• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

E verteta e krijimit & evolucioni

Heily

BuRreLse
Anëtar
Jan 16, 2010
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
Ku tme doje e bardha zemer
Shumica e njerëzve pranojnë çdo gjë që dëgjojnë nga shkencëtarët si diçka më se të vërtetë. Ata as nuk e çojnë ndërmend se shkencëtarët mund të kenë paragjykime të ndryshme filozofike dhe ideologjike. Evolucion i themi zhvillimit nga e thjeshta , te e përbëra, nga një cilësi më e ulët në një cilësi të re më të lartë. Në fillim, teoria mbi prejardhjen dhe zhvillimin e qenieve të gjalla u quajt darvinizëm, pastaj për ta emërtuar atë, nisi të përdorej fjala e ardhur nga latinishtja evolucion. Në ditët tona, fjala evolucion përdoret në kuptimin zhvillim dhe përkryerje duke kaluar nga një etapë në tjetrën si dhe, në kuptimin e ngushtë dhe teknik, jo për të emërtuar darvinizmin, por mutacionet dhe transformimet në botën e gjallë si pasojë e ndikimeve të brendshme e të jashtme. Psikologjia e jobesimtarit ka ekzistuar për shumë kohë në histori. Në Kuran ajo përshkruhet kështu:

"Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e t'i shihnin engjëjt e fshehtësitë. Ata gjithqysh do të thonin: "Neve na janë ndalë sytë (të pamurit). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur". (El Hixhr, 14-15)

Siç vërehet në versetin e cituar më lartë një prej arsyeve pse njerëzit nuk mund
të shohin realitetin e ekzistencës së tyre është një lloj "magjie", që i pengon
ata të arsyetojnë. Është e njëjta "magji" që përhap në të gjithë botën pranimin
e teorisë së evolucionit. Kjo "magji", ndodh për shkak të indoktrinimit.
Njerëzit janë të ekspozuar ndaj një indoktrinimi mu kaq intensiv për saktësinë e
teorisë së evolucionit sa që ata shpesh nuk arrijnë të kuptojnë deformimet që
ekzistojnë. Ky indoktrinim krijon efekte negative në tru dhe e bën të paaftë
aftësinë e gjykimit. Kështu, truri si organ më subtil duke qenë nën një
indoktrinim konstant fillon ta perceptojë realitetin, jo siç është, por ashtu
siç indoktrinohet. Ky fenomen mund të vërehet me shembuj të tjerë. P.sh., nëse
dikush hipnotizohet dhe indoktrinohet se krevati ku ai është shtrirë është një
makinë, ai fillon ta perceptojë krevatin si makinëAi mendon se kjo gjë është
shumë logjike dhe racionale sepse ai me të vërtetë e percepton në atë mënyrë dhe
nuk ka asnjë dyshim në vërtetësinë e saj.



Shembuj si ky që përmendëm, që tregojnë efikasitetin dhe fuqinë e mekanizmit të
indoktrinimit, janë realitete shkencore, të cilat janë vërtetuar nga eksperienca
të shumta në literaturën shkencore dhe janë pikë referimi të teksteve të
psikologjisë e psikiatrisë. Teoria e evolucionit dhe pikëpamja materialiste që
bazohet mbi të i janë imponuar masës, me anë të këtyre metodave të
indoktrinimit. Njerëzit që vazhdimisht përballen me indoktrinimin e evolucionit
në media, burime akademike dhe platforma "shkencore", nuk arrijnë të kuptojnë se
pranimi i kësaj teorie është në fakt në kundërshtim me principet bazë të arsyes.
Emra të rinj, duke u ngjitur në karrierën e tyre, adoptojnë pikëpamje
materialiste, gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës. Të magjepsur nga kjo
"magji", shumë shkencëtar evolucionistë vazhdojnë të kërkojnë prova për
konfirmimin e thënieve iracionale dhe të pabaza evolucioniste të shekullit XIX,
të cilat janë hedhur poshtë që prej shumë kohësh nga provat shkencore.
Ekzistojnë gjithashtu edhe mekanizma të tjerë që i detyrojnë shkencëtarët të
jenë evolucionistë dhe materialist. Në disa vende një shkencëtar duhet të
plotësojë disa kushte në mënyrë që të përkrahet, të arrijë njohjen akademike.
Pranimi i evolucionit është kushti numër një.



