• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ernest Heminguej

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Ernest Heminguej​


Ernest Hemingway lindi 21 korrik 1899 në Çikago. Babai i tij ishte mjek kurse për pasion kishte gjyetarinë dhe peshkatarinë. Nëna e tij ishte muzikante dhe ëndërronte të ketë vajzë por ja lindi Ernesit i cili kaloi rininë i dhënë pas peshkimit e gjyetisë dhe më vonë tregoi historitë e tyre lidhur me këto dy pasione. Në ndërkohë, fillon të merret me gazetari pranë « Kansas City Star ».
Më 1917, ai u bashkua me Kryqin e Kuq si ambulancier në frontin e luftës në Itali dhe këtu, në moshën 18 vjeçare plagoset rëndë dhe dërgohet në spitalin e Milanos ku dashurohet me një infirmiere dhe për këtë shkak ngriti dorë nga armët e kjo qe njëherit edhe filli i thurrjes së veprës Lamtumirë armë (A farewell to Arms) që doli nga shtypi më 1929. Me këthim në SHBA, u martua me Hadley Richardson por mendja i rinte gjithëmonë në Europë. Së fundi arrin të shkëpus një mision gazetarie dhe akoma si i panjohur, vendoset në Paris. Këtu njihet me Gertrude Stein e cila ia mëson stilin e shkrimit të saktësishëm, të qartë e liruar nga ngarkesa me fjali të shprazëta e të panevojshme.
Në fillim botoi Tre tregime e dhjetë poezi (1923) e më 1925, Në kohën tonë , vepra në të cilat përshkruan dhunën, dhimbjet dhe kujtimet e luftës që nuk arriti ti shlyej tërë jetës. Kujtimet e plagës do ta përcjellin gjithëmonë dhe do të bëhen obsesion i veprës së përgjithëshme të autorit.
Në veprën Dielli lind gjithashtu, (1926) e cila pati sukses të papritur, flet për heroin e tij të tredhur nga predha të cilit vrapi pas kënaqsive nuk i mshefin as zbusin vuajtjet. Vepra përcjell jetën e të mërguarve të rinj të anës së majtë të Senës (La seine) për të cilët. « Kjo është storje e gjeneratës së humbur » pat thënë Gertrude Stein kur lexoi këtë vepër.
Në majin e vitit 1925, njihet me Fitzgerald-in e famshëm por të cilin ai akoma nuk e njeh. Dhe ky, themi lirisht, se është ndër të parët në mos i pari që vërejti talentin e madh të Hemingway-it. Në mes tyre lindi një miqësi e vërtetë por edhe një rivalitet i madh.
Në ndërkohë e përcjellin ngjarje të vështira si vetëvrasja e babait, çkunorëzimi por edhe diçka më e lumtur si psh. rimartesa dhe botimi i veprës së mëlartëpërmendur Lamtumirë armë. Më 1930 vendoset në Key West të Floride-s ku edhe shkroi Vdekja në pasditë ku flitet për koridën.
Më 1936 e gjejmë në Spanjë, të angazhuar në krahun e forcave republikane. Këtu bëhet alkoolik por vazhdon të shkruaj dhe boton librin To have and have not (1937) që ka për temë padrejtësinë shoqërore të kohës së vet dhe më 1940 boton librin For whom bell tolls që është një inspirim nga angazhimi i tij në Luftën e Spanjës.
Prej Spanje vendoset në Havanë gjer më 1944 nga këthehet rishtazi në Paris. Në ndërkohë pat botuar The snows of Kilimandjaro (1936). Më 1950 shkroi Përtej lumit që njëherit është vepra e fundit me brendi dashurie ku flitet për një kolonel të moshuar të armatës amerikane dhe një venedikase nëntëmbëdjetë vjeçare. Më 1952 del The old man and the sea ku denoncon brishtësinë e sukseit material kurse më 1954 fiton Çmimin Nobel.
I moshuar dhe i sëmurë, i mbyllur në pronën e vet në Idaho, me 2 qershor 1961, përfundon jetën duke bërë vetëvrasje.​


Shqipëroi nga origjinali: Vedat Kokona



Plaku dhe deti
(fragmente)





