• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

*Enciklopedia e ish Sportisteve te Shqiperise*

Përgjigje e: *Enciklopedia e ish Sportisteve te Shqiperise*

ndoshta..

e ngatrroj me kujtim kasmi qe ka qen basketbollist..

kte bujar kasmin futbollist spo e maj man..
kurse gzim kasmi ishte goxha futbollist i fuqishem.. mbrojtes.. bjond ose kuqo..

e kshu mi goc..

paske pas vesh kpuc te jashtme tina..
kushedi si mi vervisje.. ato..vithet.. me to..lol

po sapunat luks i ma men..
nami behej kush gjente nji te tille..
ishte pasuri..
i jepte ere rrobave te shpis..
kurse ne plazh..kalonte nji turist.. hmmmm.. era e mire shperndahej.. neper gjysen e plazhit..

nuk e gjetet per cilin tha lymi..xhaket e kthyme mbrapsht..

sa dobet jini..

po land topalli ju kujtohet.. basketbollisti i tiranes..
thon e futen ne burg per pun.. se kish pas sjell nji revist porno nga jasht..

gjynah..
 
Përgjigje e: *Enciklopedia e ish Sportisteve te Shqiperise*

O brari ne ate kohe pakot nga jashte u lejoheshin vetem spiunave. Ose ndo nji sportisti apo kamjonisti qe kur udhetonte jasht shtetit arrinte te blente ndo nji pal xhinse dekolte me te cilat e benin te shiheshte me zili nga te tjeret. Xhinse, pantallona pune-qesh- Mendo tani se cfar bote dhe cfar njerezish u krijuan ne ate kohe. Ate kohe qe e pershkruani me kaq nostalgji.

Desh harrova, dergimi i pakove iu lejoheshte dhe atyre qe gjoja u arratisen;) kam takuar disa nga ata, ata nuk e din qe une e di se kush jan me perjashtim te ndonjerit qe iu hap dosja. Brari nuk do te me besoje se sa shume nga ata ka ne Amerik!
 
Përgjigje e: *Enciklopedia e ish Sportisteve te Shqiperise*

ke te drejt o maqo..qe ka plot ne amerik ish spiuna..
mirpo nuk eshte e vertet qe kush ka marr pako nga jasht ne shqiperi ka qen familje spiune..

njoh plot qe kan marr pako nga italia apo kosova dibra a greqia qe nuk kan qen spiuna..

nuk di ndonje qe ka marr pako e ka qen spiun..

ndoshta ka pasur..

un nuk jam i brendshem ne kto gjera..

ne se ti di dicka nga te brendeshem fol..

esht e vertet nje gje qe..njerzit e dinin se partia nuk e shihte me sy te mir ardhjen e pakove..e shum nuk kishin qejf tu vinte gje se mendonin se u prishet biografia..

nje pjes i kan pranuar pakot sepse..

1-ju a dergonin te afermit e tyre nga dashuria e kujdesi pa qellime te keqia..
2-se me ato pako dhe visheshin e duke u veshur.. kursenin ndoj lek..psh ne vend te blente nje familje kepuce.. u a sillte kushua nga tetova apo prishtina..dhe keshtu kjo familje kish mundesi te blente ushqime..

kjo eshte..

eshte e vertete gjithashtu se.. ne zyrat e postave ku vinin pakot..disave dhe u jan bere dallavere..nga punonjsit grabitqare..

..
 
Ne fakt ka qene me perjudha, me sa di une. ca her i lejonin ca here jo. Si ti shkrepeshte. Familja ime qe kishte gjysmen tjeter jasht shtetit, farefisi dhe te gjith te tjereve si ne, pra me dhjetra e qindra, nuk iu lejoheshte ansji gje. Rralle ndonji here kur i tekeshte lejonin ndo nji chek me 100 dollar, te cilin na e thyenin me 1/10 e cmimit te dollarit. Nese $100 ne ate kohe ktheheshin ne 10.000 lek te asaj kohe, ne na e shnderronin per 1000 lek dhe te tjerat i merrnin vet. Kjo ishte loja e tyre e poshter qe sajohej nga mendja sadiste e kriminelit, gjoja "Edhe pse ju jeni kundra nesh ne prap iu lejojme ndihma". Ne te vertet ata lejonin vetem ceqet sepe merrnin vet shumicen Per pakot asqe nuk diskutoheshte.

Kishte edhe nga ata qe merrnin pako nga njerez te familjes qe kishin emigruar para komunizmit. Keta ishin te rrall.

Shumica e atyre qe merrnin pako ne ate kohe e kishin gjyer penen;)

Kur ata kishin njerezit e tyre ne Amerike cfar i pengonte per te ber te njejten gje ne Kosove, Greqi, etj...etj...etj.

Me sa shoh brari i paske me te degjuar...nese ke jetuar ne Durres, nuk ke se si ti dije ndryshe. Ta them une me siguri matematike qe kesaj rradhe eshte ashtu sic them une;)
 
Ja fut si perhera rrumlla-mtumlla se u nderronte dollari me 80 leke te vjetra.
Dhe nuk ishin te gjithe te bojatisur.
Brari ka perseri te drejte(3 here u bone,sme ka bere vaki).
 
Përgjigje e: *Enciklopedia e ish Sportisteve te Shqiperise*

amator..

ne fakt ka maqo te drejt..per ate menyren si u plackitej valuta atyre qe u a dergonte dikush nga jasht..

pra u behej kthim i perdhunuar.. sipas qejfit te shtetit e jo sipas vleres se vertete..
 
Kursi kembimit braro ka qene 80 leke te vjetra,e vdekme.
Ky i ka marre me 100 leka te vjetra.
Pra i bie qe asnjanesit apo komunistet(si ta kete qejfi ty) i merrnin me % me te vogel???????
Sme del llogaria braro.
Si shoke te idealit qe jeni,gjejeni me njoni-tjetrin!
Natyrisht qe ishte qejfi shtetit,kush po ta mohon!
Ishte tema per ish sportistet e Shqiperise.
Sja kam une fajin Majkos,qe babat i Tirones se re apo Walchit ishin sportiste te mrekullueshem.
Dava gabzeri i pergjithshem.
 
