• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Dritëro Agolli

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113



Hyrje
Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhëDritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet'60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një "gjuhe të vogël", ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për "rreptësinë" e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e "un-it", përkundër poezisë së "ne-ve", që shkruhej "për të bashkuar masat".
Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradizionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij.
Në prozën e tij Agolli solli risi lo vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata lanë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.
Poezia
Poezia e Agollit krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë, në shqetësime dhe në mjeshtërinë letrare. Me krijimtarinë e vet Dritëro Agolli ka treguar se di të rrezikojë në letërsi. Dyzet vjet më parë, duke botuar vëllimin e parë poetik "Në rrugë dola" (1958), ai huajti për titull pjesën e parë të një dyvargëshi të mirënjohur të poetit skocez Bërns: "Në rrugë dola / Pas meje porta u mbyll".
Rruga e rritjes së tij poetike shprehet dhe në titujt e librave poetikë: Hapat e mia në asfalt (1961), Shtigje malesh dhe trotuare (1965), Devoll-Devoll (1964), Mesditë (1968), Baballarët (1969), Nënë Shqipëri (1974), Fjala gdhend gurin (1977), Udhëtoj i menduar (1985), Pelegrini i vonuar (1993), Lypësi i kohës (1995), Fletorkat e mesnatës (1999) e libra të tjerë. Me poezinë e tij Dritëro Agolli e çkanonizoi vjershërimin e traditës dhe njëherësh krijoi një traditë të re e çliroi poezinë shqipe nga një frymë monumentalizmi të gënjeshtërt, nga deklarativizmi dhe ngurtësia; ndryshoi përdorimin për "temën e madhe", duke kërkuar madhështi poetike jo vetëm prej luftës dhe heroizmit të jashtëm, por edhe prej përjetimeve të "heroit të dobësisë"; duke zgjeruar shumëfish hapësirën e realitetit në poezi dhe duke i ndryshuar rrënjësisht raportet ndërmjet tyre. Agolli krijoi një poezi antologjike me motive të përditshmërisë së jetës.
Poezia e Agollit ka ndikime të drejtpërdrejta prej poezisë popullore, prej artit të Naim Frashërit e të Lasgushit, prej Bërnsit e autorëve rusë të fillimit të shekullit të 20-të. Kjo poezi emancipoi në tërësi mendimin letrar në Shqipëri dhe futi frymën e konkurrencës për ide të reja dhe cilësi në art. Gjithashtu krijimtaria poetike e Dritëro Agollit mund të cilësohet si liriko-epike. Kjo ishte një shmangie e madhe nga tradita, e cila mbahej kryesisht në lavdinë epike. Agolli e pruri poezinë shqipe prej kozmocentrizmit në homocentrizëm.
Poezia e D. Agollit e ktheu vëmendjen në jetën e njeriut në kohë paqeje. Në kohën kur u botuan librat e parë poetikë të tij, botën e sundonte slogani "t'i ktheimë armët në plugje". Kjo ishte një thirrje e përgjithshme e njerëzimit në gjysmën e planetit. Në këtë kohë Agolli shkroi poezi që përshkohen nga kulti i vendlindjes, i tokës, i bukës, i parmendës, i familjes, i prindit, babait. Ishte një prurie e re në letërsinë shqipe pretendimi i tij për të qenë një "unë" i identifikuar në letërsi. Kjo u shpreh qartë, fillimisht në poemat "Devoll-Devoll", dhe "Poemë për babanë dhe për veten".
Nga ana tjetër në tërësinë e vet poezia e Dritëro Agollit sundohet nga bota e gjallë, shpirtëzimi i mjedisit, shenjtërimi i natyrës, i arës dhe i bagëtisë. Në këtë tipar të poezisë së tij rishfaqen panteizmi i Naimit dhe gjurmë të botëkuptimit bektashian.
Në mënyrën e vet Dritëro Agolli krijoi "një Shqipëri alterna-tive", që mbështetej në një ideal romantik. Kjo është një marrëdhënie e zakonshme poetike me realitetin, e njohur në traditën shqiptare
dhe atë të huaj. Të gjithë e dinë se Naimi e kishte fare mirë të qartë se cila ishte Shqipëria, por ai krijoi Shqipërinë e vet plot bukurira imagjinare. Ismail Kadare e krijoi "Shqipërinë tjetër" duke mërguar në lashtësitë e moçme shqiptare. Ndërsa "Shqipëria tjetër" e Dritëro Agollit, që hyjnizohet tek "Nënë Shqipëri" dhe në vepra të tjera, është kulti i atdheut, përthirrja e krenarisë kombëtare. "Nënë Shqipëri", si duket, u shkrua si një "Bagëti e bujqësi" e kohëve moderne. Fryma naimiane e futurizmit romantik ("Shqipëria, ç'mund të jetë", siç do të shprehej Samiu), ndihet e plotpushtetshme në poemë. Agolli dëshironte të ndërtonte një Shqipëri të lumtur. Poetikísht kjo mund të arrihej ose në formën e mitit të së shkuarës (nostalgjisë për "motin e madh", si e bënë shumica e rilindësve), ose në formën e utopisë - kultit të së ardhmes, idealizimit të një "vendi që nuk ekziston" (nga greqishtja. "u-topos", "vend që s'është").
Dhe në vëllimet më të fundit poetike, D. Agolli s'ka pushuar së qeni një poet mjaft popullor, që s'mban kurrëfarë distance me lexuesin e thjeshtë; që dhimbjen, gëzimin dhe dobësinë njerëzore i merr si ndjenja universale dhe i shkrin me filozofinë jetësore. Raportet jetë / vdekje, lumturi / hidhërim, tradhti / besë etj. bashkëjetojnë dhe përplasen me njëra-tjetrën sa në realitetin e jashtëm aq edhe në atë të brendshëm.
Dritëro Agolli që nga fillimet e deri më sot mbeti një poet i trishtimeve "të vogla" për një zog të vrarë apo një qen të shtypur dhe poeti i dhimbjeve të mëdha për udhëkryqin e historisë shqiptare. Asnjë poet më shumë se Agolli nuk e ka të shprehur kaq me sinqeritet dobësinë e vet njerëzore.
Më ndodh sikur s'jetoj në vendin tim,
Por në një vend të huaj dhe të largët...
(Sikur s'jetoi në vendin tim)
... Dhe gishtat kërcas si kokrra arrash të forta
Është koha kur mblidhem shuk nën peshën e natës
Dhe pres i friksuar kusarët të vijnë te porta
(Është koha)
Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtë,
E mbylla dhe derën që rrinte e hapur...
... Diku në një skaj të largët do prehem
Me qafën e futur në jakën gri të xhaketës...
( Trishtimi)
Libri poetik "Fletorka e mesnatës" u botua nga Dritëro Agolli në 40-vjetorin e botimit të vëllimit të parë, "Në rrugë dola".
Gjatë 40 vjetëve krijimtari, poezía e Dritëro Agollit ka ruajtur disa tipare përveçuese, të cilat janë të pranishme vijimisht: kultin e tokës dhe të bukës, shenjtërimin e natyrës dhe të njeriut, raportin vetjak me botën, mitin e dheut të të parëve dhe të historisë së tyre, përmasën e një të ardhmeje optimiste dhe zhgënjimin për humbjet e së shkuarës.
Në vitet '90 Agolli iu paraqit lexuesit të vet me një ringjallje poetike. Kjo qe një sfidë e fuqisë krijuese. Pas "Pelegrinit të vonuar" dhe "Lypësit të kohës", në një periudhe kulturore që erdhi me tronditje të rënda të referencave të shoqërisë, poeti shfaqi një tjetër pjesë të fshehtë të vetes, që ruhej diku në "Fletorkën e mesnatës".
Në këtë libër shpërfaqet po ai Dritëro që prej vitesh "udhëton i menduar", po ai qytetar që mundohet të shohë fatin e vet në fatin e bashkësisë ku jeton, i njëjti poet që e gdhend fjalën sikurse mjeshtri gurin. "Fletorka e mesnatës" është një vëllim me të cilin poeti ka shprehur përjetimet e dhimbshme të një kohe me tronditje të mëdha, prej vitit 1996, kryesisht të vitit 1997, disa edhe të vitit 1998. Me këtë vëllim është paraqitur një hapësirë tjetër e poezisë së tij.
Vjershat e "Fletorkës së mesnatës" janë bisedë e dhimbshme me veten, me miqtë, me aleatët dhe kundërshtarët, me njeriun ashtu siç është. Nata është e ngarkuar me zymtësi dhe njeriu është mirë të mos mendojë gjatë natës. Nata është depresive dhe njeriu është mirë të ruhet prej rënies, sidomos në kohëra të rënda. Mirëpo ndërgjegjja e poetit nuk mundet ta pranojë këtë luks. Dhe është një fat që ndërgjegjja e poetit ka ndenjur zgjuar e ka kthyer në art situata e ndjesi që njeriu i zakonshëm do t'i shmangte lehtë me një qetësues nervash. Poeti ka nyjëtuar në artín e tíj vuajtjet e njeríut që e di përgjegjësinë e tij para opinionit, që t'i tregojë atij se ç'vlerë ka dhimbja. Po, edhe dhimbja ka vlerë! Eshtë një ndjenjë fisnikëruese.
Ka qenë një fat për njeriun shqiptar, subjektin që pret letërsinë në gjuhën shqipe, që këto dhimbje poeti la sjell atij si një "realitet të dytë", si realitet letrar. Ne dridhemi nga dhimbja e poetit, që vjen prej "realitetit të parë", ngjarjes së ditës, gjëmës së ditës, tronditjes së ditës, të cilin poeti nuk e ka përjetuar si poezi. Përmes dhimbjes letrare që arriti të shprehë Dritëro Agollí ne kemi mundur të kuptojmë vlerën e mahnitshme të gjuhës që flasim e që kanë folur të parët tanë, vlerat e kësaj pasurie që i lidh shqiptarët me burimin e kryehershëm të popujve evropianë e indo-evropianë, finesat e saj të brendshme, që vetëm një mjeshtër i fjalës mund t'i bëjë të ditura.
Proza
Komisari Memo (1970), ndoshta për shkak të ngjyresës së fjalës "komisar", është një libër që shpesh është gjendur i ekspozuar kritikës. A është "Komisari Memo" një vepër tipike e realizmit socialist, në kuptimin e nënshtrimit ideologjik (ndaj frymës së partisë) dhe artistik (ndaj kanoneve), domethënë një vepër skematike? Vështirë të thuhet po. Së pari, sepse vetë figura qendrore e romanit, komisari Memo, është brenda llojit të "njerëzve të krisur" që përmban në tërësinë e vet letërsia e Dritëro Agollit. Ai nuk është një komisar i ngrirë në rregulla e mendime, si dy paraardhësit e tij, që komandanti Rrapo i kishte përzënë pa e zgjatur. Komisari Memo, "patriot i një kohe të re", e gjen pa vështirësi gjuhën e komunikimit me "shqiptarin e vjetër patriot" komandantin Rrapo, që ngjan si i thirrur prej kohës së komitëve. Ai është një hero që herë-herë e shkel disiplinën, bën gabime, dashuron një vajzë në një kohë kur për cënim të kësaj tabuje, mund të merrje vendimin e pushkatimit nga gjyqi partizan (duhej edhe shumë që Kongresi i Helmësit ta lejonte dashurinë), nuk bën "trimërira sokolash".
Zhurma e erërave të dikurshme (1964), një përmbledhje me tregime, botuar më 1964, u hoq nga qarkullimi për nxirje realiteti Nga pikëpamja letrare, këto tregime, një pjesë e të cilave u ribotuan në librin "Njerëz të krisur", janë të mbushura me personazhe atipike, me karakter e pamje të paskalitura, me individualitete jashtë standartit, gjë që përbënte një largim të hapur nga parimet e metodës skematike zyrtare.
Në romanin Njeriu me top (1975) Dritëro Agolli zbuloi një marrëdhënie tjetër, krejt të ndryshme nga ajo e "Gjeneralit të ushtrisë së vdekur" të Kadaresë, sa i takon raportit të njeriut shqiptar me armën. Zot e rob i pushkës, i magjepsur dhe i marrosur prej saj, ky njeri bën çudira e marrëzira nga më të pabesueshmet. Ky njeri është i denjë të thërrasë me dëshpërim njësoj si Hamleti: "Dynjaja u prish! O hak i madh, ç'pret?!", ndonëse mund të mos e ketë dëgjuar kurrë emrin e Shekspirit. Edhe në këtë roman shfaqen gjurmë të babait patriark në organizimin e bashkësive bektashiane shqiptare.
Romani Trandafil në gotë (1980) u prit nga mendimi letrar si një "libër rozë", por me këtë vepër Dritëro Agolli provoi të bënte një sfidë tjetër në letërsi, duke krijuar një vepër të arrirë me një personazh që gjendet midis dashurish, pa tema epokale; pa epizëm dhe heroizëm. Me këtë roman Agolli krijoi njeriun hero për merita të dobësisë, duke manifestuar një hapësirë lirie vetjake jashtë asaj lirie që ofrohej prej mendimit shoqëror të kohës.
Dritëro Agolli është një shkrimtar i mësuar me "goditje rrufesh". Në vitin 1965, një plenum i posaçëm i Komitetit Qendror të Partisë së Punës për letërsinë dhe artet, e kishte kritikuar në raportin kryesor librin e tij "Zhurma e erërave të dikurshme", i cili pastaj u hoq fare nga qarkullimi. Ndonëse periudha e liberalizmit në kulturë (1972-1974) e gjeti "në pozita të shëndosha" (sapo kishte botuar poemën "Baballarët", që evokonte lidhjen e brezave dhe jo konfliktin e tyre), romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, që botohej pjesë-pjesë në revistën "Hosteni", u ndërpre me porosi nga zyra të larta të shtetit. Në mesin e viteve '70 një teatër vuri në skenë dramën e tij "Baladë për një grua", ku personazhi qendror, një aktiviste e partisë në rreth, anëtare byroje, voton kundër përjashtimit të ish-burrit të saj nga partia, por duke zbritur shkallët pas mbledhjes i thotë: "Ti je i denjë për të qëndruar në parti, por jo për të qenë burri im!". Ishte një "kundravajtje ideologjike" që nuk mund të falej. Sipas vijës duhej të ndodhte e kundërta: marrëdhënia në familje vinte si rrjedhim i mbetjes ose jo në parti. Shfaqja u ndalua dhe drama nuk u botua më. Edhe dramat Fytyra e dytë e Mosha e bardhë nuk u pritën mirë nga kritika zyrtare. Polemikë kritike u zhvillua për romanin "Trandafil në gotë". Vitet '80 vijuan me një varg zymtish të tjera. "Hundëleshi" (i botuar më pas me titullin "Kalorësi lakuriq"), u kritikua ashpër për ironi dhe aludime anti-ideologjjke. Kritikat ndoqën edhe disa tregime dhe cikle poezish të botuara në gazetën "Drita". Ndërsa për romanin "Dështaku", që pruri tek lexuesit një realitet me dramë, u mbajt heshtje.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Driton Agoli

Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Zylo (analizë)
Ndonëse vetë shkrimtari D.Agolli është shprehur se "me Arkën e djallit, do të ndryshoj përfytyrimin e letërsisë shqipe", për një shumicë lexuesish kontributi më i rëndësishëm letrar i tij në prozë është "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo" (1973).
Kronikë e karrierës së palavdishme të një zyrtari "në vijë", romani është në të njëjtën kohë pasqyrë e pozitës së mjerë të vartësit të tij, Demkës, një kalemxhi i stërvitur, që pak nga pak është ndarë me talentin.
Vitet e fundit, veçanërisht pas botimit në Francë, këtij romani i është rikthyer vëmendja. Rreth tij është debatuar shumë. Janë hequr paralele dhe janë bërë analogji me vepra të ngjashme që nuk gjetën tribunë botimi në vende të Lindjes ish-komuniste. Me këtë rast është përmendur, jo pa njëfarë çudie, shkalla e lirisë së krijimtarisë tek autorët më të talentuar në Shqipëri. Për një gjykim më pranë së vërtetës rreth kësaj çështjeje, ndoshta duhej vënë në dukje fakti që ky roman u paraqit fillimisht si pronë letrare e së vetmes revistë humoristike të vendit - "Hosteni" - si dhe fakti tjetër i njohur, që e qeshura mundëson gjithçka. Përmbysjet e mëdha fillojnë me humorin. Kur një periudhë historike mbërrin kohën e humorit, kjo do të thotë se ajo ka trokitur në çastin e zbaticës. "Ushtari i mirë Shvejk shembi lavdinë e perandorisë", thotë Hasheku.
Për burokratët dhe servilët është shkruajtur jo pak, por faji përgjithësisht i është hedhur njërës palë: ose eprorit arrogant, ose vartësit të përulur. Kurse në romanin humoristik të D.Agollit, Zyloja dhe Demka, shkurtime të emrave tradicionalë "Zylyftar" dhe "Demir", ku nuk merret vesh ku fillon "modernizimi" dhe ku mbarojnë "përkëdhelja/ përqeshja", e meritojnë plotësisht njëri--tjetrin. Të dy janë shkaktarë situatash që e bëjnë lexuesin të shkulet gazit, por edhe të pezmatohet disi. Produkt i njëri-tjetrit, ata janë njëherësh bashkëfajtorë për lëngatën që e vetëvuajnë.
Për artin e humorit paraqitja e dy personazheve në bashkëfajësi është një zgjedhje e njohur. Mjafton të kujtojmë, bie fjala, lidhjet midis Don Kishotit e Sanço Pançës në veprën e mirënjohur të Servantesit, Oliver Hardin dhe Sten Laurelin. Edhe Zyloja me Demkën të tillë janë, një në dy apo dy në një. Ata ushqejnë njëri--tjetrin dhe nuk mund të ndahen. Zylo pa Demkë dhe Demkë pa Zylo nuk mund të ketë. Cili prej tyre është më shumë fajtor? Kjo nuk është një gjë që zgjidhet lehtë.
Komizmi i figurës së Zylos buron nga kontradikta themelore e karakterit të tij: ai i jep vetes të tjera vlera nga ato që i takojnë, duke menduar se hierarkia shtetërore është edhe hierarki meritash. Shoku Zylo është një nga qindra e qindra nëpunësit e mesëm të një aparati shtetëror me shumë instrumente. Ai nuk është pa merita pune, diçka ka bërë për të mirën e saj, por këto merita në peshoren e shoqërisë kanë rëndesë shumë më të vogël se në mendjen e Zylos.
Në të vërtetë Zylo Kamberi është një figurë tragjikomike. Veprimet e tij të bëjnë të qeshësh, po aq sa edhe të ndiesh keqardhje. Zyloja nuk është një burokrat poterexhi, bujëmadh, i zhurmshëm. Arroganca e tij është e heshtur. Prepotenca e tlj është me zë të ulët. Veprimet e tij përherë priren nga qëllime të mbara, por çojnë në gabime trashanike.
Zyloja nuk është i vetëdijshëm për sëmundjen që e mundon. Ai nuk është një burokrat skematik, që shquhet që atje tej. Përkundrazi, lexuesi e mbyll librin i bindur se, po të mund të bëhej i ndërgjegjshëm për dobësinë, shokut Zylo ndoshta do t'i vinin mendtë dhe do të gjente forcë për të ndrequr veten. Prandaj ai është një figurë fatkeqe, ku bëhen bashkë mirësia e qëllimit me padijen, me humbjen e ndjenjës së realitetit, të masës për të vërtetën. Në këtë kuptim, Zyloja i shfaqet lexuesit në një pamje sa të rrezikshme, aq edhe për t'i qarë hallin.
Zyloja nuk i beson faktit, por imazhit që ka në mendje, iluzionit. Përmasa e jetës në mënyrën e të menduarit të tij është zëvendësuar nga idetë format. Subjektivisht Zyloja e konsideron veten në pararojë të shoqërisë, kurse objektivisht e kufizon atë. Këtu ndahet edhe qëndrimi emozional i autorit. Ai e përqesh, e satirizon, e vë në pozitë të vështirë personazhin e vet, por edhe i dhimbset, e justifikon disi, madje, në një farë mënyre, ka raste kur duket qartë se e merr në mbrojtje, duke mos e zhveshur nga çdo vlerë. Situatat që kalon Zyloja i jeton me seriozitetin më të madh, kur të tjerët mezi e mbajnë të qeshurën. Duke ngatërruar forcën e ligjit, të kompetencës, të të drejtave si epror, me forcën e argumentit, që është autoriteti më i lartë, ai i mvesh vetes atribute të pamerituara, beson verbërisht në forcën çudibërëse të urdhërit, të fjalës. Duke imituar modelin që ka zgjedhur si shpresë për "nëpunësin në ngjitje", ai shmanget nga vetja.
Burokrat i çuditshëm, në të shumtën e herës i dehur nga një realitet që nuk ekziston, i mërguar nga jeta e vërtetë, megjithatë, herë-herë Zyloja thotë disa të vërteta lakonike dhe të befta, që ai i quan "ese". Në këto raste është shumë e vështirë të përdoret për të emërtimi burokrat. Madje thua: "sa mirë do të ishte të mos e pushtonte ajo sëmundje e mallkuar, ajo marramendje, ajo dehje që vjen nga iluzionet, ai dyzim i realitetit.
Hasheku, në parathënien e romanit të tij të njohur "Ushtari i mirë Shvejk", thotë se kënaqësia dhe vlerësimi më i madh për të ka qenë kur dëgjoi një ushtar t'i drejtohej me emrin e personazhit të tij shokut të vet., Këtë kënaqësi duhet ta ketë ndier edhe autori i romanit "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo". Zyloja dhe Demka janë bërë shenjime kategorish të shoqërisë. Edhe si burokrat, Zyloja është i veçantë, disi kapricioz, kontradiktor, krejt i pangjashëm me një galeri të tërë personazhesh të këtij lloji, që gjenden në letërsinë humoristike apo johumoristike. Zyloja është një burokrat me dramë, burokracia e tij nuk është butaforike dhe estradeske. Natyra e dyfishtë, mospërputhja ndërmjet qëllimit dhe përfundimit, i provokon lexuesit emocione tejet të kundërta. E rëndësishme është se cilido që të jetë emocioni: dhimbje, keqardhje, përqeshje, lexuesit i shkakton ndjenjën e refuzimit ndaj pozitës së personazhit.
Zyloja dhe komisari Memo janë dy prej personazheve që e kanë vënë autorin në provën e skemës. Një burokrat dhe një komisar, në një letërsi të mbushur me burokratë dhe komisarë, ishte e vështirë të kishin individualitetin e tyre. Nëse D.Agolli edhe në këto dy raste e tejkalon skemën, duke krijuar një burokrat të vërtetë dhe një komisar të vërtetë, kjo do të thotë se ai e ka mundur skemën.
Demka, nga ana e tij, gjlthashtu është sa qesharak, aq edhe i mjerë. Dikur njeri me talent, me kohë ai e ka lënë rrugës individualitetin dhe dhuntinë e vet, për t'iu nënshtruar "vullnetit të detyrës", një eufemizëm për vullnetin e eprorit. Ai nuk e ka zotësinë magjike të kundërshtimit dhe lexuesi thotë "mirë t'i bëhet", por prapë se prapë ndjen keqardhje për të.
Me Demkën autori paralajmëron se njeriu i zakonshëm mund ta shpërngulë fajin nga vetja dhe të gjejë një alibi, por ai që ka hyrë në botën e mediumeve publike nuk ka alibi. Individi fiton aq liri sa meriton. Për skllavin e bindur më e mira është skllavëria.
Ku mund të jenë sot, pas dy dekadave jete si personazhe ndërmjet lexuesve, Zyloja dhe Demka? Një gjë mund të thuhet me siguri: ata përsëri janë bashkë. Ndoshta mund të kenë ndërruar rolet. Kjo ndodh shpesh me çifte të tillë personazhesh. Në romanin e njohur të Servantesit në fillim Don Kishoti është krejt jashtë realitetit, në botën e iluzioneve, kurse Sanço Pança habitet me lajthitjet e të zotit. Por në fund të romanit është Sanço Pança që e humbet sensin e realitetit, duke besuar se është emëruar guvernator i një shteti, ndërsa Don Kishoti habitet me naivitetin e shqytarit të ti
Arka e Djallit (analizë)
Duke e lexuar me kërkesat e një estetike letrare kanonike, "Arka e djallit" në kuptimin e plotë të fjalës është një vepër e padisiplinuar. Ajo dëshmon dhe një herë se personalitetet e fuqishme të letërsisë shqipe kanë qenë më të lirë se metoda e tyre krijuese, sikurse edhe e kundërta: autorët e patalentuar e kanë kufizuar edhe më shumë veten se "parimet" e metodës.
Dritëro Agolli nisi ta shkruajë "Arkën e djallit" në fillim të viteve '80, kur letërsia shqipe i hidhte me shumë kujdes hapat e vet, duke njohur rreptësinë e metodës dhe vështirësitë "për t'ia hedhur" asaj. Romani u përfundua në fillim të viteve '90, kur në jetën shqiptare hyri një kuptim tjetër i lirisë së mendimit dhe të krijimit. Por, ndërkaq, për autorin ishte shumë vonë t'i rikthehei veprës për ta rishkruar (gjë që s'përputhej as me parimet e tij krijuese), sikurse ishte po aq e vështirë t'i paraqiste një lexuesi të lirë një vepër të shkruar në kushtet e kufizimeve të përgjithshme të shoqërisë.
Një nga pyetjet më të mprehta të gjykimit të librit "Arka e djallit" është pikërisht ajo se ç'liri i ofron prej viteve '80 një shkrimtar i talentuar si Dritëro Agolli brezit të ri të lexuesve të viteve '90, që hyri në shoqëri me kërkesa tjetërsoj për lirinë dhe artin, për vlerat dhe gjymtimet? Çështja mund të shtrohet në një formë më konkrete. Një vepër e shkruar në ato vite, e llogaritur të kishte për horizont të pritjes lexuesin tradicional, që realizmin e angazhuar e vlerësonte si një shkallë më të lartë të realizmit, si do të pritej pas ndryshimit me themel të horizontit të pritjes? Kjo është çështja e lirisë krijuese. Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje është e nevoishme të pohohet që në fillim se në romanin "Arka e djallit" lexuesi gjen disa shkallë të lirisë, të cilat, ndonëse nuk kanë kufij të përcaktuar ndërmjet tyre, megjithatë janë të dallueshme. Kjo e bën atë një "vepër me liri shumëkatëshe".
Shkalla e parë e lirisë së shpërfaqur është ajo e shkrimtarit. Gjithë rruga krijuese e D.Agollit është një zinxhir shmangiesh nga disiplina metodologjike. Romani "Arka e djallit" ka në qendër të veprimit një shkrimtar: Sherif Abecenë. Detyra e tij është të zbulojë "arkën e diallit", një sënduk ku ruhen dorëshkrimet e ndaluara të një autori që "ka shkelur vljën". "Djalli" që duhet të zbulojë shkrimtari s'ka të bëjë me demonologjinë popullore, as me ndonjë qenie që tundon njeriun për të dalë nga rruga e perëndisë. "Djalli" është romani "Shakaja e ndaluar ose njeriu që e ndaluan të qeshë", nje vepër e ndaluar e shkrimtarit të dënuar Bamkë Dynjaja, jeta e të cilit është ndërlikuar në episode të paqarta, që mbeten enigmatike deri në fund dhe që lexuesi duhet t'i marrë me mend si shprehje disidence.
Shkrimtari Dritëro Agolli, duke vendosur në qendër të romanit të tij kërkimin për të zbuluar një tabu, duke kërkuar të ndaluarën, shfaqet me një përmasë lirie që gjendet mbi lirinë e shoqërisë, mbi lirinë shtetërore, mbi lirinë e qytetarëve të zakonshëm, mbi lirinë që ofronte metoda. Në një farë mënyre, shkrimtari me këtë zgjedhje merr vendimin "të ulet në karrigen e djallit" dhe të bëhet avokat i tij, të marrë në mbrojtje sëndukun e drunjtë ku është ndryrë mendja dhe krijimtaria e një shkrimtari që kërkonte ndryshime në shoqëri.
Shkalla e dytë e lirisë shprehet nga shkrimtari Sherif Abeceja, i cili, si personazh i librit, ndërmerr udhëtimin për në fshatin e largët Qershizë, me qëllim që ta shpëtojë "arkën e djallit", romanin e ndaluar të Bamkës. Kjo është një shkallë më e lartë lirie, sepse, duke qenë një alter-ego e autorit, D.Agollit, shkrimtari Sherif Abeceja, në fund të fundit një hije, hero romani, është më i lirë t'i pohojë idetë e rrezikshme, sepse një hije nuk trembet as nga doktrinat, as nga ligjet, as nga kufizimet e një metode, as nga nenet kushtetues të ndalimeve, as nga gjyqi dhe dënimi. Sherif Abeceja ia merr fjalën nga goja shkrimtarit të vërtetë, D.Agollit, për të mos e lënë të rrezikojë hapur, sepse ai është shtetas i një vendi të cilit duhet t'ia zbatojë ligjet, qofshin ato liberale apo restriktive.
Një shkallë e tretë e lirisë krijuese gjendet në "shthurjen" e Cute Babules, një personazh që gjithashtu shumë herë bëhet bartës i mendimeve të autorit, sidomos në filozofinë e tij për jetën, për njeriun dhe botën, për atdheun dhe planetin, për historinë dhe të sotmen, për popullin dhe qeveritë. Cute Babulja, në romanin "Arka e djallit", qysh në fillim të viteve '80-të protestonte kundër lënies së fshatarit pa bagëti, pa një copë pronë të vogël. Kurse autori i romanit mundi t'i nyjëtonte pa ndërmjetësinë e personazhit të tij këto ide një dekadë më vonë.
