• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Egoja dhe besimi

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Nëse shumica e njerëzve do t’i kushtonin më shumë vëmendje ndërtimit të besimit, në botë do të kishte më pak femra beqare dhe shumë më pak persona të tradhtuar nga partnerët.

Besimi është një nga elementet kyç në një lidhje. Besimi e vret një marrëdhënie ose e ndërton atë. Besimi nuk është i vlerësuar nga shumë njerëz edhe pse nuk duhet të jetë kështu, sepse ai është një faktor në çdo raport. Nëse shumica e njerëzve do t’i kushtonin më shumë vëmendje ndërtimit të besimit, në botë do të kishte më pak femra beqare dhe shumë më pak persona të tradhtuar nga partnerët. Besimi i vërtetë vlen më shumë dhe nëse i hidhni një sy gjërave reale si një aspekt pozitiv të një lidhjeje, ky do të ishte çelësi kryesor në çdo marrëdhënie. Shpesh herë dëgjojë të tjerët që thotë se ai apo ajo iu beson shumë të tjerëve dhe kjo është një çështje e tmerrshme e integritetit personal. Gjithashtu shpesh herë i themi të tjerëve “unë të kam besuar ndërsa ti më ke treguar se kjo është e pamundur”. Besimi nënkupton se çdonjëri partner duhet t’i përkushtohet më shumë lidhjes dhe veprimeve derisa janë së bashku. Aty ku nuk ka besim lidhja është në rrezik dhe kush dëshiron të jetë në një gjendje të tillë. Nëse ju e dini që nuk mund t’i besoni askujt përpiqeni vazhdimisht për të gjetur arsyet se përse ju ka humbur besimi. Frika për të besuar përsëri është një çështje e madhe për njerëzit. Unë sigurisht nuk mund të kem besim te disa njerëz në jetën time. Por kam mësuar të kem besim në mendimin tim dhe të mos ta ndaj me njerëz që unë e di se ata nuk do ta mbajnë për vete. Është e vështirë kur të vijë gjaku në zemër dhe ju të lëndoheni përsëri dhe përsëri dhe atëherë nuk mund të besoni, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të ndaloni s besuari në familje. Esenca është që të mos mbështeteni te ata njerëz për asgjë sepse ndodh që shpesh herë t;ju dëmtojnë ju emocionalisht dhe financiarisht. Gjithashtu kurrë mos lejoni dikë që t’ju shqetësojë jetën tuaj me gënjeshtrat e tij, për kërkoni që ata t’ju lënë të qetë në jetën tuaj. Respekti për njëri-tjetrin, është mënyra më e mirë për të krijuar marrëdhënie qoftë me meshkuj apo femra. Nëse gruaja e di që një burrë e ka mashtruar përsëri dhe përsëri dhe nuk bëjnë asgjë në lidhje me përmirësimin e kësaj situate atëherë diçka është e sigurtë se askush nga ata nuk do ta konsiderojë besimin si një vlerë të vërtetë në jetë. Nëse një femër do të mësojë të ngrihet mbi besimin dhe vlerat dhe të krenohet me to, atëherë nuk do të vijë asnjëherë koha që burrat ta mashtrojnë atë. E njëjta gjë vlen edhe për burrat, në qoftë se ju mësoni të keni një respekt dhe konsideratë për partneren tuaj atëherë ju nuk do të mashtroheni. Gruaja nuk do ta rrezikojë besimin tuaj për një partner seksualisht më të mirë. Çdo njeri me një ego të madhe do të shkatërrojë çdo marrëdhënie. Asgjë nuk ka rëndësi përpara ndjenjave, emocioneve dhe moralit.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,567
Pikët
113
Përgjigje e: Egoja dhe besimi

@SmiLey
Me pelqeu shume shkrimi``16``
 

Onyx

Unpredictable
Staff member
Anëtar
Mar 27, 2016
Postime
6,107
Pikët
113
Përgjigje e: Egoja dhe besimi

Egoja e tepruar eshte arsyeja kryesore qe shume njerez (kryesisht femra) mbeten nje kohe te gjate pa partner, pa familje dhe ne fund perfundoj te vetmuara.
 

Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
32,908
Pikët
113
Përgjigje e: Egoja dhe besimi

Egoja e tepruar eshte arsyeja kryesore qe shume njerez (kryesisht femra) mbeten nje kohe te gjate pa partner, pa familje dhe ne fund perfundoj te vetmuara.
Heu cna the:p
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,680
Pikët
113
Re: Përgjigje e: Egoja dhe besimi

Egoja e tepruar eshte arsyeja kryesore qe shume njerez (kryesisht femra) mbeten nje kohe te gjate pa partner, pa familje dhe ne fund perfundoj te vetmuara.
Egoja :D.
Rrespekti per veten te ben te qendrosh me mire e vetmuar,sesa te mbash afer vetes lloj-lloj trapi.
 
Top