Ky sistem i qon këta shkencëtarë kaq larg, sa që harxhojnë gjithë jetën dhe
karrierën e tyre shkencore për hir të një dogme. Ky është realiteti që fshihet
pas pohimit "evolucioni akoma pranohet nga bota e shkencës". Evolucioni mbahet
gjallë jo sepse ka vlerë shkencore, por sepse është detyrim ideologjik. Rrënjët
e mendimit evolucionist, si besim dogmatik që përpiqej të mohonte faktin e
krijimit, shtrihet deri në lashtësi. Shumica e filozofëve pagan të Greqisë së
lashtë mbronin idenë e evolucionit. Teoria e evolucionit është rezultat i
filozofisë materialiste që doli në sipërfaqe me rizgjimin e filozofive të lashta
materialiste dhe u bë mjaftë e përhapin në shekullin XIX.

Personi që paraqiti atë që njihet si teoria e evolucionit ishte një natyralist
amator anglez Charles Robert Darwin i cili kurrë nuk pati rastin të merrte një
edukim shkollor në biologji. Ai kishte vetëm një interes amator për natyrën dhe
gjallesat. Interesi i tij e nxiti të merrte pjesë në një ekspozitë me anijen
Bigël që u nis nga Anglia në vitin 1832 dhe udhëtoi në rajone të ndryshme të
botës për 5 vjet. Darvini i ri ishte mjaft i impresionuar nga shumëllojshmëria e
specieve të gjalla e në veçanti nga një lloj fringilash (zogj endemik) që pa në
ishujt Galapagos. Sipas Darvinit llojet e ndryshme nuk ishin krijuar në mënyrë
të pavarur, por kishin rrjedhur nga një paraardhës i përbashkët dhe kishin
ndryshuar më vonë nga njëri-tjetri si rezultat i kushteve natyrore. Hipotezat e
Darvinit nuk ishin bazuar në ndonjë zbulim shkencor apo eksperiment. Gjatë
zhvillimit të teorisë së tij, Darvini u impresionua shumë nga biologët
evolucionistë para tij e në mënyrë të veçantë nga biologu francez Lamark. Sipas
Lamarkut gjallesat i kalonin veçoritë e fituara gjatë jetës së tyre nga një
gjeneratë në tjetrën e kështu evoluuan. P.sh. gjirafat evoluuan nga antilopat si
kafshë që shtrinin qafën e tyre gjithmonë e më tepër nga gjenerata në gjeneratë,
duke u përpjekur të arrinin degët më të larta të pemëve. Kështu Darvini e
përdori "tezën e kalimit të veçorive të fituara", të propozuar nga Lamarku, si
faktorin bazë që i bëri gjallesat të evoluojnë.

Për të dy, Darvini dhe Lamarku, gabuan sepse në kohën e tyre jeta mund të
studiohej vetëm me teknologji primitive. Fushat e shkencës si gjenetika dhe
biokimia nuk ekzistonin as si emër, kështu teoritë e tyre mbështeteshin
krejtësisht në fuqinë e imagjinatës. Një prej aspekteve më të rëndësishme të
jetës së Darvinit që njihet më pak nga njerëzit janë pikëpamjet raciste të tij.
Darvini u referohet evropianëve të bardhë si më të zhvilluarit ndër të gjitha
racat njerëzore. Kur Darvini merr guximin të thotë se njeriu evoluoj nga krijesa
të ngjashme me majmunin, ai supozon se disa raca u zhvilluan më shumë se të
tjerat dhe se ato më të prapambeturat akoma kanë disa karakteristika majmunësh.
Në librin e tij The Descent of Man, Darvini pretendon se zezakët dhe aborigjenët
australianë janë në të njëjtin nivel me gorillat dhe pastaj nxjerri përfundimin
se ata do të eliminohen me kalimin e kohës nga racat më të zhvilluara. Këto ide
boshe të Darvinit nuk mbeten vetëm në teori, ato shërbejnë për të siguruar bazën
më të rëndësishme "shkencore" të racizmit.