Cute Babulja është paraqitur në vepër si njëfarë "sherr-budallal", që përpiqet t'i bëjë të pranueshme idetë e tij duke i fshehur pas një shakaje, pas një sofizmi, pas një naiviteti. Ai ka arritur fitoren e madhe që edhe "atje lart" të mendojnë e të thonë: "Kështu e ka Cutja!". Kjo është një përparësi e madhe për të. Ai është i lirë të pohojë mendime që as shkrimtarit me famë botërore Sherif Abeceja nuk i shkon në mendje t'i shprehë. Cute Babulja ka dalë me kohë jashtë "kryqit" të "njeriut të ri" dhe i ka krijuar vetes një hapëslrë lirie mbi të tjerët.
Shkrimtari arrin një shkallë të katërt lirie me "romanin brenda romanit", me "arkën e djallit", ku gjendet vepra e ndaluar e Bamkë Dynjasë. Ajo quhet "Shakaja e ndaluar", titull që të kujton romanin e njohur të Kunderës "Shakaja". Kritikët perëndimorë kanë shkruar se, po të ishte përkthyer më herët "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo", ndoshta "Shakaja" e Kunderës do të priste radhën për të zënë ndonjë vend tjetër në vlerësimet e opinioneve letrare. Në romanin "Arka e djallit" gjendet pikërisht një vepër që mban si titull emrin e veprës së Kunderës, i cili për rreth dy dekada u bë shenjëzim i disidencës letrare në vendet e Lindjes. Në këtë shkallë të lirisë krijuese D.Agolli është fare pranë disidencës. "Romani brenda romanit", siç e përcaktuam qysh në fillim "Shakanë e ndaluar" të Bamkë Dynjasë, që lexuesi e gjen gati të plotë në faqet e "Arkës së djallit", merret me mend se nuk është ndonjë zbulim i autorit, ajo është një vepër e shkruar nga i njëjti autor.
Një nga dukuritë më interesante që vihen re në romanin "Arka e djallit" është shprehja e vetvetes në një shumësi emrash. Autori i veprës shihet i projektuar në figurën e shkrimtarit Sherif Abeceja në sjelljet e tij të serta, në tiparin e tij të këmbënguljes për të zbuluar atë që të tjerët përpiqen ta mbulojnë, në heshtjen dhe dialogët "me popullin". Ai shihet i projektuar tek figura e Cute Babules në mënyrën si ndërton humorin, si u heq cipën mashtrimeve, si sillet shpenguar në marrëdhëniet me të huajt, si i mund komplekset e veta dhe gjen shtigje e rrugëdalje edhe në situata të vështira, si i ndërton bisedat dhe lidhjet me fshatin dhe fshatarët, si preket e ligështohet pas gabimeve dhe qortimeve. Në figurën e Bamkë Dynjasë është një pjesë e fatit real të vetë shkrimtarit. Eshtë fakt se D.Agolli pati nisur ta botonte "Arkën e djallit" në formën e fragmenteve, por fundi i saj qe ndalimi, një sënduk njësoj si ai i "Shakasë së ndaluar" të Bamkës.
Nuk është e rastit që D.Agolli, duke e quajtur romanin e tij "Arka e djallit", që nënkupton sëndukun ku mbahet e kyçur vepra e ndaluar e Bamkë Dynjasë, i ka paralaimëruar atij një fund të trishtuar. Ndoshta autorësia e shumëfishtë (unë s'jam as Bamka, as Cutja, as Sherif Abeceja; ata janë personazhe të një vepre, ku shkrimtari ka qëndrimin e tij të qartë) mund të mos funksiononte si lehtësi dhe hile për të thënë atë që ishte e zorshme të thuhej. Ndoshta edhe romani i Agollit mund të përfundonte pikërisht në një sënduk të frikshëm, të cilin më pas dikush do të duhej ta zbulonte.
Duke mundur "vetëkufizimin", me "Arkën e djallit" D.Agolli e çliroi letërsinë shqipe nga një prej pengesave më të mëdha. Deri më sot është e zorshme të gjendet një vepër tjetër ku autori të ketë arritur vetëshfaqjen jo vetëm në atë që ia ndalojnë të tjerët, por deri në atë që ia ndalon ai vetvetes.
Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Zylo (fragment)
Nuk kisha dëshirë të shkoja në asnjë zyrë. Isha lodhur duke ndenjur në kolltuk para shokut Zylo. Veç kësaj, më pihej një kafe. Kështu që pas tij dola edhe unë. Hyra në kafe "Tirana" dhe u ula në një tavolinë përballë dritares. Duke ndenjur i menduar, fillova të qeshja me vete: "Për mua shoku Zylo është fenomenal. Me shumë njerëz kam punuar. Shumë njerëzve ua di psikologjinë, karakterin, tekat. Por njerëzit që kam njohur nuk mund të krahasohen me shokun Zylo. Si do të më shkojë puna me të, vallë? Më duket se ky do t'i shkruajë vetë referatet dhe raportet.
Unë vetëm do t'i mbledh të dhëna. Të paktën kështu do ta kem më lehtë..." - mendova i ulur në tavolinë. Pastaj, aty për aty, më ndriti një mendim: "Sikur të shkruaj çdo ditë në një fletore pjesë nga bisedat me shokun Zylo, pjesë nga fjalimet e tij në telefon pjesë nga kuvendimet e tij me njerëzit, kjo do të jetë diçka e rrallë. Po, unë do të merrem përsëri me letërsi! Ta shohë Zenepja se cilat do të jenë, tregimet më të forta, ato që shkruan Adem Adashi me fejesa e shfejesa, me burra shpatullgjerë e me hoxhallarë, apo ato që do të shkruaj unë... "Prapë qesha, por këtë radhë me zë. Por papritur, pas kësaj qeshjeje, më pushtoi një trishtim i pakuptuar. Në ndërgjegjen time të dytë vinte jehona e raporteve. Kjo jehonë gjithnjë kështu më ndiqte. Edhe kur më shfaqej ndonjë gëzim i turbullt, jehona e raporteve goditëse në muret e ndërgjegjes sime dhe ma shuante këtë gëzim të pandezur. Edhe te shoku Zylo, - mendova me vete, - nuk do të shpëtoj nga raportet. Unë i duhem shokut Zylo, prandaj kërkoi të më mbajë pranë. Ta zemë se për një kohë ai do të më lërë të qetë. Pastaj? - pyeta veten. - Në mos më ngacmoftë shoku Zylo, do të më ngacmojë shoku Q. Edhe shokut Q i duhen raportet. Kurrizi yt, o Demkë, do t'i mbajë të gjitha letrat e nxira të futura në dosje të bardha!"
Përsëri qesha si psikopat: "jo, jo, më duket se po lajthit..."
Në tavolinë m'u kujtua ftesa e shokut Zylo. Sa e priste! Me siguri ajo nuk i ka ardhur. Kot e pret. Ai e di që nuk i vjen. Edhe sikur të mos i ketë ardhur, do të thotë se i erdhi, por nuk kishte qejf të shkonte.... Shoku Q. ka rrezik ta lërë mbrëmjen solemne dhe të shkojë në shtëpi të shokut Zylo (sipas mendimit të tij).
Më erdhi keq për të. Sikur të kisha një ftesë do t'ia jepja. Le të shkonte...
Tek rrija në tavolinë, pashë nga dritarja Bakirin, një nga kolegët e mi. Ai më vuri re dhe u kthye.
- Ne thamë se do të punoje në zyrën tonë; ti e paske punën me shefat, - tha ai.
- U paraqita për herë të parë.
- E, të dha udhëzimet?
- Biseduam, - u përgjigja.
- T'i tregoi studimet e para në "prizmin shkencor?" - qeshi ai.
- Folëm për gjëra të tjera, - thashë, pasi nuk doja ta merrja nëpër gojë shokun Zylo.
- Po partiturat e Diogjenit t'i tregoi? - pyeti ai përsëri.
- Jo.
- Çudi! Ai i mban në çantë..., - tha Bakiri duke qeshur.
- Do të merrni një kafe? - e pyeta.
- Asgjë nuk do të marr, - tha ai. - E njihnit mirë më parë shokun Zylo? - shtoi.
- Pak.
- Unë e njoh mirë. Dikur kam pasur mjaft miqësi. Ai kujton se unë tallem me të dhe është larguar, - tha Bakiri.
- Keni qenë edhe më parë bashkë në ndonjë punë?
- Kemi qënë në një klasë në shkollë. Pastaj ai u ngrit në përgjegjësi. Megjithatë, përsëri vazhdoi miqësia jonë. Edhe tani kemi njëfarë miqësie.
Heshtëm për një çast. Nga dritarja frynte një erë e ngrohtë. Perdja e hollë lëkundej dhe herë pas here më binte në fytyrë.
- Endrra e shokut Zylo është të emërohet ambasador në ndonjë vend të Evropës, - tha Bakiri.
- E kam dëgjuar, - thashë unë.
Bakiri qeshi.
- Na tha një ditë se i ishin lutur ta emëronin ambasador në një shtet të huaj, por e kishte refuzuar, sepse nuk i pëlqente jeta monotone, pa njerëz të njohur, pa vende të njohura... "jashtë shtetit është mërzi për njerëzit që janë mësuar mes një shoqërie të madhe", - na tha.
Edhe mua m'u qesh. Bakiri e imitonte zërin e tii me përpikmëri të madhe. Ai u jepte fjalëve intonacionet e shokut Zylo, ai bënte të njëjtat gjeste dhe të njëjtat lëvizje. Ndofta prandaj shoku Zylo ishte ftohur nga Bakiri. Nuk ka gjë më të tmerrshme se ta vësh njeriun në pozita qesharake. E qeshura e çarmatos njeriun. Aristofani me të qeshurat i çarmatosi perënditë. Bakiri kishte një zakon që kur thoshte ndonjë fjalë me humor, qeshte me zë të lartë dhe i binte gjunjëve me pëllëmbë, pastaj të cëmblidhte në krah për të ta tërhequr vëmendjen.
- Po në shtëpi të tij ke qenë? - pyeti ai dhe më cëmbidhi në krah.
- Jo.
-Do të shkosh e do të kënaqesh, - tha Bakiri duke mbyllur njërin sy.
- Pse?
- Nuk të tregoj asgjë që të mos e humbasësh kuriozitetin. Vetëm kur të shkosh më merr edhe mua, - tha dhe u ngrit.
- Rri! Shpejt është.
- Po dal, Demkë.
Mbeta vetëm në tavolinë. Mendja më shkoi përsëri te shënimet që duhet të mbaja nga jeta e shokut Zylo. Por në çast m'u thye zemra. Kujtova "Tartarinin nga Taraskona" të Alfons Dodesë dhe mendova se shënimet e mia do t'u ngjanin atyre që ishin shkruar në atë libër të zgjuar. "Njerëzit do të kujtojnë se unë kam imituar "Tartarinin nga Taraskona", - thashë me vete. Pastaj prapë u qetësova. "Tartarini nga Taraskona" është shkruar shumë më vonë nga "Don Kishoti" i Servantesit dhe "Panairi i kotësive" i Tekerit, por Dodenë nuk e akuzojnë se ka imituar këto dy romane të famshme.
Pas këtyre mendimeve u ngrita. Kishte kaluar mesi i ditës. Edhe gruaja duhej të ishte kthyer nga puna, prandaj u nisa dalëngadalë për në shtëpi.
Kur hyra në dhomë, pashë në tavolinë një zarf, mbi të cilin ishin shkruar: "Shoqes Zenepe".
E hapa dhe nxora që andej një letër të trashë të lëmuar. Ishte një ftesë.
Me ftesën në dorë hyra në kuzhinë. Gruaja po hidhte gjellën në pjatë.
- Ftesë për në mbrëmjen solemne? - pyeta.
- Pse çuditesh? Vetëm ti që shkruan raporte ke të drejtë të shkosh nëpër mbrëmje solemne? tha ajo me një buzëqeshje dhelpërake.
- Çuditem se si nuk i erdhi një ftesë e tillë shokut Zylo, -thashë unë...
------------------------------
Në këtë fragment shqetësimi i shokut Zylo është më se i drejtë. Ai në një farë mënyre, është peng i mentalitetit të vet. Ai i ka mburrur lëvizjet revolucionare, qarkullimin, frymën e klasës, luftën kundër burokracisë. Tani nuk ka kohë të kthehet prapa. E ka humbur të drejtën morale të thotë se nuk i pëlqen, të largohet nga Tirana. Njeriu duhet ta pranojë qarkullimin me entuziazëm. Këtë duhet të bëjë edhe shoku Zylo. Duke qenë një personazh i ndërlikuar, tek i cili rëndon standarti i dyfishtë (njëri për vete dhe tjetri për të tjerët), shokut Zylo nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shpresojë se nuk mund të jetë e vërtetë. Atij i vjen mirë të mashtrojë dhe veten se mungesa e ftesës është thjesht një harresë. Por vuajtja e tij më e madhe është çfarë do të thotë opinioni. Shoku Zylo ka një emër në shoqëri, por këtë emër ai e ka krijuar jo prej ndonjë dhuntie a tradite. Emri i tij është i lidhur me pozitën në karrierë dhe mund të marrë fund me ndryshimin e kësaj pozite.
Prandaj fati i tij mbetet deri në fund i papërcaktuar: për lart apo për poshtë. Këtë nuk di as lexuesi si ta përfytyrojë. Shkrimtari, duke mos i dhënë zgjidhje kësaj situate, duke mos e përcaktuar qendrimin e vet ndaj personazhit të krijuar, shfaqet me një liri vetjake mendimi që ishte e rrallë për kohën.
Njeriu me Top (fragment)
Tregojnë se plaku Mere njëherë kishte vdekur e pastaj ishte ngjallur. Njerëzit betohen se kjo që rrëfehet në fshatin Arun, nuk është përrallë, por e vërtetë si nata. Ai vdiq. Të afërmit e tij u mblodhën, e qanë, e mbështollën me qefin, e vunë në tabut dhe e morën për ta shpënë në varre. Binte dëborë dhe ishte ftohtë. Në mes të rrugës që nga tabuti u dëgjua një zë.
- Allah belaversën! Ç'është ky kiamet e kjo e ftohtë kaq me llahtari! Allah, largoje prej meje Shimbër Jezit Shimbërllarin!
Ara që e mbanin, kur dëgjuan zërin e të vdekurit, u llahtarisën, e lëshuan dhe ia dhanë vrapit. Vetëm xherahu i fshatit Xheladin Durballia që mbante një gunë të madhe, nuk lëvizi vendit.
- O i madhi i më i madhit, ç'po kurdis me mua shejtan Mulahimi dhe Jeziti?, - thirri plaku Mere dhe u ngrit, duke shqyer qefinin.
Ai rrotulloi sytë në bardhësinë e ftohtë dhe vuri re vetëm xherah Xheladin Durballinë me këmbë të ngulura në dëborë.
- O hak i madh! Cili është ky? Xherah Xheladin Durballia, apo vetë shejtan Mulahimi?
-Jam unë xherah Xheladin Durballia, i biri i Xhevatit dhe i nipi i Abdiresulavziut, - tha xherahu dhe ia hodhi me vrap gunën në supe.
Ashtu të mbështjellë më gunë e shpuri gjer në shtëpi. E veshi me rrobat që mbante kur ishte gjallë, i ndezi kandilin dhe e vuri në dyshek që të vinte në vete. Njerëzit e shtëpisë ishin zhdukur dhe kishin mbetur vetëm pleqtë e plakat, se kujtonin se gjyshi i madh ishte bërë lugat.
Plakut Mere i shërbente vetëm Xheladin Durballia. Ai i tregoi edhe për ata që kishin ardhur në shtëpi për ngushëllim, edhe për ata që nuk e kishin ngushëlluar.
- Demek filani e filani nuk më dashkan! - e ngriti kokën nga jastëku plaku Mere.
- Ashtu del, - tha xherah Xheladin Durballia.
- Kush u gëzua me vdekjen time? - pyeti plaku Mere.
- Filani e filani, - tha xherah Xheladin Durballia.
- O hak i madh! T'i bësh hi, e t'i heqësh zvarë, e t'i shposh në fytyrë e t'u lësh vrima atyre që s'më duan! O hak i madh! - mallkoi plaku Mere.
Kështu tregojnë e këto nuk janë përralla, po të vërteta si netët.
