• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Era Istrefi performon në ceremoninë hapëse të Botërorit

Angel69

DUA
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
3,265
Pikët
63
Vendndodhja
Allianz-Arena
Me kampionatin botëror në prag, çdo ditë e më shumë dalin detaje mbi ceremoninë hapëse, që si gjithmonë pritet të jetë spektakolare.

Më i fundit lidhet me prezencën e këngëtares shqiptare, Era Istrefi, që pritet të performojë në këtë ceremoni.
Ajo pritet të sjellë një këngë të re, në bashkëpunim me DJ Dilplo, Nicky Jamm dhe Will Smith, ndërsa do të renditet mes shumë artistëve me famë botërore, që pritet të përformojnë në këtë ceremoni.
 

Angel69

DUA
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
3,265
Pikët
63
Vendndodhja
Allianz-Arena
Përgjigje e: Era Istrefi performon në ceremoninë hapëse të Botërorit

Estrada krenarë me Era Istrefin që do të jetë interpretuesja e himnit në Kampionatin Botëror

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, do të jetë interpretuesja e himnit të Kampionatit Evropian që këtë vit mbahet në Rusi.

Gjatë ditës së sotme, mediumi prestigjioz The Guardian,*ka publikuar një shkrim në të cilin citon se artistja shqiptare së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam do të publikojnë këngën e tyre të re të premten.

Kjo këngë do të jetë ajo e cila do të hapë Kampionatin Botëror dhe do ta shoqërojë atë deri në përfundimin e tij.

Ky fakt i ka bërë të lumtur dhe krenarë shumë shqiptarë, ndër ta edhe kolegë të këngëtares.
 

Buzeqeshje

waiting and hoping
Anëtar
Oct 3, 2010
Postime
6,767
Pikët
113
Përgjigje e: Era Istrefi performon në ceremoninë hapëse të Botërorit

Bokor suksese. Gezohem qe po na degjohet emri ne Bote (per mire shyqyr) dhe qe po tregojme se kemi vlera.
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,218
Pikët
83
Përgjigje e: Era Istrefi performon në ceremoninë hapëse të Botërorit

Dua Lipa ne Ukraine , Era Istrefi ne Rusi. Ska ku t'shkoje me mire.
Po pergatitet terreni per njohjen e Kosoves ne OKB dhe kto vajza jane ambasadoret me t'mira te saj.
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,613
Pikët
113
Përgjigje e: Era Istrefi performon në ceremoninë hapëse të Botërorit

nuk e qojne Linda Morinen :D ua kish kadhur :D stadjonen me waka, waka, wiiik, wiiiik :D tzamina, tzamiiinaaa buuuum tzaleeeva :D klinalingalinga ling, triing, triiiing :D o heeeeej
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,613
Pikët
113
Përgjigje e: Era Istrefi performon në ceremoninë hapëse të Botërorit

jo, paramendoje kete pamje aty, ajo me plis edhe çifteli edhe this time for Kosova :D waaaaka, waaaaaka booooom, booooom :D it‘s time for OKB :D

[ame]https://www.youtube.com/watch?v=pRpeEdMmmQ0[/ame]
 

Angel69

DUA
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
3,265
Pikët
63
Vendndodhja
Allianz-Arena
Përgjigje e: Era Istrefi performon në ceremoninë hapëse të Botërorit

Pas publikimit të këngës së botërorit, Will Smith: Bashkëpunimi me Erën e Nickin përfaqëson harmoni
Era Istrefi, Will Smith dhe Nicki Jam kanë sjell këngën që i dedikohet botërorit të futbollit.



“Live it Up” është një këngë me ritme verore, e cila i përshtatet pikërisht një gare të futbollit. Projekti është prodhuar nga top producenti, Diplo.


Këngëtarja jonë këndon në gjuhën angleze, kurse në refren spikat me zërin atraktiv duke dominuar në tërësi këtë projekt.

Për Federatën Botërore të Futbollit ka folur edhe aktori hollivudian Smith, i cili duket se është ndarë i kënaqur me bashkëpunimin me Erën dhe Jamin.

“Është një nder i madh kur të kërkohet të këndosh në Kupën e Botës 2018. Kjo ngjarje globale mbledh njerëzit nga e gjithë bota së bashku për të përjetuar gëzime, qeshje dhe magjinë. Bashkëpunimi me Nickyn, Diplo dhe Erën në këtë rrugë përfaqëson harmoni, shije eklektike dhe zhanre të ndryshme muzikore që vijnë së bashku. Në fund të ditës, thjesht duam të shohim vallëzime dhe lumturi në sytë e njerëzve”, tha aktori i njohur me famë botërore.
 

Angel69

DUA
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
3,265
Pikët
63
Vendndodhja
Allianz-Arena
Përgjigje e: Era Istrefi performon në ceremoninë hapëse të Botërorit

Ja dhe kenga:

[ame]https://m.youtube.com/watch?v=kFMZUxX6K6o[/ame]
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
51,412
Pikët
113
Përgjigje e: Era Istrefi performon në ceremoninë hapëse të Botërorit

HRW kërkon të bojkotohet Kupa e Botës në Rusi.

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Human Rights Watch u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të bojkotojnë ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi, nëse presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ndërmerr hapa për të mbrojtur civilët sirianë.
Kampionati nis muajin e ardhshëm.

Rusia, e cila është nikoqire e tij për herë të parë, është mbështetëse e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, në luftën civile të këtij vendi.

Human Rights Watch tha se përgjegjësia e Moskës për vuajtjet e civilëve sirianë nuk duhet të neglizhohet.