Përgjigje e: *Enciklopedia e ish Sportisteve te Shqiperise*

Vallaj amator ma ke marr mendimin pa e shkrujt une, jo ne lidhje me babin tim e te tirones e te shume te tjerve qe kan len gjurme ne historin e sportit.
Po ktu po bejn histori spiunash, e lagu se lagu se ngeli ne dor te forumistave kjo gje ngaterrojn gjerat kur flasim per historin e nje vendi eshte nje gje kur flasim per politik dicka tjeter e kur flet per sportin kto dy te parat mos na i ngaterroni me ato dy qe permenda me lart .

Amani se hym me qef me lexu per sportistat e cte shofim hartime per budalliqe .
 
Përgjigje e: *Enciklopedia e ish Sportisteve te Shqiperise*

Vallaj amator ma ke marr mendimin pa e shkrujt une, jo ne lidhje me babin tim e te tirones e te shume te tjerve qe kan len gjurme ne historin e sportit.
Po ktu po bejn histori spiunash, e lagu se lagu se ngeli ne dor te forumistave kjo gje ngaterrojn gjerat kur flasim per histori e nje vendi eshte nje gje kur flasim per politik dicka tjeter e kur flet per sportin kto dy te parat mos na i ngaterroni me ato dy qe permenda me lart .
Po lene me Walcho,jena msu me musshkepma.
Ju dhem,jo per noi gjo.....qe nuk ishin.
Ishin vrroma.
Shnet grupi!``kiss``
 
Re: Përgjigje e: *Enciklopedia e ish Sportisteve te Shqiperise*

Ne fakt ka qene me perjudha, me sa di une. ca her i lejonin ca here jo. Si ti shkrepeshte. Familja ime qe kishte gjysmen tjeter jasht shtetit, farefisi dhe te gjith te tjereve si ne, pra me dhjetra e qindra, nuk iu lejoheshte ansji gje. Rralle ndonji here kur i tekeshte lejonin ndo nji chek me 100 dollar, te cilin na e thyenin me 1/10 e cmimit te dollarit. Nese $100 ne ate kohe ktheheshin ne 10.000 lek te asaj kohe, ne na e shnderronin per 1000 lek dhe te tjerat i merrnin vet. Kjo ishte loja e tyre e poshter qe sajohej nga mendja sadiste e kriminelit, gjoja "Edhe pse ju jeni kundra nesh ne prap iu lejojme ndihma". Ne te vertet ata lejonin vetem ceqet sepe merrnin vet shumicen Per pakot asqe nuk diskutoheshte.

Kishte edhe nga ata qe merrnin pako nga njerez te familjes qe kishin emigruar para komunizmit. Keta ishin te rrall.

Shumica e atyre qe merrnin pako ne ate kohe e kishin gjyer penen;)

Kur ata kishin njerezit e tyre ne Amerike cfar i pengonte per te ber te njejten gje ne Kosove, Greqi, etj...etj...etj.

Me sa shoh brari i paske me te degjuar...nese ke jetuar ne Durres, nuk ke se si ti dije ndryshe. Ta them une me siguri matematike qe kesaj rradhe eshte ashtu sic them une;)

Te me fali Val me Tiranen e re qe ja prishem temen ...
Po te kesh ne forum katundar si puna jote qe ben sikur i din gjerat keshtu do perfundoj tema ...
Ti nuk din asgje dhe genjen pa piken e turpit Kjo te ben shume qesharak ...Nuk e ven re qe po tallen te gjith me ty ?
Na i bere te gjith popullin spijun.... Jam i sigurt qe ti do kesh qen per vete ndonje spijun ordiner vullnetar ...Do kesh spijunuar ndonje fshatar qe hengri dy koqe fiq nga fiqt e kooperatives... se per me shume s'ke brum ti lol
Tani degjo dhe mbaj shenim qe mos ti besh muhabetet kodra mbas bregut ...nuk je duke folur me katundaret e tu ne bythe te fikut ...

Shqiperia ka pasur emigracion ne Amerik para lufte e mbas lufte ...kishte nga Korça ,Malsia e madhe ,Gjirokastra ,Permeti etjetj .Ne Shqiperi ka pasur shume kosovar,shqiptar te Malit te zi ,shqiptar te Maqedonis etjetj qytetet qe ishin ne kufi si Kuksi krushqit i benin me Gjakoven ,Shkodra me Ulqinin.30% te popullsis vetem ne Tirane e ke nga Dibra e madhe ardhur qe nga lufta e pare boterore ...ne jug ke himarjot qe kishin njerez ne greqi ,çamet njerez ne turqi e amerik ....Te huajt qe jetonin ne Shqiperi vrakanjokesit e shkodres ,goranet e kuksit ,maqedonsi musliman (shqiptar te sllavizuar )boshnjake ,dropullitet .Gjate kohes se pushtimit nga italia shume italiane u martuan me shqiptar e shume shqiptare u martuan me italiane ...Te gjithe keto qe permenda ne vija te trasha kishin familjet ne Shqiperi ..prinder ,vellezer ,motra ,kushurinj .Pikerisht te arratisurit nuk mund te sillnin asgje me emrin e vet sepse i gjith leterkembimi kontrollohej...( para se te shkonte ne dore te punonjesve te postes) ...
dhe kontrolli behej tek shtepia me gjethe me saktesisht ....
Nuk kishe si te ankoheshe kur halla te shkruante :''te trashegohesh te futa nje varese floriri per fejesen tende ''...(sepse objektet jane te ndaluara te futen neper letra ...duhen te sillen me pako dhe te shkruhet ne fleten e doganes se çfare ka brenda) ..Njerezit e dinin qe dollaret shkembeheshin shume pak dhe jo aq sa thua ti dhe provonin ti fusnin neper letra... i mori mire si mori une bera nje prove ...
Te gjith keto qe permenda shkonin e vinin me njeri -tjetrin (me shume vinin se sa shkonin jasht qe te jem e sakte ) dhe pako dergonin sa shqepeshin se vetem tek te afermit e tyre e kishin mendjen .Per pakot duhej te pagoje dogane ne baze te atyre gjerave qe kishte brenda psh kepucet 3000 lek fustani 2000 etjetj kishte familje qe nuk arrinin te riblenin mallin e tyre te blere nga njerezit e tyre dhe e lenin ne dogane ...Keto gjera shiteshin dhe bleresit e pare ishin femijet e te medhenjve ...(habiteshin doganjeret kur shikonin vajzat e Lenka çukos qe benin si te babzitura duke provuar edhe breket se si i rrinin para tyre ...)
Tani te flasim per te medhenjte dhe per ato qe ti luan syrin ...
ata ku iknin jasht 3-4 $ ne dite i kishin dieten.... ç'fare mund te sillje me to? Ndonje bluze e ndonje sapun ....Me te fituarit ishin femijet e tyre qe studionin jasht.... ne fund te studimeve mund te sillnin ndonje motorr...
Kemi dhe nje pjese tjeter qe ishin marinaret ,shoferat e eksportit (kshu quheshin )keto mund te sillnin diçka nqs benin tregti me gjela (me florinj dmth ) i blenin dhe i shisnin jasht me to bleni ora,perde ,guverda krevatesh ,golfa ,rroba banjo dhe ndonje xhup per vete dhe familjen ,sillnin gjera qe kushtonin pak andej, gjera serie se ato te mirat kushtonin.... ato ti sillte vetem motra e vellai qe jetonte andej atij/asaj i digjte per ty ...
Keshtu mos thuaj qe nuk vinte gje gjith ato motorra qe shihje rruges nuk i kishin blere ne mapo... ja kishin sjelle njerezit e tyre ...po ti keto nuk ke si ti dish'' Maqellara ''e kishe larg Durresin e Tiranen lol dhe s'ke asnje lidhje me keto qe kam shkrujt une .
Here tjeter mos genje dhe te besh si i ditur kopetent ... ne ketej nga forumi s'jemi budallenj qe ti hame rrenat e tua ordinere ...
 
