• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Enigma e unit.

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Kur Katharina Beta “lindi sërish”, ishte 32 vjeçare. Kujtesa dhe përjetimet e saj u zhdukën gjatë një aksidenti, të cilin K. Beta, e cila së shpejti pritej të bëhej mjeke, mezi e mbijetoi. Mirëpo, kujtesa e saj “vdiq”. Për familjen, por edhe për vet atë, emri i saj i pagëzuar, Irmhild, mbeti përgjithmonë i huaj. Nuk arriti kurrë ta kthej sërish këtë identitet. Së bashku me terapeuten e saj, vendosi që Unin e saj të vjetër ta lë të vdes. Ajo u ripagëzua si Katharin dhe filloji një jetë të re. Katharina sot jeton si shkrimtare në Vjen. “Katharsis” quhet Autibiografia e saj.

Paramendojeni: Ju zgjoheni një mëngjes të zakonshëm. Ashtu i shtrirë në krevat, i vetmi mendim që ju kalon në atë moment nëpër kokë është fjalia: “unë nuk e di më se kush jam!” Dhe ende pa arritur në fund të kësaj fjalie, filloni ta ndjeni një frikë të papërshkrueshme. Një zbrazëtirë që përhapë tmerrin e vdekjes. Një presion ankthi që ua ndal frymëmarrjen... Por pas pak, sërish ndiheni të lehtësuar, pasi për ju, ky ishte vetëm një fiksion i çastit.
Jo, jo, kjo që u tha më lartë, nuk është pjell e imagjinatës, as sekuencë e ndonjë filmi horror, as tregim fantastik, por realitet që e kanë përjetuar sa e sa njerëz.

Rasti 1. 26 marsi i vitit 1985 fillon për Clive Wearingun me një temperaturë të lart mbi 40 gradë. Pasi që dërgohet me urgjencë në spital, diagnoztifikohet me një infeksion të korteksit të trurit. Infeksioni vazhdon t’i dëmtoj edhe më tej pjesë të kujtesës së tij. Kujtesa aktuale nuk funksionin më. C. Wearnin arrin të mbijetoj, por ai nuk është më ai i mëparshmi. Vetëm në pak sekonda arrin të ketë qasje në kujtesë. Megjithatë, çdo përshtypje e re e shlyen atë të mëparshëm. Që nga atëherë, ish producenti muzikor i BBC-s dhe dirigjenti i ansamblit të njohur “Ensambles London Sinfonietta”, ka një ndjenjë të përhershme të një zgjimi të ri, të një fillimi të ri, të një kujtese të re në çdo moment. Vetëm kur ulet pranë Pianos së tij, arrin të “lëviz në kohë”, dhe të ketë qasje të shkurtra të kujtesës së mëhershme. Pastaj sërish kalon në fillimin e ri...

Rasti 2. Ishte një ditë e ftohtë vjeshte, më 27 tetor 1993, kur Barbara Thillmann humbi kujtesën e saj. Ajo qëndronte si e shtangur në një karrige në parkun e Hamburgut, pa Unin e saj të mëparshëm. Nuk arrinte ta kujtonte as emrin e vet. Por edhe asgjë tjetër. Kishte “lerë sërish”, por pa Unin e vjetër. Ajo mbijetoi dhe filloi nga e para, nga zeroja. Mirëpo kujtesa e humbur nuk iu thye kurrë më. Çfarë ndodhi atëherë, në nëntorin e vitit 1993, që shkaktoi amnezi të plotë të saj, mbetet edhe sot e kësaj dite e paqartë.

Rasti 3. Kur Katharina Beta “lindi sërish”, ishte 32 vjeçare. Kujtesa dhe përjetimet e saj u zhdukën gjatë një aksidenti, të cilin K. Beta, e cila së shpejti pritej të bëhej mjeke, mezi e mbijetoi. Mirëpo, kujtesa e saj “vdiq”. Për familjen, por edhe për vet atë, emri i saj i pagëzuar, Irmhild, mbeti përgjithmonë i huaj. Nuk arriti kurrë ta kthej sërish këtë identitet. Së bashku me terapeuten e saj, vendosi që Unin e saj të vjetër ta lë të vdes. Ajo u ripagëzua si Katharin dhe filloji një jetë të re. Katharina sot jeton si shkrimtare në Vjen. “Katharsis” quhet Autibiografia e saj.

Rasti 4. Pas një ataku në tru, neurologija Jill B. Taylor, nuk mund të lëvizte më. Nuk mund as të fliste. Ajo e humbi të gjithë kujtesën, të gjithë personalitetin që ishte deri në atë moment. Një pëlcitje e një kapilari të gjakut në tru ishte shkaktar i gjithë kësaj. Ndodhi në vitin 1996, kur kjo shkencëtare e trurit ishte vetëm 37 vjeçe. “E vetmja që mua më pat mbetur, ishte besimi në forcën shëruese të vetë trurit tim. E dija intuitivisht, se nga kjo port e pasme do e riktheja Unin tim”. Për L. B. Taylorin filloi një udhëtim i gjatë në Unin e saj që zgjati plot tetë vite. Dhe më në fund, ishte ajo vetë, që Unin e saj, e rikonstruktoi sistematikisht. Ja arriti ta riaktivizoj trurin e saj e bashkë më të, hap pas hapi, qelizë pas qelize, edhe Unin e humbur. Sot, kjo shkencëtare, ligjëron mbi anatominë dhe mënyrat funksionale të trurit.

