• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

E zezë dhe argjend përformanca e Juliana Pashës në Eurovizion

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
562
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
E zezë dhe me shkëlqim argjendi ka qënë performanca e Juliana Pashës që përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion me këngën, fituese në RTSH, “Nuk mundem pa ty”.


Juliana Pasha hipi në skenën gjigande të Oslos më 21 Maj me një veshje të zezë, ku spikaste xhaketa e dekoruara në disa pjesë me fije dhe materiale të argjendta nga ku performoi per se dyti per te hyre ne gjysfinale.

Veshja e tregoi Julin tepër elegante, edhe pse ajo nuk e fshehu asnjëherë nëpër intervista që grupi i punës që u mor gjerësisht me pamjen e saj i kërkoi të binte nga pesha.

Dhe ja ku vjen një Juliana Pasha tepër e dobët duke kënduar versionin e këngës në anglisht nën titullin “It ’s All About You”, me një trio shoqëruese, veshja e të cilëve ngjan pak me atë të solistes. Ajo që bie në sy është se gjithë kohën këngëtaren e shoqëron një violinist me të errëta, me të cilin Juli improvizon dhe pak në kërcim. Në videot shoqëruese që qarkullojnë në internet shfaqet herë pas here dhe stilisti Joni Peci që kuron cdo detaj të veshjeve të grupit shqiptar, e vecanërisht Julit.

Me ritmiken “It’ s All About You” Shqipëria tenton të kualifikohet në Finalen e Eurovizion, dhe sic shprehen shumë agjenci të huaja, “ ska pse të mos ndodhë për këngëtaren simpatike shqiptare, Juliana Pasha”. /BalkanWeb/



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top