• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ditari i meditimeve.

eGo0sTyle

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 29, 2010
Postime
44
Pikët
0
Vendndodhja
In HeLl
Nje Pjesez e Jetes Time ( Meditim )



Gjendem I vetem ne nje udhekryq dhe shikoj rruget e zymta e mendoj se cilen te mar se cila eshte e mire e cila mund te me coje ne shkatrrim, rri ulem e mendoj e perpara meje si copeza filmash nis e shikoj gjithe mekatet qe kam ber ne jeten time e papritur nje lot me del nga syt e habitem, habitem si valle nje njeri si un mund te kete dhe lot, e pamundur pas te gjithe atyre viteve qe per disa caste me dukej vetja zot tani kuptoj qe dhe un jam thjesht nje qenie njerzore. Duart me dridhen e rinis te shkruaj dicka qe per shum veta mund te duket e pakuptim por qe per mua eshte nje clirim dhe ndoshta nje qetesi ne zemer qe u be kohe qe se shoh nje her te jete e qete por gjithmon e valezuar si nje det me dallge te furishme e I pa meshirshem gati te permbys cdo gje qe eshte siper tij. Sa do doja qe kohen ta ktheja mbrapa e disa gjera mos ti kisha ber qe disa gjera mos kishin hyr ne jeten time ashtu pa kuptuar e tani me te flija I qete e pse jo te shikoja nje enderr I qete e jo te zgjohesha sikur te isha ne ferr, papritur zbulova qe e un mund te dua dike, oh sa ndjenj e bukur Dashuria por valle eshte dhe per ne mekataret qe zoti I ka denuar te vuajn gjithmon nen ferrin e zi. Ndoshta smeritoj asgje e perse tani jam penduar e duke ngritur koken lart ne qiell leshoj nje klithem renkimi duke kerkuar I deshperuar qe zoti te me fal per cdo gabim qe bera sepse si kam menduar gjerat gjate e ndoshta mosha ime e re e mendja ime prej harrakati me shtyu te bej gjera qe tanime po I vuaj ne net pa gjume ne tmerr kur fle gjum e ne hije qe me shfaqen kur naten eci I vetmuar duke kerkuar nje copez shprese qe kete pjesez te jetes time ta fshi e te me jap nje minut qetesi, ndoshta nqs do vdisja do te mund te gjeja qetesin e deshiruar por tanime kam frike, kam frike sepse cdo gje me perndjek duke me ber te paguaj gabimet e mija nen vuajtje te mjerushme qe akoma spo arriij te gjej shpetim. Ndonjeher mendoj qe se meritoj as dashurin tende e ndonjeher mendoj si mundet qe nje qenie kaq e pafajshme te ndjej dashuri per nje monster si un, si mundet te me fal dicka kaq hyjnore kur as ferrin un se meritoj. Sa her flas me ty dicka qetesohet tek un e nis te futem thelle ne mendime e them me vete mos valle eshte nje trillim e tani po tallen me mua, mos valle po rifilloj ta paguaj nga e para por tani me dicka qe dikur per dike si un nuk kishte asnje vlere e ishte thjesht nje ndjenj e pakuptim dhe e pavlere. Kur pashe te shkruar diku qe me doje thjesht shtanga e per disa caste syt e humben pamjen e mendja per disa sekonda pushoj se menduari e kur erdha ne vete ndjeva nje dhimbje ne kraharor mos valle zemra te kerkon, mos valle keta sy nuk rrin dot pa te pare, mos valle mendja tanime po fshin ato caste horror qe ka fiksuar qe me kohe e tani po te mendon vetem ty???!!! Ndoshta per dike keto fjale mund ti tregojn qe un u cmenda por sbesoj qe gjithe do me kuptonin e sbesoj qe kurr sdo arrinin ta benim kete gje, sa do doja te shpjegoja dicka qe me esht ndaluar te them dicka qe per gjith jeten do ta marr me vete, dicka qe do jet shkruar ne mua e do futem me te bashk ne arkivolin e zi e aty posht do ta kem perjete. Cme prêt valle kur te vdes, cdo behet me mua? Ku do me cojen bohhh mos valle vertete po cmendem, mos valle tani per mua ska me shpetim, mos valle kam vdekur e shpirti im endet ne kete toke e eshte denuar te qendroj ketu perjete??!! Sa absurde cdo gje e ka caste qe me duket se cdo gje cdo person cdo detaj cdo moment I bukur qe un kam esht fiksuar e xhiruar qe me pas te me vrase me ndjenja faj, tani duart me dridhen e nis te shikoj tastiern e pc e mundohem te bashkoj shkronjat qe te nxjerr mallkimin Brenda meje por shoh qe esht me I fort se un shoh qe dicka Brenda meje me ndalon te them qe nje trendafil I zi u ngul brenda meje dikur e tani ka ngulur rrenjet e tij aq thelle saqe e po ta kepus ai do dal perseri, Perse valle? Perse mua? Kush me zgjodhi e perse sme la qe te kisha dhe un nje jete normale si gjithe te tjeret, te qaja te qeshja te gezoja dhe te hidherohesha sic bejn te gjith, per disa caste arrij te urrej e vet zotin sepse ndoshta ai e zgjodhi kete gje per mua e pastaj kerkoj falje e nis te bie ne mendime si gjithmon nis te mendoj dicka qe kurr sdo ket shpjegim e harrohem e humbas nga pjesa tjeter e njerzimit duke u endur ne hapsire qe kurr sdo ket mbarim e me shpresen qe ndoshta do ket dhe per mua 5 minuta qetesi 5 minuta parajse e pastaj le te vdese I qete. Nje dit te thash qe do ta marr zemren tende e ne vend te saj do ve timen sepse pastaj do ishim pergjithmon bashke se pa nje zemer njeriu sjeton dot e un doja qe zemren time ta kishe ti e gjithmon te ishe me mua, ah marrezi ndoshta dhe ti je pjese e ketij trillimi qe cdo cast e me shum po me grryen perbrenda por ndoshta je engjelli im mbrojtes e je kthyer ne mua…. Se di valle cdo behet me mua por vetem di qe te dua prane e ne je ti ajo qe do I japesh fund jetes time thjesht do e pranoj kete gje e kur te jem ne prag te vdekjes dije qe do kthej koken nga ty e do vdes duke buzeqeshur. Me mungojn shum njerez qe kam pertej kesaj jete kalimtare disa njerez qe me te vertete me donin e qe ndjej shume mall per to, me mundon shoku im I ngusht qe vdiq ne krahet e mi dikur e qe nje zot e di sa dua qe te kisha vetem nje cast kohe te bisedoja me te e per at cast mund te jepja gjithcka por ja qe jeta kjo eshte u krijuam te vuajm e secili ne te tijen po vuan por shpresoj qe asnje mos te vuaj si mua… tani po kthehem ne rrugen time pa kthim lamtumire……!!!

