• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Elvis Presley vdiq nga kapsllëku

Heily

BuRreLse
Anëtar
Jan 16, 2010
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
Ku tme doje e bardha zemer


Në një biografi të publikuar kohët e fundit për jetën e Elvis Presley, rrëfehet një detaj shokues që ka lidhje të drejtëpërdrejtë me vdekjen e tij.
Ish mbreti i muzikës rock & roll vdiq për shkak të kapsllëkut kronik. Këtë e thotë ish mjeku i tij George Nichopoulos, në librin "The King and Dr. Nick". Zyrtarisht, vdekja e Elvis ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak por autopsia nxorri në dritë një fakt që thotë se zorra e trashë ishte dy herë më e gjerë se normalja.

“E dinim që ky ishte një problem i madh por nuk e mendonim në të tillë masë”, shprehet Nichopoulos. Edhe pse droga e obeziteti ndikuan në vdekjen e tij, shkaqet mesa duket kanë qënë të tjera sepse zorra e trashë ishte bllokuar pothuajse plotësisht prej 4-5 muajsh. Këngëtari ishte i shqetësuar për këtë dhe mendohet se bëhet fjalë për një patologji të trasheguar.

Në atë kohë ishte e pamendueshme që një personazh kaq i njohur të rrëfente një problem të tillë, prandaj ky detaj zbulohet vetëm në ditët e sotme. Zgjidhja e vetme në atë kohë ishte heqja e pjesshme e zorrës së trashë. “Nëse do ta kishim bërë, ndoshta ai do ishte ende gjallë”, thekson Nichopoulos. Elvis u gjet i pajetë në 16 gusht 1977 në shtëpinë e tij në Graceland të Memphis.
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Elvis Presley vdiq nga kapsllëku

ca kapslliku mi rrena me bisht ai vdiq ne tualet ...se u be dru lol spati koh as me dal nga vendi qenit ;)
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Elvis Presley vdiq nga kapsllëku

Lol. Apsolutisht nuk eshte e vertete, se ka shume njerz akoma jetojne :p

haha haha
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
12,520
Pikët
113
Vendndodhja
zemra e alpeve Österreich
Përgjigje e: Elvis Presley vdiq nga kapsllëku

Zakonisht te gjith kengetaret e medhenj kane vdekur ose nga "kapslleku" ose nga "hemorroidet".......HENDRIX/JOPLIN/MORRISON/PRESLEY/COBAIN/..... deri tek keta te sotmit qe nuk po zgjatem me!
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Elvis Presley vdiq nga kapsllëku

Zakonisht te gjith kengetaret e medhenj kane vdekur ose nga "kapslleku" ose nga "hemorroidet".......HENDRIX/JOPLIN/MORRISON/PRESLEY/COBAIN/..... deri tek keta te sotmit qe nuk po zgjatem me!

kan vdek nga kapsllëku i droges .. por edhe nje tjeter teori ështe se e kan dhan maksimumin e intelekktualitetit artistik qe e kan , jan hargjue shpyrtnisht ..
 

SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,826
Pikët
113
Përgjigje e: Elvis Presley vdiq nga kapsllëku

Zakonisht te gjith kengetaret e medhenj kane vdekur ose nga "kapslleku" ose nga "hemorroidet".......HENDRIX/JOPLIN/MORRISON/PRESLEY/COBAIN/..... deri tek keta te sotmit qe nuk po zgjatem me!
Te pestin e vrane,kishte ARSYE qe mos te bente harakiri!
 
Top