• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Edhe Microsoft do të bëhet me kompjuter-tablet

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Microsoft do të konkurrojnë me Apple edhe sa i përket kompjuterëve tablet, mirëpo kompania nuk e ka saktësuar datën se kur do ta lëshojë në treg rivalin e iPad.
Drejtori ekzekutiv i Microsoft, Steve Ballmer thotë se kompania është duke punuar me Intel dhe prodhuesit tjerë të kompjuterëve të përsosur sa i përket ekranit të ndjeshëm në prekje, për të prodhuar siç thonë ata, një rival për tabletin e famshëm të Apple, iPad.

Analistët të cilët kanë marrë pjesë në mbledhjen vjetore në selinë e Microsoft-it, të enjten morën vetëm disa prej detajeve konkrete, rreth këtij projekti të Microsoft. Ballmer ka thënë se tableti i cili do të bazohet në sistemin operativ Windows, do të përdor procesorin e Intel.

Ballmer tha: "Ne do të jemi në treg me këtë pajisje, sa më shpejt që të jetë e mundur". Mirëpo, Ballmer nuk nxitoi me datat, duke thënë se “së shpejti, nuk nënkupton shumë shpejtë ose menjëherë. Unë dua ta kem pajisjen në dorë fillimisht, dhe më pas të jem në gjendje t’ua jap juve për testim dhe përdorim”.

Në anën tjetër, Apple ka thënë se ka shitur më shumë se 3 milion iPad që nga muaji prill kur kompjuteri-tablet i kësaj kompanie doli në shitje.
 
Top