• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Eee Pad e Slate për panairin CES

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Asus ka paraqitur katër kompjuterë të ri tablet në linjën e saj Eee – ka aty gjithçka, prej tastierave virtuale deri në ato harduerike, prej Windows tek Android.
Laptopi i parë i paraqitur bart emrin Eee Pad MeMO, e bëhet fjalë për një pajisje me ekran kapacitativ 7.1-inçësh, kamerë të përparme dhe të pasme, procesorin dybërthamësh Snapdragon e Android 3.0. Në tablet është integruar qasja HDMI me anë të së cilës mund të transmetohet rezolucioni 1080p, gjersa edhe stylusi është në të. Shitjet e tij fillojnë qershor.



Eee Pad MeMOEee Pad Transformer po ashtu është i bazuar në sistemin operativ Android 3.0, mirëpo vjen me ekran 10.1-inçësh dhe shfrytëzon Tegra 2 të Nvidias. Në ofertë do të jetë doku opsional me tastierë me të cilën kohëzgjatja e baterisë është zgjatur në 16 orë. Në Transformer janë integruar dy kamera– e përparmja me rezolucion prej pesë megapikselash, e pasmja me rezolucioni prej 1. 2 megapiksela. Shitjet e këtij tableti fillojnë në prill.

Eee Pad Slider është pothuajse identik me atë Transformer me një dallim – ka tastierë të integruar. Tableti do të vjen me ekranin IPS, do të jetë i bazuar në Tegra 2, e në mënyrë opsionale do të ketë modul 3G për qasje pa tela në internet. Në shitje del në maj.



Në fund, 12.1-inçëshi Eee Slate EP121 është i bazuar në sistemin operativ Windows 7. Specifikat përfshijnë procesor Core i5, maksimalisht 4 GB DDR3 RAM, dhe disk SSD me kapacitet prej 32 apo 64 GB. Po ashtu, në pajisje është integruar lexuesi i kartelave të memories SD, kamera 2-megapikselëshe dhe qasja HDMI. Tableti del në shitje këtë muaj me çmim fillestar prej 1.000 dollarësh
 
Top