• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Drejtshkrim (Të mësojmë të shkruajmë pa gabime)

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,971
Pikët
0
Një gabim që shikoj shpesh nëpër shkrime të ndryshme në internet, është fjala vehtja. Shkruhet vetja, por pa qenë nevoja të sjell fjalorin, po shpjegoj pse shkruhet kështu:

Rrënja e fjalës vetja është përemri pronor vet, nga i cili rrjedhin një sërë fjalësh të tjera, si: vetëm, vetmi, vetmuar, vetmitar, vetjak, vetor, vetiu, vetishëm etj.

Pra shkruhen:

i vet dhe jo i veht
vetë dhe jo vehtë
vetja dhe jo vehtja
me vete dhe jo me vehte
vetëm dhe jo vehtëm
vetmi
dhe jo vehtmi
vetjak dhe jo vehtjak
etj.
.
 

Ajnej

Restaurator Orbis
Staff member
Anëtar
Jul 24, 2011
Postime
3,205
Pikët
63
Vendndodhja
Dardania Parva
Përgjigje e: Drejtshkrim (Të mësojmë të shkruajmë pa gabime)

Një gabim që shikoj shpesh nëpër shkrime të ndryshme në internet...
konsideroni :
Një gabim që {e [1. shoh; 2. verej; 3. has~; 4. dalloj; 5. ndesh~]} shpesh nëpër shkrime të ndryshme në internet...
fjalësh tjera
Konsideroni:
{ fjalësh tjera }

Si dhe te qartesoni ca me mire shembujt:
>>"vetë" dhe jo "vehtë"
>>"vetjak" dhe jo "vehtjak"

Pune te mbare.
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,971
Pikët
0
Përgjigje e: Drejtshkrim (Të mësojmë të shkruajmë pa gabime)

konsideroni :
Një gabim që e shikoj shpesh
Nyja e këtu nuk është e domosdoshme, mund të shkruhet edhe pa nyjë.


Ajnej said:
Konsideroni:
{ fjalësh tjera }
Nyja këtu është e domosdoshme. Na sill një shembull nga fjalori ose librat e gramatikës ku shkruhet kështu siç thua ti.
 

Beaute

👸
Banned
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,677
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Drejtshkrim (Të mësojmë të shkruajmë pa gabime)

Komplimente per temen Bato..nuk ka gje me te bukur se te shkruash korrekt e jo ashtu si e flet , po ne qe edhe dhembet na kan dal jashte Shqiperise dhe kto forume i frekuentojm per kte qellim.... si tja bejm hallin?

Nejse na hidhni ndonje site ta ruajme te pakten shqipen e me von ta shkruajm sa me korrekt.
 

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
9,349
Pikët
113
Përgjigje e: Drejtshkrim (Të mësojmë të shkruajmë pa gabime)

Nyja këtu është e domosdoshme. Na sill një shembull nga fjalori ose librat e gramatikës ku shkruhet kështu siç thua ti.

Ore ti mik, ai shkroi "Konsideroni". Kur lexova kete fjale pyeta veten, pse na u sugjerua te konsiderojme "fjalesh tjera" ne vend te "fjalesh te tjera"

Tjera = T'jera , Tij = T'ij qe perkthehet Je/Je i (ty/ti) ose imi(me/mua)

Shkurt T paraprirese e Tjera, per ata qe kane disa grame njohurie etimologjike eshte vete nyja 'te'. Nevoje per dy nyje nuk ka.

Tashi a ka pasur njohuri etimologjike Androkliu apo ndonej tjeter fjalorberes, nuk e dime. Po te dalesh ketu ku po hidhen dy ide te reja dhe te na vesh poshte hundes "biblen" tende dhe te ofendosh pa patur idene se kend po ofendon, ose patur lecitur dicka ne fushen ku ofendon, kjo nuk shkon fare.
 

