• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fëmija më i vogël në botë 56 cm dhe 3 kg

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Eshtë vetëm 2 vjeç, por* ka një gjatësi dhe peshon aq sa një i sapolindur: 56 centimetra, 3 kg e 4 gramë.


Charlotte Garside jeton në një qytet të vogël bregdetar afër Hullit në Britaninë e Madhe, me prindërit Scott e Emma, si dhe me tre vëllezërit, të cilët janë krejt normalë.

Ndërsa ajo vuan nga një formë e rallë nanizmi, me të cilin përballen qindra persona në të gjithë botën. Ushqehet me një sondë gatrite 11 orë në ditë, sepse nuk arrin të ha e as të tresë ushqimin.

Dy ditë në javë, prindërit e shoqërojnë në një azil privat. Luan me kukullat si çdo fëmijë i moshës së saj, vetëm se në këtë rast, ato janë ndonjëherë më të mëdha se ajo…

Mjekët nuk e dinë sesa mund të mbijetojë, sepse kjo sëmundje nuk lejon të bëhen parashikime, pasi ndryshon nga njeriu në njeri.

“Charlote mund të jetë edhe e vetmja vajzë në botë që vuan nga ku shqetësim”, është e bindur e ëma, 28-vjecare. Në lindjen e saj, që erdhi 4 javë përpara kohe, Charlotte peshonte më pak se 500 gramë.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top