Rasti 5. Me 3 korrik të vitit 2003, në një U-Bahn (hekurudhë nëntokësorë) të New Yorkut, mes Brooklynit dhe New Subway, 37 vjeçari Doug Bruce humbë kujtesën -Unin e tij. Një amnezi psikogjene. Udhëtarët i vërejnë lëvizjet e tij të çrregulluara, dhe e lajmërojnë policinë e cila e dorëzon Brucen në klinik psikiatrike. Vetëm letërnjoftimi i gjetur në çantën e tij dëshmonte atë që kishte mbetur nga identiteti i tij, tani më i humbur: një copë letre! Doug Bruce nuk arrita ta rikthej kurrë më Unin e tij. Dhe as që e dëshiroi një gjë të tillë. Ai e përqafoi rilindjen dhe Unin e ri nën petkun e të cilit vazhdoi rrugëtimin e jetës në vijim.

Të gjitha këto raste të lartpërmendura, tregojnë se sa misterioze por dhe dramatike është humbja e identitetit, pra humbja e Unit tonë. Po gjithaq enigmatike janë edhe pyetjet: Ç’është Uni në të vërtet? nga se përbëhet ai? Kur krijohet personalitetit ynë dhe nga sa Un-a përbëhet ai? Çfarë ndodhë, nëse ne e humbim Unin tonë, i cili na identifikon si individ?...

Vetëvetëdija, Egoja, identiteti, me një fjalë Uni është karakteristikë jashtëzakonisht e rëndësishme e çdo personaliteti. Ai karakterizon tërësinë e tipareve që përbëjnë thelbin e njeriut si individ të caktuar dhe për të cilat ai është i vetëdijshëm. Pra, vetvetja në botën që e rrethon. Zhvillimi dhe krijimi i Unit tonë varet nga shumë faktorë, duke filluar nga baza trashëguese, nga aktivitetet e individit e sidomos nga numri i madh i faktorëve të rrethit, para së gjithash atij social. Të gjithë këta faktorë ndikojnë në proceset e shumta psikike, duke filluar nga proceset e të perceptuarit e deri te ato të menduarit, dhe reflektohen në zhvillimin dhe krijimin e cilësive të personalitetit siç janë: motivet, qëndrimet, interesi, vlerat, komplekset, sjelljet etj. Individi, duke kaluar nëpër këto procese psikike, gjatë periudhave të ndryshme të jetës, formon tipare të caktuara personale. Dhe të gjitha këto tipare, jo vetëm që janë përcaktuese të Unit tonë me të cilin ne identifikohem në familje, në rreth e në shoqëri, por, që gjithashtu na bëjë që ne ta përjetojmë vetveten edhe si një unikat i patjetërsueshëm. Pra, të identifikohemi si Unë.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Enigma e unit.

Humbja e Unit



Shkencëtarët e sferës së trurit kanë bërë hulumtime në lidhje me atë se sa është i lidhur neurologjikisht personaliteti ynë në tru. Ata erdhën në përfundim se Uni është një sistem i veçan dhe i mbyllur, me devijimi e ndryshime të vogla gjatë procesit kohorë. Mirëpo, tek asnjë individ mostra e aktivitetit të trurit nuk është e njëjtë! Megjithëse Uni unë i ka disa nyje qendrore në tru, ai shtrihet si një rrjet merimangash pothuajse në të gjithë pjesët e tij. Hippocompusi, është qendra e kujtesës. Aty memorizohen përjetimet individuale përmes të cilave ne bëhemi të vetëdijshëm për përvojat e mëhershme. Anterior Insula na mundëson që të mund ta bëjmë dallimin e fytyrës sonë nga fytyrat e individëve të tjerë. Korteksi parafrontal ka kontroll të përgjithshëm mbi memorien e trurit të madh, ku ndodhet edhe kapaciteti i njohurive tona. Uni i vetëdijshëm këtu shpalos gjithë pushtetin e vet. Korteksi orbitofrontal, që gjendet në pjesën e poshtme të ballit (afër syve), memorizon rezultatet e zhvillimit dhe edukimit tonë gjatë procesit jetësorë etj. dhe të gjitha këto, së bashku, rrjedhin në bërthamën qendrore ku e formojnë pasqyrën e përgjithshme e komplekse të Unit tonë. Prandaj edhe lëndimet më të imta në tru, qofshin ato të jashtme apo të brendshme, mund të provokojnë ndryshime të dukshme të Unit si: veprime të pakontrolluara, harresën e çastit, marramendje etj. Lëndime të vogla në dukje, por nga të cilat fillojnë edhe krizat e çrregullimeve të identitetit.

Shkencëtarët kanë arritur që deri diku t’i zbulojnë arsyet dhe faktorët të cilët e ndërpresin qarkun e këtij procesi kompleks të veprimeve të neuroneve në tru dhe që bien deri te tronditja ose shembja e Unit tonë, pra deri tek harresa e identitetit tonë.

