• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Facebook – fitim gjysmë miliardi?

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa

Sipas raportit të agjencisë së lajmeve Reuters, gjatë nëntë muajve të vitit të kaluar Facebook ka pasur fitim prej 355 milionë dollarësh, e krejt vitin 2010 do ta përfundojë me së paku gjysmë miliardi dollarë.
Kompania e cila lëviz Google nga vendi i parë për kah popullariteti, por edhe të hyrave nga reklamimi në internet, Facebooku i famshëm, vitin e kaluar e ka përfunduar ‘në plus’, çështje e hapur mbetet vetëm sa ka qenë ai plus i madh.

Sipas raportit të Reuters i cili thirret në dokumentet nga Goldman Sachs, në nëntë muajt e parë të 2010-ës Facebook ka pasur të hyra të përgjithshme prej 1.2 miliardë dollarësh, dhe fitim të pastër prej 355 milionë dollarësh. Ani pse përllogaritjet përfundimtare ende nuk janë kryer tërësisht, pritet se fitimi i përgjithshëm për vitin e kaluar do të duhej të jetë rreth gjysmë miliardë dollarë ose pak më shumë.

Këto të dhëna janë publikuar në kuadër të memorandumit të cilin Goldman Sachs ndanë me myshterinjtë e tij të fuqishëm të cilët i fton në investim të tërësishëm shtesë prej 1.5 miliardë dollarësh në Facebook. Sipas prognozave të njëjta, këtë vit Facebook do të mund të realizonte fitim të pastër prej 800 milionë deri në një miliard dollarë.
 
Top