• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Do të martoheshit me një vajzë ose djalë të divorcuar?

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,290
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Jeta eshte sa e bukur aq e dhimbshme dhe ne te kalon plot gezime e trishtime .
Pa paragjykuar asnje dhe asgje ...jepni opinionet tuaja nese jeta do tju vinte ne prove te krijonit familje si ne kete rast.
 
orkidea

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 18, 2009
Postime
215
Pikët
0
Vendndodhja
n'ajer
Përgjigje e: Ju do te martoheshit me nje vajz ose djal te divorciuar ???

Po :)
Ku qendron problemi ?!!!!!!!!
Divorci tregon force ne karakter edhe vetevlersim
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,477
Pikët
113
Përgjigje e: Ju do te martoheshit me nje vajz ose djal te divorciuar ???

Jeta eshte sa e bukur aq e dhimbshme dhe ne te kalon plot gezime e trishtime .
Pa paragjykuar asnje dhe asgje ...jepni opinionet tuaja nese jeta do tju vinte ne prove te krijonit familje si ne kete rast.
Okay,per vete po.Nuk paragjykoj nje tjeter se c'far fatkeqesie i ka ndodhur(e gjykoj une keshtu).
Por kohe do mundohesha te gjeja..........qe ta njifja me mire(pa hetime).
lg
 
PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Përgjigje e: Ju do te martoheshit me nje vajz ose djal te divorciuar ???

sigurisht qe po,sepse jeta kjo esht mund te na gjej ne rrethana te ndryshme dhe e marim cdo moment si te vi dhe nqs nje person e don me gjith shpirt ska te bej e kaluara rendesi ka e ardhmja me te..MOS shiko dallgen qe iku,lej hapsir tjetres qe po vjen..
 
ABORDAZH

into the wild
Anëtar
Dec 7, 2010
Postime
1,510
Pikët
48
Vendndodhja
kuturu
Përgjigje e: Ju do te martoheshit me nje vajz ose djal te divorciuar ???

besoj se po
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,477
Pikët
113
Përgjigje e: Ju do te martoheshit me nje vajz ose djal te divorciuar ???

Perse jo?
Dhe po.Moralin une e dhjes.
 
ABORDAZH

into the wild
Anëtar
Dec 7, 2010
Postime
1,510
Pikët
48
Vendndodhja
kuturu
Përgjigje e: Ju do te martoheshit me nje vajz ose djal te divorciuar ???

pune morali...
Eshte mese normale te fantazosh per te ndaluaren ,ta deshirosh te ndaluaren.
Te ndaluaren eshte krejt normale ta besh.por ne nje cast te caktuar duhet te nderhyj morali,duke e len fantazin
vetem fantazi.
Njerezimi egziston prej kohesh dhe prej kohesh i ka provuar te gjitha dhe ka sajuar mekanizmin mbrojtes,te vetmin
qe mund te vere ne baraspeshe cinizmin e llogjikes dhe te arsyes se shendoshe .
Ky mekanizem eshte morali.

mqs e dhisje moralin
 
Une aktualen e jetoj.
Mbase pa moral.
E kam ne plan nje burre ta qis jashte loje.
Ke ndonje plan ti?
 
ABORDAZH

into the wild
Anëtar
Dec 7, 2010
Postime
1,510
Pikët
48
Vendndodhja
kuturu
Përgjigje e: Ju do te martoheshit me nje vajz ose djal te divorciuar ???

modestia ne kulme thuaj haha haha
 
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
5,280
Pikët
113
Përgjigje e: Ju do te martoheshit me nje vajz ose djal te divorciuar ???

Jetes nuk i dihet si te vjen. Neser mund te jete secili nga ne ne kete situate(te divorcohet). Nuk eshte problem te martohesh me nje te divorcuar, por mire eshte te dish pse eshte divorcuar. Mund ta kete lene gruaja/burri se ka qene i dhunshem, parazite, i alkoolizuar, apo bixhozxhi i mbaruar, bredharak. Mire eshte ti dish keto para se ti futesh asaj aventure e ti japesh te drejte gruas apo burrit te pare qe e ka lene pasi je martuar.
 
dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
598
Pikët
0
Përgjigje e: Ju do te martoheshit me nje vajz ose djal te divorciuar ???