Duke u nisur nga ajo se Uni ynë përbëhet nga shuma e përgjithshme e kujtesës, neurologët e ndanë atë në katër nivele: nivelin procedural (veprimet automatike si ecja), nivelin perceptues (shprehia e njohjes dhe pranimit), nivelin semantik (kuptimor) dhe atë episodik (biografik). Dhe të gjitha nivelet së bashku rezultojnë identitetin tonë.



Virusi - Herpes

Zhgënjimet e hidhura, përjetim e rënda traumatike si vdekja e më të dashurve, tronditjet e jashtme të trurit nga fatkeqësitë në rrugë, punë a komunikacion, por edhe sëmundjet e ndryshme mund të provokojnë dobësimin apo humbjen e përkohshme ose të përhershme të kujtesës së individit. Sa e sa raste ka kur individët nga zhgënjimet e papritura, nga pesha e papërballueshme e humbjes së fëmijë etj. kanë pësuar çrregullime të identitetit, duke u klasifikuar nga shoqëria si të çmendur. Ose kemi sa a raste tjera të fatkeqësive të ndryshme, kur trandjet nga objektet e forta kanë dëmtuar pjesë të trurit dhe individët kanë pësuar dobësim ose humbje të plotë të kujtesës. Për shkencën është shumë i njohur, përveç infeksioneve të tjera, edhe virusi - Herpes, i cili shkakton flluska të vogla, në fillim në buzë, e pastaj nëpër tërë fytyrën dhe i cili përcillet me temperaturë të lartë. Në një nga njëmilion raste, ky infeksion kalon edhe në tru ku dëmton mjaftë pjesë të tij dhe e paralizon Hippocampusin, i cili, siç thamë më lartë, është qendra e kujtesës, e më këtë rast shlyen edhe pasurinë e memories sonë të akumuluar ne vite.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Enigma e unit.

Manipulimi i Unit


Ndryshimi i qëllimshëm i bindjeve, qëndrimeve, mendimeve... pra i Unit, nuk është temë e re. Qysh në kohërat më të lashta për nevoja manipulimi me psiken njerëzore janë përdorur metoda të ndryshime. Ndër më të njohura është metoda përmes hipnozës dhe ajo me ndihëm e narkotikëve. Por edhe shkencëtarët ka kohë që janë duke eksperimentuar në këtë fushë, dhe jo pa arsyeje! Bile ata kanë shkuar edhe më larg se sa hipnoza dhe narkotikët, duke e shfrytëzuar teknologjinë e sotme më moderne të informatikës. Përmes stimulimit elektronik të trurit ata veç kanë arritur që publikisht t’i kontrollojnë sjelljet e disa specieve, por këtu nuk përjashtohet as njeriu. Edhe metoda më e re e implantimit digjital, përmes mikroçipave të implantuar në pjesë të trurit, që gjithashtu është bërë publike para sa vitesh nga kompania SUN (e njohur për softvarin, Star Office që ofrohet falas) dhe nga organizata amerikane “Aplied Digital Solution” anon në këtë derjtim. Me këtë sistem, faktikisht, njeriu bëhet qenie e lokalizuar dhe e kontrolluar sipas nevojës së dikujt tjetër, pa pasur mundësi që të kundërshtoj ose rezistoj. Implantimi i një çipi ë tillë në tru e kthehet individin në një robot, por i përbërë nga mishi e gjaku, e i dirigjuar nga dikush tjetër për nevoja ose shërbime të planifikuara.
Mirëpo, si gjithnjë, shkencëtarët shpalosin anët pozitive të hulumtimeve të tyre, që bazuar, jo vetëm në rrafshin shkencorë por edhe atë etik, është i mirëseardhur dhe i dobishëm për njeriun. Njerëzit që përballën me situata krizash të provokuara ose shkaktuar nga faktorët e ndryshëm, e që janë të shumtë në përditshmërinë e rrjedhave të kohës moderne, shpesh nuk gjejnë mbështetje e as rrugëdalje dhe vuajnë pothuajse gjatë gjithë procesit jetësorë. E në raste ekstreme, alternativ e vetme për ta është suicidi (vetëvrasja). Aplikimi i qëllimshëm i metodave për fshirjen e kujtesës, pra, në vend të informacioneve të vjetëra, në Unin e individit të regjistrohen informacione të reja, do t’ua lehtësonte shumë njerëzve jetën dhe shumë të tjerë to i shpëtonte nga vdekja e sigurt.

