• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Emigrantët, pasuri apo dobësi e kombit?

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Gjysma e kombit eshte emigrant por ende nuk ka nje ministri te emigracionit qe me pengon , kjo pse nuk ka ende ,pasi mendoj se emigrantet mundet te ndihmojn shum kombin shqiptar nese jemi te organizuar me shum ne menyre strukturale.!

Mendimi juaj?
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
642
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Re: Emigrantet pasuri apo dobesi e kombit?

kombi shqiptar ka pushuar se ekzistuari prej kohesh
ajo qe shum njerez e quajn shqiperi eshte thjesht nji vend ku jetojne shum shqipofolesa
emigracioni per momentin eshte motori ekonomik qe i mban gjall ata qe jetojne ne shqioperi dmth me pak fjal shqiperia eshte si nji qender asistence gjigande
 

Altruista

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 2, 2012
Postime
130
Pikët
0
Përgjigje e: Emigrantët, pasuri apo dobësi e kombit?

Emigrantet nuk jane as pasuri as dobesi per kombin. Jane njerez te thjeshte te cilet kane lene vatanin per nje jete me te mire ,, por qe eshte zhgenjyese dhe e pranueshme njekohesisht.
Jane ne njefare menyre pasuri ekonomike e kombit deri kur kane mundesi investimi ne te ,, ne te kundert jane me te huaj se ne dhe te huaj ne token ametare.
 

KAY

Anëtar i ri
Anëtar
May 25, 2011
Postime
74
Pikët
0
Vendndodhja
:P
Përgjigje e: Emigrantët, pasuri apo dobësi e kombit?

2-jat bashk pasuri edhe dobesi...
 

Lov!

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
934
Pikët
93
Vendndodhja
BLANC ET NOIR
Përgjigje e: Emigrantët, pasuri apo dobësi e kombit?

Merrni e pyesni një të sëmurë si i duken ilaçet,
përgjigjia..

``metalari``
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,912
Pikët
113
Përgjigje e: Emigrantët, pasuri apo dobësi e kombit?

Emigrantet nuk i behen barre shtetit.
 

Diellza

Super Anëtar
Anëtar
Jan 20, 2010
Postime
202
Pikët
28
Përgjigje e: Emigrantët, pasuri apo dobësi e kombit?

Ne rastin e Shqiperise, mangesi. Pavaresisht turizmit qe ndoshta mund te bejne atje, s'ja vlen barra qerane me ta.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,912
Pikët
113
Përgjigje e: Emigrantët, pasuri apo dobësi e kombit?

Princi i kaltert jeton ne HENE.
Si Autopsi.-
 

Elushe

~*~loved~*~
Anëtar
Aug 20, 2012
Postime
7,515
Pikët
113
Përgjigje e: Emigrantët, pasuri apo dobësi e kombit?

Emigrantet kane qene dhe vazhdojne te jene nje ndihme e madhe per Shqiperine dhe populin shqiptar. Jam dakort me anetaren Beaute qe po te ekzisonte nje organizim I mirfillte, vlera e emigranteve do rritej. Ndonese ne pergjithesi jam optimiste, nuk e shoh suksesin e nje nisme per arsye se jemi individualiste si njerez. Madje, edhe ne emigration nuk I kemi shpetuar dot individualizmit.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Emigrantët, pasuri apo dobësi e kombit?

Sa me i madh te jete numri i emigranteve ..do te thote se aq me e madhe eshte varferia e kombit.
Por sa me shume te emigrojne aq me shume varferohet kombi!
Nuk eshte paraja ajo qe e pasuron kombin, jane mendjet njerezore, "Truri" Dhe nese ky largohet atehere c`ngelet?
 

Elushe

~*~loved~*~
Anëtar
Aug 20, 2012
Postime
7,515
Pikët
113
Përgjigje e: Emigrantët, pasuri apo dobësi e kombit?