Te enjten e kaluar pash nje film, The King's speech, i bazuar ne historin e vertet te familjes mbreterore. Vellai i madh, i cili u be mbret automatikisht pas vdekjes se babait, hoqi dore nga froni mbreteror per tu martuar me nje grua e cila ishte divrocuar dy here... kjo ndodhi ne vitin 1929.
 
Dasius

Eftimiollog
Anëtar
Oct 7, 2010
Postime
310
Pikët
28
Vendndodhja
Tiranë
Përgjigje e: Ju do te martoheshit me nje vajz ose djal te divorciuar ???

Jeta eshte sa e bukur aq e dhimbshme dhe ne te kalon plot gezime e trishtime .
Pa paragjykuar asnje dhe asgje ...jepni opinionet tuaja nese jeta do tju vinte ne prove te krijonit familje si ne kete rast.
Për disa njerëz, gjetja e dashurisë së vërtetë është një proces i gjatë dhe ndonjëherë i dhimbshëm që mund të përfshijë brenda edhe martesa të pamenduara mirë.

Kjo nuk do të thotë se ata konsumohen, apo tjetërsohen. Atyre nuk u dalin brirë. Përkundrazi, mund të fitojnë eksperiencë dhe të kuptojnë më mirë se çfarë duan dhe se për çfarë kanë nevojë.

Kur një çift divorcohet, kjo tregon se ata tashmë janë pjekur, kanë kuptuar se për çfarë kanë nevojë dhe që këto nevoja nuk mund t'ia plotësojnë njerit tjetrit. Natyrisht, ka dhe arsye të tjera pse njerëzit divorcohen por unë po marr atë që ka lidhje me dashurinë.

Tani, çdo njeri në këtë botë ka të drejtën që të dashurojë dhe të dashurohet, përfshi dhe ata që kanë qenë më parë të martuar.

Nëse dashuria e jetës tënde (në përgjithësi) ndodh që të jetë një person që ka qenë i martuar më parë, kjo as nuk i heq dhe as nuk i shton dashurisë tuaj.

Unë mendoj që nuk ka asnjë arsye për t'i kategorizuar njerëzit në të divorcuar dhe të padivorcuar pasi elementi divorc nuk ka asnjë domethënie në karakterin e njeriut, pra njerëzit që kanë qenë më parë të martuar nuk kanë asnjë ndryshim nga ata që nuk kanë qenë më parë të martuar.
 
HELEN OF TROY

Jeta vazhdon
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
1,311
Pikët
38
Vendndodhja
prane teje
Përgjigje e: Ju do te martoheshit me nje vajz ose djal te divorciuar ???

Nese eshte i pershtatshem per mua
pse jo ....cdo njeri ne jete mund ti ndodh nje shkurorezim kjo nuk thote asgje..

nese ka femije atje gjerat behen pak me te komplikuara
 
WALCHIRIA

Best Of Me
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
4,199
Pikët
113
Përgjigje e: Ju do te martoheshit me nje vajz ose djal te divorciuar ???

Pse jo , cdokujt mund ti ndodhi ne jet nje gje e till , kjo sdo te thot se esht person negativ , sepse nje dit ndoshta mund ti ndodhi cdokujt nga ne , jeta eshte e paparashikushme .
 
sara28

I miss you
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
62
Pikët
0
Vendndodhja
ne zemren e zemres time
Përgjigje e: Ju do te martoheshit me nje vajz ose djal te divorciuar ???

Pse jo , cdokujt mund ti ndodhi ne jet nje gje e till , kjo sdo te thot se esht person negativ , sepse nje dit ndoshta mund ti ndodhi cdokujt nga ne , jeta eshte e paparashikushme .
mese e vertete kjo qe jeta eshte e paparashikueshme.....cdo kujt nga ne mund ti ndodhi dicka e tille por ama nuk duhet te shihet me ate syrin "i/e divorcuar" dhe te gjykohet....
me pak fjale per mua sdo ishte problem dicka e tille
rendesi ka ai si person dhe jo e kaluara
 
[email protected]

♡ KaFe Pa SHeQeR ♡
Anëtar
Apr 11, 2010
Postime
12,436
Pikët
113
Vendndodhja
N'shpin Time :P
Përgjigje e: Ju do te martoheshit me nje vajz ose djal te divorciuar ???

Nuk shoh asnje problem . Si thone me siper e rendesishmja eshte e koha tashme dhe e ardhja dhe jo e kaluara :)
 
Top