Përgjigje e: Re: Përgjigje e: *Enciklopedia e ish Sportisteve te Shqiperise*

Te me fali Val me Tiranen e re qe ja prishem temen ...
Po te kesh ne forum katundar si puna jote qe ben sikur i din gjerat keshtu do perfundoj tema ...
Ti nuk din asgje dhe genjen pa piken e turpit Kjo te ben shume qesharak ...Nuk e ven re qe po tallen te gjith me ty ?
Na i bere te gjith popullin spijun.... Jam i sigurt qe ti do kesh qen per vete ndonje spijun ordiner vullnetar ...Do kesh spijunuar ndonje fshatar qe hengri dy koqe fiq nga fiqt e kooperatives... se per me shume s'ke brum ti lol
Tani degjo dhe mbaj shenim qe mos ti besh muhabetet kodra mbas bregut ...nuk je duke folur me katundaret e tu ne bythe te fikut ...

Shqiperia ka pasur emigracion ne Amerik para lufte e mbas lufte ...kishte nga Korça ,Malsia e madhe ,Gjirokastra ,Permeti etjetj .Ne Shqiperi ka pasur shume kosovar,shqiptar te Malit te zi ,shqiptar te Maqedonis etjetj qytetet qe ishin ne kufi si Kuksi krushqit i benin me Gjakoven ,Shkodra me Ulqinin.30% te popullsis vetem ne Tirane e ke nga Dibra e madhe ardhur qe nga lufta e pare boterore ...ne jug ke himarjot qe kishin njerez ne greqi ,çamet njerez ne turqi e amerik ....Te huajt qe jetonin ne Shqiperi vrakanjokesit e shkodres ,goranet e kuksit ,maqedonsi musliman (shqiptar te sllavizuar )boshnjake ,dropullitet .Gjate kohes se pushtimit nga italia shume italiane u martuan me shqiptar e shume shqiptare u martuan me italiane ...Te gjithe keto qe permenda ne vija te trasha kishin familjet ne Shqiperi ..prinder ,vellezer ,motra ,kushurinj .Pikerisht te arratisurit nuk mund te sillnin asgje me emrin e vet sepse i gjith leterkembimi kontrollohej...( para se te shkonte ne dore te punonjesve te postes) ...
dhe kontrolli behej tek shtepia me gjethe me saktesisht ....
Nuk kishe si te ankoheshe kur halla te shkruante :''te trashegohesh te futa nje varese floriri per fejesen tende ''...(sepse objektet jane te ndaluara te futen neper letra ...duhen te sillen me pako dhe te reklamohen me flete dogane se çfare ka brenda) ..Njerezit e dinin qe dollaret shkembeheshin shume pak dhe jo aq sa thua ti dhe provonin ti fusnin neper letra... i mori mire si mori une bera nje prove ...
Te gjith keto qe permenda shkonin e vinin me njeri -tjetrin (me shume vinin se sa shkonin jasht qe te jem e sakte ) dhe pako dergonin sa shqepeshin se vetem tek te afermit e tyre e kishin mendjen .Per pakot duhej te pagoje dogane ne baze te atyre gjerave qe kishte brenda psh kepucet 3000 lek fustani 2000 etjetj kishte familje qe nuk arrinin te riblenin mallin e tyre te blere nga njerezit e tyre dhe e lenin ne dogane ...Keto gjera shiteshin dhe bleresit e pare ishin femijet e te medhenjve ...(habiteshin doganjeret kur shikonin vajzat e Lenka çukos qe benin si te babzitura duke provuar edhe breket se si i rrinin para tyre ...)
Tani te flasim per te medhenjte dhe per ato qe ti luan syrin ...
ata ku iknin jasht 3-4 $ ne dite i kishin dieten.... ç'fare mund te sillje me to? Ndonje bluze e ndonje sapun ....Me te fituarit ishin femijet e tyre qe studionin jasht.... ne fund te studimeve mund te sillnin ndonje motorr...
Kemi dhe nje pjese tjeter qe ishin marinaret ,shoferat e eksportit (kshu quheshin )keto mund te sillnin diçka nqs benin tregti me gjela (me florinj dmth ) i blenin dhe i shisnin jasht me to bleni ora,perde ,guverda krevatesh ,golfa ,rroba banjo dhe ndonje xhup per vete dhe familjen ,sillnin gjera qe kushtonin pak andej, gjera serie se ato te mirat kushtonin.... ato ti sillte vetem motra e vellai qe jetonte andej atij/asaj i digjte per ty ...
Keshtu mos thuaj qe nuk vinte gje gjith ato motorra qe shihje rruges nuk i kishin blere ne mapo... ja kishin sjelle njerezit e tyre ...po ti keto nuk ke si ti dish'' Maqellara ''e kishe larg Durresin e Tiranen lol dhe s'ke asnje lidhje me keto qe kam shkrujt une .
Here tjeter mos genje dhe te besh si i ditur kopetent ne ketej nga forumi s'jemi budallenj qe ti hame rrenat e tua ordinere ...
Shtepine me gjethe ky sumci te na i sqaroje.
Jo per noi gjo,se ka vuajtyr ky leshi.
Majko.
 
