• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Emërtimi i fëmijëve me emra të bukur islam

megg

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2011
Postime
68
Pikët
0
Vendndodhja
"
(E robërit e Zotit janë ata) që thonë: ‘Zoti ynë, na bëj që të jemi të gëzuar me gratë tona dhe pasardhësit tanë, e neve na bëj shembull për të devotshmit!’”, (el-Furkan:74).

Njëra ndër mirësitë më të mëdha që All-llahu xh. sh. ia jep robit të Tij, pra njeriut, është fëmija, që paraqet frytin e dashurisë dhe respektit e të nderit midis dy bashkëshortëve. Fëmija është, ashtu siç e quan All-llahu xh.sh., një stoli e kësaj bote:
“Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë”. Në pjesën e dytë të këtij ajeti All-llahu xh.sh. na bën me dije se edhe pse pasuria dhe fëmijët janë stoli dhe kënaqësi e kësaj bote, ato janë të përkohshme; ajo që është e përjetshme dhe që shpërblehet nga Zoti është vepra e mirë e njerëzve. Prandaj kjo, njëherazi është edhe një ngushëllim i madh për bashkëshortët, të cilëve Zoti nuk u ka dhënë fëmijë. Kurse nga ana tjetër, është një tërheqje e vërejtjes se të kesh mall e fëmijë është një përgjegjësi e madhe së cilës duhet dhënë hakun. Për ata që nuk e dinë rëndësinë e kësaj përgjegjësie, këto dy mjete gëzimi e kënaqësie të kësajbotshme mund të bëhen edhe mjete dëshpërimi, mjerimi, çrregullimi e shkatërrimi. All-llahu xh.h. thotë në një ajet kur’anor: “Dhe, dijeni mirë se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm një sprovë, dhe se tek All-llahu është shpërblimi i madh”. Pra, fëmijët sa mund të jenë shkak gëzimi e hareje, po aq mund të jenë edhe shkak dëshpërimi e hidhëtie. Këtë të vërtetë ndoshta më së miri mund ta vërejmë sot te shumë familje që deklarohen si muslimane. Te disa të tilla shohim gëzim e lumturi, kurse te disa të tjera hidhëti e vrer. Kjo është gjithë pasojë e vetëdijes së prindërve në radhë të parë për përgjegjësinë që ata kanë ndaj fëmijëve të tyre si amanet i Zotit.

Detyrat dhe obligimet e prindërve ndaj fëmijëve fillojnë qysh para lindjes së fëmijës me duanë që duhet t’ia drejtojnë ata All-llahut xh.sh. para dhe pasi fetusi i fëmijës së ardhshëm të ketë zënë në barkun e nënës, siç kanë vepruar shumë pejgamberë, gra pejgamberësh e njerëz të tjerë të devotshëm. Një dëshmi e gjallë për këtë është edhe ajeti që e përmendëm në fillim të hutbes. Për detyrat e tjera me rëndësi në këtë drejtim na mëson vetë Pejgamberi a.s. Në një transmetim që e bën Ibni Abbasi thotë se gjashtë gjëra janë sunnet (porosi e Pejgamberit a.s.) që të kryhen në ditën e shtatë pas lindjes së fëmijës: 1- Ngjitja e emrit, 2- Therja e kurbanit (akika), 3- Bërja sunnet (synetimi), 4- Shpimi e veshëve të vajzave, 5- Largimi i papastërtive (larja e rregullt e foshnjës) dhe 6- Qethja e flokëve të foshnjës dhe shpërndarja e sadakasë (lëmoshës) aq sa peshojnë qimet e qethura.

Ajo që sot më së tepërmi na brengos, natyrisht duke mos i harruar edhe të tjerat, është ngjitja e emrit. Pejgamberi a.s. në një hadith të tijin thotë: “Në Ditën e Gjykimit ju do të thirreni sipas emrave tuaj dhe të baballarëve tuaj. Prandaj, ngjituni fëmijëve tuaj emra të bukur!” (Ebu Davudi, el-Edeb, 61). Emri i përveçëm dhe personal i njeriut shënon atë çka vetë, në të vërtetë, është njeriu, shënon qenien dhe identitetin e tij si fetaro-moral ashtu edhe atë kulturoro-qytetërimor. Mbasi All-llahu xh.sh. në Ditën e Gjykimit njerëzit do t’i thërrasë sipas emrave të tyre, ndërhyrja dhe ndikimi i çfarëdollojshëm në këtë emër nënkupton ndërhyrjen dhe intervenimin në vetë qenien e njeriut. Sipas burimeve normative të Islamit, ngjitja e emrit jo të mirë e jo të bukur do të thotë paemërsi, mungesë të emrit. Kurse, ajo që sot po ndodh në mesin tonë, e që është edhe më e rrezikshmja, është turpërimi dhe largimi nga identiteti, nga qenia jonë fetare e kulturore. Sot, shumë prindër s’e kanë për të madhe rëndësinë e emrit dhe të kuptimit të tij fetar dhe kulturor. Ata s’janë të vetëdijshëm se emri shënon, siç thamë, vetë atë, se çka dhe kush është ai. Duke ngjitur muslimanët emra jomuslimanësh e traditash dhe kulturash të tjera, pahetueshëm po u rrëshqasin këmbët në asimilimin negativ dhe humbjen e identitetit të vet. E humb një pjesë të fesë, të kulturës e të vetvetes.

