• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Facebook do të integrohet me Skype

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Sipas All Things Digital, Facebook dhe Skype janë duke punuar së bashku që të integrojnë dy shërbimet në të dyja faqet e tyre.
Partneriteti i tyre do të ndryshojë shumëçka në industrinë e komunikimit, duke e pasur parasysh popullaritetin dhe numrin e anëtarëve të Facebook dhe shërbimin e lirë që e ofron Skype.

Ky partneritet do të nënkuptonte integrimin e SMS-ve dhe thirrjeve me Facebook Connect, ndërsa sipas Facebook thuhet se qëllimi i tyre është të integrojnë dy shërbimet më afër njëra tjetrës, për të shtuar kështu më shumë mënyra për përdoruesit, dhe mënyrave se si ata komunikojnë.



Skype ka më shumë se 560 milion përdorues të regjistruar, ndërsa 126 milion prej tyre e përdorin shërbimin e saj, një herë në muaj, të paktën.

Në anën tjetër, Facebook ka më shumë se 500 milion përdorues aktiv që e vizitojnë këtë faqe disa herë brenda ditës.
Kur këto dy shërbime të integrohen mes vete, kjo do të thotë se përdoruesit do të mund të shkruajnë SMS dhe të thërrasin miqtë e tyre në Facebook nga Skype.

Mirëpo, kjo nuk është e tëra. Përveç tjerash, përdoruesit e Facebook do të mund të komunikojnë mes vete edhe me video, në vend të komunikimit me tekst të cilin e realizojnë sot, përmes Facebook Chat.
 
Top