Gjithë fshati Arun, e gjithë kazaja ç'merr mali i Kokallës e ç'zë lumi Krak u habitën me këtë ngjarje të padëgjuar ndonjëherë dhe thamë se tani do t'i vinte fundi botës. Pastaj njerëzit mësuan, se plaku Mere jetonte me kandil të ndezur dhe pohuan se edhe fundi i botës nuk qenkësh gjë! Prandaj ngritën edhe një këngë që nuk dlhet se kush e ka kënduar i pari. Kënga thotë:
Ty, mor plaku Mere,
në tabut të vunë,
të xhumanë e zezë
në varre të shpunë.
Po ti seç u ngrite,
thirre nga tabuti,
gjilpëra-gjilpëra
ç'na u bë vuxhuti.
Në tabut të lanë,
këmbët dhè s'u zunë,
Xheladin xherahu,
të futi në gunë.
Xheladin Xherahu,
më t'u thaftë dora,
s'e le plakun Mere
ta hante dëbora.
Xherah Xheladini,
Xheladin xherahu,
S'e solle lugatin,
më t'u thaftë krahu!
----------------------------
"Dynjaja u prish! O hak i madh, ç'pret?!"
Kjo është thirrja e dëshpëruar e plakut Mere, një prej figurave më të çuditshme të prozës së Dritëro Agollit. Në një anë ky personazh ngjan me një gjysh teqeje bektashiane, autoriteti i të cilit nuk mund të vihet në dyshim nga ata që janë në një hierarki tjetër (baba, dervish, muhyp). Nga ana tjetër, pikërisht ky "gjysh", duket sikur flet me dhimbjen e Shekspirit: "Kjo botë u çthur! O prapësi, o dreq! Që unë paskam lindur të të ndreq!"
Në të vërtetë nuk është shthurur dynjaja, por është prishur një rend tradicional i gjërave. Plaku Mere dhe rendi i tij nuk përfillen më. Në këtë situatë ka diçka universale. Morali i një brezi shpesh vjen në kundërthënie me moralin e brezit pasardhës. Thuhet se në një mbishkrim të gjetur në një papirus shumë të lashtë gjendet ankimi: "Ah, ky brezi i ri!" Ndërrimi i moralit ndodh jo vetëm nga brezi në brez, por edhe nga epoka në epokë. Kjo shpesh shoqërohet me dhimbje dhe trondizje të mëdha. Plaku Mere nuk mund të jetë më një patriark absolut i familjes së madhe katërbrezash të Fizëve, sepse rinia mendon ndryshe. Lëkundja e autoritetit të tij në familje, në një farë mënyre, përbën shkelje në një tabu. Kjo ndodhi rëndom në Luftën Antifashiste, e cila krijoi një moral të ri të punëve.
Arka e Djallit (fragment)
Anthulla, pasi dëgjoi një përmbledhje të shkurtër të përshkrimit të udhëtimit nëpër Greqi dhe pjesërisht në Turqi, filloi të lexojë me vete.
-Jo, lexo me zë! - urdhëroi Sherif Abeceja dhe u ul larg saj, në një karrige në rrëzë të verandës.
"Hyrja e Cute Babules në vallen e dervishëve mevlevinj, o Hyskë, bëri një jehonë aq të madhe në mes të shkencëtarëve, sa me fjalën që na ka dhënë natyra e gjuhës nuk mund të tregohet. Por kjo jehonë vetëm fillimin e kishte në gjirin e shkencëtarëve. Të nesërmen u bë ortek, që vërshoi me uturimë në mbarë Konian. Po të pasnesërmen? Të pasnesërmen u bë uragan, që u soll dhe u mbështoll, u vërvit dhe u rrotullua anembanë Turqisë. Si i thonë në këngë?
Këtu duhet thënë: "Hajde Cute Kapedani"! Ti e di mirë, o Hyskë, se dikur, në kohët e shkuara namin ta hapte kënga! Po të hyje në këngë, edhe sikur të mos ishe shumë trim, apo shumë i zgjuar, fama rritej, pasi emri që kalonte gojë më gojë dhe çdo këngëtar shtonte nga një fjalë e nga një epitet. Kurse sot famën ta hapin mjete të tjera: gazetat, revistat, librat, radioja, televizioni, filmi, telefoni, telegrami, kompjuteri... Edhe fama e Cute Babules vërtet e zuri fillin në gjirin e shkencëtarëve, por pastaj ç'ndodhi se!... Të pasnesërmen gazeta më e shquar e Konias "Bytyn dynja" botoi një artikull të shoqëruar me tri fotografi: njëra që paraqiste Cute Babulen duke u nisur drejt valles, tjetra në valle dhe e treta në përqafim me dervishët në mbyllje të manifestimit. Në artikullin e "Bytyn dynjasë" gazetarë që mund të krahasohet me "Le Monde" të Francës, se "dynja", ashtu si "monde", do të thotë "botë", shkruhej: "E mahnitshme! E paimagjinueshme!" Në vallen e dervishëve në Sema më e njohur nga gjithë bota, që u dha nga mevlevinjtë për nder të shkencëtarëve, hyri papritur dijetari marksist shqiptar, studiuesi i kulturave popullore, Maksut Babulja, që zakonisht i thërrasin Cute, dhe me mjeshtëri, ndoshta më të përsosur se të dervishëve dhe me njohuri fetaro-filozofike mbase më të mëdha se semazeni, udhëheqësi i Sema-së, kërceu e luajti deri në mbyllje të ceremonisë, dhe në fund i përqafoi me radhë të gjithë valltarët e shenjtë nën breshërinë e duartrokitjeve të njerëzve të shkencës. Një fenomen i tillë, që të hynte në vallen e dervishëve një i jashtëm, qoftë turk e qoftë kaur, ka 722 vjet që nuk është përsëritur, që kur ishte gjallë hazreti Mevlana Muhamed Xhelaledin Rumiu. Kur jetonte hazreti, në një ceremoni dervishësh, u fut papritur mes valles një sarhosh dhe filloi të kërcejë. Në kërcim e sipër i shtynte me bërryl dervishët, duke ua penguar rrotullimin! Atëherë semazeni e shau sarhoshin dhe iu ankua hazretit Mevlana: "Ky është i pirë dhe duhet ta përzemë nga vallja!" Dhe hazreti Mevlana Muhamed Xhelaledin Rumiu iu përgjigj: "Ai ka pirë hyjninë, ju po silleni me të si me një pijanec". Kjo frazë që ka mbetur si ese, në frëngjisht shprehet: "Lui, il a bu divin, vous agissez en ivrogne!". Edhe për Cute Babulen kur hyri në vallen e dervishëve, disa thanë se gjoja ishte i pirë dhe kërkuan të zbohej nga andej. Dhe këta që e thanë, fatkeqësisht, ishin turq dhe francezë. Po të jetonte Mevlania, do t'u përgjigjej: "ju silleni me të si me të pirë!" ose "Vous vous agissez ivrogne!"
"Habia jonë, vazhdonte artikulli, për hyrjen e marksist-leninistit Cute Babulja në vallen e dervishëve, është gjetiu... Një shkencëtar shqiptar, që jeton në kështjellën më të fortifikuar të marksizmit, del nga andej dhe rrëzon muret dhe vallëzon, duke u sjellur rrotull vetes dhe rreth dervishëve. Dhe jo vetëm kaq! Ai në fund të valles puthet me dervishët! Është me të vërtetë paradossale, kur dihet se në Vendin e Shqiponjave, që janë në fakt shqiponja me krahë të lidhura, ndalohet feja dhe institucionet e saj, ndalohen dhe dënohen ata që takohen me hoxhallarë, dervishë, baballarë, shehlerë, priftërinj, murgjër e murgesha. Kurse shqiptari marksist-leninist-stalinist, Maksut Babulja, i mbiquajturi Cute, që ndodhet këto ditë midis nesh në Turqi dhe që po na sjell një gëzim të mahnitshëm, me veprimin e tij human, shprehu haptazi nostalgjinë dhe dashurinë për mevlevinjtë në veçanti dhe, në përgjithësi, për islamizmin, të cilit i takon e ardhmja. Mos vallë kjo është një shenjë që në Shqipërinë tonë mike, po ndryshojnë gjërat? Apo Cute Babulja këtë gjest fisnik e bëri për hir të forcimit të miqësisë tradizionale shqiptaro-turke pa pyetur autoritetet shqiptare? Nuk e besojmë që kjo të jetë një shaka, megjithëse, sa dimë, Cute Babulja është një shakaxhi, që i kalon kufinjtë e Vendit të Shqiponjave. Dhe madje temën e kumtesës, që do të mbajë sot në Konferencën, në ora 10.00, e ka: "Folklori shqiptar dhe Nastradini". Dihet se qendra e Nastradinit, pas zbimit të tij nga Buharaja, u bë qyteti ynë i lashtë Konia. Mund të bëhet edhe një supozim tjetër, Cute Babulja, si materialist, duke hyrë në valle, shpreh lëvizjen universale, lëvizjen e molekulave, atomeve, protoneve dhe neutroneve. Një dervish që rrotullohet rreth vetes dhe rreth të tjerëve, simbolizon lëvizjen e atomit. Marksistë-leninistët lëvizjen e quajnë si një nga format më të rëndësishme të materies. Mos vallë Cute Babulja nga gjithë vallja ka marrë vetëm thelbin, lëvlzjen, që atij i intereson? Edhe ky mund të jetë një arsyetim... E mahnitshme dhe fantastike! "Me këtë thirrje mbyllej artikulli".
-----------------------------------
Një nga vlerat më të rëndësishme të romanit "Arka e djallit" është qëndrimi i autorit ndaj botës kulturore të Orientit. Kjo është një përpjekje për të zbuluar disa të vërteta të thjeshta, që kanë të bëjnë me kuptimin e universit njerëzor në tërësinë dhe ekuilibret e tij. Dritëro Agolli, përmes "Arkës së djallit", e dëshmon veten si një njohës të shkëlqyer të kulturave tradizionale të popujve të Lindjes, të letërsisë së tyre të mirënjohur, të riteve dhe zakoneve të jetesës,të ngjashmërive dhe ndryshimeve kulturore me ato të popullit të tij. Në mënyrë figurative, për lehtësi të krijimit të simetrisë së mendimit, autori ka marrë gazetën turke "Bytyn dynja", të cilën e krahason me "Le Monde", të dyja me kuptimin "bota". Ndërmjet Parisit të gazetës "Le Monde" dhe Stambollit të "Bytyn dynjasë" gjendet vendi i vogël i autorit, i cili, i ngatërruar në hallet e tij, nuk ngurron t'ia bëjë me sy Perëndimit, pa e ditur se ç'ka në anën tjetër të botës. Shkrimtari është i kujdesshëm në zgjedhjen e emërtimeve, me qëllim që të ndikojë tek lexuesi për të forcuar bindjen se qytetërimi perëndimor dhe ai lindor janë dy pamje të së njëjtës kulturë njerëzore. Konia, vendbanim antik i qytetërimit helen (nga gr. "Ikonia"), vendi ku zhvillohet festivali ndërkombëtar i valleve dhe i riteve të Sema-së bektashiane, dhe jepen çmime të nderuar për fituesit, të kujton qysh në emër Kanën, ku konkurrojnë artistët e kinematografisë botërore. Vallja e Sema-së, ku hyn të luajë edhe njëri nga personazhet e romanit, paraqitet si një kryevlerë më vete, që për shekuj ka magjepsur breza njerëzorë.
Qëllimi i shkrimtarit për të ndikuar në opinionet letrare për një ekuilibër të vërtetë vlerash shihet jo vetëm në admirimin e vlerave kulturore lindore, në adhurimin e figurave të ndritura të këtyre kulturave, si Xhelal-ed-din Ruumi, por dhe në formën stilistikore si e ndërton frazën. Ja një paragraf tipik, ku, edhe përmes stilit ndikohet për të përfytyruar botën si një të tërë:
"Një fenomen i tillë, që të hynte në vallen e dervishëve një i jashtëm, qoftë turk e qoftë kaur, ka 722 vjet që nuk është përsëritur, që kur ishte gjallë hazreti Mevlana Muhamed Xhelaledin Rumiu. Kur jetonte hazreti, në një ceremoni dervishësh, u fut papritur mes valles një sarhosh dhe filloi të kërcejë. Në kërcim e sipër i shtynte me bërryl dervishët, duke ua penguar rrotullimin. Atëherë semazeni e shau sarhoshin dhe iu ankua hazretit Mevlana: "Ky është i pirë dhe duhet ta përzëmë nga vallja!". Dhe hazreti Mevlana Muhamed Xhelaledin Rumiu iu përgjigj: "Ai ka pirë hyjninë, ju po silieni me të si me një pijanec!"
Poemë për Babanë e për Veten (kënga e parë)
Im atë tokën shumë e donte
Siç donte nënë e grua
Për tokën lodhej dhe rëkonte
Dhe djersën derdhte krua
Kur plis me plis hidhte hapin
I kishte hapi hije
Dhe zogjtë e malit udhë i hapnin
Me fjalë hirësie
Kur grushtin mbushte plot me farë,
Mahnitej kush e shihte,
Dhe era ndalte frymën në arë,
Që qejfin mos ja prishte
Në këmbë si në katër kleçka
Në gur ngrinte hardhucka
Përgjonte lart në shelg rebecka
Me thonjtë me majucka.
Me sqep lejleku bënte harqe
Rreth rruzullit të diellit
Dhe dukej sikur ndillte paqe
nën kaltërsinë e qiellit
Po ati im mbi plisa ecte
Me shpirt të madhërishëm
Dhe tokës shpirt me shpirt i jepte
Nga shpirti i çuditshëm
kur pranë mollës ulej qetë
të hante bukë e gjizë
Nuk fëshfërinin gjethe e fletë
Nuk pipëtinte drizë
Me tokën rrinte ditë e natë
Në vapë, erë e mjegull
Ndaj nga pasardhësit im atë
Kërkonte djersë e rregull
Nuk kish syze dijetari
Dhe rafte me defterë,
Po udhë i hapte shkencëtari
Me nam të madh e vlerë
Ky shkencëtar që njihte dhenë
Në fusha pas më mori;
''mësoje biro abecenë
në brazdat që le plori
Mësoje biro abecenë
E gjithë abeceve
Atje ku plisat shpinën ngrenë
Pas plugut e pas qeve....''
Pa dale mirë nga pelena
Më dha në dorë hostenë
Dhe shfryu si era në bedena;
''Tani përmbyse dhenë
Përmbys dhenë, dheu s'ankohet
Kur plori ia kruan shpinën,
Po qesh, lot valle dhe gëzohet
Dhe gazi çmend luginën.
Dhe të harbuar marrin vrapin
Kërcejtë radhë-radhë
Dhe sythat sytë e vegjël hapin
Për ditëzën e bardhë"...
Një ditë i lodhur, i menduar,
I thashë me ngadalë:
"Përse kaq shpejt m'i ke mësuar
Kaq punë e brengë e halle?"
Ai nga buzet llullën hoqi
E foli dy-tri fjalë:
"Që mos ta hajë qeni shkopin.
Pëllumbi im, o djalë!"
Pastaj u ngrit të përkëdhelte
Balashin dhe Kazilin,
Që nxirrnin gjuhën si lepjet
Dhe shelgjet i lëpinin.
Ata i bindeshin tim eti,
Siç binden dy fëmijë,
Me ta e lidhte fort një jetë
Me qindra mijëra fije...
Dhe nuk ia prishnin qejfin kurrë
në vapë, erë, e mjegull,
lëronin, mbillnin, mbanin grurë;
Im atë donte rregull...
Pastaj babai në plis mbështetur
Këndonte fill i vetëm,
Sikur përpiqej për ta gjetur
në këngë të vërtetën:
"Që nga maja e malit
Ta shtira dylbinë,
Pas dritës së llambës
Ta pashë stolinë.
Në gjysmën e ballit
Të derdhej shamia,
M'u në dorën time
Seç më ngriu dylbia.
Me erën e malit
Desha të të vinja,
Sarhosh seç më bëre,
Mbeta nëpër brinja.
Qetë m'i zu zekthi,
Kali malet mori,
Majë grurit mbata,
Ç'të bëj unë i gjori!...
Që nga majë e malit
Ta shtira dylbinë,
Them të vij pas teje,
Them ta shes shtëpinë..."
Poemë për Babanë e për Veten (kënga e dytë)
O brezi im u vrenjte herët
Në rrugën e mjerrimit;
Ti pe të parën ditë të errët,
Të parën të pushimit
Ti s'e mësove Shtatë Prillin
Në libër e gazetë,
Ti Shtatë Prillin me qefinin
E pe, e ndjeve vetë!

