• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Esenca e magjisë

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Magjia (që nënkupton mrekulli, çudi etj.) është tërësi veprimesh që bëhen përmes lëvizjeve të sendeve ose përmes fjalëve, lutjeve etj., e të cilat kanë fuqi të ndikojnë mbi njerëzit dhe dukurit e natyrës. Pra, thënë shkurt, magjia është aftësi e pazakonshme, që ka dikush, për të ndikuar tek tjetri, individualisht apo në mënyrë kolektive.
Magjia (që nënkupton mrekulli, çudi etj.) është tërësi veprimesh që bëhen përmes lëvizjeve të sendeve ose përmes fjalëve, lutjeve etj., e të cilat kanë fuqi të ndikojnë mbi njerëzit dhe dukurit e natyrës. Pra, thënë shkurt, magjia është aftësi e pazakonshme, që ka dikush, për të ndikuar tek tjetri, individualisht apo në mënyrë kolektive.
Sipas mësimeve të hermetizmit, jeta është një dhe e pandarë, por format në të cilën ajo paraqitet janë pambarimisht të shumëllojshme dhe të ndryshme. Materia, energjia dhe jeta janë tri shikime të manifestimit ekzistencial. Nuk ka materie të vdekur. Ndarja e botës në materie të gjallë dhe të vdekur është koncept i rrejshëm. Pasi nuk ka materie të vdekur atëherë, nuk ka as materie të palëvizshme. Sakaq çdo lëvizje është jetë, kështu që i gjithë universi fizik vibron në jetë. P.sh.: a është plumbi materie e vdekur? Në shikim të parë duket se po, por në formën e jashtme të pandryshueshme ç’thuren energji lemeritëse të atomit. Elektronet, duke lëvizur në rrethe dhe në mënyrë harmonike rreth bërthamës, me shpejtësinë e tyre të madhe, paraqesin ngurtësinë e metalit të plumbit. Në mes të këtyre lëvizjeve të vazhdueshme, të afrimeve dhe të dëbimeve të pjesëve të materies, ekziston harmoni universale dhe e plotkuptimshme.
Të gjitha format e jetës u janë nënshtruar ligjeve të evolucionit, gjithçka lëviz drejt formës më të lartë dhe më të përsosur të ekzistencës. Synimi i natyrshëm i njeriut për deponimin e përpjekjeve për zbulime (në mikrokozmos) paraqet pasqyrimin e ligjit të përgjithshëm të evolucionit (në makrokozmos). Ato lëvizje, thënë shkurtimisht, janë përparime kah format më të larta dhe më të përsosura të dijës.
Në traditat e hermetizmit në perëndim gjithçka është dije. Gjithçka që lëviz, që ekziston, që manifestohet në cilëndo mënyrë, përmban në vete dije spirituale.
Gjatë evolucionit, dija spirituale mbetet vazhdimisht e njëjtë dhe e pandryshueshme, ndryshon vetëm forma e jashtme e saj. Në universin fizik, shkallën më të ulët të zhvillimit e përbën bota minerale.
Valët e materies, të koncentruara deri në shkallën e jashtëzakonshme të dendësisë dhe të izolimit, mbështjellin dhe bartin dijen në vete, dijen e cila u referohet strukturave të ligjshme dhe lëvizjeve harmonike të elektroneve.
