• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

FACEBOOK - PROGRES apo REGRES?

Cfar eshte FACEBOOK per ju:


  • Numri i votuesve
    6
  • Poll closed .

Le Chiffre

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 4, 2010
Postime
141
Pikët
0
Vendndodhja
Tirona - ku tjeter!
Pershendetje!
Qysh prej fillimeve te tij FACEBOOK tek une qendron si nje "njolle e erret" dhe me gijthe mundimin tim ne vet-diskutim nuka rrij ti gjej te mirat apo te keqiat. Sigurisht une e kam mendimin tim, por per hir te temes nuk kam deshire ta paraqes me pare se rrahim mendime per kete:
- ESHTE FACEBOOK NJE PROGRES apo REGRES per shoqerine e sotme?
Kush eshte mendimi juaj, kush jane faktet qe mbeshtesin qendrimin tuaj ndaj tij dhe kush eshte qendrimi juaj perfundimtar ne raport me intimitetin personal?

Ju falenderoj shume per pjesmarrjen ne kete diskutim!
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,959
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: FACEBOOK - PROGRES apo REGRES?

Parapelqej forumin se sa facebook , pasi me duket se mbyllesh vetem ndaj nje rrethi njerezish qe njeh dhe se dyti nuk e perdor shume ngaqe nuk kam mbajt ndonjehere ditar e as qe kam ndermend qe te mbaj sot .

Njerezit qe rrine e merren shume me duken si ata qe duan te vrasin me diçka kohen , me duket patetike se si qahen qe ua mori jeten fb duke qene se vete jane te prirur nga natyra ta çojne jeten dem .

Edhe sikur te mos ishte fb do ishte diçka tjeter trendy e kohes qe do bente te varur kete mase njerezish qe perbejne fanatiket e fb .

E mira eshte qe shume kane hapur llogari ne te dhe mund te gjesh persona qe nuk i takon prej vitesh .
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,959
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: FACEBOOK - PROGRES apo REGRES?

Opsioni qe do votoja une do te ishte : mundesi argetimi :)

Ke vene opsione qe e marrin shume seriozisht fb
 

Jolene

Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
19,463
Pikët
226
Vendndodhja
Aty ku jane kujtimet e vjetra e t’presin t’rejat!
Përgjigje e: FACEBOOK - PROGRES apo REGRES?

Per mendimin tim esht opsioni i fundit.
Sepse ndonje here behemi aq te pandergjegjshem sa duam te citojme cdo moment te dites, cdo detaj te cdo aktiviteti qe mund te bejme me familjen, me shoqerine shume here edhe "budallalleqet" qe bejme per te rene ne sy qe un jam ndryshe!

Per mendimin tim svlen fare.
 

E_PAKAPSHME

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 4, 2010
Postime
283
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: FACEBOOK - PROGRES apo REGRES?

fcb eshte menyre si te kalosh kohen se aty nuk mund te njohesh njeri, plus dhe gjerat e tua personale nuk behen pa vetdije publike dhe mua nga njera ane me duket nje menyre per te paraqitur veten
 

dr.Dugi

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 25, 2010
Postime
45
Pikët
0
Përgjigje e: FACEBOOK - PROGRES apo REGRES?

Facebook per fat te keq nuk po perdoret per anet pozitive qe ka, por pjesa dermuese perdorin ato anet negative te tij, e per fat te keq jane shume.
 

Le Chiffre

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 4, 2010
Postime
141
Pikët
0
Vendndodhja
Tirona - ku tjeter!
Përgjigje e: FACEBOOK - PROGRES apo REGRES?

cdokush qe e njeh qofte 10% computer-in do te shtangej dhe do te frikesohej nga demi qe FACEBOOK i sjell ne pergjithesi brezit te ri. Ai eshte bere nje vend ku intimiteti personal lexohet si ne dosjet e vjetra te sigurimit...
Fatkeqesia me e madhe shoqerore do ta quaja une...por do te duhen edhe pak vjet dhe cdonjeri do te kuptoi se kush eshte qellimi i ketij vendi pa as me te voglin vlere. Ai eshte krijuar nga njerez me gjykim te shkurter dhe i sherben vetem ngaterreses ne shoqeri. E urrej faktin qe orientimi eshte shume i gabuar...si cdo gje masive sot!
 

