• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Eja, na e thuaj një fjalë të mirë; falna një buzëqeshje....

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,430
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
T'ia ndreqim ditën njëri - tjetrit!

Gjithmonë kam bërë përpjekje që mes nesh të kishte harmoni e mirëkuptim.
Tash nuk qahem, jemi mirë! Pak e sak kur thuhet.
Në njërin nga postimet e mia e kam pas shprehur figurativisht dashurinë dhe respektin për tjetrin edhe me këtë pëllumbin e paqes.





Vizitoni edhe temën paraprake, vijimin e dytë e të cilat tashmë kanë arritur kuotën; besoj do të gjeni postime me vlerë dhe mjaft edukative.


P.S. Ja nga aspekti fetar çfarë kuptimi ka fjala e mirë

Fjala e mirë është:

- Ajo fjalë e cila e gëzon lexuesin dhe bashkon zemrat.
- Ajo fjalë e cila lë gjurmë të mira në shpirtrat e të tjerëve.
- Ajo fjalë e cila sjell fryte të mira në çdo kohë, me lejen e Zotit.

1. Fjala e mirë është moto për thënësin e saj dhe argument për mirësinë e tij.
2. Me fjalën e mirë mbrohesh nga zjarri.
3. Fjala e mirë e kthen armikun në mik, me lejen e Zotit, dhe mllefin e zemrës në dashuri dhe ngrohtësi.
4. Ajo jep fryte punë të mira në çdo kohë me lejen e Zotit.
5. Ajo ngjitet në qiell dhe i hapen asaj dyert e qiellit, dhe pranohet me lejen e Zotit:
“… te Ai ngritet fjala e mire (besimi) dhe veprimi i mire, e Ai i pranon…” (Fatir, 10).
6. Ajo është dhurata dhe mirësia e Zotit për robin e Tij. Zoti i Madhëruar thotë:
“Dhe ata janë që u udhëzuan me fjalët më të mira dhe u udhëzuan në rrugën e lavdishme.” (Haxh, 24).
7. Shpërblimi i fjalës së mirë është njësoj si shpërblimi i lëmoshës.
8. Ajo zbut zemrat e të tjerëve, largon lotin e të mërziturit dhe pajton të larguarit.
9. Fjala e mirë është lëmoshë, sepse ajo të gëzon zemrën, ta shëron plagën, të largon zemërimin dhe të shton paqen.
 
Last edited:

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,430
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Nga poli i veriut, i ftohte e me debore, por me zemer te ngrohte, perzemersisht ju deshiroj nje dite dhe nje jave te mrekullueshme, me befasira te kendshme e me shume suksese!

1D5749A5-D1C1-4C97-8A33-A749A112A943.jpeg

BB5E1854-7427-45BC-A7E6-A5A677BCF809.jpeg
 
Last edited:

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,430
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
MIRËMËNGJESI

Ju uroj ditë, javë e muaj të mbarë!

* Mendova e çmendova çfarë të sjell diçka sa më të bukur për të ju uruar dhe përfundimisht thashë: do ta sjell këtë foton e djeshme me një engjëll të tokës - Emën e gjyshit!
Unë fëmijët i quaj engjej të tokës, engjej të cilët i shohim, i prekim dhe kënaqemi me ta. Këta kanë shpirt të çiltër e dashuri të padjallëzuar!

D3F71FC8-FD1A-48B7-81EC-0DC1CD4B818C.jpeg

1EFD8ABF-EB85-45B1-B5DE-F832BFCC368C.jpeg
 
Top