• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Eneda fituese e ?Top Fest 7?

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum


Dhe fituesja eshte… Eneda Tarifa! Spektakel i magjishem! Emocione, te papritura, duartrokitje, dritherima; ne kete atmosfere u mbyll nata finale e festivalit me te madh te muzikes moderne shqiptare *’Top Fest 7′.


“Ju falenderoj te gjitheve ju, drejtuesit e festivalit, koleget e mi, kompozitorin, familjen time dhe te gjithe publikun qe me ka mbeshtetur”, u shpreh Tarifa menjehere pasi mori cmimin e madh te eventit.

Mbremja u zhvillua ne nje atmosfere elektrizuese ne sallen e Pallatit te Kongreseve, ku publiku nuk reshti se mbeshteturi te preferuarit e tij. Nen drejtimin energjik te Ledion Licos dhe Albana Osmanit, festivali mbylli siparin e tij, por kenget e prezantuara ne kete edicion pa diskutim qe do te vazhdojne te jene te preferuarat tuaja edhe per shume kohe, ndersa do te mund t’i shijoni ne ekranet e televizioneve muzikore dhe ne valet e radiove.

10 cmimet e tjera

Videoklipi me i mire: Leonora Jakupi;
Best Hip Hop & R&B: Jonida Maliqi dhe Big Basta;
Cmimi Radiofonik nga Top Albania Radio: NRG Band
Cmimi i Internetit: Noizy ft Lil Coli;
Cmimi Kengetarja me e Mire Femer: Besa Kokedhima;
Cmimi Kengetari me i Mire Mashkull: Valon Shehu;
Cmimi Artisti me i Mire i Ri: XXL;
Cmimi Best Pop&Rock: Kamela;
Cmimi Grupi me i Mire: Troja;
Cmimi Interpretuesja me e Mire: Mariza Ikonomi;

Kujtohet Dritan Hoxha

Vec cmimeve te ndara mes duartrokitjeve, brohoritjeve te fansave, dritherimave, nje moment krejt i vecante shkaktoi emocione te forta jo vetem tek te pranishmit ne salle, por edhe te te gjithe teleshikuesit. Me ane te pamjeve filmike u kujtua Dritan Hoxha, njeriut qe beri historine ne median shqiptare.

Te gjithe spektatoret, te ngritur ne kembe me duartrokitje te vazhdueshme shoqeruan dhe nderuan Dritan Hoxhen, themeluesin e Top Medias, presidentin e paharruar te kesaj kompanie. Me kete rast, bashkeshortja e tij, zonja Vjollca Hoxha dha nje cmim special ne emer te Dritan Hoxhes, per fituesin e Top Fest 1, Alban Skenderajn.Kengetari, i cili nisi karrieren e tij, pikerisht ne kete festival te muzikes moderne shqiptare, falenderoi Hoxhen per besimin e treguar ndaj tij dhe shprehu te gjithe mirenjohjen per vleresimin e marre nder vite.

Me shume emocion dhe nostalgji per Dritan Hoxhen jane performuar ne skenen e Top Fest pasazhe te tre prej kengeve te tij te preferuara “Nothing Else Matters”,”No Leaf Clover” dhe “Show Must go on”, nga Alban Skenderaj, Eugent Bushpepa, Xuxi shoqeruar nga trupa e baletit e Top Channel. Dhe te gjithe bashke nuk harrojme kurre se ….”Endrra vazhdon!”./tch/



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top