------------------------------------------------
Ai po flinte, kur djali zgjati kokën te dera në mëngjes. Frynte kaq shumë erë, saqë barkat nuk kishin dalë në det dhe djalit i kishte dalë gjumi vonë dhe ahere erdhi te kasollja e plakut siç vinte çdo mëngjes. Djali e pa që plaku merrte frymë dhe pastaj pa duart e plakut dhe zuri të qajë. Doli pa bërë zhurmë që të sillte pak kafe dhe gjithë rrugës qau. Rreth barkës ishin mbledhur shumë peshkatarë, që vështronin atë që ishte lidhur përbri saj dhe njëri kishte hyrë në ujë me pantallona të përveshura dhe po maste gjatësinë e skeletit. Djali nuk zbriti poshtë. Ai kishte qenë në breg më përpara dhe njëri nga peshkatarët i kishte thënë se do të kujdesej për barkën në vend të tij.
- Si është? – thirri njëri nga peshkatarët.
- Po fle, - tha djali. Atij aq i bënte që e shikonin duke qarë.
- Mos e shqetësojë njeri.
- Nga hunda deri te bishti është tetëmbëdhjetë këmbë, - thirri që përtej peshkatari që e kishte matur.
- E besoj,- tha djali.
Djali e solli kutinë e konservës të mbushur me kafe të nxehtë te kasollja e plakut dhe u ul pranë tij duke pritur që të zgjohej. Një herë iu duk se plaku po zgjohej. Por plaku ra përsëri në gjumë të rëndë dhe djali shkoi përtej rrugës që të kërkonte ca dru hua për të ngrohur kafenë. Më në fund plaku u zgjua.
- Mos u ngri, - i tha djali.
- Pije këtë. Djali i hodhi ca kafe në gotë. Plaku e mori dhe e piu.
- Ata më mposhtën, Manolin. – tha. – Ata më mposhtën vërtetë.
- Ai nuk të mposhti dot. Peshku nuk të mposhti.
- Po. Është e vërtetë. Kjo ndodhi më vonë.
- Pedrikoja po kujdeset për barkën dhe takëmet. Ç’do ta bësh kokën e peshkut?
- Le ta presë Pedrikoja ta përdorë për rrjetat.
- Po shpatën?
- Merre për kujtim po të duash.
- E dua, - tha djali. – tani ne mund të bëjmë planet tona për më vonë.
- A më kërkuan?
- Natyrisht. Me barkat e rojeve bregdetare dhe me aeroplanë.
- Oqeani është shumë i madh dhe barka e vogël, dhe është zor ta shikosh, - tha plaku. Ai vuri re se sa kënaqësi ishte kur mund të bisedoje me një njeri në vend që të fliste me veten dhe me detin.
- Më mori malli për ty, - tha plaku. – Ke kapur gjë?
- Një peshk ditën e parë. Një, ditën e dytë dhe dy, të tretën.
- Shumë mirë. - Tani do të peshkojmë përsëri bashkë.
- Jo. Unë s’kam fat. S’kam më fat.
- Në djall të vejë fati,- tha djali. – të sjell unë fat.
- Ç’do të thotë familja jote? - Aq më bën. Dje kapa dy peshq. Por ne do të peshkojmë bashkë tani, që unë të mësoj akoma shumë gjëra.
- Ne duhet të gjejmë një fuzhnje të mirë dhe ta mbajmë gjithnjë në barkë. Thikën mund t’ia bëjmë nga balestrat e ndonjë Fordi të vjetër. Mund ta mprehim në Guanabakoa. Duhet të jetë e mprehtë, por jo e kalitur që të mos thyhet. Thika ime u thye.
- Do të gjej një thikë tjetër dhe do ta mpreh balestrën. Sa ditë vallë do të fryjë brisa e fortë? - Ndoshta dy, ndoshta tre.
- Do t’i bëj të gjitha siç duhet, - tha djali. - Ti shëroji duart e tua, o plak.
- E di si të kujdesem për to. Natën pështyva diçka të çuditshme dhe ndjeva se diçka m’u thye këtu në gjoks.
- Shëroje edhe këtë tha djali. - Shtrihu, o plak dhe unë do të të sjell këmishën tënde të pastër. Dhe diçka për të ngrënë.
- Sill edhe ca gazeta të kohës që nuk isha këtu,- tha plaku.
- Ti duhet të marrësh veten sa më shpejt, sepse kam ende shumë gjëra për të mësuar dhe t’i mund të m’i mësosh të gjitha. Kur djali doli nga dera dhe shkoi poshtë shkëmbit të vjetër prej korali, ai qau përsëri. Atë mbasdite në Terracë erdhi një grup turistësh dhe duke vështruar poshtë ujët, midis gotave bosh të birrave dhe meduzave të ngordhura, një grua pa një kurriz të gjatë, të bardhë, me një bisht të madh në fund, që lëkundej e ngrihej nga batica, ndërsa era e lindjes ngrinte pa pushim dallgë të mëdha në të hyrë të gjirit.
- Ç’është kjo?- pyeti ajo një kamerier dhe tregoi skeletin e gjatë të peshkut të madh, që tani s’ishte veçse një plaçkë që priste ta merrte zbatica.
- Tiburon,- tha kamerieri! I peshkaqenit. Ai deshi t’i tregonte ç’kishte ngjarë.
- Nuk e dija që peshkaqenët kanë bishta kaq të bukur dhe të përkulur kaq hijshëm.
- Edhe unë s’e dija, - tha shoqëronjësi i saj. Në kasollen e tij, mbi rrugë, plaku po flinte përsëri. Ai ende flinte përmbys dhe djali qe ulur pranë tij dhe e ruante. Plaku shihte në ëndërr luanë.


