• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Elbasan: Zbulohen dy relieve të shekullit të parë të erës sonë

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Gjatë pastrimit të kullës së Zindanit në kalanë e Elbasanit, një person që po bën një investim turistik brenda mureve të kalasë, zbuloi dy relieve antike, që i takojnë fillimit të shekullit të parë të erës sonë.

Gjatë pastrimit të kullës së Zindanit në kalanë e Elbasanit, një person që po bën një investim turistik brenda mureve të kalasë, zbuloi dy relieve antike, që i takojnë fillimit të shekullit të parë të erës sonë.


"Këto dy relike datojnë në fillim të shekullit të parë të erës sonë, që kanë lidhje me Scampinin e hershëm, (emri i vjetër i Elbasanit) krijimin e atij që quhej Dikus, para se të ndërtohej kalaja", tha arkeologu Neritan Ceka.


Sipas Cekës, ky nuk është mbishkrimi i parë i gjetur në Elbasani. Ka dhe dy mbishkrime të tjera që identifikojnë Scampinin. E reja e këtyre zbulimeve është se një prej relieve tregon figurën e një qytetari të Scampinit të hershëm që mban emrin Grikus, emër ilir, i dëshmuar dhe në Durrës, dhe relievi tjetër mban emrin Tata, emër gruaje, i njohur në Durrës, që dëshmon se vendbanimet romake që u krijuan në rrugën Egnatia, u populluan nga ilirët.


"Në pamjen e jashtme, veshjet e relikeve duken si veshje romake, por brenda tyre, në rastin e Tatës, dallohet fustani i vjetër që ka karakeristikë prerjen trekëndëshe të gjoksit dhe mëngët e shkurtra", pohon arkeologu Ceka.


Ai shton se "kemi dy relieve që pasqyrojnë repertorin tashmë të njohur të objekteve artistike nga Scampini i lashtë, të cilat do të ekspozohen së shpejti në kullën e Zindanit që parashikohet të bëhet një mini-muze arkeologjik".


Sipas tij, këto zbulime nuk janë të rastit, bashkia e Elbasanit ka ndërmarrë një iniciativë për vlerësimin e pasurive kulturore të qytetit, ku edhe privatët po japin kontributin e tyre.


Ceka foli për familjen Stafa, e cila bëri të mundur evidentimin e mureve të kalasë më shumë se dhjetë vjet më parë.


Zbulimi i dy relieve vjen pas bazilikës paleokristiane shumë pranë Sheshit të Bezistanit, një nga mozaikët më të bukur të Shqipërisë, i cili daton në shekullin e VI të erës sonë.
 

kbedhia

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 20, 2011
Postime
11
Pikët
0
Përgjigje e: Elbasan: Zbulohen dy relieve të shekullit të parë të erës sonë

Ah Elbasan! Qyteti im.
 

Regina

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
3,803
Pikët
113
Përgjigje e: Elbasan: Zbulohen dy relieve të shekullit të parë të erës sonë

Shume interesante keto zbulime arkeologjike.
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
598
Pikët
0
Përgjigje e: Elbasan: Zbulohen dy relieve të shekullit të parë të erës sonë

dhe relievi tjetër mban emrin Tata, emër gruaje, i njohur në Durrës

Sipas legjendes Tata ishte e dashura e Aleksandrit te Madh, ose Leka i Madh, dhe Leka e kishte mare me vete Taten deri ne fushaten e tij n'Indi.

Gjate nje beteje Taten e kapi roberesh nje Mahraxha dhe ja dha per grua te birit.

Pra sot emri Tata i firmes indjane qe prodhon vetura ne Indi eshte me origjine durrsake.
 
Top