Akoma më rrëqethet trupi kur më kujtohet se si një i ri shqiptar me tel. mobil rezervonte bileta udhëtimi për familjen e vet, duke ia treguar emrat e djemve të tij bashkëbiseduesit: Kevin Memeti, Leonard Memeti etj. Nga kjo mund të kuptoja dy sende: ose kjo familje ishte e përzier, pra babai të ishte me prejardhje muslimane e nëna me prejardhje jomuslimane, ndoshta krishtere dhe elementi nënë si zakonisht të kishte ndikuar në ngjitjen e emrave të tillë, ose që të dy prindërit të ishin muslimanë të tëhuajësur e të asimiluar në atë masë sa asnjëri prej fëmijëve të mos kishte emër muslimani. E"shtë apo nuk është për t’u turpëruar me vetveten? E"shtë apo nuk është kjo largim dhe ikje nga vetvetja? E"shtë apo nuk është kjo shkrirje totale e jona në diçka që nuk është e jona? E"shtë kjo shenjë se jemi larguar nga parimet islame apo nuk është?
Muslimanët, në qoftë se dëshirojnë të jetojnë në harmoni me vullnetin e All-llahut xh.sh. dhe të shpresojnë në ndihmën e All-llahut xh.sh. në momentet kur nuk do të mund të shpresojnë tek askush dhe asgjë tjetër, duhet t’u përmbahen parimeve e porosive islame të cilat e përbëjnë qenien dhe identitetin e tij, madje edhe në raste të këtilla që shumëkujt mund t’i duken të rastësishme, të dorës së dytë-tretë apo edhe të parëndësishme fare.

Emrat më të mirë që mund prindërit muslimanë t’ua ngjisin fëmijëve të tyre janë: 99 emrat e bukur të All-llahut xh.sh., duke ua shtuar në fillim parashtesën “Abd” (“Rob”), si Abdullah, Abdurrahman, Abdurrahim etj., pastaj emrat e pejgamberëve dhe të as’habëve (shokëve) të pejgamberëve si dhe emrat e personaliteteve të njohura gjatë historisë së gjithëmbarshme islame.
 
megg

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2011
Postime
68
Pikët
0
Vendndodhja
"
Përgjigje e: Emërtimi i fëmijëve me emra të bukur islam

E DREJTA E VENDOSJES SE EMRIT DHE NDERRIMIT TE TIJ
Ligji i emrit nuk është shtruar në mënyrë të zgjeruar si në librat e fikhut të vjetër ashtu dhe në librat e fikhut të sotëm. Kjo temë më tepër është përmendur në hadith dhe moral.
Llojet e emrave:
1. (isim) Emri i vërtetë: ky është emri që njeriu e ka të detyrueshme ta mbajë. Emri shërben për të dalluar personin nga të tjerët veçanërisht kur janë dy persona met ë njëjtin mbiemër.
2. (Kun’je/pseudonim) Është emri i cili në botën Arabe dhe më pas në botën Islame është përdorur si emër i dytë për njerëzit.
1. Në botën Arabe dhe Islame është përdorur që në moshë të vogël të fëmijës duke e thirrur atë në emrin e fëmijës që mund ti lindi në të ardhmen si psh: Filani i ati i filanit(Fulanu’bnu Fulanin), (Ebu Talib/Ummu Abdillah). [1] Pejgamberi a.s një fëmijës që i kishin dhënë pseudonimin Ebu Umejr i thërriste po me atë pseudonim.[2] Pseudonimi nga një herë u jepte dhe sipas cilëve që kishte personi psh: (Ebu Xhehl/Babai i injorancës), (Ebu Hurejre/Babai i maceve) ose pseudonimi (Ebu Turab/Babai i tokes,pluhurit, për arsye që ishte bërë me pluhur) që Pejgamberi a.s i ka dhënë Aliut r.a kur e ka parë të mbështetur për dhe në xhami. [3] Këto lloj emrash kanë fituar popullaritet si pseudonime. Në kulturën Arabe vënia e pseudonimit ka qenë shumë e hapur dhe për këtë arsye në kohë të Pejgamberit a.s të gjithë njerëzit u thërrisnin me tre emra:
1. Emri i tij personal (Abdull-llah)
2. Bashka-ngjitja e emrit të babait ose emrit të nënës si Ibn Amr
3. Pseudonimi (Ebu Talib) [4]
Fitimi i të drejtës së emrit. Fëmija e fiton të drejtën e emrit dhe të kombësisë që me lindje, ardhjen në këtë botë. E drejta e vendosjes së emrit të fëmijës qe lind brenda martesës është e prindërve të tij. Në momentin e vendosjes së emrit duhet të merret parasysh e ardhmja e fëmijës në mënyrë që fëmija mos të fyhet për shkak të emrit. Nuk mund ti vendoset fëmijës një emër që nuk i shkon atij sepse emri është ai që fëmijën do e prezantojë ku do që të shkojë. Fëmijës që lind jashtë martese të drejtën e vendosjes së emrit e ka nëna e tij. Sepse trashëgimia nuk trashëgohet me fëmijë të pa ligjshëm. Në legjislacionin islam e drejta e vënies së emrit është tek Babai. Nëse i ati ka vdekur ose i refuzuar nga përgjegjësia për mbajtjen e fëmijës atëherë kjo e drejtë i kalon nënës së fëmijës. Si shembull marrim lindjen e Pejgamberit a.s i cili kur ka lindur babanë e ka pasur të vdekur dhe në këtë rast emrin e ka zgjedhur e ëma dhe ia ka vënë gjyshi i tij. Gjatë vënies së emrit të fëmijës duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm siç na lajmëron dhe vetë Pejgamberi a.s: “ Ju në ditën e gjykimit do të thirreni me emrin tuaj dhe të babait tuaj; për këtë arsye vendosni emra të bukur. [5] Juristët Islam duke marrë parasysh këtë hadith emrat i kanë ndarë në disa kategori: Emrat e pëlqyer (Mustehab) Emrat të cilët kanë kuptim të bukur dhe të kujtojnë All-llahun (xh.sh), të Dërguarin e Tij dhe të dashurit e All-llahut (xh.sh) janë të pëlqyeshëm. Pejgamberi a.s thotë: “Emrat të cilët përmbajnë kuptimin e bindjes ndaj All-llahut xh.sh si Abdurr-rrahman dhe Abdull-llah e kënaqin All-llahun xh.sh. [6] Gjithashtu Pejgamberi a.s ka këshilluar që fëmijëve tu vendosen emrat e Pejgamberëve dhe në veçanti Pejgamberi a.s thotë fëmijëve mund tu vendosni emrin tim por me kusht që emrin dhe pseudonimin mos ti përdorni bashkë.[7] Emrat e ndaluar (Haram) Emrat të cilët kanë kuptimin e nënshtrimit të dikujt tjetër përveç All-llahut xh.sh janë të ndaluar (haram). Edhe emrat të cilët përmbajnë kuptim të nënshtrimit të gjërave të shenjta, janë të ndaluar. Pejgamberi a.s i ka ndërruar emrin njërit i cili u quante Abdulkabe (robi i Qabes). Emrat të cilët janë njëkohësisht dhe cilësitë e All-llahut xh.sh[8] për arsye se e dëmtojnë besimin qoftë dhe nga ana parësore, nuk janë këshilluar të vendosen.

