• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Dizajn i ri, më i thjeshtë për MySpace!

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Dikur-dominues, rrjeti shoqëror MySpace është duke e bërë riorganizimin e faqes kryesore.
MySpace është duke kërkuar të duket pak a shumë si rivali i saj më popullor dhe më i populluar, Facebook, edhe pse duket se faqja është duke bërë përpjekje për të vendosur veten në një identitet të ri, i cili potencialisht do të ishte tërheqës për përdoruesit e saj.

Ajo çka po bën MyScpace është kryesisht thjeshtimi i faqes hyrëse për përdoruesit e saj.

MySpace është duke i konsoliduar edhe rekomandimet, të tilla si lojërat, ngjarjet dhe "njerëzit që ju mund t’i njihni," në një vend të vetëm, dhe jo t’i shpërndajë ato nëpër pjesë të ndryshme të faqes.

Për më shumë, edhe fotot, videot, muzika dhe ngjarjet do të jenë të kombinuara në kuadër të seksionit "My Stuff " në faqen kryesore të rrjetit social.

Ri-dizajnimi i faqes është pjesë e një rregullimi më të gjerë që MySpace po synon ta bëjë, si një përpjekje për të qëndruar ende si faqe e rëndësishme për audiencën e saj aktuale dhe të tërheqë përdorues të ri, duke përfshirë edhe ata që nuk e kanë vizituar këtë rrjet social me vite.
 
Top