Nuk eshte paraja ajo qe e pasuron kombin, jane mendjet njerezore, "Truri" Dhe nese ky largohet atehere c`ngelet?
Nese ekziston nje qellim i perbashket, ndonese shperndare ne kater anet e botes, arrihen synimet. Perpos shkaqeve te tjera (si organizimi) ne na mungon edhe deshira bashkepunimit.
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: Emigrantët, pasuri apo dobësi e kombit?

Nese ekziston nje qellim i perbashket, ndonese shperndare ne kater anet e botes, arrihen synimet. Perpos shkaqeve te tjera (si organizimi) ne na mungon edhe deshira bashkepunimit.
ça po thu mi goc?
Absolutisht dobesi...une jetoj dhe ndertoj nje jete jashte kombit tim, nuk e pasuroj ate dita dites, si me ide, si me para.
Si mund te jem pasuri per te? Nje here ne vit?
Te rikonsiderojme fjalen komb pastaj, kshu i bie...
 

Elushe

~*~loved~*~
Anëtar
Aug 20, 2012
Postime
7,515
Pikët
113
Përgjigje e: Emigrantët, pasuri apo dobësi e kombit?

ça po thu mi goc?
Absolutisht dobesi...une jetoj dhe ndertoj nje jete jashte kombit tim, nuk e pasuroj ate dita dites, si me ide, si me para.
Si mund te jem pasuri per te? Nje here ne vit?
Te rikonsiderojme fjalen komb pastaj, kshu i bie...
Thashe, jo domosdoshmerisht duhet te jetosh ne Shqiperi qe te kontribosh ne ate vend. Ndoshta ti njehere ne vit kontribon por ka plot nga ato njerez qe dergojne gjysmen e rroges ne Shqiperi ç'do muaj. Ka plot 'te jashtem' qe ne Shqiperi derdhin kursimet e tyre. Pothuajse ç'do familje shqiptare e ka nje te aferm jashte shtetit i cili kontribon rregullisht ne nje menyre apo tjeter.

Politikisht, mua me duket se emigrantet kane bere shume ne kete drejtim ne 20 vitet e fundit (pavaresisht motiveve qe mund te jene edhe te ngushta psh ne te mire te familjes tyre andej, sic permenda me lart), por ne fund te fundit ne kane ndikuar ne ate qe te gjitha politikat kane si qellim ose pretendojne te kene si qellim, pra mireqenien e popullit!

Te mos permendim ate 'njehere ne vit' eshte kontribut i njohur si turizem. Turizem, te cilin Shqiperia e ka fale shqiptareve te jashtem qe pavaresisht se mund te gjejne vende te tjera me te mira e me te lira vendosin te shkojne ne Shqiperi (me nje lloj kokefortesie te panevojshme patriotike ndonjehere, e pranoj!). Njekohesisht, e thellojne edhe me tej kete ndihme duke udhetuar me miq apo kolege te huaj te cilet, sipas fjaleve te shqiptarit jashtem, vendosin te eksplorojne natyren e Shqiperise.

Kontribut quhen edhe idete (ndoshta me kryesoret). Fundja, edhe blogjet/forumet shqiptare neper internet, me diskutimet e tyre, jane laboratore shume te mire idesh. Ndodh shume shpesh t'i gjesh diskutimet e shtruara ne forme artikujsh ne shtypin shqiptar, shtyp i cili lexohet e pertypet ne Shqiperi.

Kjo per te thene qe, ne menyre te terthorte, ata qe jane jashte kontribuojne per vendin e tyre (kush me shume e kush me pak). E nese me kete fjali te parafundit nuk je dakort, minimalisht neqoftese se ndikimi nuk ka qene pozitiv, te pakten nuk ka qene negativ!
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: Emigrantët, pasuri apo dobësi e kombit?

Une e shikoj nga nje kendveshtrim tjeter, por jam dakort qe ndikimi mund te jete pozitiv dhe ne, si emigrant, japim nje fare kontributi.

