• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Djaloshi i dashuruar fejoi vajzën e gabuar

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113

Një britanik i ri, të cilit po i mungonte shumë e dashura derisa ishte në shërbim ushtarak në Afganistan, vendosi ta fejojë, por porosinë e tij romantike e mori një vajzë tjetër, të cilën e befasoi shumë shprehja e dashurisë nga një djalë i panjohur.

Ushtari britanik duket se kishte thirrur numrin gabimisht dhe kishte fejuar vajzën e gabuar por çka është më e keqja në tërë këtë muhabet, ai edhe për një muaj më nuk ka të drejtë të bëjë thirrje tjetër.

Burri misterioz pritet të kthehet në prill nga Afganistani. Identiteti i ushtarit nuk është i njohur, ndërsa në porosinë telefonike një minutë e gjysmë ai po i propozonte fejesë të dashurës së tij shtatzënë, Samantha.

Porosinë e tij prekëse në vend të Samanthas e dëgjoi 44 vjeçarja Diana Potts. E prekur thellë nga rrëfimi i ushtarit i cili u lajmërua nga misioni paqësor i prekur thellë nga vdekja e shokut të tij, Diana vendosi ta publikojë mesazhin në media në mënyrë që mesazhin ta merr personi i duhur, shkruan “Daily Mail”.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Djaloshi i dashuruar fejoi vajzën e gabuar

lol ndonjehere edhe vajzat jan me fat .....:)
 
Top