Ajnej

Restaurator Orbis
Staff member
Anëtar
Jul 24, 2011
Postime
3,205
Pikët
63
Vendndodhja
Dardania Parva
Përgjigje e: Drejtshkrim (Të mësojmë të shkruajmë pa gabime)

Nuk na the diçka për drejtshkrimin moderator.

kur e kam mësuar unë shqipen ti nuk ishe ngjizur akoma.
Ore ti mik, ai shkroi "Konsideroni". Kur lexova kete fjale pyeta veten, pse na u sugjerua te konsiderojme "fjalesh tjera" ne vend te "fjalesh te tjera"

Tjera = T'jera , Tij = T'ij qe perkthehet Je/Je i (ty/ti) ose imi(me/mua)

Shkurt T paraprirese e Tjera, per ata qe kane disa grame njohurie etimologjike eshte vete nyja 'te'. Nevoje per dy nyje nuk ka.

Tashi a ka pasur njohuri etimologjike Androkliu apo ndonej tjeter fjalorberes, nuk e dime. Po te dalesh kety ku po hidhen dy ide te reja dhe te na vesh poshte hundes "biblen" tende dhe te ofendosh p patur idene se kend po ofendon ose patur lecitur dicka ne fushen ku ofendon, kjo nuk shkon fare.
Postimi original i dragues m'u duk korrekt dhe me vend. Kush shkruan 'vehte' do duhet te shkruaj me ekuivalence 'vehtemi' dhe jo 'vetmi'. Dy lloj spellimesh nuk mund te bashkekzistojne.
Meqe po ju intereson:
une nuk ndaj te njejtin mendim me ju, ne asnjeren /(nga pikat)/ pike.
 

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
9,349
Pikët
113
Përgjigje e: Drejtshkrim (Të mësojmë të shkruajmë pa gabime)

Do me interesonte me shume mendimi yt per piken e pare (konsideraten per "fjalesh tjera"). Per piken e dyte, po te ndaja te njejtin mendim nuk do te kisha perseritur cfare qe thene me pare.
 

Ajnej

Restaurator Orbis
Staff member
Anëtar
Jul 24, 2011
Postime
3,205
Pikët
63
Vendndodhja
Dardania Parva
Përgjigje e: Drejtshkrim (Të mësojmë të shkruajmë pa gabime)

"te gratë tjera" e jo "te gratë e tjera"
"në fjalorët tjerë" e jo "në fjalorët e tjerë"
 

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
9,349
Pikët
113
Përgjigje e: Drejtshkrim (Të mësojmë të shkruajmë pa gabime)

"te gratë tjera" e jo "te gratë e tjera"
"në fjalorët tjerë" e jo "në fjalorët e tjerë"
E kuptova mjaft mire cfare propozoje qe ne shembullin e pare. Nuk kishte nevoje per dy te tjere shtese. Ajo qe nuk kuptova eshte pse sugjerove perdorim te mbiemrit pa nyje ne vend te atij te paraprire nga nje nyje lidhore? E di qe nuk je nisur nga tingellimi. :)
 

Ajnej

Restaurator Orbis
Staff member
Anëtar
Jul 24, 2011
Postime
3,205
Pikët
63
Vendndodhja
Dardania Parva
Përgjigje e: Drejtshkrim (Të mësojmë të shkruajmë pa gabime)

fjala "sygjerim" (literalisht) e ka kuptimin "me t'i hap syte"
dmth une ua vura parasysh menyren e drejte, e ju shkruani si te duani. Me rendesi; se tani e dini se si duhet. Porse, te dish si duhet, dhe te besh si duhet eshte sikur te kete edhe nje det te madh ne mes.
 

Gon!

IllyrianMuslim
Anëtar
Sep 22, 2011
Postime
6,554
Pikët
48
Përgjigje e: Drejtshkrim (Të mësojmë të shkruajmë pa gabime)

Na sjell edhe ndonje shembull tjeter BATO..
 