Këtë e dëshmon edhe rasti i Doug Bruces, i cili pas përjetimeve të tmerrshme dhe problemeve të shumta e pa rrugëdalje me të cilat ishte përballuar gjatë jetës së tij, as që dëshironte të kthehej më në Unin e mëhershëm. Rasti i Bruces është i njohur në literaturën mjekësore. Edhe pse shumë rrallë ndodh humbja total e kujtesës, bazuar në statistika, te mbi 95% e rasteve kujtesa pas një kohe kthehet sërish. Tek dikush pas disa ditësh, tek tjetri pas disa muajsh por ka edhe raste kur kujtesa rikthehet edhe pas disa vitesh. Pothuajse shumica e të prekurve nga amnezia kthehen prapë në rrjedhat e jetës së mëparshme, pra në Unin e tyre fillestar. Por, Doug Bruce nuk e dëshironte më atë identitet. Ai vendosi që Unin fillestar ta “varros” përgjithmonë dhe “rilindjen” e sërishme, si fëmijë por në trupin e një të rrituri, ta përjetoj, jo më si tmerr, por si një fat të madh. “Amnezia mua ma ka shpëtuar jetën!” deklaroi ai më vonë. Ai filloi ta shijoj jetën nga fillimi, të krijoj shoqëri të re, talent të ri, bile edhe të dashurohet për herë të parë. Ai magjepsej nga ndezja e fishekzjarrëve sikurse edhe nga reshjet e borës në jetën e tij të re. Gjithashtu, shumë ushqime që në Unin e tij të vjetër i urrente, tani ishin menytë e tij më të preferuara. Bruce filloi të formoj identitet tjetër.
Kohë të gjatë format e tilla të humbjet së kujtesës për shkencën ishin raste të pasqaruar. Falë teknologjisë më të re dhe eksperimenteve të shumta, sot shkenca ka arritur që të ketë qasje më të gjerë edhe në këtë fushë. Shkencëtarët mendojë, se për shumë njerëz, kujtesa në Unin e kaluar është aq e dhimbshme sa që ata me gjithë fuqinë që disponojnë mundohen ta stopojnë sapo ajo të filloj të paraqitet në vetëdije, dhe në vend të saj përpiqen të mendoj në diçka tjetër. Në disa raste të veçanta, kujtesa “shkyçet” ose “bllokohet” aq herët, sa që njohurit e vetëdijshme perceptuese për një gjendja të përcaktuar faktike, nuk janë më assesi të kapshme. Kjo mund të shkoj aq larg, sa që vite të tëra të jetës të shlyhen nga kujtesa, siç është edhe rasti i Doug Bruces dhe i shumë të tjerëve.
Në raste të tilla, ndryshimi i qëllimshëm i identitetit, ndoshta edhe do të kishte efekte pozitive ose preventive. Ndoshta për shumë individ, të cilët nuk gjejnë forcë për t’u përballur me sfidat e kohës, do të ishte alternativ e vetme për ta vazhduar procesin jetësor dhe për ta shijuar këtë dhuratë të shtrenjtë e të mrekullueshme.
Por realiteti ka dëshmuar shpesh të kundërtën! Shumë zbulime që janë proklamuar si nevojë e domosdoshme për njeriun dhe shoqërinë, kanë rezultuar me pasoja katastrofave jo vetëm për individin por edhe masën e gjerë, sepse dualiteti është pjesë e pandashme, jo vetëm e procesit jetësor, por edhe e proceseve të përgjithshme universale. E ky dualitet është valid edhe për temën që po shkruajmë, pra për Unin tonë.
Ekspertet sot e kanë të qartë se kontrolli i qëllimshëm i mendjes dhe manipulimi me individ është funksional. Teknikat e ndryshme për “riprogramimin” e trurit si: elektroshoku, narkotikët, hipnoza, dhuna, izolimi, frika etj., me të cilat është eksperimentuar në shumë laboratorë të shërbimeve sekrete, por që janë aplikuar edhe nga shumë sekte të ndryshme, dhe atë, drejtpërdrejt në njerëz, e konfirmojnë bindshëm një gjë të tillë.
Pacientët e psikoterapeutes amerikane nga New Orleans, Valerie Wolf (tani e ndjerë), ishin zakonisht individ me lëndime të rënda psikike. Mirëpo, dy paciente ishin disi të veçanta! Edhe pse ato gra nuk njiheshin mes veti, megjithatë simptomat shpirtërore të tyre ishin pothuajse identike: personalitete të shumëfishtë, shenja frike, harresa (blockout) të përsëritura, kujtesë të shthurur etj., dhe që ty dyja ishin gjetur nga policia - të hutuara, çoroditura dhe pa dijeni për vendbanimet e tyre. Nga një intervistë radioje, V. Wolf ishte informuar për një kamp ushtarak ku eksperimentohej me njerëz në gjetjen e formave të mundshme për kontrollin e mendjes - “Mind Control Experiment”. Simptomat e të eksperimentuarave të atij kampi ishin të njëjta sikurse edhe simptomat e pacienteve të psikoterapeutes Wolf. Pas eksperimenteve të gjata, së fundi u ishin regjistrua (riprogramuar) kode nga alfabeti grek, për t’i fshehur gjurmët e hulumtuesve dhe hulumtimeve dhe që ishin kryer mbi ta.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Enigma e unit.