Emrat e pa pëlqyeshëm: Pejgamberi a.s, ka këshilluar që të gjithë emrat të cilët kanë kuptim jo të përshtatshëm më islamin të ndërrohen në emra islam. Vetë Pejgamberi a.s i ka ndërruar emrin një vajzës e cila e kishte “Asije” (kundërshtare) duke i dhënë emrin “Xhemile” (e bukur), ka ndërruar emrin e njërit nga shokëve të tij që e quanin “Hazn” (mërziti, dhimbje) me emrin “Mundhir”. Pejgamberi a.s gjithashtu u ka ndërruar emrat “Zejnebit”, dhe “Ummu Selemes” të cilat e kanë pasur “Berre”. Pejgamberi a.s ka ndaluar dhe vendosjen e emrave si Faraon, Karun etj... Gjithashtu nuk është parë ë pëlqyeshme vendosja emrave të disa sureve kur’anore si “Jasin”, “Taha” etj...

Emrat e zakonshëm (Mubah) Emrat të cilët janë jashtë emrave të ndaluar dhe atyre të pa pëlqyeshem ajnë emra të cilët mund të përdoren por nuk kanë ndonjë domethënie. Të gjithë imamët kanë rënë dakord për këtë mëndim përveç imam Malikut r.h. Emrat të ciët njëkohësisht janë dhe cilësitë e All-llahut xh.sh si: Adil, Nasir, Xhevad etj... të gjithë imamët janë të mendimit se vendosja e këtyre është mubah. Emrat të cilët nuk janë Arab por janë emra të një kombësie tjetër dhe nuk bien në kundërshtim me kushtetutën islame atëherë vendosja e këtyre emrave është mubah. [9]
Fëmijës nga një herë emrin mund t’a vënë dhe të afërmit e tij. Hz. Aishja r.a tregon: Pejgamberi a.s kishte parë një kandil të ndezur tek shtëpia e Zubejrit r.a dhe më tha mua: “O Aishe më duket se ka lindur Esmaja, në asnjë mënyrë mos i vendosni emër fëmijës, sepse do ja vendos unë! Pastaj fëmijës i vendosi emrin Abdull-llah.[10]
Ndërrimi i Emrit:
Në legjislacionin Islam rregulli i “bukurisë së emrit” dhe “vazhdimësisë së emrit” janë shumë të rëndësishme. Por megjithatë në raste të përballjes me disa shkaqe të ndryshme emri mund të ndërrohet. “ Ju në ditën e gjykimit do të thirreni me emrin tuaj dhe të babait tuaj; për këtë arsye vendosni emra të bukur.” [11] Në këtë hadith ashtu siç tregon drejtë për drejtë për rregullin e “bukurisë së emrit” në mënyrë indirekte tregon dhe për mundësinë e ndryshimit të emrit i cili nuk është i përshtatshëm në islam.
Në legjislacionin islam nuk është cilësuar se nga kush mund të ndryshohet emri. Pejgamberi a.s duke përdorur autoritetin fetar gjithashtu dhe për tu bërë shembull për të tjerët ka ndërruar shumë emra fëmijësh gjithashtu dhe emra të rriturish. [12]
Shkaqet e ndryshimit të emrit.
1. Emrat të cilët kanë kuptim ose lidhje me idhujtarët.

