• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Elvana Gjata

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Elvana Gjata së fundmi ka realizuar videoklipin e këngës “A ke ti zemër”, e cila shumë shpejtë është shndërruar në një hit, ndërsa këngëtarja paralajmëron tre hite të reja dhe daljen e albumit të ri.
Në një intervistë për SH2, Elvana thotë se është ndier shumë mirë që publiku e përvetësoi menjëherë këtë këngë, ndërsa ka falënderuar Entermedian për realizimin e videos.

“U bënë tre vjet që punoj me dashuri për albumin e ri që del shumë shpejt. Janë realizuar dhe tre video të reja që presin të lansohen bashkë me këngët përkatëse. Për dy javë një tjetër hit i ri do publikohet në video, kënga është prodhim i Florit dhe videoja po nga Entermedia. Një surprizë shumë e bukur!”, ka thënë Elvana.

E pyetur për mundësinë e realizmit të një dueti me Flori Mumajesin, i cili qëndron prapa suksesit të Elvanës, këngëtarja u përgjigj: “Në një farë mënyre bashkëpunimi i gjithë këtyre viteve ka qenë një duet shumë i bukur dhe profesional me Florin. Ne jemi pjesë e një suksesi të përbashkët dhe mbase ka ardhur vërtet momenti... po kush tha që nuk kemi një surprizë të tillë në albumin e ri...”.
 
Top