Babai me botën zemërohej
Dhe bëhej pikë e vrer,
Dhe arave ngaherë ankohej,
Dhe thoshte: "Duam nder!"
Ka qenë i ri, ka qenë i zgjuar,
Me supe të medhenj
Dhe mund të ngrinte me dy duar
Dy dema, dy shkëmbinj.
Këto dy duar unë i pashë
Tek hiqnin me rrëmbim një dërrasë
Një tra, një hu, një gur...
Atje babai e mbante fshehur
Një pushkë me fishekë,
Që trashëgim i pati mbetur
Nga gjyshi im i shkretë.
E nxorri pushkën dhe e ngriti
Me sy të përlotur:
"O plaku im, të ndrittë shpirti,
Na le një gjë të çmuar!"
Pastaj i vrenjtur si oxhaku
M'u kthye ballëlartë:
"Eh, ky dyfek që na la plaku,
Kërkon një dorë të artë!
Tani me mua eja djalë,
Të dalim në fushim,
T'ia fshijmë tytën rrath-rrathë,
Se ndryshku na e grin
E grin i shkreti si veremi
Dhe pushka mbetet shterpë,
Fishekë pak në vezme kemi,
Se pula s'pjell fishekë
Ndaj pushkën, biro, ta gatitim,
T'ia njohim degë e rrënjë
Nga tyta plumbin kur ta nisim,
Të shkojë drejt në shenjë.
Babait një ditë i thashë prapë
Te kumbulla me fletë:
-Kjo pushkë e shkretë ç'do më japë,
Ç'do bëj me të në jetë?
I ngriti sytë lart në pllajë
Dhe na tha të njëjtat fjalë:
-Që qeni shkopin mos ta hajë,
Pëllumbi im o djalë!
Ka qenër plot kjo zuskë botë,
Kjo botë e turbullt shumë,
Në zheg na vijnë e në të ftohtë
Dhe kurrë s'kanë gjumë...''
Pastaj pas kumbullës mbështetur
Këndoi ngadalë i vetëm,
Sikur mundohej për ta gjetur
në këngë të vërtetën
''Lumi vjen i turbullt,
malet borë kanë,
Dale, pusht i Shagut,
Të ta shoh fustanë!
Po thërret tellalli:
E kujt është kjo pallë!
Devolliu i vogël
Tri pëllëmbë djalë!
Devolliu i vogël,
Takijen mënjanë,
Në hendek me baltë
Hodhi kajmekamnë.
Dale pusht i Shagut,
Të ta shoh fustanë!...''
Poemë për Babanë e për Veten (kënga e tretë)
S'e thur poemën aq të gjatë,
Me vargje si litarë,
Se kushedi e gris im atë
Dhe dredh me të cigare.
Nga kjo poemë e nisa rrugën
E vargjeve rinore,
Në rrokje e rima treta jugën
Dhe erën me dëborë...
Do bëj poema më të mira.
Po ti në mend do vish,
O moj e para më e vështira,
E thurur mes lajthish
Dhe do më thuash buzëplasur:
-S'më vure shumë fletë! -
Ahere ati im i dashur
Në varr do të jetë!
S'do futesh fare në botimet
E vargjeve të zgjedhur
Do mbetesh vetëm në kujtimet
E kaltër, e pazverdhur.
Po mund të ndodhë ndonjëherë,
Qeflinjtë e poezisë
Ty të të vënë në defterë
Si fakt të historisë:
"Dhe fshati ynë nxjerr poetë,
Siç nxorri trima shumë.
Vrapojnë vargjet me rëketë
Dhe piqen në një lumë,,...
Po ti, poemë, moj naive,
E thurur arë më arë,
Do sjellësh erën e lajthive,
Si dashurinë e parë
Dhe thellë rreshtave të tua
Ku zemra ime mbeti,
Do dal'e do më zgjojë mua
Çibuku i tim eti...
 