“Me organizimin e njërës prej ngjarjeve më të shikuara televizive në botë, Rusia ballafaqohet me opinionin publik dhe kërkon respekt”, tha drejtori ekzekutiv i Human Rights Watch, Kenneth Roth.

Ai tha se udhëheqësit botërorë “duhet t’ia bëjnë me dije Putinit se nëse ai nuk e ndryshon rrugën dhe nuk vepron për t’iu dhënë fund mizorive nga forcat ruse dhe siriane në Siri, ata nuk do të jenë në ulëset e tyre në natën e hapjes së Kampionatit”.

Kampionati Botëror i Futbollit pritet të shihet në televizion nga miliarda njerëz në mbarë botën.

Burimi: KOSOVO.info.

Shenimi IM...

[ame]https://www.youtube.com/watch?v=VYOjWnS4cMY[/ame]

Shuni BRE.
 

Damastion

V.I.P
Anëtar
Jan 31, 2014
Postime
2,207
Pikët
48
Përgjigje e: Era Istrefi performon në ceremoninë hapëse të Botërorit

Awwww cfare emocioni :d
Ceremonin e hapjes se kampionatit botror ne futboll e shikon gati gjysma e njerzimit,3.2 miliard shikues.42% e njerzimit!!!
Tani vlersoni vet,performimi ne ngjarje si kjo eshte dicka per ironi ,nencmim dhe humor apo dicka emocionuese!!!
 

Angel69

DUA
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
3,265
Pikët
63
Vendndodhja
Allianz-Arena
Përgjigje e: Era Istrefi performon në ceremoninë hapëse të Botërorit

Por, si ia doli Era të bëhet pjesë e himnit më të rëndësishëm të këtij Botërori?

Duket mëse e qartë. Prej vitesh drejtimin artistik të Botërorit, FIFA ia ka besuar gjigandit diskografik Sony Music. Nicky Jam është një prej artistëve, muzika e të cilit krijohet, publikohet dhe shpërndahet nën logon e Sony Music.

Nga ana tjetër, prej dy vitesh Era menaxhohet nga një prej filialeve që janë pjesë e Sony-t, Ultra Music. Duket të ketë qenë pikërisht ky, avantazhi i saj karshi një pafundësi artistësh të tjerë, që janë marrë në konsideratë për të qenë pjesë e hitit zyrtar të FIFA-s.

E ndërsa për Will Smith është rezervuar pjesa e repit, Nicky s’mund të mos ndërthurte ritmet e rumba-s me vargjet në spanjisht. Por teksti i Era Istrefit, le goxha vend për interpretim.

“I ngremë flamujt dhe krenarinë e vendosim mbi shpinë”.

Tingëllon si një tribut për dy flamujt tanë, që në këtë Botëror nuk do t’i shikojmë të ngrihen lart në shkallët e stadiumeve. Këtë vit, Kosova konkurroi për herë të parë në fazat eliminatore të Kampionatit Botëror. Por, ashtu si Shqipëria, nuk ia doli të mbërrinte në Rusi.

E ndërsa të gjithë presin performancën e Erës live në finalen e madhe të Moskës, më mirë të mos iluzionohemi.

Janë të njohura telashet e saj të dikurshme me ambasadat, për shkak të kufizimeve që ka pasaporta e Kosovës. E ndonëse në Janar të vitit të kaluar Era u pajis me një pasaportë shqiptare, Rusia, një prej shteteve për të cilët na duhet viza, ia mbylli dyert.

Vitin e kaluar, Era Istrefi ishte ndër artistet ndërkombëtare të ftuara në një prej organizimeve më të mëdha të muzikës në kontinent, festivali Europa Plus. Por fatkeqësisht, nuk mundi të ngjitej në skenën e Moskës krah artistëve të tjera si Dua Lipa, Bebe Rexha, apo Arilena Ara.
 
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
5,310
Pikët
113
Përgjigje e: Era Istrefi performon në ceremoninë hapëse të Botërorit

Degjova qe Era mund te mos marri pjese per shkak te faktit qe Rusia nuk e njoh Kosoven si shtet?! Nuk e kuptoj c’lidhje ja por a eshte e vertet?
 

Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
17,612
Pikët
113
Përgjigje e: Era Istrefi performon në ceremoninë hapëse të Botërorit

Degjova qe Era mund te mos marri pjese per shkak te faktit qe Rusia nuk e njoh Kosoven si shtet?! Nuk e kuptoj c’lidhje ja por a eshte e vertet?
Do mari pjese qe cke me te
All she cares is money and fame lol
 

Performer

Density 2
Anëtar
Jun 30, 2016
Postime
23,106
Pikët
113
Përgjigje e: Era Istrefi performon në ceremoninë hapëse të Botërorit

kenga qenka e lezecme
 

Performer

Density 2
Anëtar
Jun 30, 2016
Postime
23,106
Pikët
113
Përgjigje e: Era Istrefi performon në ceremoninë hapëse të Botërorit

ne pergjithesi kenge te tilla bejne per evenimente te tilla , un kam qef te shoh performancen ...
 

Hawk

V.I.P
Anëtar
Nov 24, 2014
Postime
7,645
Pikët
113
Përgjigje e: Era Istrefi performon në ceremoninë hapëse të Botërorit

Jan qu pesh kto vajzat Shqiptare kishin thone pleqt e ktynehere. :p

E pushtuan skenen boterore e hajt.

Dua, Rita, Bebe tash Era.
 

Performer

Density 2
Anëtar
Jun 30, 2016
Postime
23,106
Pikët
113
Përgjigje e: Era Istrefi performon në ceremoninë hapëse të Botërorit

hallall I qoft , un sjam qeloze per vete si kto tjerat :p
 
Top