Ndërsa ndjehej jehona e librit të Darvinit, një botanist austriak me emrin
Gregor Mendel zbuloi ligjet e trashëgimisë në vitin 1865. Ky zbulim shënoi
lindjen e shkencës së gjenetikës. Zbulimi në vitin 1950 i ADN-së, e cila mbanë
informacionin e koduar gjenetik e vuri teorinë e evolucionit në një krizë të
thellë. Megjithatë, një grup shkencëtarësh që kishin vendosur t'i mbesin besnik
Darvinizmit u orvatën të gjenin zgjidhje. Ata u mblodhën së bashku në një takim
të organizuar nga "George Society of America", në vitin 1941. Gjenetistët
G.Ledyard Stebbins dhe Theodosins Dobzhansky, zoologët Ernst Mayr dhe Julian
Huxlej, paleontologët George Gaylord Simpson dhe Glen L.Jepsen dhe gjenetistët
matematikanë Roland Fisher dhe Sewall Right pas diskutimesh të gjata më në fund
ranë dakord për mënyrën se si të "meremetohej", Darvinizmi.



Tani ideja ishte "mutacione të rastësishme". Ata e emërtuan këtë teori: "Teoria
Moderne Përmbledhëse Evolucioniste", e cila u formulua duke i shtuar tezave të
seleksionimit natyror të Darvinit konceptin e mutacionit. Kjo teori u njoh me
emrin "Neo-Darvinizëm". Në dekadat vijuese u bënë shumë përpjekje të dëshpëruara
për të provuar vërtetësinë e neo-darvinizmit. Tashmë dihej se mutacionet që
ndodhin në gjenet e organizmave të gjallë ishin gjithmonë të dëmshme e kështu
neo-darvinizmi u përpoq të gjente një provë konkrete për të ashtuquajturat
"mutacione të dobishme", duke bërë qindra eksperimente mutacioni. Të gjitha
përpjekjet e tyre dështuan plotësisht. Të gjitha eksperimentet që kërkonin të
provonin se jeta kishte gjeneruar nga rastësia dështuan. Llogaritjet e
probabilitetit vërtetojnë se as edhe një proteinë e vetme (njësia bazë e
ndërtimit të jetës) nuk mund të formohet nga rastësia. Qeliza, që sipas
evolucionistëve u formua rastësisht në kushte fillestare dhe të pa kontrolluara
nuk arriti të sintetizohej as në laboratorët më të sofistikuar të shekullit XX.



Neo-Darvinizmi gjithashtu është hedhur poshtë nga gjetjet fosile. Asnjë formë
kalimtare, të cilat sipas neo-darvinizmit se mund të provonin evolucionin
gradual të gjallesave nga më primitivja te më të avancuarat, nuk është zbuluar
ndonjë herë në botë. Evolucionistët pretendojnë se gjallesat e shfaqura vetvetiu
apo rastësisht mund ta sigurojnë energjinë e nevojshme për jetën nga dielli ose
reaksionet kimike. Veçanërisht pretendojnë se mund të ushqehen si ameba ose
t'i formojnë vetë lëndët ushqyese që u duhen. Ata përpiqen t'i mbështesin
pretendimet e tyre me tezat e ushqyerjes autotrofe (vetushqyese) edhe
heterotrofe (ushqyerje nga jashtë). Ushqyerja autotrofe sot nuk pranohet.
Reaksionet kimike që formojnë ushqim, si fotosinteza, janë dukuri shumë të
komplikuara.

Evolucionistët janë nxënë ngushtë nga fakti që një sistem i tillë i përsosur
është formuar menjëherë në kushtet e para tokësore, sepse bie në kundërshtim me
pretendimet e tyre evolucioniste. Reaksione të tilla komplekse mund të
përfitohen vetëm në mekanizma komplekse që duhet të jenë shfaqur menjëherë së
bashku me gjallesat në mënyrë që ato të mund të prodhonin ushqimin e duhur.
Mirëpo kjo është e kundërt në themel me darvinizmin, sepse sipas darvinizmit
është krejt e pamundur që një mekanizëm kompleks të shfaqet menjëherë. Mendimi
evolucionist e kërkon që të gjitha këto të formohen gradualisht, dalëngadalë dhe
një nga një. Kurse sipas tezës së ushqyerjes heterotrofe për gjallesën nuk ka
ushqim të gatshëm, gjallesa nuk mund ta bëjë atë vet, prandaj duhet ta marr nga
jashtë. Por edhe kjo e bën të domosdoshme ekzistencën e mekanizmave që do të
bënin të mundur zhvillimin e reaksioneve shumë të komplikuara.