Regina

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
3,666
Pikët
113
Përgjigje e: Driton Agoli

Poezi te Dritero Agollit.


Ketu s'do jem


Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.
 

Regina

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
3,666
Pikët
113
Përgjigje e: Driton Agoli

I Perndjekuri I Dashurise

Une jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qe ti me ke vene
Po cudi as qelia s'me mbyt
Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze
Kur ti prangat m'i hodhe ne mish
Une i putha duart e tua
Eshte rast i pashembullt ta dish
Qe xhelatin ta puth a ta dua
I perndjekuri yt erotik
I perndjekur te mbetet gjithmone
Erotim i mire a i lig
Hidhmi duart ne fyt, torturome
Ky burgim sa do zgjase s'e di
I perjetshem do kisha deshire
Vec ti eja me shih ne qeli
Te perndjekurit tend i vjen mire.

Dritero Agolli...
 

Regina

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
3,666
Pikët
113
Përgjigje e: Driton Agoli

Mos ma kujto


E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto
per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!

Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto,
Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!

Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto,
Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto,
Dhe gjumi s'me zinte me dite e me nate, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto,
Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto,
Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto!

Per shembull ne shtrat s'u bera per burre, mos ma kujto,
I turpshem i drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto!

E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto!
 

Regina

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
3,666
Pikët
113
Përgjigje e: Driton Agoli

Nje mendim vetetimthi


I humba te gjitha, po lypes s'u ktheva,
S'ia zgjata doren askujt dhe veten e mbajta.
C'u bene vajzat me te bukura Drita, Maria dhe Eva?
Atyre doren me gaz mund t'ua mbaja.

Po te gjitha ato u plaken si une
Dhe bukurine e dikurshme s'e kane,
Megjithate drejt tyre synoj nganjehere me shume
Sesa drejt guhakerve me qyrk e fame.

I humba te gjitha, me mbeten vetem kujtimet dhe kockat,
Me mbeti lekura dhe bebja e syrit tok me shkendijat.
Tani perballe shtepise sime kendojne bretkosat,
Gezohem se jane te gjitha te mijat
 

Regina

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
3,666
Pikët
113
Përgjigje e: Dritëro Agolli

Pelegrini


Une jam prej kohesh pelegrin
udhetar ne vendin e shpreses se thyer
jam ndare pa dashur nga karvani im
mes shtigjeve nga vapa e shirat gryer.


Kerkoj karvanin tim ne rene e shpat
karvanin qe e ka ndruar drejtimin me kohe
ndaj ne udhe jam krejt i humbur,jam fillikat
me shami te grisur lidhur ne koke.


Per uje buza ime u dogj u be zhur
dhe syte me shpojne nga shterja e lotit
me duhet te arij karvanin e tretur qekure
capitur mes vapes,mes shiut e te ftohtit.


Une jam prej kohesh pelegrin
shtegtar i karvanit te humbur
dhe bart ne kuriz nje premtim
te dhene gjysherve te mundur.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Dritëro Agolli

Në romanin Njeriu me top (1975) Dritëro Agolli zbuloi një marrëdhënie tjetër, krejt të ndryshme nga ajo e "Gjeneralit të ushtrisë së vdekur" të Kadaresë, sa i takon raportit të njeriut shqiptar me armën. Zot e rob i pushkës, i magjepsur dhe i marrosur prej saj, ky njeri bën çudira e marrëzira nga më të pabesueshmet. Ky njeri është i denjë të thërrasë me dëshpërim njësoj si Hamleti: "Dynjaja u prish! O hak i madh, ç'pret?!", ndonëse mund të mos e ketë dëgjuar kurrë emrin e Shekspirit. Edhe në këtë roman shfaqen gjurmë të babait patriark në organizimin e bashkësive bektashiane shqiptare.