Prandaj, evolucioni kozmik nuk mbaron me njeriun. Njerëzimi në tërësi përparon ngadalë dhe shkallë-shkallë. Sakaq, në spiralen kozmike ka forma më të larta të dijës, që thirren „dije kozmike“ si: Satari, Samadhi, Mbidije etj. Ata njerëz që bëjnë përpjekje më të mëdha kah përsosmëria, mund të përparojnë më shpejtë. Këtu vlen parimi i njëjtë, i cili vlen për lëvizjet mekanike të trupave – sa më e madhe shpejtësia, rezistenca duhet të jetë më e fortë. Pra, shpejtësia në tejkalimin e valëve të mosdijes dhe në mënjanimin e pengesave, varet nga rezistenca që haset në rrugën kah „uni“ ynë i vërtet ose dija jonë spirituale.
Ky është qëllimi i evolucionit psikik: arritja kualitative e një shkalle të re të dijës dhe funksionimi i dëshirueshëm në atë nivel. Ose me fjalë të tjera: qëllimi i evolucionit, kah anojnë të gjitha disiplinat dhe mësimet hermetike, është shikimi total në natyrën personale, në botën dhe në marrëdhëniet me to. Disa atë e quajnë „dije kozmike“, sepse në të nuk ekzistojnë kufij midis subjekteve dhe objekteve, andaj, atëherë gjithçka ekziston dhe gjithçka është gjithçka. Pra, nuk ekziston objekt i izoluar, i cili vërehet dhe për të cilin mendohet. P.sh.: nuk ekziston vetëm gishti, gishti njëkohësisht është edhe dora. Dora është trupi e trupi është gjithë njerëzimi, e kaluara, e tanishmja dhe e ardhmja njëkohësisht.
Nga këndvështrimi i psikologjisë dinamike, kjo gjendje mund të shënohet si bashkim i të gjitha arketipave në kolektivitetin e dijës (Teoria e Jungut). Kjo gjendje është vështirë të përshkruhet ose të kuptohet, sepse është transcendentale. Ndoshta krahasimi më adekuat do të ishte krahasimi me orgazmën. Gjatë përjetimit të orgazmës humbin kufijtë midis objektit dhe subjektit. Njeriu nuk ka kurrfarë kuptimi në dije, por di gjithçka. Gjendje të ngjashme provokojnë edhe disa lloje drogash, por me efekt të shkurtër dhe me pasoja të dëmshme.
Këtu pra, qëndron edhe esenca e magjisë. Mirëpo, edhe magjia, si çdo lloj tjetër i energjisë, është neutrale. Orientimi i veprimeve të saj përcakton qëllimin e paraparë. Prandaj, „Magjia e Bardhë“ si rezultat ka produktin e së mirës në cilëndo mënyrë. Operimet e llojit të saj janë: shërimet psikike, lutjet, largimet e vetive të paqëndrueshme të karakterit, zhvillimi i aftësive mentale etj. Ndërsa, në krahasim me “Magjia e Bardhë“, „Magjia e Zezë“ si rezultat ka produktin e së keqes...
Është interesant të cekim se shumë organizata që merren me „Magji të Zezë“ , arsyetimin për ekzistimin dhe veprimin e tyre e gjejnë në moralin e kohës së re. E keqja, thonë ato, është universale. Në qoftë se ka Zot, Ai është personifikimi, si i të mirës ashtu edhe i të keqes, sepse bota është ashtu se e ka krijuar Ai.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Esenca e magjisë