Re: Përgjigje e: Re: Përgjigje e: *Enciklopedia e ish Sportisteve te Shqiperise*

Shtepine me gjethe ky sumci te na i sqaroje.
Jo per noi gjo,se ka vuajtyr ky leshi.
Majko.

Po aty ..Ajo eshte shtepia e doktor Bashes ,mjekut te Zogut .
Doktor Basha kishte vetem nje vajze Dianen e cila kishte vetem nje djale qe mori rruget e greqis per te punuar sepse nuk i dhan asgje nga at0 qe i takonin me llogjiken qe jane aparatura te kushtueshme te instaluara dhe nuk mund ta japim..
Aty kontrolloheshin dhe letrat .
Punonjeset e postes qe i merrnin ne dorezim ishin dy nje labe komunste e flakte dhe nje gjirokastrite qe i punonte i jati ne sigurim ...
Me e bukura ishte se edhe pse u be reforme dhe ato ishin me 8-vjeçare mund ti kishin hequr shume mire nga puna ...i lane po aty indiferenca e drejtuesve qe nuk kishin vuajtur asnje dite per vete ...dmth ishin po ato qe drejtonin lol
 
Përgjigje e: *Enciklopedia e ish Sportisteve te Shqiperise*

Nese flitet per kohen e komunizmit atehere nuk shamang dot politiken per arsyen se cdo gje lidheshte ose beheshte ne emer te Partis, sidomos organizata si Dinamo. E dini juve qe emri Dinamo nenkupton ideologjin komuniste ne vetvete? Fjala vet nuk ka te bej me ndonji ideologji politike,por u perdor e till nga vended lindore marr nga vellai i tyre i madh ideologjik Russia. Dhe sot e kesaj dite ky emer idiotesk akoma perdoret ne shqiperi, duke patur prasysh historikun dhe elementin perberes te kesaj organize nuk ka asnje ndryshim nga skuadra gjermane gjat perjudhes naziste. Jo per gje, por na e hengret shpirtin me dinamon e partizanin per nje jet te ter the sot nuk kemi as durimin e as ngen tju degjojm pordhat tuaja aroma, tekefundi vetem pordha kan qen dhe te tilla do te mbeten gjithmon.kam fjalen per organization.

P.s.vlera e dollarit nuk rrinte gjithmon njisoj disa here ishte 80 disa her 70. Une dhash vetem nje shembull me lart. Edhe boll me te shara mor idiot i mirefillt se sta kam borxh.
 
Përgjigje e: Re: Përgjigje e: Re: Përgjigje e: *Enciklopedia e ish Sportisteve te Shq

Po aty ..Ajo eshte shtepia e doktorr Bashes ,mjekut te Zogut .
Doktorr Basha kishte vetem nje vajze Dianen e cila kishte vetem nje djale qe mori rruget e greqis per te punuar sepse nuk i dhan asgje nga at0 qe i takonin me llogjiken qe jane aparatura te kushtueshme te instaluara dhe nuk mund ta japim..
Aty kontrolloheshin dhe letrat .
Punonjeset e postes qe i merrnin ne dorezim ishin dy nje labe komunste e flakte dhe nje gjirokastrite qe i punonte i jati ne sigurim ...
Me e bukura ishte se edhe pse u be reforme dhe ato ishin me 8-vjeçare mund ti kishin hequr shume mire nga puna ...i lane po aty indiferenca e drejtuesve qe nuk kishin vuajtur asnje dite per vete ...dmth ishin po ato qe drejtonin lol
Pikerisht midis postes se madhe ne te djathte dhe Sokol Hoxhes vize directore ne te majte.Do na akuzojne per spiuna,jo per noi gjo!
 
Re: Përgjigje e: Re: Përgjigje e: Re: Përgjigje e: *Enciklopedia e ish Sportisteve te

Pikerisht midis postes se madhe ne te djathte dhe Sokol Hoxhes vize directore ne te majte.Do na akuzojne per spiuna,jo per noi gjo!

Jo mo çuno pse spijuna ...
shume gjera u moren vesh ne demokraci ...
 
Përgjigje e: Re: Përgjigje e: Re: Përgjigje e: Re: Përgjigje e: *Enciklopedia e ish S

Jo mo çuno pse spijuna ...
shume gjera u moren vesh ne demokraci ...
Jam i lodhur me SUMAruqat.
Pikerisht keta mami ...
Naten.
 
Re: Përgjigje e: *Enciklopedia e ish Sportisteve te Shqiperise*

Nese flitet per kohen e komunizmit atehere nuk shamang dot politiken per arsyen se cdo gje lidheshte ose beheshte ne emer te Partis, sidomos organizata si Dinamo. E dini juve qe emri Dinamo nenkupton ideologjin komuniste ne vetvete? Fjala vet nuk ka te bej me ndonji ideologji politike,por u perdor e till nga vended lindore marr nga vellai i tyre i madh ideologjik Russia. Dhe sot e kesaj dite ky emer idiotesk akoma perdoret ne shqiperi, duke patur prasysh historikun dhe elementin perberes te kesaj organize nuk ka asnje ndryshim nga skuadra gjermane gjat perjudhes naziste. Jo per gje, por na e hengret shpirtin me dinamon e partizanin per nje jet te ter the sot nuk kemi as durimin e as ngen tju degjojm pordhat tuaja aroma, tekefundi vetem pordha kan qen dhe te tilla do te mbeten gjithmon.kam fjalen per organization.