Në periudhën e Pejgamberit a.s emrat të cilët përmbanin kuptim mbi bindjen e idhujve ose idhuj adhuruesve. P.sh: Abdul Menat më vonë emri Abdul është përdorur vetëm para emrave të All-llahut si Abdull-llah, Abdurr-rrahman etj... Pejgamberi a.s e ka ndërruar emrin Abdul Haxher (Robi i Gurit) me emrin Abdull-llah (Robi i All-llahut). [13]
2. Ndërrimi i emrave të cilët kanë kuptim negativ ose urrejtës.

Pejgamberi a.s ia ka ndërruar emrin njërit nga shokët e tij i cili e kishte “Gavi” që do të thotë (zhgënjyes) me emrin “Rashid” i cili do të thotë (në rrugë të drejtë). [14]

3. Ndërrimi i emrave për arsye të pa përshtatjes ose për t’u përshtatur më mirë.
Hz. Xhabiri r.a tregon: “Njërit nga shokëve tanë i lindi një djalë. Ai ia vendosi emrin Kasim. Ne i thamë, ne nuk mund ta vendosim pseudonimin Ebul-Kasim, me këtë nuk mund të nderojmë ty. Ai pas kësaj shkoi tek Pejgamberi a.s dhe i tregoi gjendjen. Pejgamberi a.s i tha djali jot nuk e ka emrin Kasim por e ka Abdurr-rrahman. [15]
Përfundimisht:
Emri është gjëja që njeriu do thërritet gjithë jetën me të, jo vetëm me kaq por ai do thirret dhe në ditën e gjykimit me të. Prandaj rregulli i “bukurisë së emrit” është shumë i rëndësishëm. Mos të harrojmë se të gjithë prezantohemi me të. Atëherë kur tu vendosim emrat fëmijëve duhet të mendohemi mirë në mënyrë që ai fëmijë të ndjehet i qetë me emrin që i ka dhënë familja e tij.
[1] Buhari, Edebu’l-Mufred
[2] Buhari, “Edeb”,112; Muslim, “Edeb”,38.
[3] Buhari, “Edeb”,113; Müslim, “Fedail”,38
[4] Hamidullah, a.g.e., II,1044-45,
[5] Musned. II. 50; IV. 330, 345; V, 194: VI, 9, 391, 396.
[6] Muslim. “Âdâb”, 1, 2, 3, 4, “Feda'il”, 124-125.
[7] Ebû Dâvûd. “Xhenâ'iz”, 24, “Libas”, 4. “Edeb”, 61.
[8] İbn Durejd. el-İştîkâk (nşr Abdusselam M. Hârûn), Kajro 1378/1958.
[9] Vakfi i Diyanetit Turk, Enciklopedia Islame vëll 1. Tema e emrit
[10] Tirmidhi, “Menakib”, nr:3826
[11] Ebu Davud, “Edeb”,70, no:4948; Darimi, Sunen, Kajro 1966,II,204,no:2697
[12] Buhari, “Edeb”,108
[13] Buhari “Edeb’l-mufred”,341
[14] Hamidullah,a.g.e.,II, par.1830
[15] Buhari “Edeb”,105,106109, “Menakıb”, 20; Müslim “Adab”, 2, no:2133
 
Vesa

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 26, 2011
Postime
10

Selam Alejkum
Desha te pyes per emrin ,,Besir,,dini gje kuptimin e tij,,dhe a eshte nje emer i pershtatshem per tu vene?
Mesa kam lexuar une ky emer dmth,njeri me drite te shkelqyeshme te syve,njeri me pamje te shkelqyer,dicka e tille.Nese dini dicka me shume me shkruani ne mes pv.ju lutem flm.
 
Conrad

Anëtar i ri
Anëtar
May 28, 2011
Postime
328
Pikët
0
Përgjigje e: Emërtimi i fëmijëve me emra të bukur islam

Ju ngjat jeta!
Nuk ka emra islame, por emra arab, turq, persiane, egjiptiane atje.
C'lidhje duhet te kete feja me emrat. Kjo eshte abuzim me fene.
A ka urdheruar Allahu gje qe emrat duhen te jene ne gjuhen arabe?
Kjo menyre gjykimi dhe arsyetimi eshte racizem dhe perbuzje per popujt e tjere.
Zoti i di te gjitha gjuhet dhe kuptimet e emrave ne gjuhet e ndryshme.
Venie e nje emri arab, turk, etj, per mua eshte arabizim i popullatave muslimane.
A njihni ju ndonje arab qe qe i ka vene nje emer shqiptare femijes se tij?!!!!!
Pse duhet une ta quaj femine psh:
Akber -kur mund ta quaj Laerti, Lartan, Al, Nolti
Rahhman- Mersin. Miri, Meshiror.
Xhemile -Bukurie.
Bedri - Hana
Demir- Hekuran, Hekur
Daut - Dashnor, Dashamir
Asllan - Luan
Bahri - Detar, Detan, Ojin, Ujina, Alia
Baftiar - fatlum, Fatmir
Aisha - Jetnor, Jetnore, Jeta
Ali - Fisnik, Bujar
Aqif- Besnik, Besar,
Aidin - Dritero, Dritan, Dita, Shkelqim
Ajdin - Mikjon, Mikjona
Atije - Dhurata
Fahrije - Krenare, krenar,
Fehime - Kiara, Klara, Klea
Fexhrije - Agime, Agim

Dhe ja disa emra arab qe per kuptimin qe kane s'doti perdorte askush:
Ejup - i vuajtur, Mjeran
Ajet - shenje, shprehje, fjali, citat
Dervish - i varfer, mjeran
Fatime qe ndane femine nga gjiri.
Fakete - ---///----
Hatixhe
Hata -
Te mos harrojme se ne gjuhen shqipe shumica e emrave arabe tigellojne shume kot dhe te gervishin veshin tek i degjon.