MAGJIA E BARDHË DHE E ZEZË

„Magjia e bardhë“ vjen si rezultat i produktit të së mirës dhe operimet e saj janë: shërimet psikike, lutjet, largimet e vetive të paqëndrueshme të karakterit, zhvillimin e aftësive mentale etj., ndërsa „Magjia e Zezë“ si rezultat ka produktin e së keqes, që të prish dhe të shkatërroj gjithçka që është lartësuar si e bukur dhe si e mirë, ashtu që e keqja të triumfojë mbi të mirën.

Ky nocion, që e ka një të kaluar shumë të largët, e që përdoret edhe sot e kësaj dite në mbarë rruzullin tokësor, interpretohet në mënyra nga më të ndryshmet dhe zakonisht merret si sinonim i së keqes, e që në fakt nuk është plotësisht e vërtet. Magji do të thotë: mrekulli, çudi, aftësi e jashtëzakonshme që ka dikush, për të ndikuar tek tjetri etj., e sipas Franc Bardonit ajo konsiderohet edhe si shkencë e shenjtë.
Siç dihet, në natyrë gjithçka rrezaton. Njeriu si qenie me komplekse ka llojin e veçantë të rrezatimit. Rrezatimi, sipas parimit të përgjithshëm të antipolaritetit, mund të jetë pozitiv ose negativ, tërheqës ose dëbues, i mirë ose i keq etj. Gjithashtu, rrezatimet varen edhe nga shkalla e zhvillimit të jetës shpirtërore të personit. Mendimet, dëshirat, ndjenjat tona paraqesin burim shumë të madh të energjisë rrezatuese. Në qoftë se jeta jonë shpirtërore është e drejtuar në një drejtim të caktuar, atëherë edhe rrezatimet përkatëse kanë karakterin e vet të caktuar. E në qoftë se në të kundërtën, u nënshtrohen labiliteteve të ndryshme, atëherë edhe rrezatimet pasuese do t’u nënshtrohen oscilimeve të përhershme dhe dobësimit të tyre.
Drejtimi i caktuar i mendimeve (energjisë psikike), i drejtuar qoftë për të mirë, ose për të keq, në qoftë se ka karakter stabil, formon rrymë të fortë psikike, e cila rrezaton në rreth dhe formon tek rrethi ndjenjën e simpatisë ose antipatisë, dashurisë ose urrejtjes etj.
Kjo energji psikike është sikurse çdo lloj tjetër i energjisë, neutrale: as e mirë as e keqe, i mirë ose i keq është përdorimi i saj. Te dyja këto komponentë e ndjekin njëra tjetrën. Sikurse nata që në mënyrë të pashmangshme ndjek ditën, po kështu edhe e mira zëvendëson të keqën në çdo hap. Dallimi qëndron vetëm në kuptimet individuale, sepse derisa diçka në sytë e dikujt është e mirë, për tjetrin ajo mund të ketë kuptim negativ. Parimi i përgjithshëm natyror formohet nga e mira, ndërsa e keqja është prodhim i mospranimit të së mirës. Këtu pra, qëndron edhe esenca e magjisë. Në fushën e „Magjisë së Bardhë“, vihen në dukje, në rend të parë, lutjet e ndryshme, në të cilat: dëshira, besimi, dashuria, dhe shpresa e koncentruar veprojnë në mënyrë magjike. Kështu pra, secili mendim, në qoftë se është i pastër, intensiv, dhe stabil, ka tendenca që të realizohet. Në qoftë se në këtë bindje ekziston edhe besimi i patundur se ajo do të plotësohet dhe se dëshira e caktuar do të realizohet, atëherë veç janë të plotësuara kushtet kryesore që të vijë gjer te realizimi i qëllimit.
„Magjinë e Bardhë“ mund ta aplikoj vetëm ai individ, që ka arritur ta njohë vetveten, i cili ka transparent mendimin dhe esencën e jetës si dhe me ushtrime të gjata dhe të mundimshme ka arritur të koncentrojë gjithë forcën e vet psikike dhe ta përkryej deri në atë masë mendimin sa që qëllimisht dhe vetëdijshëm ta përdor me qëllim që t’i shërbej së mirës. Pra „Magjia e Bardhë“ vjen si rezultat i produktit të së mirës dhe operimet e saj janë: shërimet psikike, lutjet, largimet e vetive të paqëndrueshme të karakterit, zhvillimin e aftësive mentale etj.
Ndërsa, për dallim nga kjo, „Magjia e Zezë“ si rezultat ka produktin e së keqes. “Magjia e Zezë“ ka për qëllim që të prish dhe të shkatërroj gjithçka që është lartësuar si e bukur dhe si e mirë, ashtu që e keqja të triumfojë mbi të mirën. Veprimet e individit që zbaton „Magjinë e Zezë“ janë të lidhura ngushtë me interesat materiale dhe plotësimin e motiveve nga sferat më të ulëta shpirtërore e sidomos ajo seksuale, nëpërmjet së cilës instinktet e shëmtuara dhe nervat e topitura duhet të gjejnë kënaqësi. I lidhur për këto veprime të llojit më të ulët, ai gjen kulmin e kënaqësisë në dhimbjet e huaja. Nderi, dinjiteti, dhembshuria, keqardhja janë ndjenja, të cilat qysh në fillim i shuan në vete.
Për lexuesin e rëndomtë kjo gjendje është e vështirë të kuptohet, sepse ajo është transcendentale, një gjendje e cila shumë vështirë kapet nëpërmjet pesë shqisave që i pranon shkenca bashkëkohore. Si krahasim mund të merret orgazma ku humbin kufijtë midis objektives dhe subjektives. Në kohën e sotme, kur shkenca ka arritur përparime të mëdha në kërkimet teknike, industri, mjekësi etj, njeriu modern vështirë edhe pajtohet me këtë dukuri, që në biseda formale vlerësohet si marrësi supersticioze (besim i kot), por, prapëseprapë në thellësitë e shpirtit të tij fshihet një dozë e misteriozitetit.
Lind pyetja përse?