......Pa koment
 

Regina

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
3,666
Pikët
113
Përgjigje e: Dritëro Agolli

Kur një mëngjes


Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"
 

Regina

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
3,666
Pikët
113
Përgjigje e: Dritëro Agolli

Enderr e prere


Mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari,
Ka rene ne ullishte mize e ullirit.
Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s'ka dale nga plisi kercelli i misrit

Ne enderronim te benim nje anije,
Kurkush s'e mendonte me c'dru do ta ngrinim,
Kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie
Dhe vela ti vinim.

Bodrumet e saj t'i mbushnim me poce me vere
Dhe te lundronim ne ishujt e Havajes;
Ta pinim veren me vajzat e ishujve ne Belvedere,
Zezaku te bente fresk me fleten e palmes.

Mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua
Dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare;
Kerkojme patkonj e s'na jep njeri hua,
S'e gjejme as nallbanin e marre.

Ne enderronim te shkonim ne hipodrome,
ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali calon e s'na ha as barin e njome;
me sy si gota na sheh si te huaj...

Mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe
Dhe presim te vijne vajzat te gjitha,
Te gjitha ato qe ti u thoshje "sorkadheve",
Kur grisnin fustanet ne driza.

Mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire
Eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh!
Ne enderronim nje vdekje me te mire:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.

Dritero Agolli
 

Regina

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
3,666
Pikët
113
Përgjigje e: Dritëro Agolli

Kesaj nate me hene te vjeshtes

Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola fushes te bredh kuturu.
Rete shtohen me vrap pa reshtur,
Hena duket aty-ketu.

Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.

Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te, kurse ti
ne enderrimet e mia pa jete
perendim s'do te kesh kurrsesi.
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,494
Pikët
113
Dritëro Agolli - poezi

DRITËRO AGOLLI I FTUAR TE “GAZETA E ATHINËS”​


Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhëDritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet'60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli u bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një "gjuhe të vogël", ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për "rreptësinë" e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e "un-it", përkundër poezisë së "ne-ve", që shkruhej "për të bashkuar masat".
Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradizionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij.
Në prozën e tij Agolli solli risi jo vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata janë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.

Përgatiti për botim Hiqmet Meçaj

Dialog me Bejte në Arë

O moj vajza lule
që vilni fasule
vilni,vilni,vilni
vilni por mos vidhni

Jemi vajza lule
dhe vjelim fasule
vjelim,vjelim,vjelim
ka edhe që s'vjedhin

O moj vajza bejka
që vilni piperka
vilvi,vilni,vilni
vilni por mos vidhni

jemi vajza bejka
duhemi si shqerka
vjelim dhe nuk vjedhim
piperkat na djegin.

Ëndërra të Turpshme

Njeriu sheh ëndrra të tmerrshme në gjumë,
Po sheh dhe ëndrra të turpshme vetmuar në dhomë,
Të tmerrshmet durohen më shumë
Të turpshmet vërtet të tmerrojnë.

Dhe zgjohesh sikur po mbytesh në lumë,
Në lumë të ndytë me gjëra gjirizi e blozë,
Ky turp ka qenë veç turpi i një ëndrre në gjumë,
Megjithatë ta fshish nga ndërgjegja s'ke forcë.
Të mbetet një shenjëz turpi, një gjumë.

Ftohja

U ftoha nga shumë gjëra
Disa i harrova e disa i lashë
Disa i humba si një unazë
Në çezme a govatë

Vërtetë e humba të ritë
Por zemër marr kur ende i dua gratë
Sikur të ftohem prej tyre një ditë
Thoni për mua: ndjesë pastë!...

Letrat

Kur dashuroheshim në kohën tonë,
Kur tretesha dhe digjesha për ty,
Nga njeri-tjetri letrat vinin vonë,
Kalonte dhe një muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjallë,
Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim
Me bicikletë a mushkë apo me kalë
Në vapë e shi, dëborë dhe thellim.

Kur dashuroheshim në kohën tonë
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim nëpër dhoma telefonë
Dhe në ëndërr s'kishte faks dhe internet.

Megjithatë më mirë që nuk kishte
As telefon as internet, as faks,
Se fjalë e nisur shpejt dhe mund ta vriste
Një dashuri të vjetër për një çast.

Më Mirë të Kujtosh të Bukurën

Të mori malli për mua një ditë në paqe?
Ah, lëre mallin e varfër të qetë!
Të vjen në mend në qytet ajo kafè
Ku hynin artistë e poetë.

Ti kishe këmbë të bukura shumë
Nga këmbët e tua poetët lajthitnin
S'do mend që lajthitja dhe unë
Si gjithë ata që të pritnin

Vërtet të mori malli për mua
Mos eja!....Lëre mallin të fjetur
Tani unë u plaka dhe kafet e vjetëra s'i dua më
Pastaj as e di se nga këmbët e tua ç'ka mbetur...

Shiu i Marrë

Dikur na bridhte qiejve një shi,
Që veç poetët çmendte po t'i lagte.
Dhe ra ky shi pa pritur mbi njerëzi,
Poetët u lajthitën pas një nate.

Filluan të kopjonin veç një varg,
Të kishin të përbashkët veç një metaforë,
Për shembull: "Jam Homeri, jam bust në park,
Jam Sofokli, Eskil e Pitagorë.

Jam rrugë vetëtimash e rrufè,
Jam dhe kostelacion në qiell,
Jam rrap me rrënjët pleksur nëpër dhè,
Jam udhëtar që kam në sup një diell…"

Po nga ky shi s'u lag veç një poet,
Se ishte fshehur në një pyll të dendur,
Poetët e lajthitur në qytet
E qeshnin dhe i thoshin: "Je i çmendur!"

Dhe u mërzit poeti në vetmi,
Se talleshin të çmendurit, poetët,
Dhe luste zotin që të binte prapë ky shi,
Që dhe ai të çmendej si të tjerët.

Sirena e Lumit

Ajo u vërtit lakuriq
Si pata e bardhë në lumë;
Këndonte hutini në vidh,
Bretkocka fërkohej me shkumë.

Më humbi nga sytë pastaj,
Siç humbin sirenat e lumit,
Më mbetën veç hiret e saj
Dhe nazet e kurmit.

U zhvesha dhe lumit me not
I rash tri herë;
Ju them se notoja aq kot,
Sa dukesha fare i mjerë.

Madje dhe bretkocka u lig,
Sa s`donte aspak të më shihte,
Në vend të hutinit në vidh
Veç hëna fytyrën e griste.

Vetmija

E vetmuar ti, i vetmuar unë
Nga e diela deri tek e diela.
S'ke ç't'i bësh, nuk dilet tek kjo turmë
Dhe sikur t'i ngjitësh shpirtit vela.

Ja, për shembull, vela shpirti pati,
Do lundrosh me velat nëpër dete,
Përsëri do kthehesh tek krevati,
Po atë vetmi do kesh me vete.

Dhe këputen ditët si tespihe
Nga e diela deri tek e diela.
S'i shpëtojmë aspak kësaj vetmie
Dhe nëse na zgjojnë ne treqind gjela.

(Botuar në: "Gazeta e Athinës")
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,494
Pikët
113
Dritëro Agolli - tregim

DRITËRO AGOLLI​



PESHA E TURPIT...




1.
Hajrije Çeremi, me shami të zezë deri mbi vetulla dhe me cigare të trashë në dorë, rrinte pranë zjarrit e mërzitur. Dy cepat e shamisë së zezë i binin mbi supet e mëdha, si majat e krahëve të një zogu mbi një shkëmb të murrmë. Ajo kishte shtatë ditë që nuk fliste me njeri, veçse rrinte pranë oxhakut me cigare në mes dy gishtërinjve të zverdhur nga nikotina dhe me filxhanin e kafes në vatër. Nuk i besohej që djali më i dashur i saj, Sheme Çeremi, të kishte bërë një turp kaq të madh, turp që do të rëndonte tërë jetën mbi trarët e kësaj shtëpie. Ngaqë nuk i besohej, kishte dërguar njerëz në shtëpinë ku kishte ndenjur çastet e fundit kapedan Tahsin Haxhihajdari, që të merrnin vesh një për një se ç’kishte ndodhur. Këta njerëz ende nuk po ktheheshin dhe ajo priste pa lëvizur nga oxhaku me një si lëmsh të mbledhur në gjoks.
Kapedan Tahsin Haxhihajdari kishte qenë mik i ngushtë me burrin e saj të vrarë nga serbët mbi Dragobi. Shumë herë ajo e kishte pritur dhe përcjellë, ia kishte tharë rrobat dhe ia kishte qepur këmishën si vëllait të saj. Dhe kur një dimër u plagos me një plumb në gjoks, e mbajti gjashtë muaj në shtëpi, pa marrë vesh njeri. Atë dimër kapedan Tahsin Haxhihajdari kishte luftuar në Dragobi vetëm për vetëm me një serb. Serbit, tek luftonte, i kishin mbaruar fishekët dhe e kishte hedhur pushkën.
- Tani më vrave, kapedan Tahsin Haxhihajdari! - kishte thirrur ai në mes dëborës pas një pishe të vjetër.
- Nuk vras një njeri që i kanë mbaruar fishekët, - i ishte përgjigjur kapedan Tahsin Haxhihajdari nga ana tjetër dhe i kishte hedhur mbi dëborë dy krehër me fishekë.
Serbi e kishte marrë pushkën e hedhur dhe dyluftimi kishte vazhduar përsëri. Në të shtënën e pestë të dy kishin rënë përnjëherësh mbi dëborë: serbi i vrarë, kapedan Tahsin Haxhihajdari i plagosur rëndë. Atëherë e kishte marrë Hajrije Çeremi me tre djemtë e saj dhe ia kishte shëruar plagët në shtëpi.
Dhe tani Hajrije Çeremi kishte dëgjuar gjëmën më të madhe. I biri i saj, Shemja, i futur nga hasmët, i kishte zënë pritë dhe e kishte vrarë kapedan Tahsinin tek zbriste për në Valbonë. Kjo ishte një vrasje e blerë, siç thonë, prapa shkëmbenjve.
- Janë fjalë! S’është e vërtetë! - fliste me vete Hajrije Çeremi pranë zjarrit me kërcunj të trashë, duke pirë e vetmuar kafen e shtatë.
Dy njerëzit që kishte dërguar, erdhën kokulur dhe ajo e kuptoi se fjala e hapur ishte e vërtetë.
- E vërtetë? - pyeti ajo.
Të dy të dërguarit tundën kokat në heshtje. Atëherë Hajrije Çeremi thirri njërin nga djemtë e saj, Selimin e gjatë si bredh, me qeleshe të bardhë si gjysmë molle të papjekur.
- Të shkosh e të gjesh Shemen. T’i thuash që jam sëmurë. Të vini të dy… – urdhëroi ajo.

