• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fëmijët më shumë e duan jetën virtuale se reale

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113

Një hulumtim i kryer në Britani të Madhe ka dëshmuar se fëmijët janë më të lumtur në jetën e tyre “online” sesa në atë reale. Sipas këtij hulumtimi, ata atje mund të janë saktësisht çfarë ata duan, e në momentin që diçka nuk u duket zbavitëse, thjesht klikojnë ikonën për dalje.

Hulumtimi po ashtu tregon se, edhe përkundër brengave për sigurinë online, çdo i teti fëmijë ka kontakt me persona të panjohur në internet dhe se shpesh gënjen për pamjen e tij/saj, moshën dhe mjedisin jetësor.

Anketuesit kanë analizuar aktivitetet online të 2.300 fëmijëve në mes të moshave 11 e 18 vjeç në mbarë Britaninë e Madhe dhe kanë zbuluar se 45 për qind e tyre kanë thënë se nganjëherë janë më të lumtur online se në jetën e tyre reale.
Raporti “Virtual Lives: It is more than a game, it is your life”, flet për sjelljen e fëmijëve në internet dhe zbulon ndjenjat e tyre derisa janë në internet.

“Në internet është më lehtë të jeni ata që dëshironi, sepse nuk u njeh askush. Nëse nuk u pëlqen situata, thjesht dilni dhe çdo gjë merr fund”, ka thënë një prej hulumtuesve të projektit.

Tjetri ka shtuar se në internet mund të thoni çfarë të doni. Mund të flisni me njerëz me të cilët zakonisht nuk flisni dhe mund të përmirësoni fotografitë tuaja që të dukeni më mirë.

“Kjo është njëjtë si të jeni person tjetër”, ka thënë ai.

Një tinejxher ka pranuar se ky është vendi i vetëm ku ndihet rehat kur bëhet fjalë për internet forumet anonime homoseksuale.

Rreth 47 për qind e tinejxherëve ka pranuar se në internet sillen më ndryshe se në jetën reale dhe atje ndihen më të fuqishëm dhe më me vetëbesim.

Autori : Telegrafi
 

h3x-psyko

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 27, 2012
Postime
35
Pikët
0
Vendndodhja
Nuk kam asnje te dhene
Përgjigje e: Fëmijët më shumë e duan jetën virtuale se reale

:D ju duket me e bukur jeta virtuale ndoshta kur shikojne realen ju duket shum zhgenjyese ....


Jeta eshte 10% si e ben dhe 90% si e mer.
 

HELEN OF TROY

Jeta vazhdon
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
1,311
Pikët
38
Vendndodhja
prane teje
Përgjigje e: Fëmijët më shumë e duan jetën virtuale se reale

Pse jo te drejte kane,kur prinderit ju a lejojne qe kaq te vegjel edhe nuk ju a thyejne ne koke pc se ka fajin femija hic.
 

Irfan CANA

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 16, 2011
Postime
1,855
Pikët
0
Përgjigje e: Fëmijët më shumë e duan jetën virtuale se reale

Të rinjëve ua përkujtoj sentencën e vjetër popullore:"Ai që stoliset me pendla të huaj,shkurt do të jetë i bukur!"
 

Luaj Falas

www.LuajFalas.com
Anëtar
Nov 3, 2012
Postime
5
Pikët
0
Përgjigje e: Fëmijët më shumë e duan jetën virtuale se reale

Fatkeqesisht eshte e vertete.
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Fëmijët më shumë e duan jetën virtuale se reale

Mesuam dhe nje gje te re qe nuk e dinim.
Tani rine vetem perpara komjuterit,e nuk rine me para televizorit.
 
Top