• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Facebook feston ditëlindjen e shtatë

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Rrjeti më i popullarizuar për shoqërim në internet Facebook sot shënon shtatë vjetorin e ekzistimit.
Facebook ka filluar me punë më 4 shkurt 2004 dhe sot ka mbi 600 milionë në mbarë botën.

Ky rrjet për shoqërim në të njëjtën kohë është vendi më i popullarizuar për publikimin e fotografive, me mbi 14 milionë fotografi të reja të shtuar brenda ditës.



Themeluesi i Facebookut Mark Zuckerberg ka krijuar këtë rrjet për shoqërim derisa ishte student në Universitetin Harvard. Anëtarësimi fillestar në këtë faqe interneti ka qenë i lejuar vetëm për studentët e universitetit të Harvardit, të cilët me anë të saj kanë mundur të komunikojnë në mes veti dhe të shkëmbejnë informata.

Më vonë rrjetit i janë bashkuar shumë universitete, shkolla të mesme dhe kompani të mëdha në Amerikë, e më vonë Facebook është shtrirë në Evropë dhe mbarë botën.

Në disa shtete si Siria, Kina, Vietnami e Irani, qasja në këtë faqe interneti përkohësisht është e bllokuar.

Një prej problemeve ka paraqitur respektimi i privatësisë, i cili disa herë ka ardhur në pyetje.

Përkundër kritikave Facebook sot është shërbimi më i popullarizuar për shoqërim me numër në rritje të përdoruesve.
 
Top