Në seancën e radhës, Valerie Wolf, pacienteve të saj ua tregoi disa shkronja të alfabetit grek. Dhe, efekti ishte i menjëhershëm. Gratë filluan të dridhen dhe të lotojnë. Nën lot filluan të rrëfejnë për përjetimet e tmerrshme. Për dhoma të errëta, për hipnozë, për dhënien të dhunshme të drogave halucinogjene, për orë të tëra hetimesh, për mjek me mantele të bardhë që i mundonin me elektroshok etj. etj.
Kur rasti u bë publik, V. Wolfi u kontaktua nga mbi 40 terapeutë nga mbarë SHBA-ja. Pa përjashtim, të gjithë kishin pacientë që dëshmoni se ishin viktimë e eksperimenteve nga kampi “Mind Control Experiment”. Dhe kjo e tmerroi mbarë opinionin.

“Implantimi” i Unit të ri!

“Atamore State Prison”, “Mind Beneder”, “MKULTRA”, “Monarach” etj. të gjithë këta janë emrat projektesh pas të cilave fshihen shërbimet sekrete, por edhe sekte, klinika, qendra kërkimore etj., me qëllime të caktuara - manipulimin e trurit. Efektet vepruese të këtyre manipulimeve janë vërtetuar edhe shkencërisht. Prapa qëllimit për ndryshimin apo edhe shlyerjen e identitetit të një individi, fshihet një ligj mjaft i thjesht psikologjik: “Ndrysho sjelljet e një njeriu, dhe psikja e tij do të ndryshohet automatikisht”. Mendimet dhe ndjenjat e tij do të ndryshohen gjithashtu. Ai do të harroj se kush në të vërtet ishte. I gjithë ky rezultat në psikologji njihet si - Disonancë kognitive.

Një gjë e tillë e vërteton edhe eksperimenti me qenë i shkencëtarit rus I. Pavlovit, i cili që në vitin 1903, për zbulimin e “refleksit të kushtëzuar” u laurua, ndër të parët, me Çmimin Nobel për mjekësi. Nga ky zbulim, i “refleksit të kushtëzuar”, u konstatua se edhe sjelljet mund të „kushtëzohen“, bile, bile te të gjitha qeniet e gjalla, duke filluar nga ameba deri te njeriu, dhe se përdorimi i këtij „kushtëzimi“ është i pakufishëm. Natyrisht që ky kushtëzimi i sjelljeve, më vonë, i nxiti shumë hulumtues tjerë për eksperimentime dhe në “modifikimin e sjelljeve”, pra edhe në modifikimin e Unit.
Dhe të gjitha këto që u thanë më lart nuk janë vetëm shkrime sa për sensacion, por fakte të dëshmuara e dokumentuara nga qendra për kërkime trunore, dokumente sekrete qeveritare, rezultate të komiteteve të ndryshme hulumtuese, akte nga procese të ndryshme gjyqësore, publikimeve të ndryshme nëpër revista shkencore etj., në të cilat njoftohet për manipulime me njerëz - pa vetëdijen e tyre ose edhe kundër vullnetit dhe dëshirës së tyre. Mbi viktimat janë zhvilluar eksperimente të formave dhe mundësive nga më të ndryshmet për manipulime afatshkurtra dhe afatgjatë të identitetit. Viktimat janë rekrutuar si Spiun, atentator, kriminel, ruajtës sekretesh, etj., për t’u shfrytëzuar në raste të caktuar.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Enigma e unit.

Dr. M. T. Orn, njëri ndër anëtarët e Institutit të Mjekësisë në Filadelfi, u mor shumë edhe me manipulimin e trurit, me ndihmën e hipnozës, posaçërisht për çështje të armatës. Ai, me anë të hipnozës përforconte imunitetin e ushtarëve, që ata të mund t’i përballonin dhembjet, të ftohtit, mundimet, izolimet, sëmundjet e detit etj. Në gjendje të thellë hipnotike, ai u jepte detyra të rëndësishme të përcjella me amnezi paraprake totale. Njëkohësisht u jepte shifrën, me të cilën mund të hipnotizoheshin dhe mund t’i pranonin detyrat vetëm nga personat e posaçëm. Në bazë të shtypit të atëhershëm, pohohej se gjenerali i paktit NATO, Dozijer, i cili u kidnapua nga Brigada e Kuqe, ishte i pajisur qysh përpara, që me anë të autohipnozës të mund ta ruajë sekretin. Supozohet se të gjithë funksionarët e lartë ushtarakë në SHBA dhe të paktit NATO, që janë të njohur me materiale me rëndësi shumë të madhe politike dhe ushtarake, kalojnë nëpër procesin e indoktrinimit për neutralizimin e efektit.
Gjithashtu, një ndër ekspertët mjekësorë më eminentë, që punonte për nevojat e CIA-s, ishte Mathan Kline, i cili përveç hipnozës, eksperimentonte edhe me medikamente nga më të ndryshmet. Ky kishte për detyrë t’i stërviste operatorët për operacione të ndryshme, ndërsa në projektin ndërkombëtar - dirigjimin e mendimeve. Përndryshe, Kline është i njohur si kryetar i Komitetit Ndërkombëtar kundër Sëmundjeve Mentale (ICAMI), një ndër pikat e së cilës ishte edhe dhënia e barërave me efekte antidepresive të porsalindurve, te të cilët duhet të veprojnë gjatë gjithë jetës. Gjithashtu, ekzistojnë fakte se ICAMI, ndër të tjera, me ndihmën e kësaj metode i ka shfrytëzuar njerëzit me të meta psikike, si forcë pune në industri.
Instrumentalizimi i një individi, të cilit i është manipuluar Uni, funksionin vërtet. “Pa dyshim se po” - thotë ekspertja Kathleen Taylor, e cila m’u për këto manipulime ka shkruar një libër me dëshmi të shumta në këtë drejtim, “Brainwashing. The Science of Thought Control” (Shpëlarja e trurit. Shkenca e kontrollit të mendimeve), e sidomos sistemin e izolimit, të cilin ajo e ka vendos në fokus të këtij libri. “Një metodë e cila padyshim është e suksesshme. Fuqia e vetmisë dhe veprimi i saj në strukturat kognitive të trurit të një njeriu nuk duhet assesi të nënvlerësohet” - thotë ajo.
Riprogramimi fillon atëherë kur mbi një individ aplikohet kontroll absolute, edhe në ambient edhe mbi shqisave të tij: paralizimi i përshtypjeve shqisore, shkëputja e tij nga realiteti, lëkundja e besimit dhe vetëbesimit, etj. Izolimi dhe vetmia, frika dhe dhuna, narkotikët dhe hipnoza... rezultojnë shumë shpejtë. “Pas disa ditësh ndjenja e kohës fillon të venitet dhe të burgosurit nuk dinë më se çfarë në të vërtet të mendojnë. Vije deri te pengesat e perceptimin dhe pranimit të realitetit, halucinacionet dhe aktiviteti i trurit ndryshon dukshëm. Përfundimisht ata e kanë një ndjenjë sikur po shkëputet, sikur po ndahet trupi dhe shpirti”, shkruan psikologu dhe eksperti i shërbimeve sekrete, Heiner Gehring.