Le Chiffre

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 4, 2010
Postime
141
Pikët
0
Vendndodhja
Tirona - ku tjeter!
Përgjigje e: FACEBOOK - PROGRES apo REGRES?

fcb eshte menyre si te kalosh kohen se aty nuk mund te njohesh njeri, plus dhe gjerat e tua personale nuk behen pa vetdije publike dhe mua nga njera ane me duket nje menyre per te paraqitur veten
Really? Dmth per ty eshte Progres? Shkencat politiko-ligjore nuk e percaktojne keshtu! Me te vertete mendon qe eshte ne doren tende ta menaxhosh informacionin qe ke postuar aty? Pra, kompanite e medha te kreditit qe humbasin miliona nga nje GLITCH i "vogel", edhe pse harxhojne biliona per te mirembajtur sistemet e tyre te sigurise, jane budallenj? Kurse ti qe shkon me vullnetin tend dhe poston fotot, informacion cfar bere sot, me ke takove, kush jane shoket/shoqet, cfar mendon ne kete moment...etj dhe te gjitha falas...jane te sigurta?
Mendon ti se pasi e fshin nje gje qe ke postuar ne internet, ajo eshte fshire? Me te vertete e ke? Sorry, por nuk pajtohem as nje te njemijten me kete!
 

engel

V.I.P
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
6,765
Pikët
113
Përgjigje e: FACEBOOK - PROGRES apo REGRES?

FB eshte nje mjet per te njohur te tjere ose me sakte per te takuar shoqeri qe ke vite pa i pare .
E vertet qe daten schutz eshte ne nivelin zero.Fotot dhe te dhenat mund te perdoren dhe manipulohen nga cdo person qe eshte i rregjistruar aty.
 

ediplus

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 23, 2010
Postime
134
Pikët
0
Vendndodhja
Me kembe ne toke
Përgjigje e: FACEBOOK - PROGRES apo REGRES?

Per mua fb eshte nje mjet argetimi, ndonje dobi nuk i shikoj po hajt po e quaj si mjet argetimi dhe per te folur me miq qe nuk i ke takuar prej kohesh, gjithsesi ne shqiperi fb i ka shtyre njerzit te perdorin internetin edhe ata qe nuk e kishin idene e kompjuterit dhe internetit
 

malick

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
106
Pikët
0
Përgjigje e: FACEBOOK - PROGRES apo REGRES?

Ne krahasim me nje forum, fb eshte absolutisht pozitiv, ne fb ke opsionin e privacy ku mund te zgjedhesh me kujdes se cfar duhet te shohin te tjeret, njerezit qe ben friend jane teresisht ne doren tende ti kesh miq ose jo, kurse me nje forum eshte ndryshe, ke te besh me lloj lloj njerezish, me pikpamje te ndryshme politike fetare etj, privacy nuk eshte e garantuar perderisa e ka ne dore nje admin, ku mund te shohe cdo gje, ip tende, emailin tend etj.


personalisht 99% te kohes e kaloj ne fb, shume shume pak me forume.
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,390
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: FACEBOOK - PROGRES apo REGRES?

forum eshte ndryshe, ke te besh me lloj lloj njerezish, me pikpamje te ndryshme politike fetare etj, privacy nuk eshte e garantuar perderisa e ka ne dore nje admin, ku mund te shohe cdo gje, ip tende, emailin tend etj.
Kjo qe thua ti malick vlen dhe per Facebook...aty eshte nje staf drejtus qe ska fund dhe per ate pune mund te shikoj ty email ip adresen fotot e tua dhe chatin me ke po chaton, Gjithsesi eshte e vertet qe Facebook ka pushtuar gjithe boten virtuale dhe eshte nje nga webet me te mira per momentin sic ka te mirat dhe te keqiat e saj...facebook e shof si nje faqe argetimi asgje me shume !
 

malick

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
106
Pikët
0
Përgjigje e: FACEBOOK - PROGRES apo REGRES?

Ne fakt kisha fjalen per forumet ne pergjithsi, jo per kete forum ne vecanti, opinionin tim personal per kete forum e kam qe eshte me i miri qe kam hasur, me nje staf mjaft te ekuilibruar, kjo gje nuk vihet re ne forume te tjera, fatkeqsisht, varet nga admini qe drejton, sigurisht.
Ka admina qe abuzojne lol, nuk jane te gjithe njerezit e mire dhe korrekt si ty.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,505
Pikët
113
Përgjigje e: FACEBOOK - PROGRES apo REGRES?

Ka admina qe abuzojne lol, nuk jane te gjithe njerezit e mire dhe korrekt si ty.
E perkrah mendimin e juaj.
Per facebook nuk e di,ndoshta argetim,zbavitje,humbje kohe apo liri e skeduar....
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
598
Pikët
0
Përgjigje e: FACEBOOK - PROGRES apo REGRES?

Face Book eshte tendenca me e re kohes, rrjeti socjal virtual qe ne nje fare menyre kompenson rrjetin socjal real, i cili nga rritmi i sotem i shfrenuar i jetes sa vjen dhe behet me i paket.