Nuk ekziston asnjë provë konkrete fosile që mbështet pamjen e njeriut-majmun, i
cili reklamohet në mënyrë të pandërprerë nga mediat dhe qarqet akademike
evolucioniste. Një tjetër qorrsokak i thënieve evolucioniste është se ecja mbi
dy këmbë nuk i shërben modelit të zhvillimit gradual të darvinizmit. Duke
përdorur edhe stimulime kompjuterike, paleo-antropologu anglez Robin Crompton,
në vitin 1996 arriti të tregoj se një mënyrë e tillë ecjeje ishte e pamundur.
Crompton arriti në këtë konkluzion. Një gjallesë mund të ecë ose drejt ose me
katër gjymtyrët. Studimet e fundit kanë treguar se është e pamundur për skeletin
e përulur të majmunit, i përshtatur për ecjen me katër këmbë të evoluojnë në
skeletin e drejtë të njeriut i përshtatur për ecjen me dy këmbë. Por, humnera e
jashtëzakonshme midis njeriut dhe majmunit nuk është e kufizuar vetëm me ecjen
mbi dy këmbë. Ka edhe shumë probleme të tjera që mbeten të pashpjeguara si
p.sh. kapaciteti i trurit, aftësia e të folurit, etj. Elen Morgan një
paleo-antropologe evolucioniste ka thënë:



Katër prej mistereve më të mëdha të njeriut janë:



E para- Përse njerëzit ecin mbi dy këmbë?



E dyta- Përse kanë humbur gëzofin?



E treta- Përse kanë zhvilluar një tru kaq të madh?



E katërta- Përse mësuan të flasin?



Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë:



E para – Nuk e dimë



E dyta – Nuk e dimë



E treta - Nuk e dimë



E katërta - Nuk e dimë



Lista e pyetjeve mund të zgjatet sa të duash, pa ndikuar në ndryshimin e
përgjigjes " Nuk e dimë".



Sipas Lordit Sally Zuckerman i cili është një prej shkencëtarëve më të famshëm
dhe më të respektuar në Angli, evolucioni është një dogmë anti shkencore.
Atëherë cila është arsyeja që i bën gjithë këta shkencëtar të jenë të lidhur me
kaq kokëfortësi me këtë dogmë? Pse janë munduar kaq shumë të mbajnë gjallë
teorinë e tyre, duke u detyruar të pranojnë shumë kontradikta dhe të hedhin
poshtë shumë argumente bindëse? Përgjigjja e vetme është frika e braktisjes së
teorisë së evolucionit, pasi kjo do të thotë të pranojmë që njeriu është krijuar
nga Zoti! Për këtë arsye, ata mashtrojnë veten duke përdorur media me të cilat
bashkëpunojnë. Kur ata nuk i gjejnë fosilet që duhen, i fabrikojnë ato në formën
e pikturave imagjinare, të modeleve të trilluara dhe përpiqen të japin
përshtypjen se me të vërtetë ekzistojnë fosile që vërtetojnë evolucionin. Një
pjesë e mediave që kanë të njëjtat pikëpamje materialiste, gjithashtu përpiqen
të mashtrojnë publikun, duke ngulitur në subkoshiencën e njeriut përrallën e
evolucionit.


QORRSOKAKU MOLEKULAR I EVOLUCIONIT



Gjëja që e bën këtë teori pa kuptim që në fillim është pyetja se si jeta u shfaq
në fillim në Tokë? Kur shtrohet kjo pyetje, evolucionistët përgjigjen se jeta
filloi me një qelizë të formuar nga rastësia. Sipas saj, 4 miliardë vjet më parë
disa komponente organike pësuan një reaksion në atmosferën primitive të tokësnë
të cilën nën efektin e shkreptimave dhe presionit, formuan qelizën e parë të
gjallë. Gjëja e parë që duhet theksuar është se thënia se materialet inorganike
mund të bashkohen për të formuar jetën është diçka antishkencore që nuk është
vërtetuar deri më sot nga ndonjë eksperiment apo observim. Jeta buron vetëm nga
jeta. Çdo qelizë është e formuar nga riprodhimi i një qelize tjetër. Askush
ndonjëherë nuk ka arritur të formojë një qelizë të gjallë me anë të bashkimit të
materialeve inorganike, bile as edhe në laboratorët më të sofistikuar.
 

magnus

I larguar
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
16,489
Pikët
113
Përgjigje e: E verteta e krijimit & evolucioni

"Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e t'i shihnin engjëjt e fshehtësitë. Ata gjithqysh do të thonin: "Neve na janë ndalë sytë (të pamurit). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur". (El Hixhr, 14-15)
Ndryshimi midis shkences dhe islamit eshte se :

1-Shkenca mbeshtetet ne fakte dhe eksperiment.