Qëllimi i gjithë kësaj është për t’i prurë njerëzit në një gjendje, në të cilën ata bëhen shpirtërisht aq labil, sa që vullnetarisht të pranojnë çdo ndikim të jashtëm. Të pasigurt, të përçmuar dhe të pompuar tërësisht me drogë, të izoluarit shumë shpejtë kërkojnë mbështetje dhe siguri tek torturuesit e tyre. “Mjerimi e thyen vullnetin e tyre”, thotë K. Taylor, dhe vazhdon: “Dhe kur i izoluari arrin statusin e fëmijës së mjerueshëm, atëherë është koha që të fillohet me risocializimin e tij.” Shqetësuese dhe shumë të frikshme për këtë eksperte janë edhe zbulimet e reja në sferën e neurokirurgjisë, të cilat, gjithashtu, shkojnë në favor të kësaj, duke mundësuar kështu implantimin e dhunshëm të vullnetit të huaj në individin e caktuar. “Mjafton të mendojmë në përparimet që janë bërë në fushën e neuroimplantimit dhe me këtë edhe në mundësit e qasjes së drejtpërdrejt në tru. Dhe, e gjithë kjo mund të keqpërdoret për eksperimente të tilla”.
Dhe mbas gjithë kësaj, format e trajtimit dhe mënyrat kuruese të personave të goditur nga kjo dukuri, mbeten akoma çështje të hapur, pasi ekspertet e neurologjisë këtyre procese të komplikuara nuk kanë arritur t’ua gjejnë burimin e saktë e më këtë edhe sqarimin përfundimtar të tyre. Deri më tani, atyre nuk ju ka shkuar për dore që ta zhvillojnë ndonjë metodë efektive terapeutike e cila do e rikthente kujtesën e individëve mbi të cilët është aplikuar qëllimisht “shpëlarja e trurit” ose e atyre që e kanë humbur Unin aksidentalisht. Mirëpo, ata mendojnë se në një të ardhme jo të largët, gjithçka do të ndryshoj edhe në këtë drejtim!. Shpresojmë, së paku në aspektin “pozitiv”.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Enigma e unit.

MBI ENERGJINË REPRODUKTUESE SI DHE MBI UNIN E ULËT DHE TË LARTË NJERËZOR

(Bazuar në hulumtimet e psikologës Dion Fortune)