Eshte fatkeqesi qe gjuha shqipe nuk pati shancin te kultivohet si te gjitha gjuhet e tjera europiane se ne gjithmone ishim te pushtuar.
Duke shtuar ketu faktin se gjuhetaret tane nuk kane punuar aq sa c'duhet per pasurimin dhe forminin e fjaleve dhe emrave te rinj as per ringjalljen e emrave te vjeter pelazge, ilire dhe arberore.

Me respekt Conrad.
 
Conrad

Anëtar i ri
Anëtar
May 28, 2011
Postime
328
Pikët
0
Përgjigje e: Emërtimi i fëmijëve me emra të bukur islam

(E robërit e Zotit janë ata) që thonë: ‘Zoti ynë, na bëj që të jemi të gëzuar me gratë tona dhe pasardhësit tanë, e neve na bëj shembull për të devotshmit!’”, (el-Furkan:74).

Njëra ndër mirësitë më të mëdha që All-llahu xh. sh. ia jep robit të Tij, pra njeriut, është fëmija, që paraqet frytin e dashurisë dhe respektit e të nderit midis dy bashkëshortëve. Fëmija është, ashtu siç e quan All-llahu xh.sh., një stoli e kësaj bote:
“Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë”. Në pjesën e dytë të këtij ajeti All-llahu xh.sh. na bën me dije se edhe pse pasuria dhe fëmijët janë stoli dhe kënaqësi e kësaj bote, ato janë të përkohshme; ajo që është e përjetshme dhe që shpërblehet nga Zoti është vepra e mirë e njerëzve. Prandaj kjo, njëherazi është edhe një ngushëllim i madh për bashkëshortët, të cilëve Zoti nuk u ka dhënë fëmijë. Kurse nga ana tjetër, është një tërheqje e vërejtjes se të kesh mall e fëmijë është një përgjegjësi e madhe së cilës duhet dhënë hakun. Për ata që nuk e dinë rëndësinë e kësaj përgjegjësie, këto dy mjete gëzimi e kënaqësie të kësajbotshme mund të bëhen edhe mjete dëshpërimi, mjerimi, çrregullimi e shkatërrimi. All-llahu xh.h. thotë në një ajet kur’anor: “Dhe, dijeni mirë se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm një sprovë, dhe se tek All-llahu është shpërblimi i madh”. Pra, fëmijët sa mund të jenë shkak gëzimi e hareje, po aq mund të jenë edhe shkak dëshpërimi e hidhëtie. Këtë të vërtetë ndoshta më së miri mund ta vërejmë sot te shumë familje që deklarohen si muslimane. Te disa të tilla shohim gëzim e lumturi, kurse te disa të tjera hidhëti e vrer. Kjo është gjithë pasojë e vetëdijes së prindërve në radhë të parë për përgjegjësinë që ata kanë ndaj fëmijëve të tyre si amanet i Zotit.

Detyrat dhe obligimet e prindërve ndaj fëmijëve fillojnë qysh para lindjes së fëmijës me duanë që duhet t’ia drejtojnë ata All-llahut xh.sh. para dhe pasi fetusi i fëmijës së ardhshëm të ketë zënë në barkun e nënës, siç kanë vepruar shumë pejgamberë, gra pejgamberësh e njerëz të tjerë të devotshëm. Një dëshmi e gjallë për këtë është edhe ajeti që e përmendëm në fillim të hutbes. Për detyrat e tjera me rëndësi në këtë drejtim na mëson vetë Pejgamberi a.s. Në një transmetim që e bën Ibni Abbasi thotë se gjashtë gjëra janë sunnet (porosi e Pejgamberit a.s.) që të kryhen në ditën e shtatë pas lindjes së fëmijës: 1- Ngjitja e emrit, 2- Therja e kurbanit (akika), 3- Bërja sunnet (synetimi), 4- Shpimi e veshëve të vajzave, 5- Largimi i papastërtive (larja e rregullt e foshnjës) dhe 6- Qethja e flokëve të foshnjës dhe shpërndarja e sadakasë (lëmoshës) aq sa peshojnë qimet e qethura.

