• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Efekti mbrojtës i diellit i atribuohet vitaminës D

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa

Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit ul rrezikun për shfaqjen e kancerit në prostatë. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën “Cancer Research da Esther John” i kryer nga “Northern California Cancer Center” dhe “Keck School of Medicine”.
Ekspertët kanë arritur në këtë përfundim pas krahasimit të pigmentit të dy grupeve të individëve që jetonin në San -Françisko, 450 prej të cilëve me kancer dhe 455 të shëndetshëm. Pas matjes së pigmentit me refletrometër, është vënë re se ndërkohë që në lëkurë nuk viheshin re ndryshime të pigmentimit mes dy grupeve, ashtu si pritej, lëkura e ballit të personave të shëndetshëm ishte më e fortë se ajo e atyre të sëmurë. Si konfirmim i mëtejshëm i teorisë së tyre, ekspertët u kanë kërkuar pjesëmarrësve në studim detaje të aktivitetit të tyre në ambientin e jashtëm dhe të tregonin se sa ishin ekspozuar më parë në diell. Përgjigjet kanë konfirmuar teorinë se personat e shëndetshëm ishin ekspozuar më shumë në diell, sesa ata që ishin prekur nga tumori.



Ekspertët besojnë se efekti mbrojtës i diellit ndaj kancerit të prostatës i atribuohet vitaminës D, që aktivizohet nga rrezet e diellit. Në fakt, shkencëtarët kanë arritur të tregojnë se gjenet që ndihmojnë për marrjen e ngjyrës së bronztë janë ato që ulin rrezikun për shfaqjen e kancerit dhe njëkohësisht ato që përthithin vitaminën D. Nëse studime të mëtejshme provojnë më tej këtë teori, atëherë personat e predispozuar të kenë kancer në prostat mund të përdorin vitaminë D. Ndërkohë, këshilla më e mirë është: sa më shumë banja dielli, veçse këto me kujdes, sepse rrezet e forta të diellit janë të dëmshme për pjesën tjetër të organizmit, pra Ok-i diellit, veçse të mbrojtur.
 
Top