Energjia është ligj themelor i natyrës. Ajo shpreh unitetin e botës materiale.
Nuk lind, as nuk zhduket. Ajo vetëm shndërrohet nga një formë e caktuar në një formë tjetër; sasia e saj mbetet përherë e njëjtë. Energjia është ajo që e mbanë universin, që lëviz planetët, që bartë jetën dhe gjallërinë. Ndaj, si çdo qenie e gjallë, që ka energjinë e vet të caktuar, edhe njeriu, në esencën e tij, është krijesë energjetike.
Kjo krijesë energjetike në njeriun - lëvizë dorën, vë në veprim syrin, inçizon në veshë, ndien dashuri, hidhërim e pikëllim në zemër si dhe vë në lëvizje e aktivizon mendimet e intelektin tonë. Kështu që, sipas një përkufizimi elementar do të thoshim se në njeriun ka tri përdegëzime:
-Energjia e LËVIZJES,
-energjia EMOCIONALE dhe
-energjia INTELEKTUALE.
Mirëpo, bota jonë energjetike është e inkorporuar gjithkah rreth nesh e në ne. Boshti i saj - është boshti ynë kurrizor. Gjeneratori i lëvizjes, që e vë në veprim dhe ia përcakton kahjen e veprimit, është truri ynë, përkatësisht mendimi, përkatësisht imagjinata e jonë.
Atë që e mbjellim në mendjen tonë, si përfytyrim a ide, dhe i cili zë në trurin tonë e lëshon rrënjë - dirigjon me energji. Pra, energjia u referohet përfytyrimeve ideore, që janë të mbjella në ndërdijen e të cilat lulëzojnë dhe na e mbushin vetëdijen.
Mirëpo ne, në këtë kontekst, do të ndalemi kryesisht në energjinë që i është dedikuar reproduktimit të jetës e që njihet në përditshmërinë tonë si “energji seksuale”. Kjo është forma më reale e energjisë, më konkrete dhe më e afërt për njeriun, por që njëherit më së tepërmi keqkuptohet, keqpërdoret e përdhoset në jetën tonë.
Potencialin energjetik të reproduktimit duhet kundruar si shprehje më të drejtpërdrejtë të energjisë së lartë, përmes shtigjeve të organizmit tonë; por kjo nuk na takon neve. Fakti se akti i lartë i harxhimit të energjisë reproduktuese përmes mekanizmit organik të reproduktimit, është i përcjell me kënaqësi - është rastësi, në krahasim me funksionin e lartë që ka. Dhe kjo, sipas kësaj, është esenca e jetës seksuale, prandaj kjo energji specifike aq e afërt, reale e konkrete, dhe njëherit aq e lartë e hyjnore, përdoret drejt, vetëm nëse përdoret për qëllimet e llojit krijues, të cilit i takojmë, sakaq - zhvlerësohet - sa herë që aplikohet për kënaqësi individuale trupore. Sepse natyra vepron. Ajo vepron vërtet, por për grupin, jo individin. Mund ta marrim me mend se si jeta rrjedh nëpër miliona e miliona organizma individualë. Prandaj, jeta jonë është një kokërr - jetë, në hambarin e madh të grupit që i takojmë. Ajo kokërr - jetë duhet t’i shërbej jetës së tërësishme shoqërore, jo “jetërave” të vockla individuale. Sepse, etnikumi dhe jeta e etnikumit shprehet në individitetet e shumë individëve që e përbëjë atë. Prandaj, instinkti për reproduktim, me të cilin jemi të pajisur si krijesa të gjalla të llojit të lartë (funksioni themelorë i të cilit është reproduktimi), nuk na takon ne. Ai i takon etnikumit. Vetëm vënia e tij në dispozicion të etnikumit është përdorim i drejt i tij. Çdo aplikim i tij për qëllime individuale, siç është kënaqësia e shfrenuar fizike, është ABUZIM.
Dimë se reproduktimi tek llojet e ulëta të jetës është mekanik - instinktiv. Te reproduktimi i kurrizorëve kemi edhe ndjenja. Sakaq, vetëm tek njeriu rol primar luan MENDIMI dhe ARSYEJA. Së këndejmi, ne, si krijesa me arsye e gjykim, domosdo duhet kuptuar drejt instinktin seksual. Por, tani shtrohet pyetja: Si dhe çka duhet kuptuar drejt?Në rend të parë, duhet kuptuar drejt se: impulsi seksual është impulsi më i lartë në qenien tonë. Ai është impulsi hyjnor, të cilin duhet pranuar si “dhuratën” më të lartë, të cilën natyra na e ka dhënë në besim. Ndaj, gjithsesi, ndaj kësaj dhurata të shenjtë e ndaj kësaj ndjenje të lartë duhet të sillemi në mënyrë dinjitoze, pa abuzime e përdhosje, duke ia ruajtur besimin natyrës. Pastaj, duhet kuptuar se impulsi reproduktues seksual, përherë i përcjell nga një shakullinë e pazakonshme energjie, po që se tejngritët dhe kalon nëpër mekanizmin kreativ - intelektual të trurit tonë, mund të shndërrohet në energji kreative - intelektuale të jashtëzakonshme, e cila mund të bëjë mrekullira. Kështu për shembull, shtjella e fortë e kësaj energjia të fuqishme, po që se tërhiqet në nivelet e larta dhe shpërndahet nëpër qendrat trunore, mund të krijoj mendime të mëdha e të larta; mund të projektoj projekte madhështore; mund të krijoj e të ndihmojë në përsosjen e kryeveprave artistike... e kështu me radhë, por vetëm nëse përshkohet nëpër mekanizmin trunor. Sakaq, nëse përshkohet nëpër mekanizmin muskulor, kjo energji do të jetë vetëm, energji fizike - muskulore e theksuar, asgjë më shumë. E nëse, edhe për më keq, kjo energji përshkohet vetëm nëpër mekanizmin reproduktues, ajo thjesht harxhohet, duke i dhënë qëllimit të saj të lartë kuptim banal, të përcjell me elemente abuzimi, kurrë pa qenë të vetëdijshëm se impulsi mahnitës reproduktues, që bartë dhe mbjellë jetën, në esencën e vet, është impuls hyjnor e i shenjt dhe abuzimi i tij për qëllime individuale dhe egoiste, është degradim dhe përdhosje e tij.
