• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Evi Reçi rrëfen lojën që i bëri Florit

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113

Evi Reçi nuk jeton në Shqipëri, por asnjëherë nuk mungon këtu, ka gjetur mënyra për të qenë prezent. Italia është vendi ku Evi po jeton momentalisht, pasi ka jetuar disa vite në Greqi, ku ka kaluar edhe adoleshencën e saj, tashmë
vazhdon studimet në degën e Gazetarisë për Media dhe Komunikim. Edhe pse studion Gazetari, kënga është një pasion i hershëm i Evit, i cili i ka bazat që në fëmijëri. Por jo vetëm kaq, përveç këtyre, Reçi është aktive edhe në sfilatat e ndryshme të modës si modele. Së fundi, po shijon suksesin e një dueti të realizuar me Flori Mumajesin, një këngë me titull “I ngjan asaj”, e cila ka një melodi të ngrohtë dhe që i përshtatet më së miri vokalit të të dy këngëtarëve. Një klip që i ngjan një minifilmi, ku tregohet një histori romantike dashurie. Kënga flet për ngjashmërinë mes dy vajzave, njëra është e pasur dhe tjetra e thjeshtë dhe e varfër. Flori dashuron të pasurën, ndërsa vajza e thjeshtë ka droje t’i shprehë djalit ndjenjën e saj. Në fund, si vajza e thjeshtë, ashtu edhe ajo e pasura janë po i njëjti person. Është më shumë një lojë që shoqja i bën Florit, i cili arrin ta kuptojë vetëm në fund “mesazhin”. Shumë gjëra i kemi para syve dhe nuk i shohim!
- Evi, si nisi kjo ditë për ju, janë të gjitha njëlloj, apo ndryshojnë?
Këtë muaj ditët pak a shumë kanë qenë njësoj, pasi jam me sezonin e provimeve dhe kur zgjohem në mëngjes, pasi kam bërë mëngjesin, nis studimi. Zakonisht ditët e mia janë më plot me impenjimet që kërkon universiteti, por në mesditë gjithmonë gjendet koha për të shkuar në kinema ose për shëtitje me shoqërinë. Dita e sotme është me ndryshe se për pak do të nisem të shkoj te fëmijët ku jap mësim kori dhe normalisht më vonë do të vazhdoj të studioj...
- Po e shijoni suksesin e këngës dhe videos “I ngjan asaj”?
Faktikisht, në qoftë se do të ndodhesha në Shqipëri, do ta ndjeja akoma më tepër, por, gjithsesi, njerëzit me mesazhet e tyre, telefonatat, urimet etj., më bëjnë ta shijoj, edhe pse nuk ndodhem aty! Është diçka shumë e bukur!
- Na flisni pak, si lindi ky bashkëpunim me Florin?
Çdo gjë lindi nga “Kënga Magjike” 2009, ku Flori ishte dhe kompozitori i këngës “Jeton tek ti”. Duke qenë se unë mbeta shumë e kënaqur nga puna e tij, pas “Këngës Magjike” kisha dëshirë të realizoja një këngë të re prapë me Florin! Dëgjonim disa demo në studion e tij dhe kur dëgjova vijën melodike të këngës “I ngjan asaj”, unë u shpreha: “Pse mos ta bëjmë duet?’’ Dhe Flori tha se do të
ishte një ide e bukur! Dëshira e përbashkët na bëri të bashkëpunonim për këtë këngë.
- Jeni e kënaqur nga ky produkt që doli?
Që nga dëgjimi i parë thosha që do të dilte diçka shumë e veçantë dhe interesante! Por,pasi përfundoi kënga, unë jam emocionuar aq shumë! Qava nga gëzimi, sepse doli më bukur se sa unë e prisja!!
- Titulli “I ngjan asaj” kujt i ngjan Evi... pse kjo fabul dhe na e shpjegoni me fjalë atë që shohim të ekranizuar në klip?
Përveç prindërve të mi nuk i ngjaj asnjërit! (qesh). Klipi tregon një histori romantike. “Kënga flet për ngjashmërinë mes dy vajzave. Njëra përfaqëson një vajzë të thjeshtë (kjo është shoqja e Florit në këngë), tjetra është një vajzë e pasur (kjo është vajza që dashuron Flori). Por, kjo, “vajza e thjeshtë” është e dashuruar me Florin, por s’ia thotë dot, pasi Flori tregon për ngjashmërinë që ka mes tyre dhe që provon një dashuri për vajzën pasanike… Në fund, si vajza e thjeshtë, ashtu edhe ajo e pasura janë po i njëjti person. Është më shumë një lojë që shoqja i bën Florit, i cili arrin ta kuptojë vetëm në fund “mesazhin”. Shumë gjëra i kemi para syve dhe nuk i shohim!
- Kjo është vetëm një këngë, po a e keni përjetuar në jetë një situatë të tillë si në klip?
Deri tani jo, nuk më ka qëlluar të përjetoj një situatë të tillë! Dhe shpresoj mos ta përjetoj...!
- Në qoftë se do t’ju ndodhte si do të reagonit?
Një situatë e tillë nuk do të ishte shumë e këndshme, sidomos për një femër. Por në qoftë se do të më ndodhte, do të mundohesha të kuptoj, në qoftë se njeriu që kam përballë më do falë ngjashmërisë me një person tjetër, apo falë personalitetit tim...
- Kur janë fillimet e Evit në muzikë?
Fillimi ka qenë në moshën 5-vjeçare, ku mamaja ime më mësoi violonçelin, pasi ajo është muzikante. Për herë të parë në publik i kam rënë violonçelit në kopshtin, ku çuditërisht më kujtohet ai moment (qesh). Me vonë u mora me pianon, ku e studiova për 8 vjet rresht. Ndërsa në moshën 15-vjeçare fillova mësimet në kanto klasike, pasi në atë moshë zëri është më shumë gati për të marrë mësime të tilla.
- Si do jetë kjo verë për ju, me koncerte angazhime?
Vera normalisht do të shoqërohet me pushimet në Sarandë dhe në Greqi. Ndërsa për koncerte planet janë vende të pavendosura.
 
Top