• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Facebook bëhet faqja e tretë më e madhe në botë

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Facebook tani është faqja e tretë më e madhe në botë, duke zënë kaluar kështu faqen Yahoo, sipas comScore.
Facebook arriti 648 milionë vizitorë unikë nga mbarë globi në nëntor 2010, duke e lënë pas faqen Yahoo me 630 milionë të tillë. Faqet që tani janë përpara faqes Facebook janë Microsoft (869 milionë vizitorë nga e tërë bota) dhe Google (970 milionë vizitorë) kur shikohet aspketi i përgjithshëm.

Ky sukses ka kërkuar një kohë të gjatë për t’u arritur. Facebook tani është bërë web-faqja e tretë më e madhe në botë, rreth 18 muaj më parë, dhe shpejt kaloi Yahoo-në sa i përket shikimeve në faqe. Sot, Facebook ka shënuar afër një çerek të të gjitha reklamave pamore në Shtetet e Bashkuara, që është dyfish më shumë se Yahoo.



Facebook gjithashtu së fundi ka kaluar Yahoo-në për t’u bërë faqja e dytë më e madhe në Shtetet e Bashkuara për video materiale dhe është gjithashtu burimi i dytë më i madh për trafik (pas Google) në krahasim me faqet e tjera me përmbajtje të video materialeve. Jo çuditërisht udhëheqësi qendror ekzekutiv i Yahoo, Caro Bartz, e sheh Facebook-un si garuesin e saj më të madh dhe jo Google-in.

Në Shtetet e Bashkuara, sidoqoftë, Facebook është ende i katërti sa i përket numrit të përgjithshëm të vizitorëve (me 152 milionë) dhe Yahoo është në vendin e parë (me 181 milionë vizitorë). Vlerësimet e dhëna nga comScore janë ndryshe nga numri zyrtar i përdoruesve në rrjetin shoqëror Facebook, numër ky i cili përfshin rreth 500 milionë përdoruesë, por ato vlerësime janë më të mira për të bërë krahasime në mes të faqeve. /pcworldalbanian/
 
Top