• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Eksperti i ministrise fajeson mesuesen.

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,375
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Tavani.
Reagon Ministria e Arsimit.
Mësuesja po qëndronte në pozicionin e gabuar
Pas incidentit ku një mësuese ngeli e plagosur pas rënies së suvasë së tavanit, në kohën kur ajo po shpjegonte mësimin, ka reaguar Ministria e Arsimit.

Sipas ekspertëve të kësaj ministrie, mësuesja ka qënë pozicionuar gabimisht kur po shpjegonte mësimin.

“Ajo ishte vendosur shumë në qendër, në një pozicion as andej as as këndej” ka thënë Z.Përparim Dyshemeja nga zyra e Pozicionimit Politiko-Arsimor. “Ky pozicionim jo i qartë ka bërë të mundur edhe plagosjen e saj” ka shtuar ai.

Z.Dyshemeja ka theksuar gjithashtu se Ministria e Arsimit ka ndërmarrë një sërë trajnimesh me mësues në të gjithë vendin për sa i përket pocizionimit të duhur në klasë por edhe jashtë saj.

“Mësuesve i është bërë e qartë se pozicioni më optimal i qëndrimit në klasë është ai në krahë të majtë të nxënësve, duke u mbështetur pas murit, ashtu siç tregohet në foton e mëposhtme” ka bërë të ditur ai.

I pyetur nga media nëse rënia e suvasë mund të rrezikojë edhe jetën e fëmijëve, Z.Dyshemeja u përgjigj se fëmijët janë jashtë rrezikut. “Suvaja e hedhur aty nga Bashkia e Tiranës është një suva inteligjente, fjala e fundit e teknologjisë. Ajo nuk godet asnjëherë fëmijët” ka siguruar ai.

https://periferiblog.wordpress.com/2018/02/13/tavani-reagon-ministria-e-arsimit-mesuesja-po-qendronte-ne-pozicionin-e-gabuar/
 
Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
18,804
Pikët
113
Përgjigje e: Eksperti i ministrise fajeson mesuesen.

-qesh-
Nuk eshte per te qesh por sinqerisht, nuk Kisha degjuar as lexuar me pare nje gje te tille....

Dhe mesuesja paska qene e djathte-qesh-
Duhet te rrinte ne krahun e majte:d
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
52,860
Pikët
113
Përgjigje e: Eksperti i ministrise fajeson mesuesen.

Mos boni hajgare me tavane,se mund tju bi ne dyshemeja,por me siguri ju do jeni tu nejt ne.....ajer.
Man,man man....po bohet forumi barcalet.
Pune QAFIRA.
Tungi.
 
System kur e lexova sinqerisht tre here e kam ngrit koken lart te shof tavanin:d
Pastaj shikova dyshemene se ku I dihet te leshon dhe ajo:d
Gjyshja ime (malsore) kur i humbte ndonje gje thoshte " e paska lshu toka"
Thosha me vete Qa dmth kjo lol
Tani u vertetua:d

Ps. Une harrova punen sot pas ktij artikulli domethenes:d
 
Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
18,804
Pikët
113
Përgjigje e: Eksperti i ministrise fajeson mesuesen.

Eksperti do ndryshonte mendim, si mesuse qe praktiken e ka marr me mik ne shkolle. Gjithmone sipas eksperteve rilindas.``serenat````serenat``
Mos do te thuash qe ajo kot ta ruante koken? Koka nuk e solli aty:d
Se Po te kishe mend ne koke do rrinte ne te majte-qesh-
 
Last edited:

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,375
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Përgjigje e: Eksperti i ministrise fajeson mesuesen.

E lexova kete. Por me siguri jane ato traplliqet,gjoja humor te Temes.al.
Ku e gjete kete shpjegim per te ja atribuar tema.al, ajo vetem me saliun merret dhe jo me ekspertet e bashkise.
Periferia.al dhe Ergys Mertiri jane ato qe e kane shperndare dhe I jane referuar burimeve te sigurta prane bashkise se Tiranes.
 
Last edited:

Noe

Mi vida
Banned
Anëtar
Sep 22, 2010
Postime
4,283
Pikët
48
Përgjigje e: Eksperti i ministrise fajeson mesuesen.

Ky eksperti qeka koqe kanari. Po nga ta dinte mesuesja se ku do binte tavani o ekspert i leshit
 
lonely_lion

0xD15EA5E
Anëtar
Jul 4, 2015
Postime
6,391
Pikët
113
Përgjigje e: Eksperti i ministrise fajeson mesuesen.