Nga Ditari I nje te Cmenduri


Ps: Kjo eshte kopje origjinale e text e pa korigjuar sic eshte shkruar.
 

Emirjola

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 9, 2010
Postime
150
Pikët
0
Vendndodhja
verdalle!
Përgjigje e: Nje Pjesez e Jetes Time ( Meditim )

...........................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................!!!!!!!!!!!!!!!!!!shum mendime dhe asnje fjale!!!
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,012
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
meqenese nuk kishte nje teme te tille vendosa ta hap une.. here pas here kam deshire te shkruaj cfare me vjen ne mendje per momentin.
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,012
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
krenare qe jam shqiptare


KRENARE QE JAM SHQIPTARE



JENI MUNDUAR TE MERRNI JETET TONA,KENI KERKUAR TE RREMBENI GJITHCKA, KENI KERKUAR TE NA POSHTERONI, JENI USHQYER ME GJAKUN TONE, ME ESHTRAT TONAPOR NUK JA KENI ARRITUR DOT KURRE TE NA HIQNI KRENARINE TONE. JEMI SHQIPTARE! PO ! DHE JEMI KRENARE PER KETE.KEMI MBIJETUAR NE SHEKUJ TE SHEKUJVE, U KEMI MBIJETUAR TORTURAVE, DHUNIMEVE, MASAKRAVE, MASHTRIMEVE E POSHTERIMEVE E DO VAZHDOJME TE MBIJETOJME!

NUK ESHTE NJE FLAMUR I DJEGUR QE NA TREMB,NUK JANE LUFTERAT PER LIRINE TONE QE NA KANE ZBUTUR,NUK JANE DHUNIMET, PERDHUNIMET, VARRET E PERBASHKETA QE NA KANE NDALUAR E AS DO NA NDALOJNE TE JEMI KOMB!NUK ESHTE NJE GRUP HULIGANESH SERBE AS NJE USHTRI GREKE QE MUND TE NA TREMBE! NE JEMI BIJTE E SHQIPES, BIJTE E SKENDERBEUT E ASGJE NUK NA NDALON E NA TREMB. PO! JAM KRENARE QE JAM BIJE E NENES TIME DHE E TIM ATI, JAM KRENARE QE JAM MOTER E VELLEZERVE DHE MOTRAVE TE MIA, JAM KRENARE QE JAM TEZJA E NIPAVE DHE MBESAVE PO MBI GJITHCKA
JAM KRENARE QE JAM BIJE E SHQIPERISE

ps. DEDIKUAR TE GJITHE ATYRE QE DO DONIN TE MOS EGZISTONIM SI KOMB
 

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Përgjigje e: Ditari i meditimeve.

