• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Eva Longoria: Beckham nuk është tipi im!

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Los Angeles, 15 shtator - Victoria Beckham mund të marrë frymë lirisht sepse nuk ka mundësi që shoqja e saj më e mirë, Eva Longoria – Parker të vrapojë pas burrit të saj të famshëm. Ndoshta është “Shtëpiake e dëshpëruar”, por Eva joshëse është një nga të rrallat femra të cilën nuk e tërheq futbollisti më i dëshiruar anglez, David Beckham.

Me rastin e prezantimit të aromës së saj më të re “Eva”, aktorja ka pranuar që shkëmben rroba dhe parfume me Victoria Beckham, por jo edhe meshkujt: “David është shumë i mirë, por bashkëshorti im është gjithmonë në rend të parë. Unë dhe Victoria vazhdimisht flasim mbi modën, shkëmbejmë rrobat dhe tualetin, por këtu mbaron shkëmbimi”.
 
Top