Ku e gjete kete shpjegim per te ja atribuar tema.al, ajo vetem me saliun merret dhe jo me ekspertet e bashkise.
Periferia.al dhe Ergys Mertiri jane ato qe e kane shperndare dhe I jane referuar burimeve te sigurta prane bashkise se Tiranes.
Nuk e gjeta kete shpjegim por ne mos gaboj, a eshte ajo gazete, qe gjoja ben humor te tille. Ne mos gaboj e Mero Bazes (gjoja me letra imagjinare). S'e thashe as per te mbrojtur ekspertin as per gallate. S'e cova dot as ne fund postimin se eshte krejtesisht idiotllik. Po e ka thene , ai duhet cuar direkt ne Elbasan se.... qenka DAR komplet e shkuar DARIT.

Por mua me shqeteson cilesia e punimeve.U shkeput nga lageshtia apo ra direkt pa paralajmerim ? Sa suva ka rene qe e paska plagosur mesuesen ? Po kesaj mesueses i ka rene ne koke direkt 1 m2 suva ? Per sqarim te te gjitheve. 1 m3 llac peshon 1800 kg.1 m2 suva me 1 cm trashesi peshon 18 kile.
Te tjerat i beni llogari vete. Po doni ndihme me thoni.
 
Last edited:

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
57,967
Pikët
113
Përgjigje e: Eksperti i ministrise fajeson mesuesen.

Po paske qën gdhë o par, as shkrimet humoristike nuk i kuptoke dot? :D
Është shkrim i stisur për humor or ti shoq. :p
 
derjansi

V.I.P
Anëtar
Nov 7, 2011
Postime
5,411
Pikët
48
Përgjigje e: Eksperti i ministrise fajeson mesuesen.

Ja dhe ni artikull tjeter 100% i vertet nga i njejti link qe par ka mor ket lol

Ambasadori Lu përfundon në spital. Po luante me shashka
Spitali-Ushtarak

Festimet e natës së ndërrimit të viteve kanë lënë të lënduar edhe vetë Ambasadorin Amerikan Donald Lu, i cili është detyruar ti kalojë orët e para të 2018-s në spitalin ushtarak.

Burime nga AL-Kazan.ps bëjnë të ditur se ambasadori ka qenë duke hedhur shashka në mjediset e ambasadës teksa një prej tyre i ka plasur në duar. Fatmirësisht lëndimi nuk ka qenë i madh, por ambasadori ka thënë se i dhemb shumë, gjë që i detyroi forcat e sigurisë ta dërgojnë në spital.

Nga të dhënat, thuhet se ka lëndime të lehta në qepallat e duarve.

Burime pranë ambasadës, kanë bërë të ditur se ambasadori është pasionant i lojërave pirroteknike, jo shumë të atyre me djegie, por kryesisht atyre me zhurma. Siç bën të ditur një zëdhënës i përhershëm e i panjohur i saj, ai ka gjithmonë qejf të luajë me shashka, kapsolla, pëllcitëse etj.

Burimet thonë se ambasadori është mrekulluar kur i kanë treguar lojërat e fëmijëve të diktaturës, me pëllcitëset e improvizurara me një dado, dy bullona dhe një plasmas, të cilat shpërtheheshin duke u hedhur lart në ajër, për të rënë më pas në tokë në një trajektore pingule. Z. Lu është shprehur se kjo duhet të ketë qenë loja më e bukur që fëmijët mund të kenë luajtur ndonjëherë dhe se i vinte keq që e ka kaluar fëmijërinë në SHBA.

Sidoqoftë ambasadori gëzon shëndet të plotë dhe, përveç vështirësisë për të lëvizur pak ndonjë gisht të veçantë, gjithçka tjetër është në rregull. Pritet që së shpejti Ambasadori të lëshojë shashkën e rradhës, me të cilën thotë se do vrasë disa peshq të mëdhenj. Ai gjithashtu ka shtuar për mediat se pavarësisht se ka vite që qëndron në Shqipëri dhe është ndjerë mirë, tani që provoi spitalin mund të thotë me plot gojën se këtu është më mirë se në Amerikë.
 
par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,375
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Përgjigje e: Eksperti i ministrise fajeson mesuesen.

Po paske qën gdhë o par, as shkrimet humoristike nuk i kuptoke dot? :D
Është shkrim i stisur për humor or ti shoq. :p
Ti I quti si maksuti, une nuk shkrova nese eshte humor apo e vertete si lajm sepse e shperndava sikur ishte.
( Mos te duket cudi te jete e vertete kjo duke menduar qe tavani nuk bie nese nuk eshte fryre , dhe duket shume lehte qe nje dite do bie . Le ta thone ekspertet nese renia e suvase bie pa patur shenja fare )
Thjesht ju pergjigja Liones per aludimin nga ka dale.
Shiko se po permbytet Fieri e mos na del peshku neper bulevardin.
 