Do ta dish nga vi ???...Vi nga nje vend qe quhet shqiperi...Nje vend qe shquhet per trimeri.... Aty ku gjaku nuk falet por lahet para se te thahet...nje toke qe me dha emrin shqiptare e para gjith botes per kte jam krenare.
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: Ditari i meditimeve.

wooow Mary

e lexova me dëshire
vargjet tua shuuumë të mire
ti ke shkruar këtë me zemër
hallall të qoftë ta them me emër
të them të drejtën më befasove
këtë ti që e shkrove
të kam moter MARY edhe ty
të na rrnoftë NENA SHQIPERI


 

Jolene

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
19,095
Pikët
226
Vendndodhja
Aty ku jane kujtimet e vjetra e t’presin t’rejat!
Përgjigje e: Ditari i meditimeve.

S'jemi as turq as kaurë,
Mos e thoni këtë kurrë,
S'jemi grekër as bullgarë,
Jemi vetëm shqipëtarë
Ky emërë na jep nderë,
Pa s'na duhenë të tjerë,
Kemi gjuhëzënë tënë,
Zot'i math na e ka dhënë,
Dhe komb e mëmëdhe kemi,
Të humbur në jetë s'jemi.



 

Marina

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 27, 2010
Postime
676
Pikët
0
Vendndodhja
N'prishtin
Përgjigje e: Ditari i meditimeve.

O Flamuri rrema rrema,
kush s`te don i plast zemra,
I plast zemra, u shkremoft,
e per Flamur kurr mos u gzoft.


 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,012
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Ditari i meditimeve.

sonte ne ndonje cep te botes(mbase dhe diku ketu afer) nje njeri, disa njerez e kane lene kete jete.
sonte ne ndonje cep te botes(mbase dhe diku ketu afer) nje femije, shume femije kane pare driten e jetes se re.
ky eshte cikli i jetes, trishtim e mrekulli, hidherim e lumturi njekohesisht
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,012
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Ditari i meditimeve.

atehere kur mendojme qe cdo gje ska me vlere, qe cdo gje eshte e kote e pa kuptim, atehere kur na duket qe dhe shpresa nuk egziston me, atehere jeta na buzeqesh, shqelqen me madheshtine e bukurine saj
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,012
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Ditari i meditimeve.

tornata a casa dopo 2 giorni a casa...ma poi qual'è la mia casa???? che triste doversi dividere tra due mondi e non sentire realmente propria nessuna delle due.........
u ktheva ne shtepi pas dy ditesh qe isha ne shtepi..por cila eshte shtepia ime???? cfare trishtimi te jesh e ndare mes dy botash te ndryshme dhe te mos i ndjesh realisht te tuat asnjeren

ps. sapo isha kthyer nga nje weekend ne shqiperi :(
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,012
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Ditari i meditimeve.

ndodhem ne nje udhekruq... kater rruge............ cilen valle do zgjedh??
sonte perfundimisht zgjodha njeren...eshte rruga e mire?? koha do ta vertetoje...
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,012
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Ditari i meditimeve.

ora 3.00 e nates. dhe sonte nuk arrij te mbyll sy.nata me duket e gjate pambarim, dita me duke nje tunel pa fund i zhytur ne erresiren qe dominon shpirtin tim. shikoj veten ne pasqyre dhe nuk e njoh me.. aty shfaqet nje rifleks i zbehur i vetes time, nje kopje e deshperuar qe leshon klithma deshperimi por qe ne kete nate te shurdher askush mund ti degjoje.
jam perballe dy syve qe kane humbur ndricimin, shikoj dy buze qe kane harruar c'eshte buzeqeshja, shikoj nje fytyre qe eshte inespresive.. lotet rreshqasin dhe une pyes veten ''jam une kjo????''


29.08.2008 ora 3 e mengjezit. nje moment shume shume i keq i jetes time
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,012
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Ditari i meditimeve.

ora nje e nates dhe nuk arrij te mbyll sy..kjo nate me duket e bukur..shoqeria ime sapo iku pas nje mbremje te kaluar ne menyren me te bukur qe nje njeri mund te deshiroje...shikoj veten ne pasqyre, fytyra ime ka nje drite te re qe shkelqen , syte e mi shprehin gezim, buzet e mia buzeqeshin...tuneli i shpirtit tim i zhytur ne erresire mori fund. nje drite e forte ndricon rrugen time... shikoj veten ne pasqyre dhe tani po; tani njoh plotesisht veten time.JAM UNE.. dopo una lunga discesa c'è sempre una risalita... sto risalendo..dhe eshte bukur .........
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,012
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Ditari i meditimeve.

gjethja e verdhe, pa jete bie nga pema..dikur, e ngjitur ne tupin e pemes ishte e bukur plot jete, jeshile..nje krimb ju afrua ,tek gjethja zuri vend, ai dalngadale u shnderrua ne nje flutur te bukur, gjethja ne dicka pa jete...

shikoj pemen, nje gjethe e re po lind ne vend te gjethes pa jete....
keshtu eshte jeta, nje iken dikush tjeter ze vendin e atij/ asaj
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,012
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Ditari i meditimeve.

