• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Eneda këngëtarja me ambicje në sociologji

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Sa herë që të duhet të takohesh me një këngëtar, e ku mund ta gjesh tjetër përvecse në studiot e regjistrimit.


E njëjta gjë ndodh edhe me Eneda Tarifën që po punon për këngën “Me vehten” me të cilën do të paraqitet në Festivalin e Muzikës Alternative “Top Fest”. Këtë herë, ajo po bashkëpunon me kompozitorin Flori Mumajesi.

Eshtë e sigurtë në atë që bën, ndërkohë që dëgjon me kujdes që produkti i fundit muzikor të jetë më i arrirë. Këngetarja e konsoliduar shqiptare, e cila ka përballuar skenën e madhe të këngës që në moshën 16 vjecare, ka zgjedhur një profesion të dytë, atë të filozofes. Krahas masterit që po kryen ne këtë fushë, kënga për të është një bashkëudhëtare e talentit të trashëguar nga familja, për të cilin flet nëna e saj me profesion mesuese, Vera.

Sipas saj, Eneda e ka në gen* këngën sepse në familje janë të gjithë keshtu. Pas cdo performance në skenë apo promovim videoklipi, telefonata e parë e Enedës është më nënën që e mbështet pas kuintave, pavarësisht se nuk e kishte menduar kurrë që vajza e saj do të bëhej këngetare.

Edhe në këtë regjistrim të fundit, ajo nuk do që të shfaqet, por e dëgjon këngen nga larg, ashtu sic bën gjithmonë. Por si është të bashkëpunosh me Eneda Tarifen? Flori Mumajesi thotë se gjatë punës me të është “sy e vesh”.

E perkushtuara dhe e palodhura në këngë, në jetën e perditshme eshte vajza e pleqërise e familjes Tarifa. Vera thotë se ardhja e saj ne jetë ishte gëzim për të si nënë. Netë pa gjumë, emocione të forta para cdo intepretimi, turne dhe udhëtime pa fund, në një rrugë si kjo, nje gjë mbeti pa thënë, e fshehta e vogël e vajzave të famshme./tch/



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top