• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Facebook me shërbim për vendndodhje të përdoruesit?

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Besohet se Facebook sot do të mund të lansojë shërbimin e ri të vendndodhjes së përdoruesit, duke marrë këtë shërbim nga Foursquare Labs, një faqe kjo me një rritje të shpejtë, thonë analistët.
Për muaj të tërë, Facebook ka thënë se është duke punuar në një funksion të ri i cili do ta identifikojë lokacionin e përdoruesit, mirëpo pa dhënë shumë detaje rreth opsioneve tjera shtesë që ky shërbim mund t’i ketë.

Sipas Borell Associates, shërbimi i bazuar në vendndodhje u mundëson përdoruesve të Facebook të shkëmbejnë informacione mbi vendndodhjen e tyre dhe të gjejnë miqtë e tyre afër, ndërsa besohet se deri në vitin 2015, ky shërbim mund të gjenerojë më shumë se 4.1 miliardë dollarë të hyra në vit nga reklamat që do të vijnë në këtë rrjet social.

Këtë pasdite, Facebook do të mbajë një konferencë për shtyp në selinë e saj në Palo Alto, në Kaliforni.

Karakteristikat e këtij shërbimi do tu ndihmojnë bizneseve të ndryshme t’i gjejnë më lehtë konsumatorët e synuar, kur ata janë afër me vendin e tyre të blerjes.
 
Top