P.s.vlera e dollarit nuk rrinte gjithmon njisoj disa here ishte 80 disa her 70. Une dhash vetem nje shembull me lart. Edhe boll me te shara mor idiot i mirefillt se sta kam borxh.

More ti duhesh te perjashtohesh fare nga forumi ..
Je ti qe shan i pari ...ku e gjen ti kete te drejte te flasesh keq per prinderit e shoqeve tona qe kane qene njerez te mrekullushem e na kane dhe ne dhe aq shume emocione ne ate kohe qe s'kishte asgje .
Ne jemi nje tufe ketej qe e njohim njeri -tjetrin me rrenje e dhemballe qe nga gjysherit dhe s'kemi nevoj per fantazit debill-llikse te tua ..
ik mbushu tani ..dhe sa here qe do shkrush budalleqe do tall menderen ...mbrapa me ke material dua ...
 
Përgjigje e: *Enciklopedia e ish Sportisteve te Shqiperise*

Nese flitet per kohen e komunizmit atehere nuk shamang dot politiken per arsyen se cdo gje lidheshte ose beheshte ne emer te Partis, sidomos organizata si Dinamo. E dini juve qe emri Dinamo nenkupton ideologjin komuniste ne vetvete? Fjala vet nuk ka te bej me ndonji ideologji politike,por u perdor e till nga vended lindore marr nga vellai i tyre i madh ideologjik Russia. Dhe sot e kesaj dite ky emer idiotesk akoma perdoret ne shqiperi, duke patur prasysh historikun dhe elementin perberes te kesaj organize nuk ka asnje ndryshim nga skuadra gjermane gjat perjudhes naziste. Jo per gje, por na e hengret shpirtin me dinamon e partizanin per nje jet te ter the sot nuk kemi as durimin e as ngen tju degjojm pordhat tuaja aroma, tekefundi vetem pordha kan qen dhe te tilla do te mbeten gjithmon.kam fjalen per organization.

P.s.vlera e dollarit nuk rrinte gjithmon njisoj disa here ishte 80 disa her 70. Une dhash vetem nje shembull me lart. Edhe boll me te shara mor idiot i mirefillt se sta kam borxh.

Do kisha shume deshire te rinim tek Sporti dhe jo duke shkruar me inate
Mjaft me ofendime ju Lutem
Maqo ndoshta po shkruajm shpesh per Dinamon,kete gje e bejm jo per "pordhe"sic thekson ti,sinqerisht e them,por nga nostalgjia e prinderve tane
 
Përgjigje e: *Enciklopedia e ish Sportisteve te Shqiperise*

Po kalojm tej Volejbolli

Histori e shkurtër e volejbollit shqiptar
Nga 1946 deri në stinën sportive të 1992-1993

nga Dr. Giovanni Armillotta

Volejbolli shqiptar nuk është vetëm Dinamoja e femrave të Tiranës, apo figura legjendare e Ela Tases: ai përfshin edhe aspekte ndërkombëtare, madje që fill pas Luftës së dytë botërore.
Siç e dimë në 1946, pas vitesh lufte dhe shkatërrimi, futbolli ndërkombëtar rikthehet të jetojë zyrtarisht stadiumeve europiane tamam në një shtet ku ngjarjet e luftës rëndonin me të gjithë peshën e tyre: në Shqipëri. Tridhjetë mijë të rënët në konfliktin e 1939-1944 (në pak më shumë se 900 mijë banorë) përbënin një barrë tejet të rëndë për t’u pëballuar, por dëshira për t’i nisur gjërat nga e para triumfoi, kështuqë Kampionati i VIII Ballkanik i futbollit (fituar po nga Shqipëria, mbi Jugosllavinë, Rumaninë dhe Bullgarinë) u organizua dhe u ndoq në Tiranë nën një atmosferë të madhe entuziazmi. Duhet marrë parasysh që turnetë e tjera zyrtare të futbollit rinisën më vonë: Turneu Ndërbritanik (British Home International) rifilloi në 1947; turneu i futbollit në Lojërat Olimpike të 1948; Kampionatet Botërore në 1950, Kupat për Klube rinisën në 1955; Kampionatet europiane në 1960 etj.
Ashtu si futbolli, edhe volejbolli ndërkombëtar, rinisi nga Gadishulli Ballkanik në Kampionatin Ballkanik të Bukureshtit, ku mori pjesë edhe Shqipëria. Në fakt Kampionatet Europiane, Botëtore dhe Lojërat Olimpike i nisën edicionet e para respektivisht në 1948, në 1949 dhe 1964. E njëjta gje mund të thuhet për volejbollin evropian të femrave, që mori udhë në Tiranë në Kampionatin Ballkanik të 1947.