Sonte dua te pi, sonte dua te pi per te harruar gjithcka, sonte dua te pi mbi palumturine time, sonte dua te pi aq sa fantazmat e te shkuares time te me rrethojne, sonte dua te pi aq shume sa te kujtoj me te vertete qe gjendem ne ferr, sonte dua te pi deri ne ate pike qe jeta ime te me duket dicka pa vlere, sonte dua te pi ate whisky qe mbaj menjane per ty, ate vere qe ty te pelqen shume, sonte dua te pi dhe te qaj per ne te dy,sonte dua te pi aq shume sa te kujtoj me te vertete qe kam vdekur,sonte dua te pi deri sa te arrij te te harroj.
SONTE DUA TE PI AQ SHUME SA TE HARROJ GJITHCKA DHE NESER PER MUA TE JETE NJE DITE E RE.
SONTE DUA TE PI PER TE HARRUAR DY MUAJ TE JETES TIME

shkruar 2 vjet me pare
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,012
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Ditari i meditimeve.

dy fytyrat e nje medalje..
jeni si dy fytyrat e nje medalje, te ngjashem por te kundert.
ashtu si vampiri qe ushqehet me gjak ju ushqeheni me ate pak dashuri qe arrini
tua rrembeni njerezve qe mundohen t'ju rrine prane.keni nevoje gjithmone te shfrytezoni,te shkaktoni vuajtje,te luani, te talleni te mashtroni . jetoni ne erresiren e jetes suaj duke shfrytezuar te tjeret,por nuk kuptoni qe jane te tjeret qe shfrytezojne ju,dhe ne fund gjendeni gjithmone vetem, te braktisur te boshatisur, vuoti nell'anima e cuore..
SALVA TE STESSO FIN CHE SEI ANCORA IN TEMPO


shkruar 2 vjet me pare
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,012
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Ditari i meditimeve.

TI
ti, ti qe me flet per jeten, por nuk di c'eshte jeta e vertete, ti qe me flet per dashuri por qe nuk ke mesuar kurre c'eshte dashuria,ti qe derdh lote por qe nuk di te qash , ti qe kerko ndryshimin por qe ndryshimin nuk do, ti qe je hidherimi i nje nene, vdekja e nje babai, deshperimi i nje motre, shkaterrimi i nje femre..........ti...................ti di umano nuk ke asgje......ti qe cdo ndjenje ka vdekur brenda teje, ti qe me buzeqesh dhe pastaj me godet pas kraheve...ti qe nuk di c'eshte burreria sepse burre nuk ke qene ndonjehere e burreri nuk ke njohur....ti qe nje nene do te te preferonte te dinte te vdekur, ti qe nje femije do te ishte i lumtur te mos kishte per baba, ti qe nje moter do te preferonte te te mohonte si vella, ti qe nje femer do te donte te mos te nihte kurre...............ti................une ty te fal, nuk mund te te urrej sepse nuk do te mund te te urrej kurre me shume nga sa urren ti veten tende.........



PS. shkruar 2 vjet me pare.
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,012
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Ditari i meditimeve.

perse gjithcka duhet te jete kaq e veshtire, kaq e ngaterruar? perse nuk arrij te jem indiferente, perse nuk le qe gjithcka te rreshqase larg meje ashtu sic ben pjesa me e madhe e njerezve?? perse nuk arrij dot te them kujt i plasi?? Jo, une jo!!une kerkoj gjithmone nje pergjigjje per gjithcka, tentoj me cdo kusht, nuk me mjafton evidenca e fakteve, kerkoj te di , kerkoj te kuptoj dhe atehere ja ku arrin pergjigjja e kerkimeve te mia. arrin me e forte e me e rende se kurre! ndonjehere di ishte mire te mos kerkoja pergjigjje , te ndalohesha ne siperfaqen e gjithckaje , ndonjehere do ishte mire te beja sikur nuk kuptoj, do me ndihmonte te jetoja me mire, pa shume probleme e mendime.
kam zili ata qe nuk kerkojne shume nga jeta por marrin ate qe jeta u jep dhe nuk pretendojne te dine te kuptojne ,te ndryshojne o te kene me shume nga sa u eshte dhene...
perse jam gatuar kaq e gabuar????????
 
Top