-----------------------------------------------
Varka dridhej ende nga goditjet e peshkaqenit që hante peshkun brenda në ujë dhe plaku, duke lëshuar pëlhurën, e la varkën të kthehej mënjanë, kështu që ta linte peshkaqenin të dilte sipër ujit. Kur e pa, u përkul mbi buzën e varkës dhe ia nguli thikën. Ai goditi vetëm mishin, por lëkura e trashë e peshkaqenit nuk e la thikën të futej më thellë. Plaku e goditi peshkaqenin kaq fort sa i dhembën jo vetëm duart, por edhe shpatullat. Por peshkaqeni nxori kokën nga uji dhe plaku e goditi mu në mes të kokës petashuqe, kur hunda doli nga uji që të kafshonte mishin. E nxori thikën dhe e futi për herë të dytë, po në atë vend. Peshkaqeni kishte shtrënguar fort nofullat dhe i qe kacavjerrë peshkut; plaku ia nguli thikën në syrin e majtë. Peshkaqeni s’i shqitej peshkut.
- Ashtu?- tha plaku dhe ia nguli thikën në mes të trurit dhe unazave të kurrizit. Tani kjo gjë s’ishte e vështirë dhe ndieu se thika preu kërcin. Plaku e ktheu lopatën nga ana tjetër dhe ia futi peshkaqenit në gojë, që t’ia hapte nofullat. E rrotulloi lopatën dhe, kur peshkaqeni u shkëput nga peshku tha:
- Shko poshtë, galanos. Shko poshtë një milje. Shko se e gjen atje shokun. Apo mos ishte nëna jote?
Fshiu faqen e thikës dhe e la lopatën në varkë. Pastaj rregulloi pëlhurën dhe, kur ajo gufoi nga era, e ktheu varkën në drejtimin e mëparshëm.
- Ata kanë marrë me vete sigurisht një të katërtën e peshkut, madje edhe mishin më të mirë,- tha me zë të lartë. – Sa mirë do të qe sikur kjo të ishte vetëm një ëndërr dhe të mos e kisha zënë këtë peshk! Keq më vjen, o peshk, që na ngjau kjo gjë. Na prishi shumë punë.
Plaku pushoi; ai s’kishte qejf ta vështronte peshkun tani. Ngjyra e tij i shëmbëllente ngjyrës së amalgamit me të cilën mbulojmë pasqyrën, por vijat e tij dukeshin ende.
- S’duhej të shkoja kaq larg në det, o peshk, tha. – keq më doli, edhe mua edhe ty. Keq më vjen shumë, o peshk…