Gi de Masha

The untochables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
15,359
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Përgjigje e: Drejtshkrim (Të mësojmë të shkruajmë pa gabime)

fjala "sygjerim" (literalisht) e ka kuptimin "me t'i hap syte"
dmth une ua vura parasysh menyren e drejte, e ju shkruani si te duani. Me rendesi; se tani e dini se si duhet. Porse, te dish si duhet, dhe te besh si duhet eshte sikur te kete edhe nje det te madh ne mes.
lexo këtu kuptimin e fjalës sugjerim ( dhe jo sygjerim)
 

Gi de Masha

The untochables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
15,359
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Përgjigje e: Drejtshkrim (Të mësojmë të shkruajmë pa gabime)

KUPTIMI I FJALËS TJETËR

TJETËR pakuf.
1. I të njëjtit lloj me atë që na është dhënë a që kemi, por jo ky që kam; i po kësaj klase, por që s'është ose s'është ndonjëri nga ne. Mori një libër tjetër. Shkoi në dhomën tjetër. U fsheh në një vend tjetër. Ma tha një burrë tjetër. Do të vij një ditë tjetër. S'ka të tjerë, janë të gjithë.
2. kryes. Që mbeten nga një numër frymorësh a sendesh të një klase, veç atij pse atyre që përmendëm. Dy djem kanë filluar punën, kurse fëmijët e tjerë venë në shkollë. Lepuri tjetër mbeti në vend. S'na mbeti gjë tjetër, veçse të urojmë që.. . S'kisha gjë tjetër për të shtuar.
3. Që vjen menjëherë pas këtij, që ndjek nga rendi këtë të fundit, vijues, ndjekës, pasues. Një çështje tjetër për shqyrtim. Pika tjetër e rendit të ditës. Orën (ditën, javën, muajin, vitin) tjetër. Herën tjetër. Radhën tjetër.
4. I ndryshëm nga qenia a nga sendi që përmendim, jo i tillë si ky që kemi, i ndryshëm nga ky. Ngjyrë tjetër. Natyrë tjetër. Ka karakter tjetër. Kjo është diçka tjetër. Tjetër njeri qenka ky. U bë tjetër vajzë. Kam një mendim tjetër për këtë çështje. Është tjetër punë ajo. Ishte kohë tjetër. Si më tjetër duket ky. A ka mendim (propozim) tjetër? E përmblodhi me fjalë të tjera.
5. Që është në anën e kundërt ose të përkundërt; a përballë; i anës matanë; i përkundërt, i kundërt (edhe fig.). Në anën (në bregun, në krahun) tjetër. Ana tjetër e çështjes. Nga ana tjetër, duhet pasur parasysh se...
6. përd. em. sipas kuptimeve të përemrit të pakufishëm. Tjetra u thye. S'do t'ia dijë tjetri fare. Të tjerë u ngjitën lart. Ai tjetri është i mirë. Merr edhe një tjetër. Ca të tjerë hidhnin valle. Kujdesu për tjetrin. U bë shok me një tjetër. Herë me njërin, herë me tjetrin. Vjen tjetri e të shqetëson kot! S'di ç'të thotë tjetri. Edhe ai si gjithë të tjerët.
* Mbanë tjetër ndërm. shih te MBANË. Ndërmjet (midis) të tjerave.... (ndër të tjera. ... ) së bashku me ato që janë përmendur a që dihen, ndërmjet gjërave të po atij lloji. Përveç të tjerave.. . veç gjërave që dihen, veç disa gjërash, arsyesh etj. që s'ka nevojë t'i përmendim. Veç të tjerave shih te VEÇ. Del mbi të tjerët shih te DAL. Me fjalë të tjera.. shih te FJAL/Ë, ~A. Tjetër gjë shih te GJË, ~JA. Tjetër hesap (ai) shih te HESAP, ~I. Tjetër për tjetër krejt ndryshe. Ha bukë veç të tjerëve shih te VEÇ. Është në terezi tjetër shih te TEREZI, ~A. Mend për tjetër herë shih te MEND, ~ TË. E shoh me një sy tjetër e gjykoj ndryshe nga sa e gjykoja më parë, e vlerësoj ndryshe. Lodra bie për tjetër valle.
 