Kombëtarja e meshkujve

Meshkujt kanë dhënë prova të bukura loje dhe fitore të shkëlqyera në Kampionatet Boterore dhe Europiane, duke zënë vende të nderuara në klasifikime.
Në 1955, në Kampionatin e V Europian në Bukuresht, mbërritën mes dhjetë federatave më të mira të Europës duke mundur Finlandën (3-1), Egjiptin (3-0), Austrinë (3-0), Belgjikën (3-2), dhe duke humbur për një fije ndeshjen e fundit, me Italinë (2-3). Në të njëjtin vit, në Turneun e V Botëror të të Rinjve në Varshavë zunë vendin e shtatë, duke iu imponuar Gjermanisë Demokratike (3-1), Norvegjise (3-0), Finlandës (3-1) dhe Mongolisë (3-0). Tre vjet më pas, në Kampionatin e VI Europian të Pragës, ripërsërisin rendimentin e lartë të kampionateve të mëparshme europiane, duke mundur Austrinë (3-0), Turqinë (3-1), Egjiptin (3-0), Finlandën (3-1) dhe Hollandën (3-2), e duke zënë vendin e njëmbëdhjetë.
Të suksesshme ishin Kampionatet Botërore të Moskës, ku shqiptarët morën pjesë, edhe pse Bashkimi Sovjetik i kishte prerë në mënyrë të njëanshme marrëdhëniet diplomatike, në 3 dhjetor 1961: mbi të gjitha një mësim i mirë sporti. Kombetarja mund Turqinë (3-0), Finlandën (3-1), Austrinë (3-0) dhe Mongolinë (3-0) duke u renditur në vendin e gjashtëmbëdhjetë. Shqiptarët paraqiten sërish në Kampionatin Botëror në Stamboll në 1967, duke ia dalë të kenë tri fitore (3-1 nga Turqia, 3-2 nga Hollanda dhe 3-0 nga Zvicra) dhe një vend të trembëdhjetë mjaft të respektuar. Ndërsa në turnete e eliminatoreve përpara Kampionatit Botëror të Sofjes (1970) shqiptarët fitojnë pastër tre herë (3-0 me Turqinë, Gjermaninë Federale dhe Greqinë), por humbin dy herë (2-3 me Hollandën dhe Finlandën): Shqipëria gati e prek me dorë kualifikimin në Sofie duke u renditur e treta, porse kalojnë hollandezët dhe finlandezët.
Në vitet e mëvonshme Kombetarja e meshkujve merr pjesë në edicione të ndryshme të Kampionateve Ballkanike për Kombëtaret e të Rinjve (Juniores) duke fituar medaljet e mëposhtme: bronzi në Kallamata të Greqisë në 1981 (3-0 me Jugosllavinë dhe Rumaninë); bronzi në Izmit të Turqisë në 1983 (3-1 me Turqinë, 3-2 me Rumaninë dhe 3-1 me Greqinë); argjendi në Orestias (Greqi) në 1985 (3-1 me Greqinë ‘A’, 3-2 me Turqinë, 3-0 me Greqinë ‘B’, 3-1 me Jugosllavinë). Në Lojërat Mesdhetare të XI të Athinës, në 1991, Shqipëria fiton vetëm ndaj Egjiptit (3-2) dhe Algjerise (3-0) duke zënë vendin e shtatë.

“Bota Shqiptare”, Roma, IV (2002), n. 73, 14-27 Nëntor, p. 11

Klubet e meshkujve në Kupat europiane

Një kapitull i madh i volejbollit shqiptar është Kupa e Kampioneve të Europës. Partizani i habiti të gjithë në edicionin e 1960-61 duke eliminuar Austrinë e OMV Blau Gelb të Vienës (3-0 dhe 3-0) dhe kualifikohet në çerekfinalët; ndërsa Dinamoja e Tiranës zbret për herë të parë në fushë në 1965-66 kundër kampionëve të Italise të Virtus Bolonjës; shqiptarët kalojnë turnin (3-0 dhe 0-3 me diferencën më të mirë të pikëve). Në 1968-69 Dinamo pati fatkeqësinë të përballet me bullgarët e fortë të CSKA (1-3 në Tiranë, 0-3 në Sofje: bullgarët fitojnë atë vit Kupën e Kampioneve), dhe dy vjet më vonë gjatë edicionit të 1970-71, Dinamo del gjysmëfinaliste duke eliminuar kampionët grekë të Panathinaikos (3-2 në Athinë, 3-0 në Tiranë) dhe kampionët jugosllavë të Mladostit (1-3 në Zagabria, 3-0 në Tiranë), por duke u dorëzuar përballë Spartakut (0-3 në Bërno dhe 1-3 në Tiranë): çekët ishin kampionë të Europës në 1967-68 dhe do të fitojnë sezonin e 1971-72. Dhe pikërisht ky edicion i fundit ka mbetur edhe sot e kësaj dite në kujtesën historike të dashamirëve të sportit: për herë të parë një skuadër shqiptare mbërrin në finalet e një Kupe Europiane.
Duke kapërcyer tetëshet – si gjysmëfinaliste e garës së mëparshme – Dinamo eliminon në çerekfinale kampionët grekë të Panathinaikos (3-1 në Athine, 3-0 në Tiranë), dhe bëhet gati marrë pjesë në grupin e gjysmëfinaleve të Amsterdamit. Këtu, pas një humbjeje përballë të zotëve të shtëpisë së Delta Lloyd (0-3), Dinamo mund me bujë favoritët e CSKA-së së Sofies (3-2), duke u hakmarrë për humbjen e katër vjetëve më parë; në takimin e fundit lan hesapet me belgët e Rebels Lierit, duke iu afruar finales së Brukselit. Në tokën belge, Dinamo dhe kampionët e Italisë së Ruinit të Firences – të dyja të mundura nga çekët e Zbrojovskas (ish-Spartaku) dhe nga hollandezët e Delta Lloyd-it – luajnë në ndeshjen e fundit për Medaljen e Bronzit në një maratonë të paharruar që zgjati dy orë e gjysmë. Fiton Ruini për 3-2 në fund të pesë seteve që s’mbaronin kurrë, e ku Dinamo ishte gjithnjë në avantazh: 3-15, 8-15, 15-0, 15-9, 15-11! Një takim që mbetet në analet e volejbollit europian. Protagonistët e Dinamos ishin: Beriolli, Bijo, Fagu, Grimaku, Gjerazi, Lena, Ruzi, Starja, Take, Tartari dhe Terihati.
Dy vjet më pas politika i ndal edhe një herë tjetër volejbollisët shqiptarë: këtë here është radha e po aq të fortit Partizan të Tiranës që kthehet në Kupën e Kampionëve të 1973-74 pas 13 vjetësh. Në turnin e parë dallohet përballë kampionëve turq të IETT Stambollit (3-2 dhe 3-2), ndërsa në çerekfinale hakmerret për Dinamon duke shpartalluar në dy ndjeshje dramatike Ruinin e Firences. 6 janari i 1974 në Tiranë: Partizani-Ruini 3-1 (15-12, 15-6, 13-15, 15-6); në Firence: Ruini- Partizani 3-2 (15-5, 15-13, 11-15, 6-15, 15-11); por kualifikimi në grupin e gjysmëfinaleve në Lipcia u minua nga prania e Armatës së Kuqe të Moskës.
Në 1978-79 Dinamo kualifikohet sërish në gjysmëfinale, pasi kapërcen Ekzaçibazin (3-0 në Tiranë dhe 1-3 në Stamboll), por heq dorë në favor të turqve për të mos u ndeshur me një skuadër sovjetike. Në sezonin e mëpasëm takohet me Klippan CUS-in e Torinos: e vetmja skuadër që arrin t’i rrëmbejë 4 sete torinezëve (2-3 në Torino dhe 2-3 në Tiranë, me të pesë setet humbur 13-15; në Itali Dinamo udhëhiqte me 2 sete përkundrejt 1), që më pas fitojnë Kupën e Kampionëve të 1979-80. Kalojnë dhjetë vjet dhe Dinamo prek gysmëfinalet, por eliminohet nga jugosllavët e Vojvodina Novi Sadit me diferencë pikësh (3-0 dhe 0-3).
Debutimi në Kupën e Kupave të kupave për meshkujt (sot Top Teams Cup) ishte pozitiv: në edicionin 1990-91 17 Nëntori i Tiranës (sot Sportklub) eliminon klubin zviceran të Lozanës për 3-0 dhe 0-3 (difercnca e pikëve: 85-76).