Së këndejmi, rezulton se potenciali energjetikë, që sipas të gjitha shpjegimeve spirituale të Lindjes është i “prehur” në pjesën fundore të boshtit kurrizor, mund të aplikohet për kënaqjen e “nevojave” të UNIT të ulët dhe UNIT të lartë. Kështu që, nëse ky potencial energjetik përdoret vetëm për kënaqjen e pasioneve të ulëta egoiste, përshkuar nga kënaqësia trupore, pa kontroll e sistemim - është përdhosje e impulsit të lartë, harxhim i padobishëm i energjisë dhe kënaqje e unit të ulët njerëzor. Anasjelltas, ngritja e kësaj energjie, aplikimi i këtij potencial të fuqishëm të energjisë në nivele të larta intelektuale e shpirtërore, për punë e krijimtari kreative e të dobishme për etnikumin, është një akt i lartë njerëzor, organizim fisnik i harxhimit të kësaj energjie që kënaqë unin tonë të lartë njerëzor.
Si mund të arrihet kjo gjë?
Një gjë e tillë mund të arrihet në radhë të parë me përpjekje të vazhdueshme që me përfytyrimet tona të induktojmë emocionet e llojit të lartë. Me induktimin e ndjenjave të llojit të lartë, ndjenjat e llojit të ulët shuhen, zhduken. Prandaj, pandërprerë duhet bërë përpjekje për ndërtimin e unit tonë të lartë. Synimi i fundit i këtij ndërtimi duhet të jetë aftësimi ynë që energjinë kreative ta mbajmë në nivele të larta intelektuale - emocionale, dhe të mos lejojmë harxhimin e saj, thjeshtë si energji e tepërt reproduktuese dhe mjet argëtimi e kënaqësie për egon tonë. Mushti i tillë i sublimuar i energjisë vitalizon tërë potencialin tonë. Ai i jep qenies sonë kualitete magnetike e tërheqëse të pashembullta e të pashpjegueshme që i hasim vetëm tek personat e rrallë; por ndjehen qartë dhe vërehen tek ata që i posedojnë. Ata janë tipa të lartë njerëzor. Tërë energjinë jetësore të sublimuar e vënë në shërbim të njeriut. Njerëz të tillë, fare pak ose aspak, mund të ankohen për vetminë. Dashuria buron, tek ata persona, në të gjitha anët, ndërsa praninë e tyre e dëshirojnë të gjithë. Thjesht, ata njerëz rrezatojnë DASHURI... dashuri njerëzore.
Një begatie e tillë energjetike, e sublimuar në nivele të larta kreative - intelektuale, përkrye përfytyrimeve tona jetësore (duke i zëvendësuar përfytyrimet e ulëta që nxisin mekanizimin organik të reproduktimit me përfytyrime të llojit të lartë emotiv - intelektual), bën ndryshime mahnitëse në qenien tonë. P.sh. aktivizon shkathtësitë intelektuale trunore; intensifikon përgjithësisht shkathtësitë kreative e prirjet për art; fiton një kuptim të posaçëm emocional ekuilibri ynë shpirtëror; ndryshon kualitetshëm qëndrimi ynë ndaj njerëzve të tjerë e, mbi të gjitha, bëhet një zgjim mahnitës i shpirtit tonë sa edhe figura më e zbehtë njerëzore bëhet tërheqëse. Por, vlen të theksohet se - nëse me ushtrime e përfytyrime të larta, arrijmë ta ngrisim energjinë në nivele të larta kreative- intelektuale të trurit, dhe të zgjojmë qendrat kreative të Unit tonë, duhet gjithsesi që atë zotësi ta vëmë në shërbim të grupit dhe vetëm në shërbim të grupit, assesi ne shërbim të vetes; meqë, në këso rastesh, në qendrën tonë do të lajmërohej “egoizmi ynë i fryrë”! Pra, çdo veprim kreativ, çdo fryt i shkathtësisë tonë intelektuale, duhet falur atij që i takojmë - perëndisë së quajtur Popull. Atë gjithsesi duhet bërë pa menduar në dobinë e ndërsjellë apo për reklamë e falënderime. Thjesht - duhet menduar për jetën e popullit. Përndryshe, veprat tona do të kenë qëllime të kufizuara, arti ynë do të ketë ndikim degjenerues.
Prandaj, na mbetet që përherë të bëjmë ndeshjen e madhe me veten, me natyrën tonë, për ta ndërtuar Unin tonë pozitiv, Unin tonë të lartë, me spektër sa më të gjerë rrezatimesh pozitive, duke pasur parasysh faktin se edhe ne, secili prej nesh, jemi një ushtar nga armata e madhe e jetës; jemi një ushtar nga armata e madhe e quajtur popull, të cilit i dedikohet e tërë energjia jonë kreative - intelektuale si dhe jeta e vepra jonë e cila duhet të gjakojë përherë që të jetë sa më e lartë e sa më njerëzore.
 
Top