• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Facebook burimi kryesor i provave për avokatët e divorcit

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Nëse jeni në proces të shkurorëzimit nga bashkëshorti, atëherë bëni kujdes në Facebook. Kjo, pasi që gjithçka që ju mund të thoni në Facebook mund të përdoret kundër jush në gjykatë.
Më shumë se 4/5 e avokatëve të martesave të American Academy of Matrimonial Lawyers (AAML) thonë se numri i rasteve që i citojnë rrjetet sociale si burim të dëshmive është në rritje, në këto pesë vitet e fundit. Në këtë mes, gjithsesi Facebook mban popullaritetin më të madh.



Në fakt, Facebook është cituar nga AAML si “burimi kryesor i informacionit” nga 66 për qind e respondentëve. MySpace është në vendin e dytë me 15 për qind, ndërsa Twitter i treti me 5 për qind.

Telegrafi.com në vazhdimësi ka raportuar se si Facebook po përdoret nga bashkëshortët për të kuptuar për tradhtitë bashkëshortore, ose lidhjet romantike që ndonjëri nga partnerët i ka zbuluar në këtë rrjet social, mirëpo tani duket se kjo faqe është shndërruar në burimin kryesor të informacionit për avokatët që përgatisin lëndët për shkurorëzime.
 

Jolene

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
19,062
Pikët
226
Vendndodhja
Aty ku jane kujtimet e vjetra e t’presin t’rejat!
Përgjigje e: Facebook burimi kryesor i provave për avokatët e divorcit

Sa keq me vjen qe , jemi vet ne njerezit qe shpikim gjera te tilla si Fb, e kto tjerat qe sua di as emrin se si perdor fare, dhe vete i vuajme pasojat.

Edhe kjo njesoj si ato ilacet qe kan efekte anesore.
 
Top