• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Energjia e pashtershme e Kico Londos

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
559
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Si nje nga regjisoret dhe menaxheret me aktive te artit ne Shqiperi, Kico London este e veshtire ta gjesh ne nje moment prehjeje.


Ky njeri qe nuk kenaqet kurre dhe qe eshte gjithmone ne kerkim te me se mires, eshte ne levizje te vazhdueshme. E gjejme ne ambientet e Teatrit te Metropolit ne pergatitjet e fundit te nje shfaqjeje te re mes nje kasti te ri aktoresh qe nuk e kane per here te pare qe punojne me te dhe qe ia njohin fare mire natyren e tij te vecante dhe ekspresive.

Drejtuesi i Teatrit te Metropolit mundohet te sjelle ide dhe novacione te pafundme por cmimi per t’u paguar eshte goxha i larte dhe nje pjese e kesaj kostoje bie mbi familjaret e regjisorit te njohur. Besi Londo vajza e vetme e tij tregon jeten me nje baba qe le mendjen pas teatrit.

“Kujtimi me i hershem qe kam me babin eshte kur kam qene e vogel rreth 5-6 vjece ne Greqi dhe duke qene se nuk kishin ku te me linin, me merrnin me vete dhe me conin ne teater.

Dhe keshtu m’u fut dhe mua mikrobi i teatrit. Babi eshte shume tolerant me mua dhe eshte babi qe te gjitha vajzat enderronin”, shprehet Besi. Por Kico Londo nuk perbehet nga disa personazhe te ndryshme. Ai eshte vetem nje njeri pasionant dhe i rrembyer teresisht nga puna e tij. “Shtepia jone eshte vazhdimi i punes se babi ben ne institucion. Dhe kjo jo gjithmone eshte nje gje e mire sepse do doja me pak teater ne shtepi”, shton vajza e regjisorit.

Nje nga njerezit qe e njeh po aq mire eshte edhe mikesha e tij Rajmonda Bulku. Mes impenjimeve te jetes parlamentare, ajo gjen pak kohe per te folur per mikun e saj. “E Kam njohur ne jeten artistike te Tiranes. Eshte shume ambicioz, shume bashkekohor, nuk le shfaqje pa pare dhe do te preke me te rene”, nenvizon Rajmonda.

Dhe mes perceptimeve te miqve dhe te afermve te tij, Kico Londo vazhdon me vrull projektin per te realizuar vizionin e tij per teatrin. Nje imazh ndoshta i paqarte per syrin e te tjereve dhe ne dukje pakez aventuresk, por qe gjithsesi le shijen e mire te nje njeriu qe sakrifikon shume dhe qe jepet me pasion pas idealit te vet./tch/



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top