• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Facebook nuk shitet!

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Facebook e refuzon ofertën e Microsoft. Microsoft e ka konfirmuar se ka tentuar ta blejë rrjetin më të madh social në botë – Facebook.com, për një çmim prej 15 miliardë dollarësh.
Duke folur për panelin e quajtur – “How to get acquired” gjatë konferencës Le Web në Paris, drejtori i Microsoft për Strategji dhe Përvetësime, Fritz Lanman, i është përgjigjur pyetjes së moderatorit Loic Le Meur, duke thënë “Po, ne kemi tentuar ta përvetësojmë Facebook-un. Ne dhe Facebook kemi pasur shumë ngjashmëri, dikur”.

Përgjigja e drejtorit të strategjisë së Microsoft e konfirmon spekulimin, i cili është publikuar edhe në librin e David Kirkpatrick – “The Facebook Effect”.

Duke folur lidhur me këtë temë, Lanman gjithashtu ka spekuluar me vlerën e Facebook, duke thënë se ajo mund të rritet dhe të barazohet me atë që sot e ka Microsoft.
 
Top