Ajo që sot më së tepërmi na brengos, natyrisht duke mos i harruar edhe të tjerat, është ngjitja e emrit. Pejgamberi a.s. në një hadith të tijin thotë: “Në Ditën e Gjykimit ju do të thirreni sipas emrave tuaj dhe të baballarëve tuaj. Prandaj, ngjituni fëmijëve tuaj emra të bukur!” (Ebu Davudi, el-Edeb, 61). Emri i përveçëm dhe personal i njeriut shënon atë çka vetë, në të vërtetë, është njeriu, shënon qenien dhe identitetin e tij si fetaro-moral ashtu edhe atë kulturoro-qytetërimor. Mbasi All-llahu xh.sh. në Ditën e Gjykimit njerëzit do t’i thërrasë sipas emrave të tyre, ndërhyrja dhe ndikimi i çfarëdollojshëm në këtë emër nënkupton ndërhyrjen dhe intervenimin në vetë qenien e njeriut. Sipas burimeve normative të Islamit, ngjitja e emrit jo të mirë e jo të bukur do të thotë paemërsi, mungesë të emrit. Kurse, ajo që sot po ndodh në mesin tonë, e që është edhe më e rrezikshmja, është turpërimi dhe largimi nga identiteti, nga qenia jonë fetare e kulturore. Sot, shumë prindër s’e kanë për të madhe rëndësinë e emrit dhe të kuptimit të tij fetar dhe kulturor. Ata s’janë të vetëdijshëm se emri shënon, siç thamë, vetë atë, se çka dhe kush është ai. Duke ngjitur muslimanët emra jomuslimanësh e traditash dhe kulturash të tjera, pahetueshëm po u rrëshqasin këmbët në asimilimin negativ dhe humbjen e identitetit të vet. E humb një pjesë të fesë, të kulturës e të vetvetes.

Akoma më rrëqethet trupi kur më kujtohet se si një i ri shqiptar me tel. mobil rezervonte bileta udhëtimi për familjen e vet, duke ia treguar emrat e djemve të tij bashkëbiseduesit: Kevin Memeti, Leonard Memeti etj. Nga kjo mund të kuptoja dy sende: ose kjo familje ishte e përzier, pra babai të ishte me prejardhje muslimane e nëna me prejardhje jomuslimane, ndoshta krishtere dhe elementi nënë si zakonisht të kishte ndikuar në ngjitjen e emrave të tillë, ose që të dy prindërit të ishin muslimanë të tëhuajësur e të asimiluar në atë masë sa asnjëri prej fëmijëve të mos kishte emër muslimani. E"shtë apo nuk është për t’u turpëruar me vetveten? E"shtë apo nuk është kjo largim dhe ikje nga vetvetja? E"shtë apo nuk është kjo shkrirje totale e jona në diçka që nuk është e jona? E"shtë kjo shenjë se jemi larguar nga parimet islame apo nuk është?
Muslimanët, në qoftë se dëshirojnë të jetojnë në harmoni me vullnetin e All-llahut xh.sh. dhe të shpresojnë në ndihmën e All-llahut xh.sh. në momentet kur nuk do të mund të shpresojnë tek askush dhe asgjë tjetër, duhet t’u përmbahen parimeve e porosive islame të cilat e përbëjnë qenien dhe identitetin e tij, madje edhe në raste të këtilla që shumëkujt mund t’i duken të rastësishme, të dorës së dytë-tretë apo edhe të parëndësishme fare.

Emrat më të mirë që mund prindërit muslimanë t’ua ngjisin fëmijëve të tyre janë: 99 emrat e bukur të All-llahut xh.sh., duke ua shtuar në fillim parashtesën “Abd” (“Rob”), si Abdullah, Abdurrahman, Abdurrahim etj., pastaj emrat e pejgamberëve dhe të as’habëve (shokëve) të pejgamberëve si dhe emrat e personaliteteve të njohura gjatë historisë së gjithëmbarshme islame.
Tungjatjeta meg!
Si e kupton identitetin ti Zotni?
Te gjithe ata cilesite e Zoti-Allahut jane arabisht dhe shume bukur mund te perkthehen ne shqip.
Ne rastin qe solle ti as emrat as mbiemrat nuk jane shqip .Emrat jane kelto-irlandez dhe anglez. dhe mbiemri turk.
Sa per kureshtje emri Keivin do te thote i lindur i bukur, fisnik, i dashur, i deshiruar.
Leonardo = Leonhard = zemer luani, (trim)
C’te keqe sheh ti tek keta emra? Pervec faktit qe nuk jane emra shqiptare.
Ne fund te fundit eshte e drejta e prinderve ta emerojne femine e tyre si e deshirojne ata.
C'lidhje ka besimi me emrin?
Njeriu beson me shpirte, mendje dhe zemer jo me emer.

Respekt.
 
busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,768
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Emërtimi i fëmijëve me emra të bukur islam

emrat islam nuk jan emra Shqiptar .
 
Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,256

Thuaji "ketij" Megg-it qe nuk ka grua te predikoje islamin; qe nick name qe ka zgjedhur ne Forum nuk eshte emer islam gjithashtu, lere me foton qe paska vene si avatar(!) :p :p
Grate ne islam nuk rrine shtrire dhe bythen jashte, sic e ka nxjerre "ky Megg-i". Ky qendrim kaq "i pacipe" eshte mekat per burrin dhe per zotin e tyre dhe si i tille denohet rreptesisht. Civilizim i thencin!

Nje gje nuk kuptoj: pse duhet me patjeter te islamizohemi dhe te vendosim emra arabe?

Zot na ruaj VERTETE nga armiqte e Shqiperise!
 
Irfan CANA

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 16, 2011
Postime
1,855
Pikët
0
Përgjigje e: Emërtimi i fëmijëve me emra të bukur islam

Hello Kitty,
Dëshira e çdo personi nuk mund të pengohet asesi,emri i cilës do feje qoftë.Aty flen bukuria e secilit emër.
 
Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,256
Pikët
113
Përgjigje e: Emërtimi i fëmijëve me emra të bukur islam

Hello Kitty,
Dëshira e çdo personi nuk mund të pengohet asesi,emri i cilës do feje qoftë.Aty flen bukuria e secilit emër.
Emri nuk eshte kartmonedhe qe mund te njejesosh, si monedha euro psh.

Emri do te thote IDENTITET dhe si i tille duhet te identifikoje preardhjen tende, burimin e gjakut tend, kultures tende, traditave tona dhe jo perzierjen, bastardimin ose te beje duvane e turqve apo arabeve.

Ti qenke kundra fjaleve, gjuheve te huaja dhe emertimin e gjakut, ADN shqiptare kerkoke ta bastardosh me ate te huaj?!
Nje profesor si puna jote duhet te jete Zedhenes i ketij Identiteti per brezat pasardhes. E ardhmja jone qendron pikerisht tek ky identitet, sepse ne varesi te popullates se vogel prej vetem 4 milliona qe kemi, kjo eshte e Vetmja gje qe na ben te Mbijetojme.

Hajde profesor hajde!!!
 
Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,256
Pikët
113
Përgjigje e: Emërtimi i fëmijëve me emra të bukur islam

Abdullafah, Abedin, Abdurrahim, Hajdar.....iuuuuuuuuuuuuuu ta shpifin me tingullin e tyre!!!
 
Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,256
Pikët
113
Përgjigje e: Emërtimi i fëmijëve me emra të bukur islam

emrat islam nuk jan emra Shqiptar .
Busavata, imagjinoje qe emrat e femijeve tane te ishin: Ebu Davud, Edeb Darimi, Sunen, Buhari, Hamidullah....Iuuuuuuuuuu yak!
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,477
Pikët
113
Përgjigje e: Emërtimi i fëmijëve me emra të bukur islam

Busavata, imagjinoje qe emrat e femijeve tane te ishin: Ebu Davud, Edeb Darimi, Sunen, Buhari, Hamidullah....Iuuuuuuuuuu yak!
Se mos ka ndonje te <keqe>.
Ka Zylyf,Zyber,Dylber,Xhebrahil.....etj-re!
 
BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Emërtimi i fëmijëve me emra të bukur islam

Emri nuk eshte kartmonedhe qe mund te njejesosh, si monedha euro psh.

Emri do te thote IDENTITET dhe si i tille duhet te identifikoje preardhjen tende, burimin e gjakut tend, kultures tende, traditave tona dhe jo perzierjen, bastardimin ose te beje duvane e turqve apo arabeve.

Ti qenke kundra fjaleve, gjuheve te huaja dhe emertimin e gjakut, ADN shqiptare kerkoke ta bastardosh me ate te huaj?!
Nje profesor si puna jote duhet te jete Zedhenes i ketij Identiteti per brezat pasardhes. E ardhmja jone qendron pikerisht tek ky identitet, sepse ne varesi te popullates se vogel prej vetem 4 milliona qe kemi, kjo eshte e Vetmja gje qe na ben te Mbijetojme.

Hajde profesor hajde!!!
Nese lejohen fete e ndryshme dhe keto fe fillojne praktikohen, nuk mund t'u kerkosh njerezve te mos i praktikojne dhe te mos i percjellin te femijet e tyre. Edhe anglizimi/italianizimi jane humbje e identitetit shqiptar. Emra si Mateo, Renato, Majkëll etj. janë po ashtu humbje identiteti.

Rritja e islamit po ndodh kudo ne perendim, sidomos ne Evrope. Perderisa ligjet perendimore e favorizojne shtimin e islamit, nuk eshte faji i islamit që rritet. Por me ju eshte çudi, nga njera ane jeni pro ligjeve perendimore, e nga ana tjeter jeni kunder islamit.

Te drejtat e te huajve, te grave, te homove, te besimeve fetare, te pakicave, si dhe rritja e vazhdueshme e ketyre te drejtave, jane themeli i ligjeve perendimore. Nese vazhdohet keshtu, e ardhmja e perendimit do te jete islami, pra do te kete nje asimilim te ngadalte te perendimit ne islam. Kjo nuk mund te ndalohet, sepse do te duhej nje permbysje e te gjithe sistemit perendimor.
.
 
Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,256
Pikët
113
Përgjigje e: Emërtimi i fëmijëve me emra të bukur islam

Nese lejohen fete e ndryshme dhe keto fe fillojne praktikohen, nuk mund t'u kerkosh njerezve te mos i praktikojne dhe te mos i percjellin te femijet e tyre. Edhe anglizimi/italianizimi jane humbje e identitetit shqiptar. Emra si Mateo, Renato, Majkëll etj. janë po ashtu humbje identiteti.

Rritja e islamit po ndodh kudo ne perendim, sidomos ne Evrope. Perderisa ligjet perendimore e favorizojne shtimin e islamit, nuk eshte faji i islamit që rritet. Por me ju eshte çudi, nga njera ane jeni pro ligjeve perendimore, e nga ana tjeter jeni kunder islamit.

Te drejtat e te huajve, te grave, te homove, te besimeve fetare, te pakicave, si dhe rritja e vazhdueshme e ketyre te drejtave, jane themeli i ligjeve perendimore. Nese vazhdohet keshtu, e ardhmja e perendimit do te jete islami, pra do te kete nje asimilim te ngadalte te perendimit ne islam. Kjo nuk mund te ndalohet, sepse do te duhej nje permbysje e te gjithe sistemit perendimor.
“There are Feminists or Mascilist, and then there are FemiNazist or FemiFashist.”

