• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Domenika: Seldi në lidhje me Sinan Hoxhën

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Një nga çiftet më të përfolura të “Big Brother Albania 3”, Seldi dhe Domenika, kanë ndarë rrugët e tyre dhe kanë lënë njëri-tjetrin. Shkak për këtë thuhet të jetë homoseksualiteti i Seldit, gjë të cilën Domenika nuk e duroi më, ndërsa pohon se Seldi është në lidhje dashurie me këngëtarin Sinan Hoxha.
Ndarja e tyre nuk është një ndarje e zakonshme që mund të vijë si pasojë e mospërshtatjes së karaktereve, xhelozisë së tepërt etj., porse sipas Domenikës, dyshimi i saj ishte vërtetuar se “djali që dashuronte ishte homoseksual”.

“Dyshimet e para i pata pas prononcimit të një ish miku të tij O.G tek ‘Panorama’ pak javë më parë ku ai rrëfente për homoseksualitetin e Seldit. Pas kësaj, unë vendosa t’i kërkoja shpjegime Seldit, por ai i përgënjeshtroi ato publikisht në shtyp, dhe unë u qetësova për një farë kohe. Por sjellja e Seldit vazhdonte të ishte shumë dyshuese. Në fillim mendova se mos në jetën e tij ishte një femër tjetër, por jo, fatkeqësisht ishte një mashkull dhe pikërisht këngëtari Sinan Hoxha”, ka thënë Domi për shtojcën Panorama Plus.

Sipas Domenikës, Seldi në fillim i kishte thënë se Sinanin e kishte kushëri dhe shok të ngushtë, porse ajo kishte filluar të dyshonte pasi sa herë që Seldi kishte folur me këngëtarin në telefon “dilte në ballkon dhe s’kishte dëshire ta dëgjonte njeri kur fliste me të”.

“Insistimi im për marrëdhënien mes tyre ishte aq i madh sa e detyroi Seldin që të më rrëfente gjithçka: Se ai me Sinan Hoxhën (këngëtarin) ishin më shume se miq, ishin të dashur”, shton ajo.

Domenika tregon më tej se kishte qenë pikërisht këngëtari Sinan Hoxha ai që e kishte shtyrë Seldin të futej në Big Brother dhe të lidhej me një femër, në mënyrë që të shuheshin thashethemet për homoseksualitetin e tyre.
 
Top