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
9,349
Pikët
113
Përgjigje e: Drejtshkrim (Të mësojmë të shkruajmë pa gabime)

Ehe. Me perkufizimin e shqiptareve te diplomuar permes kembimit te te mirave materiale dhe qe posedojne nje fjalor te shtypur nga Enti i Kultures, gramatika perbehet nga drejtshkrimi dhe etimologjia. Mundesisht te nderthurura me njerat tjetren ne te njejten teme.
 

Ajnej

Restaurator Orbis
Staff member
Anëtar
Jul 24, 2011
Postime
3,205
Pikët
63
Vendndodhja
Dardania Parva
Përgjigje e: Drejtshkrim (Të mësojmë të shkruajmë pa gabime)

lexo këtu kuptimin e fjalës sugjerim ( dhe jo sygjerim)
ne nuk po flisnim per su-xhuke e su-gjerime, ne po flisnim per dicka tjeter por duke e perdorur fjalen shqipe sygjerim ne lidhje me gabimin drejtshkrimor e gramatikor qe kishte bere nje i trete ne nje fjali te vetme hapese. Nderkohe qe une vet, nuk e pata perdor kete fjale shqipe, por nje fjale te huaj e cila shkurtonte pune, ndonese nuk e preferoj perdorimin e saj, konsidero.
-por c't'i bej une mendesise te tuaj, te e te tjera.
 

user010

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 10, 2012
Postime
300
Pikët
0
Vendndodhja
Londer
Përgjigje e: Drejtshkrim (Të mësojmë të shkruajmë pa gabime)

Shumë temë e dobishme sidomos për ne që nuk flasim mirë. Një gjë akoma më mërzit, besoj se është faji tim, ka raste ku nuk kuptojë fare ça shkruajnë mbase sepse përdorin fjalë të shkurta ose shprehje lokale, nuk i marrë vesh fare.

Me rastin kush mundet le të më kujtojë prapë si quhet në shqip literally dhe figuratively, ma kishte thënë një forumist dikur por e harrova prapë. Google translate thotë "fjalë për fjalë" dhe "në mënyrë të figurshme".
 

Ajnej

Restaurator Orbis
Staff member
Anëtar
Jul 24, 2011
Postime
3,205
Pikët
63
Vendndodhja
Dardania Parva
Përgjigje e: Drejtshkrim (Të mësojmë të shkruajmë pa gabime)

Shumë temë e dobishme sidomos për ne që nuk flasim mirë. Një gjë akoma më mërzit, besoj se është faji tim, ka raste ku nuk kuptojë fare ça shkruajnë mbase sepse përdorin fjalë të shkurta ose shprehje lokale, nuk i marrë vesh fare.

Me rastin kush mundet le të më kujtojë prapë si quhet në shqip literally dhe figuratively, ma kishte thënë një forumist dikur por e harrova prapë. Google translate thotë "fjalë për fjalë" dhe "në mënyrë të figurshme".
kur s'ka shi, ben edhe bresher; mik-o!
 

Gi de Masha

The untochables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
15,359
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Përgjigje e: Drejtshkrim (Të mësojmë të shkruajmë pa gabime)

ne nuk po flisnim per su-xhuke e su-gjerime, ne po flisnim per dicka tjeter por duke e perdorur fjalen shqipe sygjerim ne lidhje me gabimin drejtshkrimor e gramatikor qe kishte bere nje i trete ne nje fjali te vetme hapese. Nderkohe qe une vet, nuk e pata perdor kete fjale shqipe, por nje fjale te huaj e cila shkurtonte pune, ndonese nuk e preferoj perdorimin e saj, konsidero.
-por c't'i bej une mendesise te tuaj, te e te tjera.
mos e nga më tej!
 
Top