Te jesh mascilist dhe kesh FOBI ndaj femres, kjo gje te ben te mos kuptosh ndryshimin ndaj Perendise dhe Perendimit.

Perendite/Feja e sidomos ajo islame te con ne prapambetje, gje qe eshte e pa deshiruar, pra eshte degradim dhe jo civilizim. And does islam degrade women?! Oh, yeah! Perendimi konsiston ne zhvillimin dhe perparimin e jetes. Perendimi eshte a characteristic, an attitude, or trait, or characteristic, or (new) concept, or advocacy of western tradition and techniques. Perendimi e kunderta Perendive (sidomos islame)
Actually women just they want EQUAL RIGHTS with Men, but all islam want, is to try to be sUPERIOR, dmth burrat ne power.

Ty te pelqen feja islame vetem se burrat jane ne power. Vetem per kete dhe asnje arsye tjeter. Well, honestly everyone knows that islam treats women like crap. Gjeja e pare qe nje musliman ben kur vjen ne Europe, eshte se pullojne nga mbrapa cdo grua qe eshte single (qe nuk aq e veshtire te gjesh nje te tille ne cdo cep), duke e konvertuar right aaaway ne fene muslimane. Nuk ka rendesi se kush eshte backround e kesaj femre, rendesi ka qe kjo te bare femijet e tij, nje pjelle muslimane. Nuk ka rendesi qe ajo mund te jete slut, prostitute, or striper (keto lloj femra jane easy target); ose pak rendesi ka of producing offspring - rendesi ka qe pas lindjes ky femije te jete muslim religion. Shtojme se edhe pse mund te egzistoje ndonje martese tek ky cift eurowoman-araboman, kjo pak rendesi ka, se i shtohet listes se tij te aprovuar nga ligji arab "martesa me me shume se 5 gra". Ky araboman eshte Legit-Legit-Legit. Dmth: 1-martesa e tij eshte legal; 2- shtohet nje besimtar me shume ne forcen e allahut (qe do te thote prerja e biletes per ne parajse me 72 vir-xh-eresha); 3- nderkohe qe s'ka nevoje te filloje ndonje kryqezate* ose gjakderdhje (kryqezatat kane pasur gjakderdhjen me te madhe ne historine e njerezimit), per te mbizoteruar apo perhapjen dhe sundimin e islamit ne territorin e Europes se shume enderruar, qe nga koha e Sulltan Muratit (lexo Sulltan Mutit). Ky araboman e merr kalane nga brenda.
"Kali i Trojes" ose "Uje Nen Rogoz" do ishte logoja ose taktika e quajtur ne kete rast.

*Kryqezate e di qe quhet perhapja e krishterizimit, ndersa perhapja e islamizmit nuk e di si quhet.

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Ti Kiti qenke zgjatur shumë, po nuk paske thene asgje! Une prisja ndonje pergjigje per ato që thashe, por ti u je shmangur, duke mos ditur si te pergjigjesh.

Te replikova ngaqe fole per identitetin, ku sipas teje vetem emrat islame jane humbje identiteti, kurse emrat Mateo, Renato dhe Majkell nuk jane. Per mua identiteti shqiptar nuk eshte as islami dhe as krishterimi.

Une nuk jam ne krah te asnje feje, por thjesht te tregova nje panorame te gjerave, duke te thene se perendimi po shkon drejt islamit. Perendimi po islamizohet edhe fizikisht, edhe kulturalisht, dhe kjo nuk do shume sy e mendje ta kuptosh, por nese ti ndihesh me mire duke mos e pranuar, atehere mos e prano. Merre veten me te mire dhe vazhdo shkruaj hartime për të drejtat.
 
kanina

V.I.P
Anëtar
Feb 2, 2011
Postime
15,289
Pikët
113
Përgjigje e: Emërtimi i fëmijëve me emra të bukur islam

ndryshojne fete ..ndryshojne dhe emrat.... ndryshojne kohet, kulturat, perandorit (kultura dominuese) ndryshojne dhe emrat....
ndryshon dhe identiteti bashke me keto te parat.
 
zirconium

V.I.P
Anëtar
Apr 30, 2013
Postime
16,871
Pikët
63
Përgjigje e: Emërtimi i fëmijëve me emra të bukur islam

ndryshojne fete ..ndryshojne dhe emrat.... ndryshojne kohet, kulturat, perandorit (kultura dominuese) ndryshojne dhe emrat....
ndryshon dhe identiteti bashke me keto te parat.
Barak ose Obama si emra si te duken? Thua do ia vejne femijve ndonje mendjendritur?? -qesh-
 
kanina

V.I.P
Anëtar
Feb 2, 2011
Postime
15,289
Pikët
113
Përgjigje e: Emërtimi i fëmijëve me emra të bukur islam

Barak ose Obama si emra si te duken? Thua do ia vejne femijve ndonje mendjendritur?? -qesh-
kur kam degjuar sandokan, vandam e arnold barak e obama sme habisn aspak. :))
 
drague

V.I.P
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
33,033
Pikët
113
Përgjigje e: Emërtimi i fëmijëve me emra të bukur islam

me pelqejn emrat islam.
 
Top