• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

E ardhmja pas 2020-es.

Pas vitit 2020 mendoni se njerezimi do te kete :

  • Nje jete globale me te ndergjegjesuar dhe ne harmoni.

    Votes: 2 50.0%
  • Nje epoke te eger midis shoqerive dhe vendeve.

    Votes: 2 50.0%

  • Total voters
    4

BABAYAGA

1- Get out before sunrise!
Anëtar
Apr 7, 2020
Postime
2,798
Pikët
113
Viti 2020 Ishte padyshim nje vale tronditese per njerezimin, ne terma afatgjat dhe global do te jet nje katalizator i ndryshimeve rrenjesore ne shoqeri.
Diskutime skeptike ngrihen per rrugen qe do te ndjek civilizimi. Nga njera ane pandemia shfaqi dobesite individuale te shoqerive dhe kombeve, ku tashme lufta e ekonomike ka kohe qe nuk eshte me “e ftohte”. Amerika promotor i demokracive globale perjetoi lekundje te demokracise se saj, me akte ekstreme prej kontestimit te zgjedhjeve te fundit.
Organizatat nderkombetare duken te pa fuqishme.
Nga ana tjeter njerezimi ka nevoja ekzigjente per nje bashkejetese me te ndergjegjshme globale, per nje ekuiliber linear ne shfrytezimin e planetit.
A po i shkurtohet jeta njerezimit dhe planetit ?
 

Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
6,713
Pikët
113
Ky quhet sens impotence -qesh-
Do shkruaj pak por vazhdimin me vone se tani kam ca pune...
Ndjenja e pafuqise perballe njohurive teper iluzive. Shoqeria e informimit lindi me synimin per te perforcuar njeriun e fuqishem te informacionit, permiresimin e mjeteve te te kuptuarit, pra para se gjithash te jemi te vetedijshem per boten qe na rrethon. Dikur lexonim vetem nje apo dy gazeta, kurse ne 2021 ne dime se sa qime ka ne gjuhen e x-it apo y-it, pra dime edhe gjera qe ne te vertete nuk na duheshin fare. Me pak fjale kemi te nevojshme te njohim boten qe na rrethon edhe per ndjenjen e globalizmit informativ. Pra sa me shume informacion mbi boten, mbi shkencen, progreset mjekesore dhe gjithe dijet qe u zhvilluan ne sensin global duhet ta perfshinin njerezimin ne kete sens si nje mision i shkelqyeshem pas se ciles te krijohej nje demokraci me e ndergjegjshme ku qytetari mund te votoje duke u bazuar ne informacionin e duhur, ne empirizem, ne pervojen e fakteve. Por kemi nje problem, asnje nga keto nuk ndodhi, ose nese e gjitha kjo ka ndodhur ndoshta ne mase shume te vogel sidomos ne vitet e fundit krahasuar me nje kunderrendese qe informacioni ka sjelle se pari jemi me te hutuar sidomos ndaj ngjarjeve qe na ka prishur disi horizontin, jemi me konfuze se me pare. Ne te vertete nuk jemi permiresuar, por na kane dhene mundesi per te na vjedhur kohen nga shume gjera te tjera me intime dhe mbi te gjitha na dobesuan vemendjen deri ne piken sa te perzgjidhemi nga informacioni, nderkohe qe nuk jemi ne qe e perzgjedhim ate................................................................................................................ me vone..................................


p.s. Njih veteveten dhe di ate qe s'di asgje.
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
42,825
Pikët
113
Vendndodhja
?
Nga njera ane dhe njeres pale po .
 

Performer

density
Anëtar
Jun 30, 2016
Postime
28,412
Pikët
113
Viti 2020 Ishte padyshim nje vale tronditese per njerezimin, ne terma afatgjat dhe global do te jet nje katalizator i ndryshimeve rrenjesore ne shoqeri.
Diskutime skeptike ngrihen per rrugen qe do te ndjek civilizimi. Nga njera ane pandemia shfaqi dobesite individuale te shoqerive dhe kombeve, ku tashme lufta e ekonomike ka kohe qe nuk eshte me “e ftohte”. Amerika promotor i demokracive globale perjetoi lekundje te demokracise se saj, me akte ekstreme prej kontestimit te zgjedhjeve te fundit.
Organizatat nderkombetare duken te pa fuqishme.
Nga ana tjeter njerezimi ka nevoja ekzigjente per nje bashkejetese me te ndergjegjshme globale, per nje ekuiliber linear ne shfrytezimin e planetit.
A po i shkurtohet jeta njerezimit dhe planetit ?
gjithcka varet ca zgjedhin njerezit ..shfrytzimin e planetit dhe vetshkaterrimin apo perkujdesje per te kthyer natyren atje ku ka qene ..
ne pergjithsi humans are stupid shohin vetem rehatin e vet sot per sot prandaj do ndershkohen nga vet planeti po gabuan...kto jan shenjat e para per te kthyer rruge..
 
Top