• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Divorci mes anglikanëve dhe katolikëve: Një histori dashurie

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Mbreti i Anglisë Henri VIII (1491-1547), një katolik i flaktë, ishte një mbështetës besnik i papatit.

Ndarja e Kishës së Anglisë me Romën, që solli krijimin e anglikanizmit në shekullin XVI, ka fillesa vetëm një raport të largët me fenë. Ajo u shkaktua para së gjithash nga një histori dashurie.


Mbreti i Anglisë Henri VIII (1491-1547), një katolik i flaktë, ishte një mbështetës besnik i papatit. Ai e shihte me sy të keq Reformën e protestantëve dhe e kritikonte hapur gjermanin Martin Luther, gjë që bëri që atij t'i jepej titulli i shquar "Mbrojtës i besimit".


Por, sovrani do të ofendohej në atë masë nga papa Klement VII sa nuk do ta harronte kurrë.



Henri VIII priste me dëshpërim një trashëgimtar mashkull nga martesa me Catherine d'Aragon, shëndeti i dobët i të cilës e bënte ndodhinë e lumtur edhe më pak të mundshme.


Pikërisht atëherë ai ra në dashuri me një markezë elegante që bëri përshtypje të madhe në oborr në atë kohe, Anne Boleyn.


Ai kërkoi në vitin 1527 anulimin e martesës së tij nga papa Klement VII për t'u martuar me Anne Boleyn, por, pas vitesh të tëra hezitimi, mori një refuzim të formës së prerë, në vitin 1530.


Meqë Roma nuk deshi t'i japë divorcin, Henri VIII do të krijojë Kishën e tij: ai vetëzgjidhet kreu i Kishës së Anglisë, anulon martesën me anë të arqipeshkvit të Kanterbërit, i zgjedhur primat i "fesë" së re dhe në vitin 1533, martohet me Anne Boleyn.


Ndarja me Romën përfundon në vitin 1534 me shpalljen e "Aktit të Supremacisë" që e konfirmon Henrin VIII si të vetmin "Shef Suprem" të anglikanizmit.


Si për ironi të fatit, edhe mbretëresha e re lindi vajzë. Më vonë ajo bën disa dështime dhe mbreti mërzitet edhe me të.



Ai e dënon në gijotinë në vitin 1536, duke i dhënë sidoqoftë privilegjin e prerjes së kokës me shpatë dhe jo me sëpatë për të zvogëluar dhimbjen.
 
Top