• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ezmere, me sy të mëdhenj blu: Kjo është danezja e parë, e gjetur falë një çamçakëzi

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
9,359
Pikët
113
Vendndodhja

Foto - Lola, danezja e parë 5600- vjeçare.

Ishte me sy blu, ezmere, gjahtare e aftë shpendësh. Edhe pse në pamje të parë nuk duket identikiti i përshtatshëm, këto janë tiparet e danezes së parë të gjetur, lindur rreth 5700 vjet më parë.
Po si u arrit përshkrimi i një vajze që ka jetuar aq larg në kohë? Nga një “çamçakëz” që po përtypte kur ndërroi jetë.
Arkeologët danez janë entuziastë nga zbulimi në ishullin Lolland. Është hera e parë në histori që gjenet e një qenie njerëzore të asaj epoke merren nga diçka që nuk janë kockat.
Profesori Hannes Schroeder i Universitetit të Kopenhagën është i mrekulluar. “Jo vetëm gjenet, por kemi izoluar edhe agjentë të tjerë patogjenë dhe disa mikrobe të asaj epoke, është një burim i pabesueshëm ADN-je të vjetër ”. Sipas tij, zbulimi ka rëndësi edhe në fushën e mjekësisë, sepse “ mund të ndihmojë të kuptojmë sesi një patogjen vepron në të ardhmen, dhe si mund të zbutet ose çrrënjoset.
Çamçakëzi i përdorur nga Lola, siç u quajt danezja e lashtë, ishte i përbërë nga lëvorja e disa pemëve, dhe ndoshta kishte funksionin e lehtësimit të dhembjes së dhëmbëve, nga vetitë lehtësisht antiseptike të lëvores.
Ky nuk është çamçakëzi më i vjetër i gjetur ndonjëherë. Disa të tillë u gjetën në Suedi në fillim të viteve ‘90, me vjetërsi 10 mijë vjeçare.

/a2news/
 

ciarli

Super Anëtar
Anëtar
Apr 25, 2018
Postime
432
Pikët
28
..do kete qene mogla danezja e rrembyer nga gotet per qellime prostitucjoni. ngaqe i kenaqte gotet ata i mesuan gjuetine dhe e lane te gjalle.
 

Hawk

V.I.P
Anëtar
Nov 24, 2014
Postime
8,045
Pikët
113
Gjahtaret e Kohes se Mezolitit ne Europe, po mendoj nga Europa Perendimore supozohet se kane qene keshtu, te kafet me sy blu.

Edhe rekonstruimi i Cheddar Man nga Anglia qe beri pak buje ne media ka pasur fenotip te ngjashem.

 
Top