjo përqindje e alkoolit në gjak? Përgjigjja ishte vetëm 6 gram. Do te thotë se nëse njeriu konsumon vetëm 6 gram alkool i mjaftojnë për tu dehur.
Pra le të kthehemi edhe një here tek ena jonë në të cilën gjenden 9.3 litra nga birra pa alkool e që do të thotë se kemi për afërsisht 37 gram alkool të pastër, do tëe kuptojmë se kjo sasi është dehëse prandaj siç erdhi ne hadithin e lartpërmendur “Nëse ju deh El-Ferek (enë të cilën e përdorte Pejgamberi a.s. për pastrim) mbushja e dorës prej tij është haram”, pra edhe 0.004% është haram dhe për këtë nuk mbetet as edhe dyshimi më i vogël rreth kësaj çështje bazuar në thënien dhe perceptimet e Pejgamberit s.a.v.s.
Dhe në fund të fjalës së tij, ky dijetar i njohur thotë se ky studim gjendet dhe mundet që çdo kush të kthehet dhe kërkoj rreth tij.

Dijetari Usamah Abd El-Kerim Er-Rifaiu
Është lindur në Damask në vitin 1944. Ka kryer shkollën fillore dhe të mesme në Damask, e më vonë edhe fakultetin e Gjuhës Arabe në Universitetin e Damaskut, të cilin e përfundojë në vitin 1971. Diturin kishte marrë edhe nga babai i tij, dijetari i njohur Abd El-Kerim Er-Rifaiu, nga i cili kishte mësuar rreth shkencave Islame dhe Gjuhës Arabe. Ka ecur në shumë prej kryeqendrave islame në rrugën e tij prej thirrësi.
Punoi si imam dhe ligjërues në shumë prej xhamive të Damaskut
 
Top