2-Islami mbeshtetet ne dogme dhe besim pa fakte.
 

magnus

I larguar
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
16,489
Pikët
113
Përgjigje e: E verteta e krijimit & evolucioni

QORRSOKAKU MOLEKULAR I EVOLUCIONIT



Gjëja që e bën këtë teori pa kuptim që në fillim është pyetja se si jeta u shfaq
në fillim në Tokë? Kur shtrohet kjo pyetje, evolucionistët përgjigjen se jeta
filloi me një qelizë të formuar nga rastësia. Sipas saj, 4 miliardë vjet më parë
disa komponente organike pësuan një reaksion në atmosferën primitive të tokësnë
të cilën nën efektin e shkreptimave dhe presionit, formuan qelizën e parë të
gjallë. Gjëja e parë që duhet theksuar është se thënia se materialet inorganike
mund të bashkohen për të formuar jetën është diçka antishkencore që nuk është
vërtetuar deri më sot nga ndonjë eksperiment apo observim. Jeta buron vetëm nga
jeta. Çdo qelizë është e formuar nga riprodhimi i një qelize tjetër. Askush
ndonjëherë nuk ka arritur të formojë një qelizë të gjallë me anë të bashkimit të
materialeve inorganike, bile as edhe në laboratorët më të sofistikuar.
Qorsokaku i kuranit eshte ademi dhe havaja dhe bijte dhe bijat e tyre incestuoze, si dhe 72 virgjereshat e xhenetit qe jane gati per muslimanet ne boten tjeter:p
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: E verteta e krijimit & evolucioni

Njriu u be i vetedijshem dhe pyeti: Kush na krijoi ne?
Zoti pernjehere ju pergjigj: Zoti biri im.
njeriu dyshues pyeti perseri: Po ty o zot kush te krijoi?
Zoti u pergjigj: Zoti biri im...

P.s Pallavra.
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,916
Pikët
113
Përgjigje e: E verteta e krijimit & evolucioni

Po mire po majmunet pse nuk jane evoluar akoma?
Pse nuk eksperimentojne te marin dy majmune e ti fusin ne shoqerine europiane e te shohim si do ndryshoj ne baze te kushteve natyrore..Sipas teorise se Darwin duhet te evolojne apo jo..Mjafton kjo dhe e hedh edhe une poshte teorine e Darwin..:D..:D..:D..
 

Chanel

°.•°•.★DIVA★.•°•.°
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
187
Pikët
0
Vendndodhja
Underneath the stars
Përgjigje e: E verteta e krijimit & evolucioni

Njeriu nuk rrjedh nga majmuni!!! Ja që se hodhe dot poshtë:D
 

Dr.Qendro

Ateist
Anëtar
Feb 26, 2011
Postime
34
Pikët
0
Përgjigje e: E verteta e krijimit & evolucioni

Po mire po majmunet pse nuk jane evoluar akoma?
Pse nuk eksperimentojne te marin dy majmune e ti fusin ne shoqerine europiane e te shohim si do ndryshoj ne baze te kushteve natyrore..Sipas teorise se Darwin duhet te evolojne apo jo..Mjafton kjo dhe e hedh edhe une poshte teorine e Darwin..:D..:D..:D..
Ku e paske degjuar ti se evolucioni, qe nuk eshte teori por fakt, na pretendonka se njeriu rrjedh nga majmuni?

Ti je prove per evolucionin, se truri yt eshte ne faze te ndermjetme mes promisianeve te tjere edhe njeriut.

