• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Facebook e di kur ndaheni nga partneri!

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Profilet në rrjetin social Facebook mund të zbulojnë shumë gjëra, madje edhe kur ju e mbaroni lidhjen me të dashurin / ën tuaj. Ky konstatim ka ardhur nga David McCandless, gazetar dhe ekspert i lajmeve grafike dhe autor i faqes informationisbeautiful.net.
McCandless ka ardhur në këtë përfundim pasi që i ka analizuar më shumë se 10 mijë profile në Facebook, ndërsa çiftet kanë dhënë shenja të ndarjes edhe para se kjo të ndodhë.

Sipas hulumtimit të këtij autori, thuhet se njerëzit më së shumti ndahen të hënave, para pushimeve të pranverës dhe verës, gjatë Krishtlindjeve, dhe gjatë periudhës së verës.

Thuhet se njëra prej shenjave që ndarja mes një çifti do të ndodh, është atëherë kur njëri nga partnerët fillon të postojë më rrallë fotografi të tjetrit në rrjetin më të madh social, i cili edhe në vendin tonë, është adresë ideale për promovimin e çifteve të reja në publik, si dhe vendi për të treguar se partnerët janë ndarë.
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: Facebook e di kur ndaheni nga partneri!

epo kshu eshte kur njerezit srrine rehat.............!!
 
Top