A eshte regres??? Pytje shume e veshtire.
 

Le Chiffre

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 4, 2010
Postime
141
Pikët
0
Vendndodhja
Tirona - ku tjeter!
Përgjigje e: FACEBOOK - PROGRES apo REGRES?

Face Book eshte tendenca me e re kohes,..
Tendence????? Per ke tendence e ke fjalen, per ca adoleshente (pavaresisht nga mosha) qe "shtyjne" njeri-tjetrin me berryla dhe nxitojne sa te nxjerrin "zorret e barkut" ne NET dhe kur piqen ca kuptojne cfar demi i kane bere vetes? FB per mendimin tim nuk ka asnje gje pozitive pervecse faktit qe perdoret per te vrare kohen...dhe per te "shitur" intimitetin tend ne menyren me demprurese per vetveten, gje qe do ta mesosh me vone...shume me vone, ska ndonje gje tjeter per ti permendur!
malick + engel said:
...ne forium manipulohen te dhenat...
Sa per forumin ky eshte nje vend ku asnje tjeter vec Admin di nga kush IP po futesh...por edhe kjo nuk eshte ndonje hata e madhe, pa permendur faktin qe mund ta manipulosh lehte edhe IP e te dukesh sikur je ne amerike kur je ne evrope. Nuk eshte se ti nxjerr ne shesh ndonje gje sic ben ne fb, dhe forumi te qenit nje vend ku mund te shkembesh debate me ato qe nuk jane te nje mendje me ty behet me intresant, pervec njerzve qe duan te degjojne vetem cfar mendojne vete. Eshte per tu permendur qe jo vetem ne formum, por sa here qe ti futesh ne www, IP e jotja eshte bere pre e dikujt! Ju mund shume mire te perdorni "fshih IP time" (me te cilen une kam gjetur pak "prehje"..., por jo se je 100% i mbrojtur! Sa per FB, perseri e theksoj: eshte DISASTER, edhe pse duket aq bukur i ndertuar (e cila ne fakt eshte) qellimi nuk eshte ai qe shume shikojne ne te! Ai qe ka pune per te bere nuk i shkon mendja tek fb!
 

ediplus

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 23, 2010
Postime
134
Pikët
0
Vendndodhja
Me kembe ne toke
Përgjigje e: FACEBOOK - PROGRES apo REGRES?

Sa per FB, perseri e theksoj: eshte DISASTER
Kaq zet e ke marre fb-ne, ti sikur ke pare nje fantazme jo nje faqe interneti!!? Nuk besoj se i vjen ndonje e keqe botes nga rjet social....lol
 

engel

V.I.P
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
6,765
Pikët
113
Përgjigje e: FACEBOOK - PROGRES apo REGRES?

Ai qe ka pune per te bere nuk i shkon mendja tek fb!
Perkundrasi , nga nje dite e lodhshme , pune nate e dite te marrim pakes drite :D forumi , FB jane per c'lodhje , argetim .

Ne FB ke edhe opsionin ku ruhet privatesia jote ose ja ben te mundshme personave te caktuar te lexojne te dhenat e tua .
Me zhvillimet e sotme, asgje nuk eshte me e sigurt , mjaft te ndiqni lajmet rreth Wikileaks dhe juhuuuu
 

Le Chiffre

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 4, 2010
Postime
141
Pikët
0
Vendndodhja
Tirona - ku tjeter!
Përgjigje e: FACEBOOK - PROGRES apo REGRES?

Kaq zet e ke marre fb-ne, ti sikur ke pare nje fantazme jo nje faqe interneti!!? Nuk besoj se i vjen ndonje e keqe botes nga rjet social....lol
hahahaha...jo nuk eshte se une e kam marre zet, thjesht eshte humbje kohe dhe vend pa bereqet, por kjo varet nga kendveshtrimi i sejcilit. Ka shume shembuj se cfar eshte fb, pervec rastit kur ti nuk shikon per yjet.... Botes nuk i vjen fundi nga nje rrjet social pasi ky eshet vetem nje atavizme e kibernetikes dhe e ndertuar nga ndonjeru qe vete nuk ka faqe ne fb (edhe pse ty te mund te duket habi - sdepse ai jeton me bilionat qe ka mbledhur sa here ti klikon ne fb) pra eshte bere te pasuroi nje pakice jashtmase te vogel sociale, se nuk i behet vone njeriu per ty e mua...Nejse sikurse e thash me lart eshte krejt vestrim personal dhe sigurisht ku ti e ve veten ne pozite me boten...
 
Top