“Bota Shqiptare”, Roma, IV (2002), n. 74, 28 Nëntor-11 Dhjetor, p. 11

Femrat në fushat ndërkombëtare

Për veprimtarine e femrave shqiptare kam folur në një artikull të mëparshëm kushtuar Ela Tases dhe provave qe ka dhënë ajo si volejbolliste e Kombëtares dhe e Dinamos së Tiranës, nga 1977 në 1991 (shih “Bota Shqiptare”, n. 70, 3-16 Tetor 2002, p. 11). Këtu do të ilustrojmë disa suksese të Kombëtares së të Rejave (Juniores) dhe të klubeve të tjera femërore në Kupat Europiane.
Siç kemi parë, Kombëtarja e femrave debutoi në 1947 në Kampionatin Ballkanik në Tiranë dhe zuri vendin e peste. Në vijim fiton një seri vlerësimesh në Kampionatet Juniores: medalje bronzi në Bukuresht në 1980 (3-0 me Rumaninë); argjendi në Korint në 1981 (3-0 me Jugosllavinë dhe Greqinë, 3-1 me Rumaninë), me Mimoza Ibrahimin që shpallet si juniores më e mire e Gadishullit; medalje bronzi në Sevlijevo (Builgari) në 1982 (3-0 me Turqinë, Jugosllavinë dhe Greqinë) dhe Lavdie Hakramën që shpallet juniores më e mirë e gadishulit; medaije argjendi në Izmir (Turqi) në 1983 (3-0 me Jugosllavinë, Rumaninë, Turqinë dhe Greqinë); argjendi në Rëmniku Vëlçea (Rumani) në 1986 (3-2 me Turqinë, 3-1 me Bullgarinë dhe Greqine dhe 3-0 me Jugosllavinë), me Mimoza Dulen që shpallet juniores më e mire e Gadishullit; medalje argjendi në Shumen (Bullgari) në 1987 (3-0 me Jugosllavinë, 3-1 me Rumaninë dhe Turqinë). Ndërsa në 1990, në Pravek (Bullgari), gjatë Kampionatit XXI Ballkanik per Kombëtaret e të rriturave (Seniores), dominuar nga Shqipëria, Mimoza Ibrahimi shpallet më e mira në Ballkan, e vetmja volejboitiste shqiptare qe e gëzoi këte titull, si në seksionin juniores, ashtu edhe në ate seniores. Në të njëjtin vit, në Kampionatin Ballkanik Juniores, Shqipëria fiton medaijen e argjendtë (3-2 me Turqinë dhe Jugosllavinë, 3-0 me Greqinë dhe 3-2 me Rumaninë), me Alketa Doçin që shpallet zhytësja më e mirë në Ballkan. Në 1992, po në Kampionatin Ballkanik të të rriturave në Kytaija në Turqi, Alketa Doçi dhe Enkelejda Ferra, shpallen respektivisht zhytësja dhe mbrojtësja më e mirë në Ballkan. Në Kampionatin XVII Europian të Ravenës (1991) Kombëtarja zë vendin e nentë.
Ndër manifestimet më të rëndësishme kontinentale për femra shënojmë Turneun III Ndërkombëtar “Aleksandria” të Salonikës në 1991, ku Shqipëria, pasi mundi kombëtaret më të mëdha të Frances (3-0) dhe Greqisë (3-1), humbet kundër Moskës për 3-1; skuadra moskovite përbëhej nga lojtare të Uralloshka Sverdlovskit (Kampione e Europës në 1989-90) dhe të Dinamos së Moskës. Në 1990 Kombëtarja e të rriturave ishte ndodhur në Turneun Ndërkombëtar të qytetit të Palermos kundër skuadrave italiane dhe spanjolle.

Debutimi, skandali Lohof dhe Teuta e Durrësit

Në fushat europiane femrat debutojnë me një seri fitoresh: 17 Nëntori mund në shtëpi dhe në Stamboll Fenerbahçenë (3-0 dhe 3-2) në Kupat e Kampioneve të 1969-70, por në turnin e mëpasëm tejkalohet nga Dinamoja e Bukureshtit. Një vit më pas (1970-71) u lë vendin kampioneve të ardhshme të Nimses së Budapestit. Me pas, nga 1978-79 dhe 1991-92 mund të flasim për një epope të Dinamos. Por këtu është rasti të kujtojmë skandalin Lohof.
Në çerekfinatet e Kupes së Kampioneve 1981-82 shqiptaret kishin përballë gjermanet e Gjermanisë Federative të Lohofit, klub i parave dhe miqësive të shumta në federatën europiane. Gjermanet fitojnë në Gjermani (3-0) (45-29), por munden me turp në Tiranë në 19 dhjetor 1981, me të njëjtin numër setesh, por me diferencë në pikavarazh (45-20). Në mënyrë të pabesueshme Dinamo gjendet e përjashtuar nga turni i mëpasëm. Këtu japim të plotë Komunikatën zyrtare të Federatës shqiptare të Lojërave, së cilës Konfederata Europiane e Volejbollit (CEV) nuk e pati guximin t’i përgjigjej. Deklarata ishte, jo thjesht një akt krenar e akuzues, por tregonte edhe një njohje të përeosur të se drejtës sportive.

