• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Drashkoviqi: "shqiptarët e Kosovës së pari hoqën dorë nga flamuri, shteti edhe himni..."

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
15,994
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Drashkoviç flet për statusin e Kosovës, tregon se nga çfarë hoqën dorë shqiptarët

Në një intervistë për media në Beograd, Vuk Drashkoviq, lider i partisë SPO, ka folur për situatën e përgjithshme të krijimit dhe më pas shkatërrimit të Jugosllavisë, për luftërat në ish-Jugosllavi dhe për Kosovën, pikërisht për qëndrimet e tij rreth rolit të Kishës Ortodokse dhe të Kosovës. të gjitha këto i sjellim nga artikulli i “Kurir”.
“Personalisht mendon se statusi përfundimtar për Kosovën është zgjidhur para 14 viteve, bazuar në Rezolutën 1244 dhe asokohe kemi marrë një dokument të shkëlqyer si bazë të marrëveshjes së ardhshme mes Kosovës edhe Serbisë”, ka thënë Drashkoviç.

Ai potencoi se “jo marrëveshje mes Beogradit e Prishtinës sepse nuk po flasim prefektët e dy qyteteve dhe ky është një iluzion. Popullit i servohet mashtrimi se këto bisedime që udhëhiqen janë bisedime mes Serbisë dhe krahinës së saj. E assesi mes shtetit të Serbisë dhe shtetit të Kosovës, që shteti nuk e njeh, por i duhet të arrijë marrëveshje”, tha ai.

Drashkovç nënvizoi se “dokumenti i Ahtisarit ka sjellë tek ajo që shqiptarët e Kosovës së pari hoqën dorë nga flamuri, shteti edhe himni”.
“Ky ishte presion i fuqishëm i Amerikës. Kanë heq dorë nga synimet që të bashkohen me Shqipërinë. Kanë pranuar që në të gjithë territorin e Kosovës gjuha dhe shkrimi cirilik të jetë e barabartë me gjuhën shqipe dhe shkrimin. Pranuan që pasuria e kishave edhe manastireve të jetë pronë e SPC me seli në Beograd.
Që ato të ruhen e mbrohen nga njësitet speciale ku komandat të jetë serbi. Që 40 kisha e manastire të formohen si zona të mbrojtura, ku shqiptarët nuk guxojnë të vendosen dhe të lejohen aty. U formua zinxhiri i komunave të re me shumicë jo shqiptare, serbëve iu garantuan 10 vende deputeti dhe dy ministri. Shumë më tepër mund të arrihet me bisedime dhe në momentin kur Kosova e Serbia hynë në BE, nuk do ketë asnjë kufi”, tha ai.

Sipas Drashkoviç: “Kosova është nj mit i shpikur, i mrekullueshëm për literaturë, por i shpikur se nuk ka asnjë betim apo darkë të princave, çdo gjë është e shpikur… kjo në të vërtetë është mbetja e darkës sekrete ku Lazari luan rolin e Jezusit, ndërsa 9 jugoviçët janë apostuj e Vuk Brankoviç është Krishti.
Mirëpo pastaj njerëzit e mençur edhe kisha e pranojnë si realitet dhe popullit përmes violinave i predikohet edhe në libra…. i predikohet se i gjithë populli serb është popull i Jezu Krishtit dhe duhet të ndjek viktimën e vetë Sipas kësaj roli i SPC është katastrofë për kombin tonë”, tha Drashkoviç.
 