----------------------------------------------------
Mendja iu turbullua përsëri, por fillin me peshkun e madh e tërhiqte me gjithë fuqinë. “Ia dola ta
ktheja - anash, - mendoi ai. - Këtë herë mund ta kthej me bark.” - Tërhiqeni! - urdhëroi duart. -
Qëndroni fort, këmbë!
Kthjellohu, mendje! Ti kurrë s’më ke lënë në baltë. Në çastin që peshku u gjend fare pranë varkës,
plaku e tërhoqi me sa fuqi kishte. Por peshku vetëm sa u kthye pak anash, pastaj drejtoi trupin dhe
notoi tej.
- Dëgjo, peshk! - i foli plaku. - Ti për të ngordhur ke, pse kërkon që të vdes dhe unë?
“Kështu nuk bëj dot gjë, - mendoi. Goja iu tha aq shumë, sa nuk mund të nxirrte një fjalë, por
s’kishte fuqi as të shkonte deri te paguri i ujit, që ndodhej dy hapa larg.
- Këtë radhë duhet ta tërheq pranë varkës. Nuk mund të rezistoj dot shumë; Jo, mund të rezistoj, -
kundërshtoi në çast veten. - Ti, plak, gjithnjë reziston.”
- Ti do që të më vrasësh, peshk, - tha plaku. - Sigurisht, është e drejta jote. Asnjëherë në jetë s’kam
parë qenie më gjigante, më të mrekullueshme, më të qetë e më fisnike se ti. Hë, ç’pret? Vritmë!
S’dua t’ia di se cili më vret.
“Përsëri po të turbullohet mendja, plak! Por atë duhet ta kesh të freskët. Mblidh mendjen dhe
mundohu të durosh vuajtjet, si njeri i vërtetë... Ose si peshk, -shtoi ai me vete.”
“Ç’të bëj? - vrau mendjen plaku. Sa herë që peshku largohej, atij i bëhej sikur do t’i binte të fikët. -
Ç’të bëj? Do ta provoj edhe një herë.”
“Do ta provoj përsëri”, - tha plaku me vete, megjithëse duart iu prenë fare dhe para syve iu bë
mjegull.
Provoi përsëri dhe peshku përsëri u largua. “Ah! - i shpëtoi një thirrje dhe në çast ndjeu se brenda tij
jeta po shuhej. - Do ta provoj dhe një herë.”
Mblodhi tërë fuqinë e mbetur, gjithë krenarinë e humbur me kohë dhe i hodhi në duel me peshkun.
Plaku lëshoi fillin në dyshemenë e varkës, e mbajti me këmbë, ngriti fuzhnjën lart aq sa mundi dhe
me tërë fuqinë që i kishte mbetur e që mundi të mblidhte atë çast, e goditi peshkun pas pendës së
madhe të gjoksit, e cila i kishte dalë mbi ujë. Ndjeu si u fut maja e hekurit në mish, ndërsa ai shtynte
fuzhnjën thellë e, më thellë me tërë peshën e trupit. Atëherë peshku u përpëlit, e megjithëse mbante
brenda vetes vdekjen, u ngrit lart mbi ujë, sikur me trupin e tij gjigant, me bukurinë e fuqinë e tij
donte të krenohej...
“Ç’po ndodh kështu me kokën time vallë? - tha plaku, duke ngjeshur fytyrën pas dërrasës së bashit.
- Jam plak dhe u lodha shumë. Megjithatë, e vrava këtë peshk, që e kam më të shtrenjtë se vëllanë.
Duhet të bëj gati gjithçka që më nevojitet, pastaj ta lidh fort peshkun pas varkës, të ngre valën dhe
të kthehem në shtëpi”.
 

trestenik

Heavy Metall
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
735
Pikët
0
Përgjigje e: Ernest Heminguej

Heminguej-nje familje shum e ngritur,por si ti nbushin 55vjet e perpjet bejn vetvrasje nga depresioni.
Heminguej nje shkrimtar i paharruar.
sigurisht edhe libri,, Burrat pa Gra" do jet nje liber interesant i keti shkrimtarit
l
 

Prudence

V.I.P
Anëtar
Jul 25, 2012
Postime
13,967
Pikët
113
Përgjigje e: Ernest Heminguej

Ce kane kete punen e depresionit, trashegimi?!
 

Drawing-slim

———>
Anëtar
Aug 10, 2014
Postime
8,618
Pikët
113
Përgjigje e: Ernest Heminguej

E kam lexu komplet Hemingway shume vite mepare. Ka qene shoqeria me e mire ne ate kohe per mua, por ne asnje sekond nuk jam suprizuar apo mahnitur nga ky individ.
 
Top