Konfederata Evropiane e Votejbollit (CEV) ka vendosur që ndeshja “Dinamo” e Tiranës-“Lohof” e RFGJ-së për femra e zhvilluar në Tiranë më 19 dhjetor 1981, të persëritet “për arsye se është aktivizuar si gjyqtar i dytë një vendës pa kategorinë ndërkombëtare”. Lidhur me këtë probiem ai mori keto shpjegime:

Për Federatën Shqiptare të Lojërave vendimi i marrë nga CEV-i në mënyrë të njëanshme është krejtësisht i papranueshëm dhe arbitrar. Për këtë çështje ajo theksoi faktet e mëposhtme:

Fakti i pare: Me telegramin e datës 26 dhjetor kjo Konfederatë na njoftonte zyrtarisht kalimin e ekipit tonë “Dinamo” në turin e dytë të kupës duke na vënë përballë ekipit “Sollentuna” të Suedisë dhe përcaktonte datat dhe arbitrat që do të gjykonin këto ndeshje. Po në këtë telegram kërkohej gjithashtu “garancia” jone për t’u ndeshur në turin final “me ekipet hungareze, bullgare. rumune ose sovjetike”, në një kohë kur ende nuk ishte përcaktuar fituesja e çiftit “Sollentuna”-“Dinamo” në kuadrin e turit të dyte.

Fakti i dytë: Në mënyrë të papritur e të çuditshme më 29 dhjetor, vjen një “vendim” tjetër i CEV-it, i cili bën fjalë per reklamimin e klubit “Lohof” të RFGJ-së për ndeshjen e zhvilluar në Tirane, pra 10 dite pas zhvillimit të saj. Por, sipas nenit 10 të rregultores së kupave të Evropës: “Reklamimet ndaj zhvillimit të një ndeshjeje ose për pjesëmarrjen e një ekipi duhet të shkruhen në protokollin e ndeshjes dhe të konfirmohen brenda 48 orëve me letër rekomande drejtuar CEV-it”. Në fakt, pas perfundimit të ndeshjes protokolli u nënshkrua pa u shënuar reklamim në të.

Fakti i tretë: CEV-i është në dijeni se Federata Shqiptare e Lojërave nuk ka gjyqtarë'volejbolli të kategorisë ndërkombëtare apo kandidatë për gjyqtarë ndërkombëtarë. Në tre edicionet e fundit të kupave të Evropës midis skuadrave kampione për meshkuj e femra, në të cilat kanë marrë pjesë ekipet tona “Dinamo”, në ndeshjet e turit të parë të zhvilluara në Tiranë janë aktivizuar gjithnjë gjyqtarë të dytë shqiptarë pa kategori ndërkombëtare. Gjithashtu me kërkesën e CEV-it, me teleksin e datës 9 dhjetor 1981, Federata Shqiptare i dërgonte kësaj konfederate listën e gjyqtarëve shqiptarë qe viheshin në dispozicion të saj për aktivitetet e kupës së Evropës dhe kërkohej t’u jepej dhe titulli i gjyqtarit apo kandidatit për gjyqtar ndërkombëtar. Në këtë listë, për të cilën nuk pati asnjë vërejtje nga ana e CEV-it, perfshihet edhe gjyqtari i dyte i ndeshjes “Dinamo”-“Lohof”. Në qoftë se sipas CEV-it aktivizmi i gjyqtarëve tanë pa kategorinë ndërkombëtare përbën shkelje, atëherë përse heshti ndaj kërkesës sonë?! Pse nuk mori masa për të dërguar 2 gjyqtarë të huaj nderkombëtarë?! Në vazhdën e veprimeve të tij të njëanshme CEV-i ka toleruar hapur pjesëmarrjen e ekipit “Lohof” në kupën e kampioneve ndonëse ky ekip është klasifikuar i dyti në kampionatin e volebollit të RFGJ. Në fakt, siç bëhet e ditur dhe nga gazeta “Suddeutsche Zeitung” e datës 6 prill 1981, ekip kampion është shpallur “USC Mynster”, për të cilin Federata jonë është njofluar zyrtarisht nga CEV-i. Kjo përbën shkelje të pikës 1.3 të rregullores, e cila përcakton qartë se pjesëmarrës në aktivitetet e kupës së kampioneve duhet të jenë vetëm ekipet kampione. Në dritën e këtyre fakteve, vendimi i Konfederatës Evropiane të Volejbollit për përsëritjen e ndeshjes, apo edhe vendimi i saj i mëparshëm për ta zhvilluar këtë ndeshje në një vend të tretë, flet qartë për veprime jomiqësore e diskriminuese ndaj Federatës Shqiptare të Lojërave, që dikush i nxit dhe i manipulon me qëllime të caktuara. Federata Shqiptare e Lojërave nuk mund të pajtohet kurrë me vendime e veprime të tilla të padrejta. Ajo refuzon kategorikisht që ekipi ynë “Dinamo” të zhvillojë një ndeshje të tretë, duke qenë plotësisht e bindur në drejtësinë e qëndrimit të saj.

Për ta mbytiur, do të doja të kujtoja suksesin e Teutës së Durrësit, që në Kupën e Kupave të 1992-93, hakmerret për padrejtësitë ndaj Dinamos së Ela Tases. Katër fitore të njëpasnjëshme me Ha Po El (3-2 në Tel Aviv dhe 3-0 në Durrës) dhe kundër grekeve të Paneliniosit (3-0 në Athinë dhe 3-2 në Durres), i vendosin shqiptaret mes tetë skuadrave të para europiane fituese të kupave kombëtare.
 
Përgjigje e: *Enciklopedia e ish Sportisteve te Shqiperise*

attachment.php
 
Back
Top