Per mua jemi dobesi sepse ne jemi deshmia qe vendi yne nuk ofron ato kushte te rendesishme per progres.

Kur emigrantet vijne me ide te reja ( dhe me ka ndodhur mua personalisht) trajtohen me mjaftueshmeri sepse mentaliteti nuk eshte ai i duhuri qe te pranoje te rene me kaq lehtesi.

Do te shtoj edhe nje gje me dhimbje, nuk ndjehem e mbeshtetur nga shteti im, perkundrazi, ndjehem e shfrytezuar per te mbushur ato boshlleqe qe qeveria le pa pike pergjegjesie.
Shteti im nuk mbeshtet intelektualet, filozofet, menyrat civile te te jetuarit, kulturen, rinine, ata qe sjellin kulturen. Kur shteti nuk mbeshtet kete, ti nuk shprehesh dot, je si i vdekur, kupton?
Ne jemi dobesi e vendit tone sepse jemi te shfrytezuar nga vendi yne dhe nga vendi ne te cilin jetojme.
Jam vertete e prekur nga keto qe po shkruaj dhe me vjen keq qe mendoni se duke sjellur nje gjysme rroge çdo muaj ai vend do ndertohet.
Jo. Kjo eshte mbijetese, jo ndertese kombi. Kombi behet kur kokat jane aty. Une idete e medha nuk i kam vetem se emigrova, por se kam nje predispozicion, ndoshta. Une fare mire mund t'i zhvilloj ne vendin tim, perse duhet te largohem prej tij?
Largohem se nuk ndjehem e mbeshtetur dhe ne momentin qe behem dikushi shteti im krenohet me mua.
Absurde :).
Sa vite do vazhdoje ky shfrytezim? Sa? Edhe sa breza intelektualesh te vertete do shkaterrohen?
Nuk jemi goxha te dobishem larg vendit tone...po largohet rinia, ajo qe ben ndryshimin dhe kur largohet kjo e fundit nje shtet humbet me siguri.
Rinia nuk mund te ndjehet e bashkuar kur njeri eshte ne amerike e tjetri ne gjermani, rinia vlen kur ben diçka aty ku eshte.

Nejse, u zgjata shume dhe shpresoj te mos kem then nej budallallek, por eshte teme qe me prek goxha..
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
50,537
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Emigrantët, pasuri apo dobësi e kombit?

Emigrantet nuk i behen barre shtetit.
- Dhe jo vetem kaq- :)


Ps... si 1 cik pa lidhje titulli , i ksaj teme :S
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Emigrantët, pasuri apo dobësi e kombit?

Mos ishin emigrantet ne ate vend ai vend do ushqehej vetem me diplloma fallço,edhe letra e dipllomes eshte materjal i importuar,vetem firmat jane vendase.
 

IronMan

Kindda Hero
Anëtar
Apr 12, 2013
Postime
1,773
Pikët
113
Vendndodhja
Marvel Universe
Përgjigje e: Emigrantët, pasuri apo dobësi e kombit?