Last edited:

lonely_lion

0xD15EA5E
Anëtar
Jul 4, 2015
Postime
6,391
Pikët
113
Përgjigje e: Eksperti i ministrise fajeson mesuesen.

Ja dhe ni artikull tjeter 100% i vertet nga i njejti link qe par ka mor ket lol

Ambasadori Lu përfundon në spital. Po luante me shashka
Spitali-Ushtarak

Festimet e natës së ndërrimit të viteve kanë lënë të lënduar edhe vetë Ambasadorin Amerikan Donald Lu, i cili është detyruar ti kalojë orët e para të 2018-s në spitalin ushtarak.

Burime nga AL-Kazan.ps bëjnë të ditur se ambasadori ka qenë duke hedhur shashka në mjediset e ambasadës teksa një prej tyre i ka plasur në duar. Fatmirësisht lëndimi nuk ka qenë i madh, por ambasadori ka thënë se i dhemb shumë, gjë që i detyroi forcat e sigurisë ta dërgojnë në spital.

Nga të dhënat, thuhet se ka lëndime të lehta në qepallat e duarve.

Burime pranë ambasadës, kanë bërë të ditur se ambasadori është pasionant i lojërave pirroteknike, jo shumë të atyre me djegie, por kryesisht atyre me zhurma. Siç bën të ditur një zëdhënës i përhershëm e i panjohur i saj, ai ka gjithmonë qejf të luajë me shashka, kapsolla, pëllcitëse etj.

Burimet thonë se ambasadori është mrekulluar kur i kanë treguar lojërat e fëmijëve të diktaturës, me pëllcitëset e improvizurara me një dado, dy bullona dhe një plasmas, të cilat shpërtheheshin duke u hedhur lart në ajër, për të rënë më pas në tokë në një trajektore pingule. Z. Lu është shprehur se kjo duhet të ketë qenë loja më e bukur që fëmijët mund të kenë luajtur ndonjëherë dhe se i vinte keq që e ka kaluar fëmijërinë në SHBA.

Sidoqoftë ambasadori gëzon shëndet të plotë dhe, përveç vështirësisë për të lëvizur pak ndonjë gisht të veçantë, gjithçka tjetër është në rregull. Pritet që së shpejti Ambasadori të lëshojë shashkën e rradhës, me të cilën thotë se do vrasë disa peshq të mëdhenj. Ai gjithashtu ka shtuar për mediat se pavarësisht se ka vite që qëndron në Shqipëri dhe është ndjerë mirë, tani që provoi spitalin mund të thotë me plot gojën se këtu është më mirë se në Amerikë.

C'eshte more ky idiot qe ka shkruar keto ? Humor qenka ky ? C'do ai me miellin e gjermanit ? Te dhjefsha dhe shtetin shqiptar, qe lejon keta lloj gazetaresh debile te bejne kete lloj humori.
 
lonely_lion

0xD15EA5E
Anëtar
Jul 4, 2015
Postime
6,391
Pikët
113
Përgjigje e: Eksperti i ministrise fajeson mesuesen.

Ti I quti si maksuti, une nuk shkrova nese eshte humor apo e vertete si lajm sepse e shperndava sikur ishte.
Thjesht ju pergjigja Liones per aludimin nga ka dale.
Shiko se po permbytet Fieri e mos na del peshku neper bulevardin.
Par ti mire bere. Se me keto trappliqe merren mediat shqiptare... Por ke bere nje lapsus te vogel. Temen, qe ke hapur duhet t'a kishe titulluar : Darlliqe, Perla dhe Humor nga shoqeria e emancipuar Shqiptare.
 
Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
57,967
Pikët
113
Përgjigje e: Eksperti i ministrise fajeson mesuesen.

Ti I quti si maksuti, une nuk shkrova nese eshte humor apo e vertete si lajm sepse e shperndava sikur ishte.
Thjesht ju pergjigja Liones per aludimin nga ka dale.
Shiko se po permbytet Fieri e mos na del peshku neper bulevardin.
Peshku ka ngecur te Grida, nuk e di do e nxjerri dot apo do ta mbaj brënda. :p

Nuk e dija që e kishte për Gridën se para dy ditësh ndryshe tha ky. :D
 
Top