2.
Pas tri ditëve, Selimi e solli Shemen në shtëpi. Mjekra e parruar e tregonte të zbehtë dhe të dobët. Madje Hajrijes iu duk sikur i biri kishte filluar të kërrusej dhe të plakej para kohe.
- Qënke mirë! - tha ai, ndërsa e ëma i hodhi një vështrim të gjatë, të egër dhe të zymtë.
- Selim! - i tha djalit tjetër. - Shko e thirr Elezin!
Mbetën të dy vetëm për vetëm. Hajrije Çeremi ulur me cigare në mes dy gishtërinjve, Shemja më këmbë, i parruar, i zbehtë dhe i lodhur. Për një çast asnjeri nuk fliste. Dëgjoheshin vetëm frymëmarrjet dhe kërcitjet e zjarrit në oxhak.
- Jam mirë, the? - e prishi heshtjen e ëma.
- Selimi tha se ishe sëmurë! - foli me vështirësi Shemja.
E ëma psherëtiu.
- Të hapësh dy varre dhe të jesh mirë? - tha ajo.
Shemja u ul në gjunjë sikur të donte të dëgjonte më shkoqur fjalët e s’ëmës.
- Dy varre? - tha ai.
- Një për kapedan Tahsin Haxhihajdarin, mikun e kësaj shtëpie dhe një për Sheme Çeremin, djalin e këtij oxhaku… - tha Hajrije Çeremi.
Në fytyrën e të birit u duk një buzëqeshje e shtrembër. Donte të pyeste se ç’kuptim kishin fjalët e s’ëmës, por ndërkohë erdhën dy vëllezërit, Selimi dhe Elezi.
- Ngreu! - urdhëroi Hajrije Çeremi Shemen të ulur në gjunjë.
Të tre vëllezërit në këmbë, vështruan njëri-tjetrin. Selimi me Elezin mezi i hidhnin sytë në fytyrën e zbehtë të Shemes, në fytyrën si prej të sëmuri.
- Pushkën, Elez! - urdhëroi Hajrija.
Prapë nënë e bir mbetën vetëm. Në ballin e Shemes filluan të dilnin bulëza djerse. E ëma këtë edhe pa e parë, e ndiente. Shemja do të djersijë, mendonte ajo. Që i vogël djersinte shumë.
- Eh, dy varre! Pa pritur e kujtuar, dy varre! - psherëtiu ajo.
- Ç’thua?-– psherëtiu ai dhe u ul përsëri në gjunjë.
- Ngreu! - urdhëroi e ëma.
Erdhën të dy djemtë me pushkë. Hajrije Çeremi ende rrinte pas oxhakut dhe pinte kafen e njëmbëdhjetë.
- Selim, dhe ti Elez i vogël!.. - foli ajo dhe për një çast heshti.
Gjithë dhoma dukej sikur ishte pa frymë. Të tre djemtë druheshin të mbushnin kraharorët, si të kishin frikë se mos mbarohej ajri.
- Selim, dhe ti Elez i vogël! E dini se vëllai juaj, Shemja, ka vrarë kapedan Tahsin Haxhihajdarin, mikun e shtëpisë dhe të babait tuaj.
Të dy vetëm sa tundën kokat në heshtje.
- Ne do ta vrasim Shemen!.. - tha ajo.
Shemja u këput dhe ra në prehërin e s’ëmës. Qeleshja i shkau nga koka dhe flokët e tij prekën mjekrën e nënës. Ajo ndjeu erën e tyre, erën më të mirë dhe u gëlltit, se një lëng i nxehtë iu ngjit gjer në gojë. Por nuk lëvizi nga vendi. Rrinte drejt me vështrim nga muri i bardhë me kokën e të birit në prehër.
- Selim, merre këtë! - i tha djalit tjetër dhe ai e ngriti të vëllanë.
Hajrije Çeremi vuri duart në gjunjë dhe u ngrit me zor. Shtati i saj i lartë e mbushi odën. Dy cepat e shamisë dukeshin si dy krahët e një zogu të zi të madh gati për fluturim. Shkoi dhe ia hodhi krahun e trashë Elezit, që ishte zbehur dhe që dridhej i tëri.
- Je burrë, Elez! Burri nuk rritet lehtë! – tha ajo dhe u bëri me kokë të tre djemve të dilnin përjashta.

3.
Buzë përroit, nja dyqind metra larg shtëpisë, Hajrije Çeremi u bëri shenjë djemve të qëndronin. Pastaj i tha Shemes të shkonte pranë lisit me gungë, që nxinte mbi dëborën e porsarënë. Dy djemtë e tjerë, Selimi dhe Elezi i vogël, qëndronin pranë saj me pushkë në dorë.
- Për gjakun e kapedan Tahsin Haxhihajdarit! – tha ajo dhe ngriti dorën drejt Shemes.
Selimi me Elezin vështruan njëri-tjetrin me grykat e pushkëve të ulura mbi dëborë. E ëma përsëriti:
- Për gjakun e kapedan Tahsin Haxhihajdarit!..
Ndërkohë i biri i saj, Elezi i vogël, papritur e hodhi pushkën dhe ajo u fundos në dëborë. Mbeti vetëm një gjurmë e gjatë pushke. Pastaj mbuloi me të dy duart fytyrën dhe ia dha vrapit drejt shtëpisë, duke lëshuar ulërima pa kuptim. Hajrije Çeremi, për çudi, nuk ktheu kokën nga Elezi i vogël. Dukej sikur nuk kishte ndodhur asgjë, sikur të mos ishte fare një Elez. Ajo as djalit tjetër, Selimit, nuk ia hodhi vështrimin. Vetëm thirri me dorë e sy nga Shemja:
- Për gjakun e…
Atëherë Selimi ngriti pushkën. Mori shenjë mbi të vëllanë, Shemen. Pastaj e uli dhe ktheu kokën nga e ëma pa asnjë fjalë. E ëma nuk lëvizi nga vendi. Të tre qëndronin në heshtje: nëna, Selimi, Shemja. Nga larg vinin ulërimat e Elezit të vogël. Sakaq, Hajrije Çeremi hodhi një hap të gjatë mbi dëborë drejt Selimit. Pastaj shtriu dorën nga ai, duke i kërkuar pushkën. Selimi u drodh i tëri. Nofulla e tij e poshtme u shtrembërua dhe thirri:
- Joooo!
Kjo ishte një "jo" shpelle, nga ato që tremben lakuriqtë e natës, kur oshtijnë në faqet e guvës. Dhe pas "jo"-së plot llahtarë, Selimi i mori të gjitha vetë përsipër. Nuk donte t’ia linte barrën e rëndë nënës. E ngriti pushkën. Shënoi dhe u drodh kur i vëllai ra me kurriz mbi dëborë. Nga dora e madhe i shpëtoi pushka dhe i ra mbi dëborë, edhe ajo e vrarë. "U vra" – tha ai me vete. Dhe as vetë nuk e kuptoi se kush u vra, i vëllai apo pushka. Mandej ktheu krahët dhe iku duke u lëkundur mbi këmbët e gjata.
Hajrije Çeremi vazhdonte të qëndronte me vështrim nga Shemja i shtrirë në mes të dëborës. Pastaj ajo u ul mbi dëborën e butë fillikate. Zuri të dy faqet me duar dhe e përhumbur i hodhi sytë nga i biri i shtrirë. Era fërshëllente dhe ia ngrinte dy cepat e shamisë së zezë. Mbi fytyrën e verdhë të të birit përhapej hiri i dëborës.

(1984)
 

Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,260
Pikët
0
Përgjigje e: Dritëro Agolli

Kjo grua - Dritero Agolli

Kjo grua qe bie ere cokollate,
Me mua ra dikur ne dashuri,
Tani jeton me burrin ne pallatet,
Qe ngritem vjet ne bulevard te ri.

Dhe nuk e di, e lumtur eshte valle ,
me burrin zemerbardhe e shtatelarte,
Qendroj ta pershendes , ti them ca fjale,
Si kalimtar, si mik e shok i larget.

Por koken nuk e kthen ajo nga une,
Trak- trukun e sandaleve le pas,
Ate ne djaleri e desha shume,
Betoheshim te ishim perhere bashke...

Por bashke s'patem fat te lidhnim jeten,
Se donte apartament te ri e telefona,
Une beja vec artikuj per gazeten,
Dhe flija redaksive ne poltrona..

Por une e di, akoma naten ne enderr,
I shfaqem, e hap deren boje hiri,
I shfaqem dhe i futem drejt ne zemer,
Megjithse prane saj fle zemermiri.

Kjo grua qe bie era cokollate,
Qe desh nga une apartament te ri,
Tani jeton me burrin zemerbardhe,
Jeton e lumtur ?
Nuk e di !
 

Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,260
Pikët
0
Përgjigje e: Dritëro Agolli

TRISHTIMI

Po iki me trishtim i zhgenjyer nga miqte
E mbylla dhe deren qe rrinte e hapur
Per lajkataret, per rrenacaket e smirezinjte
Qe shtireshin engjej te dashur.

Ku vete s'e di , vec s'dua te kthehem
Serishme ne rrenat e jetes
Diku ne nje skaj te larget do prehem
me qafen e futur ne jaken gri te xhaketes.

Dritero Agolli
 

Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,260
Pikët
0
Përgjigje e: Dritëro Agolli


Sikur S'jetoj në Vendin Tim


Më ndodh sikur s'jetoj në vendin tim
Po në një vend të huaj dhe të largët
Në një qyetet me buba dhe me minj
Mes mureve të rrjepur dhe të lagët.

Çuditem pse kështu më duket shpesh
Kur s'ka njeri shtëpia, kur jam vetëm
Kur shiu në dimër flluska ngre në shesh
Dhe mua flluska flluska ma bën jetën

më ngjan sikur dhe strehët derdhin helm
Helmohemi ato çaste me njëri-tjetrin
s'e di nga vjen ky helm se s'kam ç'të them
Veç shoh se rrobat tona helm na rrjedhin

Ky vend më duket do helmohet krejt
Nga helmi rrjedhur vrimash në themelet
Pastaj do tundet toka në tërmet
Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgërdheshet

I huaj jam në vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerëz
Kjo më lëndon dhe shpirtin ma gërvish
më bën të qaj si nxënës prapa derës.

| Dritëro Agolli |
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 22, 2010
Postime
14,321
Pikët
113
Përgjigje e: Dritëro Agolli

.................

Ne vendin tim dhe ne vendin tend

e çpojne lakren, i hedhin mend.

Ne vendin tim dhe ne vendin tend

Njerit i kruhet, tjetrit i dhemb.

Ne vendin tim dhe ne vendin tend

Henen si petull e pjekin ne shkemb.

Ne vendin tim dhe ne vendin tend

Nje koke e cmendur, ….. nje vend e cmend!
 

Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,260
Pikët
0
Përgjigje e: Dritëro Agolli

Me Ndershmëri!

Nëse njeriu nuk ndien as kënaqësi as dhimbje,
Nuk ndien as gaz, as hidhërim, as shpresë...
Një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje,
Lëreni të vdesë...

| Dritëro Agolli |
 

Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,260
Pikët
0
Përgjigje e: Dritëro Agolli

Ka njerëz që ecin me këmbë,
Ka që me këmbë shtypën;
Ka njerëz që hanë bukë me dhëmbë,
Ka që me dhëmbë mbytën...
Ka njerëz që puthen me buzë,
Ka që me buzë peshtyjnë;
Ka njerëz që flasin me gjuhë,
Ka që me gjuhë ndyjnë.

| Dritëro Agolli |
 

Saura

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
2,644
Pikët
0
Vendndodhja
Itali
Përgjigje e: Dritëro Agolli

I madhi Dritero ....
Pjeter Arbnori ka thene qe ne burg te vetmin shkrimtar te realizmit socialist qe lexonte ishte Dritero Agolli

Per kujtim

Une tregoj histori te bukura,
ti behesh si foshnje kureshtare.
Shikon me faqe te skuqura,
dhe hesht e humb fare,

E di historine e Van-Gogot,
historine e veshit te tij?
Ty zemra te rreh si zogut,
dhe thua ngadale:
S'e di!

Van-Gogut i thoshte nje femer:
"Vinsent,ke veshe te bukur!"
Dhe qeshte me gjithe zemer,
siç qesh ti me mua ,
moj flutur!

Van-Gogu ne kembe kerceu,
e nxori thiken nje dite.
Dhe veshin e bukur e preu,
dhe tha:
"Mbaje kujtim moj drite!"


Habitesh?
Keshtu ka ngjare,
nje here ne mengjes.
Pse trembesh?
Ai ish i marre.
Pse trembesh?
Une veshin se pres!
 
Top