Varet nga pikepamja qe duam ti konsiderojme keto persona. Mund te jene dobesi ashtu sic edhe mund te jene pasuri ne te njejten kohe! Mund te jene ndihme, ashtu sic mund te jene barre, ashtu sic mund te jene shprese ashtu mund te jene edhe humbje e saj!
Mund te jene pasuri sepse keta emigrante ne nje fare menyre jane perballur me realitete te reja dhe nje pjese e mire e tyre kane mundur te bejne nje eksperience te tyren. Eksperience qe nese do mund te vihej ne pune ne Shqiperi, do te conte vendin ne nje drejtim shume me te mire. Nga ana tjeter jane dobesi sepse vazhdojne te largohen dhe behen nje forme shembulli per ata qe jane ne Shqiperi te cilet kur shohin qe jashte ka leke, kerkojne ne cdo menyre qe te largohen edhe ata!
Jane ndihme sepse e dime mire qe ekonomia jone ecen perpara fale edhe nj kontributi mjaft te madh qe vjen nga jashte. Mund te behen barre sepse nese nje dite keta persona do donin te ktheheshin ne shtepi te tyre, shteti nuk ka nje program te sakte mbi menyren se si duhet te sillet me ta dhe do te konsiderohen shtese mbi buxhetin e varferuar qe pothuajse ka!
Mund te konsiderohen shprese sepse jane gjithsesi Shqipetare dhe si te tille, cdo arritje qe bejne, e bejne duke na treguar si popull qe nuk dorezohet dhe se, ndoshta, nje dite do mund ta perdorin kete dije qe edhe Shqiperia te eci perpara! Mund te konsiderohen humbje e shpreses sepse nje pjese e mire e kane harruar Shqiperine dhe vazhdojne jeten e tyre deri diku edhe duke tentuar te zhdukin sa me shpejt origjinat e tyre (femijeve qe nuk u mesohet shqipja, ndryshimi i zakoneve, perbuzja e ambientit ku ndoshta jane rritur etj).

Zgjidhni e merrni tani! :)
 

Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,458
Pikët
83
Vendndodhja
Shkodër
Përgjigje e: Emigrantët, pasuri apo dobësi e kombit?

Në fakt shqiptarët që po jetojnë në vende të tjera janë diasporë, dhe jo thjesht emigrantë, dhe janë pasuri e çmuar e vendit. Duhen parë si zgjatim i Shqipërisë në ato vende, ashtu siç e shoh dhe veten unë këtu ku jetoj. Dhe çdo shqiptar në një shtet tjetër, është dhe ambasador i Shqipërisë dhe shqiptarisë, dhe është zëri dhe pamja e Shqipërisë jashtë.
Diaspora është pasuri e pazëvendësueshme. P.sh. Izraeli ka goxha diasporë, që e përdor në dobi të kombit. Ne p.sh. kemi një diasporë gjigande në Turqi, rreth 2-3 milionë. Ne mund ta kemi Turqinë ashtu siç e ka Izraeli SHBA-në/
 

Superman

Man of Steel
Staff member
Anëtar
Oct 4, 2012
Postime
1,478
Pikët
48
Vendndodhja
Hic Et Ubique
Përgjigje e: Emigrantët, pasuri apo dobësi e kombit?

Në fakt shqiptarët që po jetojnë në vende të tjera janë diasporë, dhe jo thjesht emigrantë, dhe janë pasuri e çmuar e vendit. Duhen parë si zgjatim i Shqipërisë në ato vende, ashtu siç e shoh dhe veten unë këtu ku jetoj. Dhe çdo shqiptar në një shtet tjetër, është dhe ambasador i Shqipërisë dhe shqiptarisë, dhe është zëri dhe pamja e Shqipërisë jashtë.
Diaspora është pasui e pazëvendësueshme. P.sh. Izraeli ka goxha diasporë, që e përdor në dobi të kombit. Ne p.sh. kemi një diasporë gjigande në Turqi, rreth 2-3 milionë. Ne mund ta kemi Turqinë ashtu siç e ka Izraeli SHBA-në/
Kjo eshte menyra se si duhet te shikohen, Diaspore. Mirepo duke qene se Shqiperia ka patur nje zhvillim shume te dobet ne mentalitet keto 20 vjet, edhe pse materialisht eshte pasuruar, njerezit ende shohin me xhelozi kedo. "He mo se emigrant eshte", "he mo se pjatat lan diku". Harrojne qe kane kaluar mbi 20 vjet, e shume prej femijeve te atyre qe "lanin pjatat"(e qe nuk ishin te gjithe por nje pjese vetem) sot jane te integruar ne majat profesionale te shoqerive Amerikane, Kanadeze e Europiane.
 
Top