Samiu

V.I.P
Anëtar
Oct 9, 2010
Postime
6,764
Pikët
113
Demko (@Gi de Masha), @edlin nuk te ka pyet nese eshte serb apo jo, por ka pohuar se, "...dhe ky eshte nje serb..." duke pretenduar, ashtu si e kuptoj une edlinin, se dhe ky si gjithe serbet tjere llapin pa lidhje per Kosoven apo shqiptaret aty.
Ndersa, edlin inderuar, ky shaku ne fakt ka thene pothuajse nje te vertet qindperqindshe...
Kosova, ne fakt eshte nje Proktetorat nderkombetar (e kam thene edhe shume vite me pare ketu...) ose nje kolonizim klasik, por ne mynyrat me moderne administrative te ketij shekulli. Ne shqiptaret, edlin i nderuar, sipas marrveshjes se Rambujes, dhe rezolutes 1244 te OKB-se, as me shume e as me pak, jemi me qira ne tokat serbe ose trojet serbe. Qirane na paguan apo kane pagu nderkombetaret. Ne jemi shtet i pamvarur por me nje administrim mbrenda vetvetes me mbikqyrje, sa per sy e faqe, nderkombetare.
Ne shqiptaret, edlin i nderuar, me thene me shkurt dhe troc, apo "qisto shqip"; Nuk guxojme, m`fal n´shprehje, as nje po*dh me e bo per ceshtje politike te jashtme, pa i pyet ndekombetaret.
 
edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
8,629

Kështu e kuptoj dhe unë...
Dhe sa për Drashkoviç....
Ndoshta gjuha është më e butë.... por në fund të fundit është një mjet tjetër për të arritur qëllimin që është i njëjtë me atë që kanë edhe mjetet e dhunës...
Më pak fjalë Serbia e ka krijuar egzistencën e saj në zhdukjen e shqiptarëve, qoftë me dhunë e qoftë me diplomaci

1244 është gozhda e Nastradinit që e nguli Rusia me insistim...
 
murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
2,512
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Drashkovic thote te verteten. Lexoni statusin e UCK,dhe do kuptoni qe po thote te verteten. Hoqen dore nga bashkimi me Shqiperine,flamuri dhe himni. Keshtu i hapet rruga "kombit kosovar" te Matosheve
 
edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
8,629
Pikët
113
Drashkovic thote te verteten. Lexoni statusin e UCK,dhe do kuptoni qe po thote te verteten. Hoqen dore nga bashkimi me Shqiperine,flamuri dhe himni. Keshtu i hapet rruga "kombit kosovar" te Matosheve
Ja një shëmbull...

ricky_ch

*************
Anëtar
Feb 16, 2015
Postime
687
Pikët
63
Duke qenë njeriu shumë optimist mund të shkojë shumë, shuuumë larg, kuptohet pas dashit!
 
Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
15,994
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Me padurim po pres të dilni pak në anën tjetër të medaljes, shkak ky pse edhe e bëra këtë postim!!
Të shohim nëse po e gjen dikush?
Politikën e shkaut asht zor me e marrë vesh. Ai edhe kur të kruan - faktikisht kaq të gërrith/gërvish sa nuk e heton fare, vec kur ta shohësh veten të gjakosur dhe i habitur pyet veten: more ku qenkam gërvishtur kështu!!!!!
 
Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
15,994
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
akoma askush nuk u përpoq të shohë anën tjetër të medaljes?!!!!
e, po: nuk është ar cdo gjë që shkëlqen?
 
Anëtar
Jan 30, 2012
Postime
9,221
Pikët
113
akoma askush nuk u përpoq të shohë anën tjetër të medaljes?!!!!
e, po: nuk është ar cdo gjë që shkëlqen?
Demke, 03:05 e mjesit knej. Flen njerzia. Nuk do merren me ceshtje strategjiko-politike.

Por qe shefat merren vesh me njoni tjetrin mo mir se puntoret, kjo nuk osht e re. Hajde tani, puntor te te gjitha firmave, bashkohuni. :)
 
Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
15,994
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Demke, 03:05 e mjesit knej. Flen njerzia. Nuk do merren me ceshtje strategjiko-politike.

Por qe shefat merren vesh me njoni tjetrin mo mir se puntoret, kjo nuk osht e re. Hajde tani, puntor te te gjitha firmave, bashkohuni. :)
s'po më merr gjumi. sa për sherr, kur u ktheva nga biblioteka fillova ta lexoj këtë libër...

dhe ... më kishte zënë gjumi duke lexuar!!!
 
Top