Incizime dokumentare nga TV-ja Italiane, ku është dashur të tregohet e vërteta mbi njerëzit që merren me magji të zezë. Emisioni është incizuar, por kurrë nuk është emetuar (thonë,“me arsye“!)
Sepse gati të gjitha të arriturat shkencore i plotësojnë vetëm nevojat tona materiale, fizike etj.! Po shpirti (psika) ku mbeti?
Ai mbeti në prapavijë. Gjithashtu, në prapavijë mbeti edhe ana etike e njeriu! Pra, shkenca harroi se pranë kauzalitetit fizik, ekziston edhe ai psikik dhe ai është shumë më i rëndësishëm për jetën e njeriut (këtë e vërtetojnë edhe kërkimet më të reja në lidhje me trurin, nga të cilat rezulton se truri i njeriut është një gjigant i fjetur dhe se kapaciteti i tij shfrytëzohet vetëm 4%). Njeriu modern mashtrohet kur mendon se shkenca e kompjuterizimit do t’i zgjidh të gjitha dilemat tona. Ajo me të vërtet lehtëson jetën tonë elementare, por nuk i zgjidh dot të gjitha mungesat, përkundrazi, ajo na bën që t’i ndiejmë edhe më qartë ato...!
Por, edhe përkundër këtij mosbesimi, njeriut modern nuk i pengon që edhe sot, si para disa mijëra vjetësh, të lidhet ngushtë me disa dukuri për të cilat pikërisht ai shpreh dyshim, e në anën tjetër ato i ruan me xhelozi, si: bartjen e unazës në gisht, zinxhirit, shamisë etj. (si dhuratë nga më e dashura, nga miku, shoku etj.), për t‘i sjellë, kujtim, fat, disponim, dashuri etj.
Po të shikohen zakonet e popullit, do të vërejmë se ato janë të mbushura me rituale magjike, të cilave ju përmbahet edhe ai, pra, njeriu modern. Në ato rituale dihet saktësisht secili veprim dhe kush duhet ta bëj. Të gjitha këto veprime në të shumtën e rasteve kanë karakter pozitiv. Mirëpo, sikurse „Magjia e Bardhë“ që disponon me veprime të shumë llojshme dhe shumë drejtimshme, ashtu edhe „Magjia e Zezë“ operon me shumëllojshmëri ceremonish, rrjedhash e kahjesh për orientimin e mendimeve.
Për rituale magjike zakonisht përdoren pjesë të trupit dhe të rrobave. Duhet të cekim se të gjitha sekrecionet, si: jashtëqitja, urina, djersa, por edhe thonjtë, flokët, dhëmbët e sidomos gjaku e sperma, pas ndarjes, mbesin në gjendje okultike në raport me trupin nga i cili e kanë prejardhjen, pasi ato përmbajnë energjinë rrezatuese të po atij trupi. E siç e cekem edhe më lartë, energjia e gjithmbarshme natyrore përshkon në masë më të madhe ose më të vogël gjithçka që ndodhet në natyrë, pavarësisht se a janë qenie të gjalla apo të vdekura. Pasi që të gjitha këto gjëra (edhe njeriu me gjithë përbërjen e tij), u nënshtrohen këtyre lëvizjeve të pandërprera të grimcave, ato e pranojnë këtë energji, e absorbojnë, e transformojnë dhe në raste të caktuara, siç ndodh tek rastet e operacioneve magjike, edhe e emetojnë atë.
Këto operime magjike, të cilat në esencën e vet bazohen në aktivizimin e energjisë, nuk duhet të na çudisin, e sidomos sot, në kohën e zbulimeve të mëdha elektronike. Në mënyrë të njëjtë sikurse energjia e emetuar nëpërmjet radio-valëve, që bartet nëpër eter, që në radioaparatet pranuese të shndërrohet në zë ose fotografi, po kështu edhe energjia e pjesëve të ndryshme të trupit, e sidomos ajo psikike mund të shërbej si detektor ose indikator. Duhet të theksojmë se të gjitha dëshirat dhe mendimet tona paraqesin energjinë, e cila aq sa është e fortë, po aq nxit ndjeshmëri të pastër dhe të fortë. Gjithashtu, suksesi i ritualit është i lidhur ngushtë me kualifikimin moral, si të personit që operon me këtë lloj energjie, ashtu edhe të atij kundër të cilit është drejtuar ajo. Njëjtë, sikurse të radio-valët, mendimi mund të rrezatoj më fortë ose më dobët, varësisht nga fuqia e energjisë me të cilën është i përcjell. Në qoftë se emetimi është më i fuqishëm edhe radio-valët do të transmetohen më larg dhe pranimi i tyre do të jetë më i mirë. Kështu pra, edhe mendimi kur është më intensiv, veprimi i tij do të jetë më i fuqishëm...
Dhe së fundi dua të theksoj, se pavarësisht nga tempoja e jetës në shoqëritë e sotme ku ne jetojmë, e e cila është aq e shpejtë, dinamike, automatike dhe e ngarkuar me mendime materialiste (sidomos në perëndim), synim themelor i secilës qenie njerëzore duhet të mbetet kultivimi i mendimeve dhe veprimeve pozitive. Forca krijuese e njeriut, qoftë psikike apo fizike, është e pakufishme. Jeta e tij është shesh ku zhvillohen procese të panumërta emocionale, mendore e trupore, prandaj varët plotësisht prej tij se çfarë fare do të hedh në kopshtin shpirtëror.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Esenca e magjisë

Nese ndodh ndonjihere qe rastesite e dhimbshme si vdekjet, semundjet e njepasnjeshme, deshtimet, me pak fjale fatkeqesite, apo ndonje dem tjeter, ndjekin njera tjetren...ky zinxhir rastesish rrezikon te krijoje bindjen se ketu ka "dore'" magjia.....

Skeptike vazhdoj te jem.
Mendimi im.
 
Top