@Heily

Artikull shume i gjate per tu lexuar, edhe dicka, ai artikull ben per te qeshur i postuar nga nje debile me miq imagjinar. Ik fol me veten tani, desha te thoja shko lutju Zotit.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: E verteta e krijimit & evolucioni

Po mire po majmunet pse nuk jane evoluar akoma?
Pse nuk eksperimentojne te marin dy majmune e ti fusin ne shoqerine europiane e te shohim si do ndryshoj ne baze te kushteve natyrore..Sipas teorise se Darwin duhet te evolojne apo jo..Mjafton kjo dhe e hedh edhe une poshte teorine e Darwin..:D..:D..:D..
:O....... ``4`` ........ ``brutal`` ......... tallafere ......... -profesor-........``Bej_dy_pompa``
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: E verteta e krijimit & evolucioni

Lutja ime e rradhes:
"O Zot, gjej nje menyre dhe jepu dije atyre qe s'kane mend, se ata qe kane mesojne vete. Amen."

Heily, Gregor Mendel dhe puna e tij ne gjenetike, te kane genjyer qe kundershton seleksionimin natyror te Darvinit.

Nese ndonjehere do te qelloje te lexosh "On the Origin of Species", nje 'Oxford Classics Publication', do te shohesh qe Darvini tere kohen eshte vetem duke kataloguar dhe kataloguar dhe kataloguar pa fund ato qe vezhgoi ne natyre. E fillon me pellumbat dhe me qente dhe me kuajt dhe me lepujt dhe me te tera kafshet e zbutura ne pergjithesi. Darvini ne librin e tij eshte i pari qe ne cdo paragraf jo vetem e fton, por edhe e inkurajon lexuesin qe te kontrolloje dhe verifikoje, te dale ta shohe me syte e tij ate per te cilin ai flet. Ai katalogon e katalogon pafund, dikur hedh nje hipoteze se si mund te lidhen me njera tjetren vezhgimet dhe observimet gjate ketij procesi te katalogimit, dhe praktikisht, udhetimi i tij me "Beagle" ishte qe te testonte i pari perfundimet qe mendonte se kishte nxjerre, ne toka te panjohura, me kafshe qe s'i kishte pare ndonjehere dhe ne kushte jetese qe ishin per te te jashtezakonshem.

Dhe ti, nje copez e parendesishme deshire per filozofi, misticizem dhe perulje keqtrajtuese prej fuqive qe ekzistojne mbi ty, qe jeton ne shekullin e XXI por e paafte te pranosh asnje material qe pershkruan boten qe te rrethon sepse nuk del te jete koherent me libra mitologjie, ti, ke kurajon dhe argumenton me fuqine tende psionike dhe me liber te shenjte ne dore, per vleren e punes klasifikuese te natyralistit me te madh ne histori (amator per ty sidoqofte) dhe nje nga njerezit me fuqi deduktive me te spikatura qe ka patur ndonjehere njerezimi?

Shpresoj qe shkrimin ta kesh marre nga diku tjeter. Te pakten thuaj qe s'e shkruajte ti!
 

Iliriano

Krijesë ! …
Anëtar
Apr 3, 2011
Postime
135
Pikët
0
Përgjigje e: E verteta e krijimit & evolucioni

Po mire po majmunet pse nuk jane evoluar akoma?
Pse nuk eksperimentojne te marin dy majmune e ti fusin ne shoqerine europiane e te shohim si do ndryshoj ne baze te kushteve natyrore..Sipas teorise se Darwin duhet te evolojne apo jo..Mjafton kjo dhe e hedh edhe une poshte teorine e Darwin..:D..:D..:D..
Normalisht po, por a e kupton qe jemi shtuar shum eee,.. puna mungon,.. kriza e vendbanimit,... varferia ne bote,.. e si kemi kushtet qe te na civilizohen edhe majmunet, se po-po, kjo nuk eshte teori, por nje "fakt" sipas dr.qendors, dhe interesant eshte fakti se evoluam te gjithe paralelisht ne 4 anet e globit nga faza e majmunit, ne fazen e njeriut, logjik :D

Meqe jemi tek rubrika Islame, ia lejoi vetes postimin e kesaj videoje mbi LOGJIKËN nga ish-pastori amerikan Yusuf Estes. Dhe kjo per t'iu bashkangjitur mendimit te Robbery's.

[YOUTUBE]Mn-2PwY7ovk[/YOUTUBE]
 
Top